Mendime » Radovani
Fritz Radovani: ''Revolucioni ideologjik dhe kultural'' i 1967 (I)
E enjte, 02.02.2012, 08:02 PM
“REVOLUCIONI IDEOLOGJIK DHE KULTURAL” I 1967.
Në prag të 45 vjetorit të “Revolucionit...”
Nga Fritz RADOVANI
Pjesa e Parë: Si filloi vetvrasja kombtare perfundimtare ?!
Vetë vendosja e sistemit komunist, apo socialist në Shqipni, si formë qeverisje që në vitin 1944, ishte vetvrasje kombtare per Popullin Shqiptar.
Até që anmiqtë e Shtetit Shqiptar dhe Popullit, trashigimtar të Gjergj Kastriotit, e donin që në 1911 – 1912, tradhëtarët e shitun per një kolltuk e realizuen me ardhjen e tyne në pushtet me ndihmen e sllavokomunistëve të Beogradit, të mbrojtun nga vendimet e Jaltës së 1945, kur Shqipnia Europjane u ba satelit i kampit komunist të Stalinit.
Atëherë kur gjoja mendohej per një “Konfederatë Ballkanike”, që do të udhëhiqej nga komunisti Tito, ishte vetem Shqipnia që mbas Luftës së Dytë Botnore nuk doli Shtet në vete, por u la nen zgjedhen jugosllave me një qeveri kukull të drejtueme nga terroristi turkoshak – komunisti Enver Hoxha, pjellë e masonerisë nderzye me bylymbash turkun e Gjinokastres së Labërisë… Edhe vetë Stalini ishte i knaqun me këte instrument adapt per shkombtarizimin e Popullit Shqiptar, i cili, mu në zemer të Ballkanit, ishte një oazë e vogel e
Në vitin 1944, sllavokomunistët jugosllavë, mbasi kishin sigurue sundimin toksor dhe në krye të shtetit kukull komunist kishin vue veglat e tyne tradhëtare, fillojnë me vra dhe me pré Atdhatarët Shqiptarë, inteligjencën Shqiptare të përgatitun në universitetet e Europës, qeveritarët dhe drejtuesit e shtetit të mbas viteve 1912, oficerë e akademistë të njohun ushtarakë, Atdhetarët Klerikë të Katolikëve, Bektashijëve, Ortodoksëve dhe Sunitëve Muslimanë, që nuk pajtoheshin me pushtimin sllavokomunist. Njëkohsisht, për me u pasunue vetë, fillojnë shpronsimet, shtetëzimet, plaçkitjet dhe vrasjet ndër hetuesi, ku me hu e dajak, vjedhin pasunin e tregëtarëve, që ishin ura lidhje me shtetet europjane.
Krahas shpartallimit kulturor, gjoja me hapjen e shkollave per “edukimin e njeriut të ri”, fillojnë që në 1945 zhdukjen e kulturës europjane tue ndalue me ligj shkolla e libra, muzeume, biblioteka dhe tue pushkatue e burgosë intelektualët që nuk do të pajtoheshin me kulturën dhe ideologjinë marksiste – leniniste sovjetike, që kishte pushtue krejt Europen Lindore e qendrore, deri në lumin Elba. Shkolla e “re” komuniste asht kenë ekspozita e “materializmit dialektik” në drejtim të shkatrrimit moral dhe kulturor të vlerave qytetare europjane, që kishin fillue me zanë vend edhe në Shqipni. Shkolla fillon çedukimin tue i kthye Shqiptarët në kenje të dhunueme nga “frika”... Ishte frika e tiranit Enver Hoxha që u rrinte si shpata tek qafa e që depersonalizoi Rininë Shqiptare!
Në vitin 1944 e deri në vitin 1948, qeveria komuniste kukull, nën mbikqyrjen dhe drejtimin e këshilltarëve jogosllavë, arrinë me shfarosë pothuej të gjithë figurat e Shtetit Shqiptar, tue i konsiderue “armiqë të popullit”, burgosë mija të tjerë, tue i izolue nder kampe pune dhe perqendrimi dhe tue i shfrytzue si kafshet. Njëheri fillojnë edhe “dosjet e sigurimit të shtetit”, me të cilat fillon depersonalizimi i mbarë Popullit Shqiptar. Kështu filloi izolimi dhe shkëputja e Shtetit Shqiptar nga Europa Perëndimore tue humbë edhe identin e vet kombtar, për të cilin asht derdhë shumë gjak nder shekuj. Të gjitha hallkat e Shtetit Shqiptar kontrollohen nga OZN-a (UDB), KGB dhe Sigurimi i shtetit komunist, që perfshinte edhe repartet e ndjekes, të drejtueme nga vegla besnike komuniste që kanë vetem një piksynim: “Me vra dhe me burgosë kedo që nuk e don komunizmin dhe nuk bahet agjent i bindun i sllavokomunizmit okupator”. Piksynimi nuk asht vetem Rinia Shqiptare, por çdo fëmijë që ishte edhe në barkun e Nanës... Terrori dhe vrasjet filluen në 1943 kur u shpallë edhe lufta civile nga komunistët kunder organizatave të “Ballit Kombtar” dhe “Legalitetit” në Shqipninë e Jugut, dhe ka vazhdue prej brigadave të ndjekjes dhe atyne ushtarake në fshatra malore kryesisht ku kishte të arratisun nder shpella si në Dukagjin, Pukë, Mirditë, Elbasan etj. deri në vitin 1954, kur qendresa nder male u shue me gjak e terror. Shumë fshatarë fatzezë të atyne viseve, e mbyllen jeten nder fermat e Myzeqesë dhe interrnime. Atje gjithnjë mbizotnoi vorfnia.
Tiparet Burrnore të Maleve u zevendsuen me veprat tradhëtare të Haxhi Qamilit.
Nga viti 1944 – 1948 partia komuniste shqiptare e formueme nga Tito me 8 nandor 1941, fshihej në organizaten e Frontit Demokratik, mbrenda të cilit ishte Fronti N.Çl. me Këshillin Antifashist. Në vitin 1948, në Tiranë me 8 deri me 22 nandor, zhvilloi Kongresin I të PKSh, kur partia doli nga ilegaliteti dhe kishte 29137 antarë dhe 16245 kandidatë partie, që të gjithë bashkë ishin të angazhuem me sigurimin e shtetit e drejtonin
organizatat e Bashkimet Profesionale, Bashkimi i Rinisë, Bashkimi i Grave deri tek organizatat e pionierit e “fatosat” e vegjel të kopshteve të fëmijëve, që duhet të dinin se janë “e ardhmja” e PKSh, ose PPSh, që ishte organizatore e të gjitha krimeve dhe vrasjeve të mbështetuna tek formula marksist – leniniste e “luftës së kllasave”...
Mbas vitit 1948 legalisht çdo projekt dhe direktivë del nga KQ i PKSh., dhe do të zbatohet me rreptësi nga sigurimi i shtetit dhe organet tjera drejtuese e organizative në bazë, ku perfshihen të gjitha organet shtetnore dhe organizatat komuniste. Edhe pse PKSh formalisht i shkëputë lidhjet shtetnore me Titon, tue kalue në blokun komunist sovjetik të Stalinit, ajo i ka ruejtë të gjitha lidhjet kriminale me UDB jugosllave, edhe pse ishte vasale e KGB së Stalinit “math” me të cilin Enver Hoxhen e lidhte gjaku i Kaukazit, vesi dhe krimi. Kjo lidhje ilegale para vitit 1948 faktohet me veprimet e KQ të PKSh, që në formimin e saj e q? vazhdon mbas 1944 me të gjitha direktivat dhe veprimet e kryeme tue fillue nga shpronsimi i tregtarëve, plaçkitjet e vlerave monetare e materiale, vazhdon me shpronsimet e institucioneve fetare, shpalljen e luftës kundër Fesë, organizimin nga sigurimi i shtetit të “futjes së armëve nder Kisha”, shpronsimet e fshatarëve dhe shpallje fallco e “reformës agrare” në 1946, tue shtrue rrugen drejtë kooperativizimit fshatit që në gjuhën shqipe domethanë: Vorfnim i tejskajshem i popullsisë fshatare, që mbas vitit 1967 do të perfshinte dhe fshatrat e zonave malore. Kooperativa e parë bujqësore u ngrit në Krutje në 1946, njëheri me luftën kunder “kulakëve”. Viti 1944 e shkëputë Shqipninë krejtësisht nga Europa, e që shpejtë ajo ban pjesë në Traktatin Ushtarak të Varshavës.
Mbas vitit 1948 PKSh nuk ka ma perballë asnjë opozitë, perveç Klerit Katolik.
Nga kongresi I i PKSh e deri tek i V që u zhvillue në Nandorin 1966, ku shpallet gjoja “lufta kunder reviozionizmit”, mbas prishjes perfundimtare me B.S. me të cilin që në vitin 1961 kur u zhvillue kongresi IV i PPSh, na i kishim të preme mardhanjet e hapta politike, por ruenim lidhjet e sigurimit të shtetit me UDB sovjetike, atëherë shpallet lidhja e “pathyeshme” ideologjike me PK të Kinës së Mao Ce Dunit...n? Lindjen e Larg?t.
“Drita e citateve të tij” në 1967 do të ndriçonte rrugen e “ndertimit të socializmit” në Shqipnin? e masakrueme nen drejtimin e tradhëtarit Enver Hoxha...