E diele, 22.12.2024, 01:35 AM (GMT)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Une, tru-drejtuesi i se ardhmes se mire!

E shtune, 01.03.2008, 06:36 PM


Une, trudrejtuesi i se ardhmes se mire!

Nga Ilir Dardani

Para pak vitesh, po shikoja nje ndeshje futbolli ne nje qytet te Evropes, dhe pasi ekipi im shenon, u hodha nga gezimi. Njeri qe, sic duket nuk i pelqeu reagimi im, gjithashtu as ekipi per te cilin beja tifozllek, thote me ze te larte: ‘’U bene dhe maloket…te shohin futboll’’! Une ula koken dhe e injorova, por do ishte goli i dyte qe shqiptari nga jugu do e shihte veten ne tapetin e ‘’Pub-it’’! Duke u rritur i dashuruar me futbollin, ndjehem mire kur skuadra qe pelqej shenon/fiton dhe nuk e fsheh entuziazmin, por gjithmone e ndaj me miqte e mi. ‘’Jugori’’ nga ana e tij shante non-stop lojtaret e ekipit tjeter qe s’po shenonin dot. Kur u shenua goli i dyte per ekipin tim dhe i pari per ‘’anti-malokun’’, reagimi im ishte i njejte, por edhe reagimi i shqipos se Jugut, pervec faktit qe me urdheroi te mbyll gojen! Atehere i shkova prane dhe pa keqardhjen me te vogel, ja dhashe nje grusht me te vertete special-maloku dhe e lashe te shtrire aty, nderkohe keshillova miqte e tij se do puthnin te njejtin fat, edhe qofte per nje gjysem fjale goje! Nuk harrova te ju kujtoj se andej nga ne ka lindur futbolli dhe se jugu gjate gjithe historise se futbollit shqiptar vetem 2-3 kampionate kombetare ka fituar!

Cmenduria e disa shqiptareve mbeturina te Jugut te Shqiperise eshte teper e theksuar. Njerezit nuk te lene te qete, por duan t’ju japesh ate qe meritojne, t’ju thyesh turinjte. Nuk eshte ky rasti i vetem qe jugoret me kane quajtur malok mua.

Isha ne shtepine e nje mikes time dhe kusheriri i saj me ofendoi pa asnje arsye. Une, si te gjithe te tjeret, kur me ofrojne disa pije, marr ate qe me pelqen, ne kete rast Shampanje (Champagne). ‘’Shfrytezo rastin se atje jeni mesuar me Raki Kumbullash ju Maloket e Maleve’’ – me thote ze-femra nga Jugu! Nuk me lane te flas, pasi foli mikja ime dhe prinderit e saj, por ate moment sdo e harroja deri te nesermen, diten qe do i kerkoja te me kerkonte fjale publikisht, gje te cilen ai sdo e bente dhe si pasoje do te humbte 3 nga dhembet e tij! Por mos u shqetesoni, ka vene dhembe te ri tani, si dhe mend te reja!

Nje pjese e shqiptareve te jugut jane te fundosur ne urrejtje per verioret, sic ishte edhe babai monstruoz i jugut dhe i gjithe Shqiperise, Enver Hoxha. Bota e internetit, pervec te tjerave, ka mjaft vlere sepse qenjet e brishta shprehin ligesine qe kane ne shpirtin e tyre Kazem!

Krimi nuk ka krahina, qytete, shtete, por vetem individe qe kane per komb krimin. Pak a shume si rasti i myslimaneve ekstremiste te mbare botes qe kane per komb islamin, ose si nje pjese e ortodokseve shqipfoles qe kane per komb serbo-ruso-greqine! Nese ka ndodhur nje krim dhe autoret jane nga Veriu, jugoret do perdornin pergjithesimin, duke na quajtur Maloke dhe prapashtesa te shumta! Kurse nga ana e verioreve, nese ndodh nje krim ne Jug, denohet akti, por nuk perdoret asnje fjale qe ofendon, percmon, helmon jugun! Shqiptaret e veriut jane shkelur me shume se te tjeret, si nga armiqte e jashtem, ashtu edhe te brendshem. Shqiperia e veriut eshte vend malor dhe si pasoje zhvillimi nuk mund te jete ne nivelin jugor, por kjo s’do te thote qe verioret nuk kane nje rol madhor ne gjithcka pozitive qe ka arritur Shqiperia.

Qe me vdekjen e sistemit komunist, mendoj se me shume krime jane bere ne Jug. Jugu ka pasur me shume viktima, vecanerisht ne vitin e dhimbshem ’97.

Vrasje jane bere ne mbare Shqiperine, per nje gardh, nje cope toke, per bageti nga qe kane hyre ne aren e tjetrit, kurveri, nga dehja, nga halli etj. Verioret dhe Jugoret (edhe ata ne mes, sigurisht) duhet te ulin koken dhe te punojne me shume me trurin per hir te jetes qe e kemi te vetme. Verioret nuk japin sinjale percarjeje, kurse jugoret po. Eshte koha e mbylljes se sqepit sepse me kete i jepni arsye krimit. Kur te godasesh, nuk matet fuqia dhe mungon garancia. Gjithmone ka qene dhe do te jete: Mushku kur nuk merr vesh me fjale, do dru!

Qe kur e kam mesuar se c’eshte kjo bote, asnjehere si kam rene njeriu ne qafe pa te drejte. Une nuk e kam ndermend t’i ndaloj grushtat sepse grushti im eshte mesim i mire per lepurushat e Jugut. Dy here kam qene malok, dy grushta kam dhene, dy kafshe kam kthyer ne njerez! Nuk meritoj mirenjohje!?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora