E shtune, 21.12.2024, 05:19 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIV)

E hene, 02.01.2012, 07:59 PM


A  KA  TURK    MIRË ?..

 

(Pjesa Nj?zet e kater)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Ky artikull u përket vetëm mbeturineve që e ndiejnë veten turq, ose “vëllezër gjaku me turq”, që do të donin 700.000 bunkerat e Enverit me i kthye në xhamija dhe në secilen minare të tyne me vu nga 4 altoparlanta, pra gati një altoparlant per çdo Shqiptar...

Shqiptari, ashtu si përvetson me shumë vështirësi virtytin e të tjerëve, ose kjoftë edhe vesin nga të huejtë apo pushtuesit, poashtu, me aq vështirësi, i largon nga vetja kjoftë njenen kjoftë tjerën. Kjo asht edhe një veti kryesore që na ka ruejtë ashtu si jemi!

Fatkeqsisht sot vrejmë se ma shumë ka ruejtë kujtimin e “vesit”, se të virtytit!

Ndoshta mund të rreshtohet ndër Popujt ma të qendrueshëm në Botë, po të shohim me kujdes historinë aqsa të trishtueshme, aq të pamëshirëshme ndaj Popullit Shqiptar.

Kishin kalue shumë shekuj kur në vitin 1911 Shqiptarët gjetën oxhakun e zjarrit të pashuem rreth të cilit, u rreshtuen dhe u morën vesh me Gjuhën e Tyne Shqipe, po edhe vendosen njëzani për Pavarësinë Kombëtare. Shqipnia doli “Zonjë në vete” me 1912!...

Gjuhën e ruejti vetem Populli të pashueme. Ashtu ruejti edhe doke e zakone, gati të gjitha të pashkrueme. Për mrekulli edhe i trashigoi ata brez mbas brezi, deri në ditët tona.

Shumë fallsifikatorë janë mundue me kalue në harresë barbarizmin e turqëve për me pushtue kështjellat heroike të Krujës, Lezhës, Shkodres, Drishtit, Beratit e sa të tjera, që edhe sot kanë muret e tyne të lame me gjak Shqiptarësh, në mbrojtje të Lirisë! Kruja heroike bashkë me rrethina asht dëshmi e gjakderdhjes së mnershme që ka kalue nën një dhunë të pashkrueme kur u pushtue nga turqit, të cilët, jo vetem e masakruen, por edhe e detyruen me uri me u dorëzue dhe me ndrrue Fé. Janë hunjët endè të ngulun, që flasin për Katolikët e vumë ndër tà, pse nuk ndrruen Fé. Janë greminat e shpatet e përgjakuna nga rrokullisja e sa e sa Nanave Shqiptare, që me foshnje për parzem, ranë poshtë ndër humnera vetëm mos me ra në dorëtë turqëve, ku i priste dhunimi dhe therja e foshnjes...

Shpagimi i qendresës së Shqiptarëve nën drejtimin e Gjergj Kastriotit nuk ishte e as nuk asht kurrë ai që fallsifikatorët turkoshakë kanë shkrue dhe vazhdojnë me gënjye në libra, revista, radio e televizion, se gjoja masa ma e rreptë ishte “taksa”, apo “haraçi”, të cilin asnjëherë nuk e shoqnojnë me krimet e shemtueme që kanë krye mbi Popujt e të gjitha vendeve ku kanë vu kambën e tyne, për me i ba me ndrrue Fé, virtyte e zakone!

Qendresa Shqiptare anashkalohet, ashtu si veprohet edhe sot mbas 20 vjetësh, kur Europa endè heshtë ndaj krimeve të sulltanëve të fundit të gjysës së dytë të Shek. XX... të kryeme në trojet Shqiptare, ndaj intelektualëve Atdhetarë dhe Popullsisë Katolike, që me një Gjenocid të papamë në krejtë Europen Lindore, shkoi drejt shuemjes së plotë. Ishin dhe janë sulltanët Enver Hoxha e Ramiz Alia, bashkë me klikat e tyne tradhëtare, që nën masken e terrorit komunist kanë ushtrue Gjenocid të dhunshëm dhe të përgjakshem ndaj të gjithë Shqiptarëve që luftuen dhe punuen për Shqipninë e Bashkueme Europjane.

Nëse Shqipnia e robnueme në vitin 1944 mujti me qendrue ndaj terrorit dhe atij përsekutimi, që ishte i pashembullt në histori, deri në vitin 1967, “Revolucioni ideologjik dhe kultural” i vitit 1967 asht dëshmija ma e saktë dhe e pamohueshme, që tradhëtarët dhe anadollakët Hoxha, Alia, Shehu, Myftiu, Lleshi etj...kanë krye Gjenocid kundër Klerit Katolik dhe Katolikëve papërjashtim për shfarosjen e Tyne, përderisa nga të gjithë ato vepra kriminale të tyne, në atë revolucion makaber e terrorist, nuk asht prekë me dorë as dënue kjoftë një Hoxhë...jo vetem në Shkoder, por as në Shqipni!

Cili Hoxhë në Shqipni ka ba 38 – 39 vjet burg nga viti 1945 dhe asht lirue vetem me nderhymjen nga jashtë në vitet 1988 apo 89...? – Asnjë! Aq të poshter janë tregue në Shqipni mbeturinat e Turqisë, sa edhe të Ndjerin Osman Kazazi e kanë mbajtë mbi 42 vjet burg, se konsiderohej Nxanës i Fraçeskanëve të Shkodres...dhe gjithë jeten e vet e ka kalue ndër burgje se “nuk ka pranue me shpifë për Mësuesit e vet Françeskanë”!

Ku tjeter veçse në Shqipni kanë ndodhë veprime të tilla antikatolike?

Flisni “akademikë e dr. prof” mashtrues të Historisë së Shqipnisë!

Flisni ju mashtrues të paftyrë të Rinisë sonë Shqiptare, flisni! Flisni ju kryetarë forumesh anadollake, që po vazhdoni rrugen e të parëve tuej antishqiptarë!

Ja ku po e çon Shqipninë e Popullin Shqiptar vepra juej tradhëtare!

Flisni, o qeveritarë mashtrues e mafiozë, ma të pasunit e Europës së shkerdhyeme që ju ka cilsue katundari i Zadrimës, o pashallarët e shek. XXI...që veshtroni të shtrimë mbi “thasë të florijëve...në loder dudumash e jevkash t’ Azisë e t’ Arabisë” siç ju ka cilsue Ai katundari tjeter i Mjedjës së përdhosun nga robnia e re e xhonturqëve...

Ju “dijetarët” përçarës të mejtepeve jeni ata që në vitet 1980 keni botue dhe një nga dokumentet ma të turpëshme, sigurisht me rekomandimin e Ramiz efendi Alisë, ku keni përmbledhë “fraza e thanje popullore” në Shqipni. Aty ju keni shenue edhe një thanje, që me siguri qarkullonte në Komitetin Qendror të PPSh dhe sferat e nalta fanatike të qeverisë dhe pseudointelektualëve turqë, që kishte “kështjella turkoshake” e Tiranës – pseudokomuniste e fundit në Ballkan, e cila kerkonte me shpallë botnisht se Gjenocidi ynë mbështetet tek thanja “vëllezërve të gjakut”: “Zgjidh qenin dhe lidh të Kështenin!”

– Ka shtet në Botë që urren deri këtu atë pakicë të Popullsisë së vet nga e cila vetem ka pasë perfitime dhe privilegje shtetnore, politike, territoriale e kulturore?

Ka ndonjë shtet në Botë që urren dhe kultivon tek Rinia e vet ndjenja të tilla antikombëtare, siç ndodhë me turkoshakët qeveritarë hipokritë e amoralë tek né, që pa pikë turpi quejnë turqit zaptues dhe përdhunues të Nanave të veta: “Vëllezër gjaku”?

– Jo! Vetem ky akt antiatdhetar dhe tradhëtar ju zbulon surratin kush jeni!

– Ju nuk jeni Shqiptarë, siç e pranoni edhe vetë...! As nuk keni kenë kurrë!

– Ju jeni kopila! Me gjak e mish anadollak nga Azia e Kaukazi...nga fundi i botës!

– Ju jeni ata që ju ka percaktue Ndrekë Mini, kur e pyeten: “A ka turk të mirë?”

Ai tha: “Turk të mirë e m.. të mirë nuk ka!”.

E kam fjalen, si thashë edhe në fillim, për “mbeturinat turke n? Shqipni”; dhe  respekt për turqit e Turqisë që duen atdheun e tyne.



(Vota: 11 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Zotni M. Gorbaçov viziton kopshtin zoologjim t? Tiran?s... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXIII) Fritz Radovani: Lirika nga At Gjergj Fishta Fritz Radovani: Kultura europjane dhe ''pyka'' turke... Fritz Radovani: Kur gegët do të ndiejnë veten n'atdheun e vet?! Fritz Radovani: Një propozim për atdhetarët e trojeve të Shqipnisë Fritz Radovani: Katër Maria... Heroina rreth Rozafës... Fritz Radovani: Tallja asht ma e randë se vrasja e tyne Fritz Radovani: A ishin trima ''çlirimtarët'' tanë Fritz Radovani: Edhe shqipet po ikin nga çerdhet shekullore... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XXI) Fritz Radovani: Kam vetëm një pyetje për shqiptarët muslimanë Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII) Fritz Radovani: ‘’Një re e zezë’’ që nuk po na ndahet!... Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVII) Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVI) Fritz Radovani: Karafilat e OZN-ës, UDB-së, KGB-së... nëpër botë!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora