Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Si mund ta shpëtosh një lidhje

| E diele, 02.03.2008, 07:19 PM |


Shpesh nuk arrijmë t’i kuptojmë diferencat mes një lidhjeje të shëndoshtë dhe një jo të tille.

Shpesh nuk arrijmë t’i kuptojmë diferencat mes një lidhjeje të shëndoshtë dhe një jo të tille. Por, për ta kuptuar mirë sjelljen tonë, në radhë të parë dhe pastaj të dikujt tjetër është mirë t’i konkludoni ato në bazë të përpikërisë së studimeve që vë vijat ndarëse mes sjelljes së mirë dhe jo të tillë.
Përgjatë jetës sonë jemi të përfshirë në marrëdhënie dhe lidhje të llojeve nga më të ndryshmet. Kemi miqësi, lidhje që kanë të bëjnë me studimet, punën, lidhje familjare e shpesh edhe lidhje që nuk mund të përfshihen në ndonjë kategori të caktuar. Secila nga këto situata përmban potencial të pasurimit tonë, duke na i rritur ndjenjat e vetëvlerësimit, gëzimit dhe zhvillimit. Këto janë marrëdhënie/lidhje të shëndosha.
Në anën tjetër, mund të gjendemi në situata të atilla që na bëjnë të ndihemi jo rehat. Mund të jetë vështirë ta kuptojmë se i dashuri apo e dashura, miku, kolegu ose anëtari i familjes nuk është duke na trajtuar me respektin që e meritojmë. Mbani mend se në të gjitha llojet e lidhjeve ka të ngjarë të ketë pak mosmarrëveshje, nevojë për kompromis dhe kohëra të tensionimit. Këto vetëm, nuk do të thotë që e bëjnë lidhjen jo të shëndoshë. Në vijim janë disa gjëra, rreth të cilave duhet menduar gjatë shqyrtimit, nëse një lidhje është e shëndoshë ose jo.

Një lidhje quhet e shëndoshë, nëse ju

1. E trajtoni njëri-tjetrin me respekt
 2. Ndiheni të sigurt e rehatshëm
 3. Nuk jeni të dhunshëm ndaj njëri-tjetrit
 4. Mund t’i zgjidhni konfliktet në mënyrë të kënaqshme
 5. Kënaqeni duke e kaluar kohën së bashku
 6. E përkrahni njëri-tjetrin
 7. Interesoheni për jetën e njëri-tjetrit: për shëndetin, familjen, punën etj.
 8. Keni intimitet në lidhje
 9. Mund t’i besoni njëri-tjetrit
 10. Jeni seksual, sipas zgjedhjes personale
11. Komunikoni qartë dhe hapur
12. Shkëmbeni telefonata dhe e-mail që janë tuajat
13. I inkurajoni miqësitë e tjetrit.
14. Nëse lidhja është intime, jeni të sinqertë për aktivitetin seksual të së kaluarës dhe të së tashmes.
15. Keni më shumë kohë të mira sesa të këqija, kur bëni bilancet.

Në një lidhje jo të shëndoshë, njëri prej jush ose që të dy

1. Mundoheni ta kontrolloni ose të manipuloni me njëri-tjetrin.
2. E bëni njërin prej jush të ndihet keq për vetveten.
3. E përqeshni ose e thërrisni me emra nënçmues tjetrin.
4. E urdhëroni si të vishet. 
5. Nuk ofroni kohë për njëri-tjetrin.
6. I kritikoni miqtë e tij.
7. Keni frikë nga zemërimi i tij.
8. E dekurajoni që të jetë i afërt me këdo tjetër.
9. E injoroni kur është duke folur.
10. Jeni shumë posesiv ose bëheni xheloz, kur sjelljet janë të zakonshme.
11. I kritikoni ose i përkrahni të tjerët që ju bëjnë kritika, në lidhje me gjininë, racën, përkatësinë etnike, orientimin seksual, religjionin, paaftësinë ose ndonjë veçori tjetër tuaj personale.
12. I kontrolloni paratë dhe mjetet personale.
13. I lëndoni ose kërcënoni se do t’i lëndoni fëmijët, familjen, kafshët e shtëpisë ose objektet që kanë vlerë për ju.
14. E shtyni, e rrëmbeni, e godisni, e grushtoni tjetrin ose e gjuani me objekte.
15. Përdorni forcë fizike ose kërcënime, në mënyrë që ta bëni tjetrin që të mos ju lërë.

Nganjëherë nuk është lehtë të vendoset, nëse një lidhje e mundimshme do të duhej të mbahej ashtu siç është, të përpunohej ose të ndërpritej para se të keqësohet ajo edhe më shumë. Një gjë që duhet gjurmuar është të shihet, nëse lidhja është shumë më ndryshe sesa ka qenë ndonjëherë më parë. A ka diçka stresuese që është duke ndodhur në jetën tuaj dhe që ka gjasë të ndikojë në mënyrën si jeni duke ndërvepruar me njëri-tjetrin? Ndoshta keni mungesë të parave, keni ndërruar vendbanimin, jeni duke kërkuar punë ose jeni duke u marrë me rrethana të vështira familjare, ose jeni në ndonjë fazë tjetër kalimtare. Ndoshta ka edhe probleme më të hershme, që asnjëherë nuk janë zgjidhur dhe që tani përsëri kanë dalë në sipërfaqe. Çfarë është duke ju bezdisur në veçanti dhe çfarë keni pasur dëshirë të ndryshohet? Bisedoni për këto tema me njëri-tjetrin, si një mik, mësues ose këshilltar. Mendoni çfarë secili prej jush do të mund të bënte, në mënyrë që ta bënte tjetrin të ndihet më rehatshëm në lidhje.

Nëse partneri, miku ose kolegu juaj është duke ju lënduar, qoftë juve ose të dashurit tuaj në mënyrë fizike, emocionale ose seksuale, atëherë është koha të kërkoni ndihmë. Nëse ai/ajo është duke i inkurajuar sjelljet lënduese, siç është përdorimi i pakontrolluar i alkoolit ose i drogave tjera, seksi i pambrojtur, ose është duke bërë veprime të tjera që ju bëjnë të ndiheni keq, është e drejta juaj të dilni nga ajo lidhje. Shumë gjëra do t’ju ndihmonin në këtë drejtim. Ndoshta gjëja më e rëndësishme që do të duhej ta bënit do të ishte besimi në instinktet tuaja dhe te njerëzit që i keni përreth, te të cilët keni besim dhe i çmoni. Secili prej nesh e meriton të ndihet sigurt, i çmuar dhe i përkujdesur. Mbani mend se njëra prej shenjave më të sigurta që një lidhje të jetë e shëndoshë është se që të dy personat e përfshirë në lidhje ndihen mirë për vetveten. Veç kësaj, duke e trajtuar veten me respekt, si dhe duke besuar në të drejtën tuaj për trajtim të mirë, ju jeni duke i ndërmarrë hapat e rëndësishme drejt zhvillimit në të ardhmen të lidhjeve të barabarta e reciprokisht përmbushëshe. 

Fakte të rëndësishme mbi homoseksualitetin, përmes studimeve psikologjike

1. Orientimin seksual nuk “mund ta marrë” askush e as që mund t’i mësohet dikujt. "Frika e familjes në zënien e homoseksualitetit ose se mund të merret në shkollë a gjetiu është shkencërisht absolutisht e pabazë".
Dr. Jack Weinberg, kryetar i Shoqatës Amerikane të Psikologëve, 6 tetor 1977.
2. Orientimi seksual nuk është zgjedhje.
Orientimi seksual është i ngulitur thellë dhe nuk është diçka që dikush mund ta zgjedhë për të qenë ose për të mos qenë.
Dr. Alan P. Bell, autor i vjetër i broshurës “Parapëlqimi seksual”, Bell, Weinberg & Hammersmith, Indiana University Press, 1981.
Hulumtimet sugjerojnë se orientimi homoseksual merr vend shumë herët në ciklin jetësor, ndoshta, madje edhe para lindjes.
E marrë nga Raporti i Shoqatës Psikologjike Amerikane mbi orientimin seksual, korrik 1994.
3. Besohet se janë disa faktorë që e përcaktojnë orientimin seksual.
Orientimi seksual është rezultat i disa faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë ata gjenetikë, hormonalë dhe mjedisorë. Asnjë prej këtyre faktorëve vetëm nuk është përgjegjës në përcaktimin e orientimit seksual. Ndikimet psikologjike dhe sociale vetëm nuk e shkaktojnë homoseksualitetin.
Tineke Bodde, "Pse fëmija im është gej? " Federata e Prindërve dhe e Miqve të Lesbikeve dhe Gejve, Inc. 1988.
"Ekziston dëshmia se, nën kushte normale të edukimit prindërit kanë shumë pak ndikim në ndërtimin e orientimit seksual të fëmijëve të tyre”.
Prof. dr. June Machover Reinisch (Reagimi nga broshura), "Pse fëmija im është gej?". Federata e Prindërve dhe e Miqve të Lesbikeve dhe Gejve, Inc. 1988.
4. Gejët dhe lesbiket e zbulojnë orientimin seksual vetë. Ata nuk rekrutohen e as nuk binden për të hyrë në “stilet jetësore-gej”.
Fëmijët gej dhe vajzat lesbike shpesh janë të vetëdijshëm për të qenit të ndryshëm në një moshë shumë të re. Ata në përgjithësi bëhen të vetëdijshëm për orientimin e tyre seksual gjatë adoleshencës (mosha 18-25-vjeçare) ose edhe diçka më vonë.
R. R. Troiden, "Formimi i identiteteve homoseksuale ", gazeta mbi homoseksualitetin, 17, 43-73.
5. Homoseksualiteti nuk është çrregullim mendor ose emocional.
Hulumtimet mbi homoseksualitetin janë shumë të qarta. Homoseksualiteti nuk është as sëmundje mentale e as shthurje morale. Thjesht është një mënyrë se si një pakicë e popullatës tonë e shpreh dashurinë njerëzore dhe seksualitetin. Janë bërë studime pas studimesh për shëndetin mental të meshkujve gej dhe të lesbikeve. Studimi i të gjykuarit, stabilitetit, besueshmërisë, mbështetjes dhe adaptimit social e profesional, që të gjitha tregojnë se meshkujt gej dhe femrat lesbike funksionojnë në secilën sferë jetësore, sikurse edhe heteroseksualët.
Shoqata Amerikane e Psikiatërve dhe Shoqata Amerikane e Psikologëve, korrik 2004.
6. Përpjekjet për ta ndryshuar orientimin seksual janë jo të efektshme dhe mund të jenë të dëmshme.

Të arriturat hulumtuese sugjerojnë se përpjekjet për t’i riparuar homoseksualët janë asgjë më shumë se paragjykim shoqëror i mveshur në petkun psikologjik.

E marrë nga raporti për orientim seksual i Shoqatës Amerikane e Psikologëve, korrik 1994.
Nuk ekziston kurrfarë evidence shkencore që do ta përkrahte efektshmërinë e çfarëdo terapie që tenton t’i shndërrojë homoseksualët në heteroseksualë.
John C. Gonsiorek dhe James D. Weinrich, botimet “Homoseksualiteti, implikimet e hulumtimit për strategji publike”, Sage, 1991.
Të gjitha tentimet dështojnë kur gejët mundohen të bëhen heteroseksualë.
D. C. Haldeman, "Praktika dhe etika e terapisë së shndërrimit të orientimit seksual ", gazeta e këshillimit dhe psikologjia klinike, 62, faqe. 221-227, 1994.
"Grupet që përpiqen ta ndryshojnë orientimin seksual të njerëzve, përmes të ashtuquajturës terapi shndërruese, janë të drejtuara gabimisht dhe nxisin rrezikun e shkaktimit të një mase të madhe të dëmit psikik të atyre që janë duke i munduar t’i ndihmojnë.”
Dr. Raymond Fowler, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Amerikane të Psikologëve.
Përvoja klinike tregon se personat që kërkojnë terapi të shndërrimit ndodh ta bëjnë një gjë të tillë për shkak të paragjykimit shoqëror që ka quar deri te homofobia internalizuar, ndërkaq, gejët dhe lesbiket që e kanë pranuar orientimin e tyre seksual në mënyrë pozitive janë adaptuar më mirë sesa ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
 
Shoqata Amerikane e Psikologëve.

