Kulturë
Shahin Ibrahimi: Sa rëndon apo sa peshë ka
E marte, 03.01.2012, 07:11 PM
Shahin Ibrahimi
Sa rëndon apo sa peshë ka
Vëre në kandar,dhe kandari se mban
Ulet në tavolinë gjithmonë në krye
Shikoje në rrugë ,sa burrë babaxhan
Përshtypja e njerëzve,vetëm bën hije
E harroj të kaluarën e hidhur,kur ecte këmbë zbathur si shokët e lagjes,as kur kërkonte ndihmë për të shkarkuar mallrat e shumta që i vinin nga ata që e burrënuan....
Filloi të rëndohej dhe në shoqërinë e vjetër i mbetej vetëm emri dhe salutimi i kokës,çdo gjë nga e kaluara në mëndjen e tij u venit, dhe bashkë me të e kaluara,i ikën dhe rrudhat në ballë dhe fytyra tashmë i ishte skuqur nga shëndeti,barku filloj t`i zmadhohej,por nuk po e zbukuronte ashtu si mundohej të paraqitej. Nuk ja vinte re njeri si vishej,as se ç`hante darkave e drekave,me kë hante,apo ku e kalonte kohën.Nuk peshon tek të tjerët dhjami që kishte në trup,as rrudhat e barkut që i kish pal palë, e mundohej ti nxirrte në sfilatë për ego. Kolltuku i tij i lartë vetëm vuante nën peshën e rëndë të të ndënjurave të tij,e jo nga kuleta aq e dëshirur për njerëzit se leku mbrënda saj i bënte pyetje vetes,se ç`andresë ka,nga vjen dhe ku shkon? Më i kënaqur është të rri në atë kuletë apo kur largohet prej saj,ai buzëqesh më shumë kur del nga ajo kuletë?
Shpesh thotë me dhimje,sa me ofendon ky njeri, sa harbut është me mua,s`më lë të marr pak ajër të pastër asnjë herë nuk më përkëdhel,s`më merr pranë të qajmë hallin,jo të atyre njerëzve në navojë jo se jo,por mua që më mban në xhep,dhe më quan Perëndi kur jemi vetëm ose me të afërmit e tij.Sytë e tij lakmitarë nuk kanë të ngopur,ai kujdeset për mua më ruan mos zhubrosem,dhe kur më nxjerr nga dora më krahason sikur të isha një plaçkë tregu e shvleftësuar,apo një lopë e mjelur, e vjetëruar nga dimrat që mbart mbi supe. Në zemrën e tij kohët e fundit nuk ka vënd për asgjë,troket thellë mbrënda saj vetëm mania për para dhe jo kënaqësia e të shijuarit të parasë,i është larguar kënaqësia e lëpirjes së djersës së tij,por ka qejf të ketë sa më shumë para,ti shohë, ta vëri në përdorim vetëm për fitim,ndërsa si i fiton paratë,për të nuk ka rëndësi.
Jo nuk të jep as borxh po ti kërkojsh,ose në rast se të jep do të ti japë vetëm të noterizura simbas ligjit me dekumenta të rregullta dhe me kamatë,se nuk ka besim tek asnjeri. Kënaqet pa masë kur të tjerëve ju jep mënd,sikur të jetë Perëndi,sikur çdo mendim i tij jep përher zgjidhje dhe e shoqëron këshillën me kollë të that sikur çdo fjalë e tij të heq një hal në gërmaz, apo si uji që të kthen frymë marrjen kur je keq. Servilizmi për të është kënaqësi që i hap venat e gjakut sidomos kur ka të tjerë që e ndëgjojnë. Vuajtjen dhe mjerimin e ka lën në harresë. Zemra nuk i bën ah për asgjë.S`preket ajo zemër mizore,se tjetri vuan se nuk ka me se të ushqej fëmijët,dhe e përcjell me indiferentizëm,me një përgjigje që të lë për të dëshiruar pa e parë drejt në sy,që të ndjejë dhimbjen e skamjes,dhe kur tjetri i thotë hapur që s`ka bukë në shtëpi. As dhe kockat nuk ja hedh qenit,por i hedh posht në koshin e plehrave sepse për vete,shkon e blen të freskëta. Mllefin e shpreh kudo,i pakënaqur është për çdo gjë nga të tjerët dhe nuk ngopet me punë asnjë here.Respektin që i bëjnë të tjerët mendon se ju a ka imponuar,dhe e kanë për detyr ta respektojn sepse e shikon veten më lart se të tjerët e ja kanë nevojën. Ai respekton vetëm paranë dhe njerzit që kanë mardhënie me paratë e tij.Respekti për detyrimet shoqërore për të është gjë e shtirur,mardhëniet me politikën e ka mir me të gjithë,servilë bëhet tek të tjerët,vetëm mos ti preket interesi i tij. I intereson paraja dhe e lë në harresë vdekjen e komshiut,se një zemër që thith vetëm oksigjenin e lekut qahet dhe ska të ngopur me lakmi,ka harruar kush ka qënë,ka përqafuar vetmin dhe paranë dhe mendon se ka ndryshuar. Po:-ka ndryshuar si njeri se harron kush ishte,por është po ai që ka qënë më parë,vetëm tani ka lekë, por nuk ka shokë që të qeshë si më parë,se zemra e tij prehet pranë parasë e ka harruar buzëqeshjen.
I vrarë nga mendimet por jo nga dhimjet
Rrudhat në ballë tregojnë zemër të lodhur
Mania e fitimit shpesh të shkakton dridhjet
Je tjetërsuar si njeri,me zemër të skamur.
Shpesh për të tjerët shpreh zilinë
Ti që në çdo skut ke mirëqënie
Lakmia për para për ty dobësi
Për veten tënde pret ndonjë thënie.
Lëmoshën e të kaluarës nuk e kujton
Veç ngeleshe i kënaqur prej saj
Lagjen e vjetër më pse nuk e shikon
A jep lëmoshë,me mall të të kujtojnë?