E premte, 27.12.2024, 11:59 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Shahin Ibrahimi

E merkure, 18.01.2012, 06:59 PM


Shahin Ibrahimi

 

 

Mankthi i plazhit

 

Valë që lagni bregun pa pushim

Pse me keq ardhje më shikoni

Ju ulem në gjunjë me përgjërim

Me heshtje pse zemrën ma coptoni.

 

Era diçka donte të më tregonte

Por nxitonte koha si premtoi

Zemrën s`donte t`ma coptonte

Buzëqeshjen e hidhur ma drejtoi.

 

Zogjtë tufa tufa andej po vijnë

Këngë vaji shoh në sytë e tyre

Në zemrën e vrarë qetësia s`rrinë

Thanë;- Ç`mallkim i kësaj natyre.

 

Njëra prëj tyre më përshëndeti

Unë iu përgjigja në gjuhën tonë

U mbush me lot,nga plazhi jeni?

Bregdeti u mbush me beton.

 

Morali para sot atje ka triumfuar

Erërat për peisazhin i vënë në gjumë

Plazhi çdo ditë gdhihet i gjunjëzuar

Sikur gjelbërimi,s`ku ekzistuar kurrë.

 

 

Lotë dëshpërimi

 

Hutuar mes dhimbjesh përtypur

Ushqyer mes skamjes nga zhgënjimi

Duke shkelur mbi veten i mërzitur

Mora nga sytë e saj lotë dëshpërimi.

 

Nga retë zbriti kulmi i vjeshtës

Me gjethet në kurriz ngarkuar

Dua të të kuroj me ajrin e bjeshkës

Të thithësh ajër pa fjalë ngarkuar.

 

Shikimi yt në mjegulla të tretura

Dua të të dhuroj melhemin e shpirtit

Ti me përshëndetje me ditët e mbetura

Shpresa më ringjallej si drita e agimit.

 

Sytë janë laboratori i njeriut

Zemra ndjen rrëfimin në pendesë

Nga vesa bagëtia largohet prej bariut

Të të heq dhimbjt,Zotit do i kërkoj ndjesë.

 

Ku ngroh dielli shpresa më rri karshi

Do i dorëzoj qiellit lutjet e shpirtit

Ti po fluturoje drejt yllit tënd për veri

Vdekja të kish rrëmbyer,mbyti gëzimin tim.

 

 

Kurajo për jetën

 

Lëviz më thanë me shenjën e të marrit

Dhe me të drejtë siç ish bërë unë

Si kufom me leje dal nga gryka e varrit

Kërkova dashurinë,në lënçim më shpunë.

 

Dhe qirinjtë e ndezur me inat më panë

Me venitjen e tyre treguan urrejtje

Të lirë të ndëshkoja veten më lanë

Sakrificën tonë po e çonin në tretje.

 

Dashurinë që unë e gdhënda si skulpturë

E kisha forcuar me lotë e përkushtim

Me të mirat e saj,gëzimi do rridhte lumë

Bukë shkalët e saj,ma kthyen në trishtim.

 

Në kulturën tonë ska mesazhe parimore

Zemrat rrinë të ziera nën Kanunin e plakur

Për të,nga fjalët e të tjerëve jam fajtor

E tërpëruar në jet,në rrugë duhesha flakur.

 

Njolla që më vunë enigmë e çuditëshme

Për themelin e saj unë sot jam krener

Kurajon do ruaj,jetën de bëj të ndritëshme

Rini përkushtohu:-Mbro dashurinë,dil idhtar.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora