Kulturë
Një libër i ri me poezi nga Erina Çoku?
E marte, 24.01.2012, 07:14 PM
Gjurma e gjethes
Thuajse gjithnjë, sa herë mendohemi e përpiqemi të gjejmë një përse brenda nesh, erëra fryjnë në thellësi të shpirtit tonë e gjethe shpërndahen.
Ardhjet e të gjitha mëngjeseve janë të bardha, thuajse të pakapshme dhe lënduese, por na pëlqen të marrim pak qiell kur agu na sjell tejdukshmërinë e jetës.
Ritmi i ngjan pothuaj regëtitjes, frymëmarrjes, një vallëzimi me sy të mbyllur e shpirt të lirë.
Asgjë s’na ndal e asgjë s’na e trazon ecjen këmbëzbathur.
Kudo ka pemë e ti ke lirinë, sepse ti e ke mundur trupin tënd, qenien tënde të zakonshme. Lartësuar prej kësaj rendjeje ku shpirti fiton e ndjenjat paqtohen, gjurmët e pakapshme të gjallimit janë aty e na rrëfejnë për nesër...
Erina
Ardhsh?m
Vij,
dhe nuk gjej m? asgj?
paska mbetur vet?m buz?qeshja e mbrame
q? lash?
kur koha dhimbte n? mua
si një s?mbim i sjellë nga vran?sia
si nj? dashuri me em?r t? pap?shp?ritur
Erdha,
dyert kan? ngjyr?n e zbeht? t? harres?s
nuk puthiten m?
veçse r?nkojn? n?n prekjen e but?
aq sa dit?t q? nuk t? njoha
aq sa or?t q? m? mori malli
Do t? vij,
vjeshtuesh?m larg?sia r?ndohet n? heshtje
dit?t ankohen se era fryn e s’marrin dot rrug?
p?r atje, p?r mb?rritsh?m...
krejt si zgjimi i nj? shpirti
krejt k?nduesh?m, mir? e di...
Etem p?r ardhje
mb?shtillem n? nj? pritje
kudo, kurdo mund t? t? gjej...
Ardhur kam,
n? labirintin e shpirtit tim t? t? sh?tis
ty,
q? veten pyet ku rrug?tesa ime ?sht?
si nj?her?...
sa nj? hap q? vet?m d?gjohet
stin?s s? padukshme.
Ardhje e ëngjëllt
Ti je bulëza ime,
krijesë mahnitëse e çdo mëngjesi
më përfshin me vështrimin e pamatshëm
që pyet me kthjelltësinë e ujshme të pafajësisë
Ti je qeliza ime e përsosur
e më dhuron sythe delikate të një frymëmarrjeje
që muzikuar e ka shpirtin tim me ardhjen tënde
në këngëzimin e jetës
Ti e përgjallove krejtësinë
që unë ta dua më në fund ajrin
e të gjej së paku një përse....
Është e imja buzëqeshja jote përkundëse,
ndërsa ti vjen me gugatjen e jetës duke më dashur
me shikimin e plotë që e nxë shpirtin tim krejt të ngazëllyer
Je si një qiell i bukur që emër s’i vë dot kush
E shqisa ime bëhet vrapuese për në ty
teksa dëshirueshëm dua ta rrok qenien tënde të qashtër
Në mëkimin e kohës
Qumësht i ëmbël i vetëdijes
Mëton veç diellin e ngrohtë të së tashmes
e nuk e kursen rrëzëllitjen
Ndaj keq s’më vjen tek i shoh minutat të ngjizen
e të bëhen lodër për gurgullimën tënde
që rrokullisur tej e ka lëngatën e përditshmërisë mahitëse
Ndjesia e bardhë e prehjes buron nga ty,
e ëngjëllt, nanuritëse
Mund ta mbash në duar fluturimin e shpirtit të mëmës
ai i përket gjallimit tënd të lëmuar
që ngazëllen ajrin me aromën e paqtë të përqafimit
E i ka bërë të gjitha fjalët të heshten
Se asnjëra s’di ta thotë
ardhjen tënde
O sythi im i bekuar!