| E premte, 27.01.2012, 07:01 PM |
Xhevahir Cirongu
Letër nënës
Malli për ty,o nënë më ka
merrë
Për sytë e tu plot dritë
e çiltërsi,
Për gjoksin tënd të ngrihtë
si zjarr
Ku mbështeta kokën kur isha
fëmi.
Për flokët e thinjur më ka marrë
malli
Për ledhatimin e ngrihtë me ato
duar,
Për rrudhat e thelluar mes
ballit
Që vitet njëri pas tjetrit
-ty ti kanë shtuar.
Ky mall i imi është prej refugjati
As thuhet me fjalë,as shkruhet
në letër,
Ku zemra hapet si brazda
ugari
E nis e mbin i ri malli tjetër.
……………………………………..
Malli tretet-tretet në vetvete
E shtohet për ty pa pushim,
Ah! s’të thashë dot një fjalë
Kur po mbushje ujë tek pusi
i shtëpisë.
Do të vij së shpejti o nënë
Si dallëndyshe në vendin tim….!
Durrës,20/01/2012