7. Prania e homoseksualitetit është konstante, pa marrë parasysh praninë e ligjeve të reja ose të qëndrimeve shoqërore.
Homoseksualiteti është gjetur në përreth 10 për qind të popullatës, shifër kjo që befasisht është konstante nëpër mjedise të ndryshme kulturore, pa i marrë parasysh vlerat dhe standardet e ndryshme morale të një mjedisi të caktuar kulturor. Përkundër asaj që disa lënë të kuptohet, prania e homoseksualitetit në një popullatë nuk duket se mund të ndryshojë me praninë e kodeve të reja morale ose me të ardhurat shoqërore.
E marrë nga raporti i APA-së mbi orientimin seksual, korrik, 1994.
8. Rinia homoseksuale dhe lesbiket janë në rrezik më të madh në kryerjen e vetëvrasjes.
Rinia homoseksuale dhe lesbiket kanë prirje për të bërë vetëvrasje dy-tri herë më shumë sesa moshatarët e tyre heteroseksualë. Të rinjtë gej dhe të rejat lesbike përbëjnë rreth 30 për qind të rasteve nga numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve të të rinjve.
Departamenti i SHBA-së për Shëndetësi dhe për Shërbime Njerëzore. "Raporti i forcës së detyrës së sekretarit mbi vetëvrasjen te të rinjtë", Washington D.C., 1989.
9. Gejët dhe lesbiket janë po aq të aftë për të qenë prindër të mirë sa edhe prindërit heteroseksualë.
Fëmijët që rriten në shtëpitë e gejëve ose lesbikeve nuk dallojnë në asnjë aspekt psikologjik, shoqëror ose në zhvillim seksual nga fëmijët që rriten në familjet heteroseksuale.
C. J. Patterson, "Fëmijët e baballarëve gej dhe nënave lesbike.
35 studime të ndryshme kanë treguar se fëmijët e prindërve gej dhe të lesbikeve nuk kanë gjasa më të mëdha të bëhen homoseksualë krahasuar me fëmijët e heteroseksualëve dhe janë të adaptueshëm në po të njëjtën masë sa edhe këta të dytët.
Janë Gross, "Sfida e re e rinisë: rritja në shtëpitë e gejëve ", New York Times, shkurt 11 më 1991.
10. Meshkujt gej dhe femrat lesbike rrallë ndonjëherë përfshihen në keqpërdorim seksual.
Në SHBA, 90 për qind nga të gjitha abuzimet seksuale janë të kryera nga meshkujt heteroseksualë. Keqtrajtuesit janë pothuajse gjithmonë anëtarët e familjes, shokët e afërt të familjes ose dashnori i nënës.
P. J. Falk, "Nënat lesbike: Presupozimet psikologjike në ligjin e familjes ", psikologu amerikan, 44, 941-949, 1989.
Mary Koss me autorë. "Nuk ka parajsë të sigurt: dhuna e mashkullit ndaj gruas në shtëpi, në punë dhe në shoqëri, Shoqata Amerikane e Psikologëve, më 1994.
11. Njerëzit gej nuk e kanë obsesion seksin.
Meshkujt gej dhe femrat lesbike e ndajnë po të njëjtën sasi të interesit për aktivitetet seksuale sa edhe personat heteroseksualë, hiq më shumë e hiq më pak.
Alan P. Bell dhe Martin S. Weinberg, për Institutin për Hulumtime Seksuale, “Homoseksualiteti, një studim në shumëllojshmërinë njerëzore”, Simon dhe Schuster, më 1978.
12. Nuk ekziston një stil jetësor i vetëm gej.
Stilet e jetës së meshkujve gej dhe femrave lesbike janë të shumëllojshme, sikurse edhe stilet e heteroseksualëve.
Linda D. Garnets dhe Douglas C. Kimmel, "Këndvështrimet psikologjike në përvojat e lesbikeve dhe të meshkujve gej", Columbia University Press, më 1995.

© Spekter