E merkure, 13.11.2024, 06:19 AM (GMT)

Mendime

Kastriot Osmani: (S’)Jam i lumtur që jetoj në liri

E diele, 18.12.2011, 07:33 PM


(S’)Jam i lumtur që jetoj në liri

 

(S’)jam i lumtur që jetoj në liri, po a me këtë liri që kemi unë të jem i lumtur ?! Të jetosh në liri dhe mos të jesh i lumtur edhe kjo nuk ka kuptim. Të gjithë shtresat shoqërore që nga më i varfëri e deri tek më i pasuri kanë të drejtën dhe meritojnë që të jenë liri.

 

Nga Kastriot Osmani

 

Liria e individit është njëra nga të drejtat e para më të rëndësishme për njeriun gjë që janë të mbrojtura me konventa ndërkombëtare ku dhe vet termi i demokracisë është drejtëpërdrejtë i lidhur me lirinë, pra nëse s’ka liri nuk kemi se çka të flasim për demokracinë. Konceptin e të qenurit i lirë shpesh e kuptojmë si të jetuarit i lirë pa ndonjë pengesë nga dikush tjetër.

Duke pasur parasysh sundimet e shumta shekullore të bëra mbi ne, periudhën komuniste e më pas edhe këtë trans-komuniste atë të pseudodemokracisë, ende populli shqiptar nuk e shijoji plotësisht lirinë që edhe faktikisht e meriton.

Nga të qenurit i mbyllur në kafaz ne vuajtëm shumë, vendi u shkatërrua plotësisht, varfëria ishte në nivel shumë të lartë, ngecëm në aspektin profesional e nuk shkuam në hap me kohën. Kjo ndikoi që edhe shumë të rinj e të reja në forma të ndryshme të dalin e ta kërkojnë lirinë sa edhe e skuqën me gjakun e tyre flamurin e i dhanë ngjyrë edhe më të errët të kuqe, gjë që ne sot e kësaj dite i çmojmë dhe kemi respekt të veçantë për ta.

Kemi liri, por jo edhe sa duhet. Zogut të mjerë e të gjorë i është hapur kafazi, por atij ende po i bëjnë sytë se është i mbyllur e nuk po e sheh realitetin që po ndodh. Këtë e them me plotë përgjegjësi sepse ka të tillë që thonë mirë jemi, jemi më mirë sesa në kohën e këtij apo atij, që nuk mund të pajtohem me këtë fakt.

Të thuash mirë je e që më shumë nuk të duhet është sikur t’i mbyllësh syt me vetdëshirë e të nisesh në një rrugë të panjohur për ty deri më sot.

Lirinë, populli shqiptar do ta ndjejë plotësisht vetëm atëherë, kur të gjithë bashkë do të jetojnë e të punojnë në një shtet. Ky dhe është ideali i pashur i shqiptarëve, që kanë dhënë jetën për të, janë kalbur nëpër burgje e kanë përballuar çdo të zezë nga represioni sllav. Ëndërr e pashuar, shpresë dhe punë për këtë ideal me vyrtyte mjaft të mëdha.

Bashkimi bën fuqinë. Vetëm bashkë mund t’i kompenzojmë vitet e humbura e t’i arrijmë më shpejtë të tjerët, e t’i tregojmë botës se edhe ne jemi popull i civilizuar, me tradita të lashta,me një gjuhë e kulturë unikale e autoktone të ruajtura me shekuj e shekuj.

Ndihu i lirë, puno dhe lufto që të jesh i lirë, liria e tepërt është anarki, pra mos u shfrenoni, por keni kujdes. Në këto ditë të sotme nuk na duhet regres, por vetëm progres.

Të japim mundin që amanetin e të parëve ta çojmë në vend, flamurin e skuqur nga gjaku i të parëve të mos e korisim dhe vetëm atëherë eshtrat e heronjëve tanë do të pushojnë të qeta në dheun e lashtë e shumëshekullor pellazgo-shqiptar.

 

Autori është nxënës i shkollës së mesme në Kumanovë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora