Kulturë
Ramiz Dërmaku: Libri i Neki Lulajt; Në kështjellën e përjetësisë
E premte, 30.12.2011, 01:57 PM
Libri i Neki Lulajt; Në kështjellën e përjetësisë.
POEZIA E NEKI LULAJT, SHPREH ATE QË NE MUND TA QUANIM “ESENCA SHQIPTARE“,PRA SHPIRTIN DHE ASPIRATAT LIRIDASHËSE TË POPULLIT TË TIJ.
Nga Ramiz DËRMAKU
Orvatjet e atdhetarit, veprimtarit intelektualit dhe poetit Neki Lulaj për ta ruajtur e zhvilluar letërsinë e sidomos poezin shqipe s’kan të ndalur në Diasporë. Këto ditë poeti Neki Lulaj, botoi librin e tij të dytë të pagëzuar“ Në kështjellën e përjetësisë“, shtypur në Bibliotekën Letërsi shqiptare në Bukuresht, në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Duke e lexuar librin “Në Këshjtellën e Përjetësisë“, të Neki Lulajt dhe duke e vështruar nga ky aspekt mund të themi se letërsia e sidomos poezia e tij shpreh në masë të madhe ate që ne mund ta quanim“esenca shqiptare“, pra shpirtin dhe aspiratat liridashëse të popullit, frymën dhe fizionomin e tij kombëtare të përcaktuar nga rrethanat ( ne të cilat jetoi e veproi autori), historike dhe konstitucioni i tij i mbrendshëm shpirtëror. Sipas autorit ekziston një mendim se letërsia dhe poezia e një kombi është e tillë ç’farë është edhe historia e tij. Meqense historia e popullit shqiptar me gjithë luftërat dhe përpjekjet e tij në thelb ishte tragjike, prandaj një fatë të tillë pësoi letërsia ,poezia dhe kultura shqiptare. Pastaj autori shkruan“letërsia e poezia jonë që krijohet në Kosovë,viset tjera të robëruara shqiptare por edhe kjo në diasporë e karakterizon një përpjekje e vazhdueshme për ta gjetur dhe ruajtur identitetin e vet kombtar - njerëzor dhe gjakimin pas lirisë kombëtare si ideal suprem i saj“. Tendencat aktuale në letërsinë dhe poezin shqipe sipas autorit janë të shumta dhe të larmishme, sepse ajo sipas autorit synon t’i ngjajë një mozaiku të gjallë; stilesh, shijesh e angazhimesh. Si në letërsi ponjashtu edhe në poezi, sipas Neki Lulajt, edhe përkundër dhunës që u zhvillua ndaj saj në Kosovë,trojet etnike ajo u zhvillua. Është karakteristikë se poezia shqipe, pos që u zhvillua në trojet etnike të robëruara ajo me mjaftë sukses u zhvillua dhe u krijua edhe në Diasporë. Ajka e kombit shqiptar (jo të gjithë) e ndjekur nga pushtuesit, kudo që emigroi, jetoi e veproi punoi me përkushtim të madhë për zhvillimin dhe ruajtjen e letërsisë dhe poezisë shqipe, si dhe internacionalizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Në mesin e penave të njohura të Rilindjes sonë kombëtare pa dyshim vend të merituar do të zë edhe poeti Neki Lulaj. Poeti Neki Lulaj,jeton në mes dy botëve reale për të; Të asaj nga lindi dhe asaj tjetrës që lind… Që të dyja prodhojnë një element psikologjik , që poeti e quan frikë,sepse përjeton një botë, që kurrse ka menduar ashtu si është. Në diapozonin krijues të Neki Lulajt, merrë pjesë realja dhe e përditshmja, që udhëhiqet nga shpresat, kultura dhe pozicioni shoqëror. Poeti Neki Lulaj siq shihet edhe gjatë leximit të dy librave të tij, me poezinë është i dashuruar aq shumë sa thotë: Mua nuk më shkonë mendja kurr të largohem prej saj. Poezia për mua është gremina erotike e çlodhjes sime. Poeti jetën e ka të mbushur me njerëz, kujtime, dhembje, mallë, dashuri, demokraci dhe liri. Poezitë e Neki Lulajt, kanë forcë dhe vrull të madh. Fjala e shkrimi i tij ndezin zemërat e lexuesit, nxitë ëndërrat e tyre, është zëri i lirisë, që e përshkon, dhe që e bënë të hyj në ndërgjegjën e kombit. Që në poezinë e dytë titulluar“ Në kështjellën e përjetësisë“, shihet se autori e thrretë gjënë më të shtrenjët pra Lirinë. E thrretë me një zë magjepës dhe i thotë; eja mos nguro…, se tek shqiptari ka besë, eja të ecim s’bashku mos ngurro. Eja , mos u frikëso, se unë nuk do ndahem nga ju, sepse ne kemi nderë e besë. Dikur kjo ishte kështjellë.., e sot është bërë gurë, sot po flasin gurët e muret, sot po na presin të gjithë s’bashku moj liria ime, edhe gurët, edhe muret të buzëqeshura. prandaj ecë e lirë dhe e buzëqeshur. Poeti Neki Lulaj i shkruan mërgimit, lindjes, dhembjes, mallit, trathtisë, frikës, dritës, fjalës, besës, heshtjes, pikëllimit, ikonave të shqiptarisë, heronjëve, tokës së Kosovës, i shkruan edhe heronjëve të Epopesës së Kosharës ( (Sali Çekut, Agim Ramadanit, Xhemail Fetahut. I shkruan Kodrës së trimave dhe pishtarëve të lirisë: Rexhep Mala, Nuhi Berisha,Bajram Bahtiri, etj. Poeti nuk e harroi asë poetin e madh Din Mehmetin, krenaria e Dugagjinit. Kalasë së Prizrenit, i shkroi UÇK-es, i shkroi IKONAVE SHQIPTARE, poetit me famë botërore. Ismail Kadare. I shkroi kolosit dhe gjeniut të kombit, Presidentit të parë të Kosovës Dr. Ibrahim RUGOVA. Në vargjet e Poetit Neki Lulaj, ndjenja e demokracisë dhe lirisë shfaqet e gjithëpushtueshme , e thellë, e butë, por në disa raste e sertë dhe drithëruese, por ëdo herë e pashterrshme. Në momentet kur poeti Neki Lulaj, nervozohet, revoltohet, ndien dhimbje të madhe për mungesën e vendlindjes, për dhunën e presionin.., dikur edhe vrasjet që kryente regjimi kriminel i- satrapi -Millosheviqi, ky largohej nga shtëpia bredhte trotuarëve të qytetit dhe informonte mediat lokale dhe ato republikane për ngjarjet në Kosovë. Te ky atdhetarë, te ky veprimtarë, te ky intelektual, te ky poetë, guximi fisnik i mendimit dhe dashuria e madhe ndaj atdheut nuk do të shuhen kurrë . Prandaj të shkruash për poetin e madhë të Rilindjes sonë bashkëkohore Kombëtare , nuk është vështirë, sepse për kontributin e Tij flasin veprat dhe do të fletë edhe historia. Krijimtaria poetike e Neki Lulajt,bënë pjesë ndër poezit më të fuqishme të këtyre viteve të fundit. Vargjet e tij janë më të thella e më trenditëse në poezinë bashkëkohore shqiptare.Vargjet e tij përshkohen nga një filozofi e thellë humaniste, liridashëse,atdhetare dhe demaskuese të një bote të vjetër, të mykur ku mbretërojnë intrigat, prapaskenat, krimi, shfrytëzimi, por njëkohësisht prej tyre shpërthejnë idealet e përparuara demokratike, optimizmi, se gjithëçka që i ka kaluar koha do të rrënohet. Në fundë edhe ne i dëshirojmë shëndet të mirë jetë të gjatë dhe suksese në punën e tij të shenjtë.
Urime festat e fund vitit dhe suksese në punë.