Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Terroristi islamik Hysen Sherifi nga Kosova: 45 vjet burg në Amerikë

| E hene, 16.01.2012, 07:58 PM |


HYSEN SHERIFI, 45 VJET BURG

 

Shqiptari 27 vjeçar nga Kosova me origjinë nga Gjilani Hysen Sherifi me leje të përhershme qëndrimi në SHBA është dënuar me 45 vjet burg për rolin që ka pasur në zinxhirin terrorist në SHBA e në mesin të dyshuarve është edhe kosovari tjetër Bajram Asllani.

 

Bashkë me Hysen Sherifin janë dënuar edhe Ziyad Yaghi, 23 vjeçar me 32 vjet burg dhe Mohammad Omar Aly Hassan, 24 vjeçar me 15 vjet burg. Të dy këta janë me origjinë arabe dhe me shtetësi amerikane.

 

Gjyqi amerikan në tetor e kishte shpallur fajtor Sherifin për planifikim likuidimesh jashtë dhe për përkrahje terrorizmi.

 

Express