| E diele, 22.01.2012, 05:58 PM |
Dardania e koduar, në vargjet që rrjedhin lirëshem si lumë
Vëllimi i parë me poezi " Dardania ime " dhe poeti Neki Lulaj nga këndvështrimi im
Shkruan Xhevat Muqaku
... në dhe të huaj Neki Lulajn, të vetëdijëshem e pret pleqëria. Meqë zemra e tij edhe ashtu e ftohët, i bëhet akull fare, nuk e pranon këtë proces vullnetshëm, pehatet vetvetiu si plepat e vendlindjes kur fryen Peja.
Prej mërgimit lansohen këngët e bashkimit kombëtar, korrikut dhe vapes në vendlindje, nënës, Leartit- shumënjyrësh që flenë, zgjohet dhe rritet me ëndrra të ëmbla.
Autori i këtij gjerdani poetik, mallkon haptas gënjeshtarët, tradhëtinë ndaj patriotëve të kombit, krimin, vrasjet politike dhe nuk e pëlqen bibliotekën e heshtur.
Pason një zbrazje e shpirtit; " eh, ujë i bardhë si qehlibari tek burimi në Kodrinën afër shtëpisë time, i veshur nga Boronicat-eliksirët e jetës ku zanat e malit këthehen shpeshëherë, vallëzojnë, shuajnë etjen por edhe e plotësojnë deponë e tyre vitaminoze në Dugagjin,...përkrah mendjen time endacake drejt mrizeve të zanave, lundro me mua lumenjët drejt pagjumësisë dhe epokës së rrënjëve të trungut tek guri i kufirit, ku 114 flakadanët me heroizmin kundrejtë uraganëve edhe në përjetësi i bëjnë roje Koshares- Dardanisë".
E ndjek ritmin dhe hapin e kësaj përmbledhjeje, UÇK- ja, ombrellë e trimave ballëplasur, që nga qelitë dhe toka shpërtheu sëbashku me idealin dhe kushtrimin për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë. Sot shëndrisin në sheshet e lirisë, flamujt e dashurisë dhe sakrifices mbarëkombëtare që ju prijnë rrjedhës së lumenjëve drejt oqeaneve me më të bekuarit që vetëm datën e lindjes së Dardanisë e festojnë.
Këngët për Ikonat dhe gjakun e freskët mbetën ajkë kombëtare, për të cilat Poetit i kan rrëfyer lokemadhja dhe nëna, që e mbanin shaminë të lidhur me fije mëndafshi tërë kohën sa trimat qëndronin në istikame, kur Kosovën e ditëve tona e djegën dhe provuan t'e zhbijnë fare nga kjo botë orangutanët e krisur, që lirinë dhe dinjitetin i kishin ngujuar në kafazët e errët.
Poeti nuk e fshehë mallin për rrezet e arta, simfoninë - vesë që shkëlqen si Diamant e që hapëron drejt vendlindjes pa kufi. Martirët ia morën tokës mishin, gjakun dhe eshtrat në borgj. Të bashkuar dhe të vendosur si kurr më parë, këta fanarë ndriquan dhe u vetëflijuan, përderisa nëna Terezë një ditë e lumturë sa ska më pëshpëriti; " popullë i im i bekuar, e gëzofsh fitoren".
Duke e prezantuar bukurinë e Lokes si diqka të rrallë, edhe pse përjetoi shumë prerje cesariane, autori i këtij vëllimi nuk e ndalë ligjërimin për Lokën e tij që ishte dhe mbeti në kujtimin e tij më e bukurë se fytyrë e foshnjes. I rrahë fuqishëm zemra për perlat dardane; ujvarën e Mirushes, Kalanë e Prizrenit, Rozafën etj. pa ju larguar asnjë qast nga mendja, ecjet titanike të heronjëve të kombit, të zhdukurit pa gjurmë dhe përjetësia e tyre në histori.
Nekiu i ynë, nuk ndalet së kërkuari shtegun drejt lisave pleq, të lartë të kuvendeve të atëdheut, as netëve të ftohta të dimrit, kur i ligu me kukullat e zeza organizonte vrasjet tinëzare të shumë patriotve.
Likuidimin makabër të vllezërve Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka e quan ; " ndërprerje e simfonisë, këputje e telit të kitarës ende pa i radhitur notat mirë në pentagram. Kratere vullkanesh të pashuara, burim drite, lajmëtar të lirisë së vonuar, baladë e dhuratë nga Gjergji ishte dëborë e skuqur me gjakun e freskët të martirëve".
Përmes artit dhe melodisë së lahutes duke e kujtuar me krenari udhen e Kongresit të shkronjave, me një dashuni që buron nga shpirti i përvuajtur, ju afrohet njërit pas tjetrit, me lule, fjalë miradije dhe emërtime hyjnore, figurave me të reja dhe ngjarjeve të historisë tonë kombëtare. Ndër ato/ ata;
- Kullat, urat e kohës, vlerësohen si Katedra të dijes dhe arqitektures shqiptare ku në themelet e tyre ngriten Kala të reja. Këto ja kujtojnë rrugëtimin për në atëdhe, takimin me babain dhe nënëloken, e cila në palën e teshave, në arkën e nusërisë, ka ruajtur ftonjë dhe arra për më të dashtunit e sajë, ndërsa poetit nuk i mbetet gjë tjetër, ju kërkon falje për këthim të vonuar.
- Tivari ishte dhe mbeti rrugëtim i mundimshëm pa adresë por me skenar , ndërsa gjat aksionit famëkeq të mbledhjes së armëve, akulli shkrihej prej kërbaqëve në tragjedinë pa dëshmitar.
- Lidhja shqiptare e Prizrenit notohet; busollë kombëtare, dritë e trojeve shqiptare.
- Marigona Pasjo, prezantohet duarartë dhe mendjendritura e flamurit.
- Xhevë Lladrofci, simbolizon, nusen heroinë, krushken e epopesë së re, aortën e djepit të përjetësisë.
- 114 dëshmorët e Koshares në lëndinen e krenarisë i përjeton si Sokolat e Kosovës që shpirtin e kishin të madh sa malet e atëdheut.
- Salih Çekun e quan figurë poliedrike të luftës për liri, që me trimat e lirisë, Kosovës dhe mbarë hapsirës shqiptare i buzëqeshën të gëzuar, ditën e largimit të gurit në kufirin e imponuar shqiptaro- shqiptar, ndërsa me Kosharën i dhuruan pavdekësinë djepit të lavdisë kombëtare.
- Antologji shqiptare në vehte është Anton Çeta i verrave të Llukes së pajtimit. Mesazhi që sjell përmes vargut ka kuptim; bac Antoni, të shijoj pavarësinë e Kosovës në oborrin e institutit albanologjik në Prishtinë.
- Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani cilësohen me të drejtë, promotor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
- Azem Shkreli i prinë muzës së Dardanisë dhe karavaneve të bardha. Bacaloku i tij Din Mehmeti ishte krenaria e Dugagjinit që dinte të qëndiste vargun aq bukurë, për derisa me Teki Dervishin, e lexoi botën dhe e piu kafen e mëngjesit kohë të gjatë.
Në vazhdim, telat e ç'akorduar në perdetë e qiftelisë dhe lahutes së rapsodit përshkruhen si relikte të shtrenjëta, trashëgimi dhe pasuri e rrallë. Këto instrumente me dorën dhe mendjen e ndritur e përcjellën historinë tonë kombëtare brez pas brezi, ju përngjajnë mbrëmjeve të tetorit të artë, serenatë e shpirtit të shtegtarit mërgimtar sikurse mëngjeset në qershor që e gjallërojnë kalanë e diturisë në Dardani.
Vitet dhe dekadat e përcjellin jetën dhe bredhjen e ndjenjave të mërgimtarit, sikur shtresa e dëbores që i mbulon ose edhe i humbë fare gjurmët, edhe pse mbi oqeane nuk ka gardh e mure.
Dy kokrra të mëdha lot malli, do t'i ngarkonte Nekiu me qejf në trenin që ndodhet i parkuar dhe pret afër banesës së tij. Me këta lot, ai dëshiron të njomë fushat dhe malet e atëdheut të tij, provon të shuaj etjen e Dardanisë së tij.
Vëllimit të lartpërmendur që u botua në vitin 2011, në kuadrin e Bibliotekës „Albanezul” në Bukuresht, i paraprinë biografi e shkurtër e poetit, një medalion artistik i ndërtuar mjeshtërisht nga Baki Ymeri, pesë cikle frymëzimesh magjike, të pasuara me qëndisje vargjesh njëra më e mirë se tjetra që bartin në vehte kohrat dhe aktorët e Dardanisë gjithmonë në valvitje dhe disa komente të miqve të fjalës së shkruar, marrë nga portalet elektronike.
Gjat tërë kohës, fillim dhe mbarim, me knaqësi shijova njërin prej ushqimeve të përditshmërisë tonë shpirtnore, këtë sihariq poetik, i gatuar me mjeshtëri hyjnore. Në të njëjten kohë mushkritë e mia përjetuan këndshëm ajrin e freskët të Dardanisë në mërgim. Neki Lulaj, ndërkohë ka nxjerrur në dritë edhe përmbledhjen e dytë me poezi të titulluar “Në kështjellën e përjetësisë.