Udhëpërshkrim
Ukshin Zajmi: Liridon Sadriu më i miri në “Fest Flaka 2012”
E premte, 03.02.2012, 08:03 PM
Liridon Sadriu më i miri në “Fest Flaka 2012”
Me sesionin e interpretuesve të këngës popullore përfundoi edicioni i XXI i “Flakës së Janarit
Nga Ukshin Zajmi
Festivali i muzikës për fëmijë “Xixat e Flakës
Në festival kënduan: Kaltrina Hajdari “Martirët e janarit”, Vesa Ymeri “Kënga shqipe”, Elona Sadiku ”Ahengu i luleve”, Era Mustafa “Melodia”, Triola Jakupi “Buzëkuqi”, Vesa dhe Oda Agaj “Kukulla ime”, Eljesa Rushiti “Dëshira”, Enea Ismajli “Libri im”, Liburn Poroshtica “Drenusha”, Adea Latifi “Viti i ri”, Elda Bunjaku “Qenushi”, Ertë Rashiti “Macëzo”, Vjollca Osmani “Fyelli magjik”, Valëza Salihu “Dembelja” dhe Albina Jakupi me këngën “Mos ua prishni lumturinë”.
Koncerti i muzikës serioze u mbajt me 17 janar, pas Akademisë solemne “Tri dekada lirie” dhe në te kuarteti frumor në përbërje: Blerina Mustafa (flaut), Arzie Rifati (flaut), Faton Halimi (klarinet) dhe Florian Thaqi (klarinet) ekzekutoi “A del për mua pranvera” (Flamur Bucaliu), “La primavera” (Antonia Vivaldi) dhe “Të falem o dhe”( Rauf Dhomi). Pos kësaj u ekzekutuan edhe pjesë korale: “Janari” solist Burim Demiri e kompozitorit Qazim Kryeziu, “Për memëdhenë”, “Të gjithë ne o djema” dhe “Këngë lufte” të Koço Uçit,, pastaj “Mësuesi” dhe “Xhamadani” të cilat i kompozoi dhe përpunoi Qazim Kryeziu. Të gjitha këto këngë u interpretuan nën drejtimin e dirigjentit Adhurim Rasimit.
“Fest flaka
Juria e përbërë nga: Zekë Isufi, Sanije Matoshi dhe Jetmir Rexhepi, pasi dëgjoi të gjitha këngët vendosi që:
-vendi i parë t’i takoi Liridon Sahitit
-vendin e dytë e ndanë: Hysni Klinaku dhe Merita Sahiti, ndërsa
-vendin e trete e ndanë: Rexhep Jashari, Nikollë Nikprelaj dhe Shkodran Tolaj.
Me këtë manifestim edhe përfundoi ky edicion i “Flakës së Janarit