Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Selimi: Festa e Flamurit, ditë që bashkon shqiptarët

| E diele, 18.12.2011, 07:59 PM |


“VHS” Instituti-Pedagogjik-Interkulturor dhe “Shoqata e Grave” në Linz e festuan Ditën e Flamurit “28 Nëntorin”

 

FESTA E FLAMURIT, DITË QË BASHKON SHQIPTARËT

 

Nga Ramiz Selimi

 

Instituti VHS dhe Shoqata e Grave në Austri të Epërme organizoi një manifestim për nderë të ditës së Flamurit. Dita e Flamurit është dhe do të mbetët një datë dhe një ditë që bashkon shqiptarët, ishte motoja e këtij manifestimi

Salla ishte e vogël për ti zënë të gjithë ata mërgimtarë që kishin shprehur dëshirën për të marrë pjesë në manifestimin e organizuar për nderë të 28-Nëntorit. Përpos miqëve, prezente ishte edhe humanistja shqiptare Fatime Blakaj

 

Festimi u hap me himnin e Flamurit, pastaj moderatorja i programit zonja Adriana Sherifi i përshëndeti mysafirët dhe e shpalli të hapur manifestimin.

Fjalën e rastit e mbajti z. Adriana Sherifi, ku në mënyrë kronologjike i përmendi datat e mëdha të historisë sonë kombëtare: Duke filluar nga nëntori i largët i vitit 1443 kur Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu u kthye në Krujën legjendare dhe ngriti Flamurin  Pastaj viti 1912 kur plaku i urtë Ismail Qemaili ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Dalja publike e UÇK-së ne Llaushë të Drenicës më 28  nëntor 1997 në varrimin e mësuesit Halit Gecit si dhe ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jasharit janë data që do te mbesin dhe do të kujtohen gjithmonë nga gjithë shqiptarët tha z. Sherifi në mbarim të fjalimit të saj.

 

Të pranishmit i përshëndeti edhe themeluesi, drejtori i tanishëm i VHS-së për Austri të Epërme zoti Dr. Selcuk Hergyvenq, i cili të pranishmëve ju uroj Festën e Flamurit gjithëashtu edhe të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Njëherit ai solli përshëndetjet nga qendra e VHS-s të z. Prof Kiefer Siegfried.

Pastaj zonja Bramer- Drejtoreshë e shkollës, bëri përshëndetjet e radhës, duke i uruar shqiptarët për festën e flamurit dhe duke ju dëshiruar fëmijëve shqiptarë një integrim të sukseshëm në shoqërin austriake.

 

Grat me vetiniciativë kishin përgaditur ushqim dhe pije të lloji-llojshme për të pranishmit falas. Duhet cekur se për këtë manifestim Adriana Sherifi, Majlinda Uka dhe Edvana Gjashta me shoqet e tyre, nuk kishin kursyer kohën dhe mundin për t’a bërë këtë manifestim spektakel të vërtet.

Një program përshëndetës dhe të pasur me recitime, valle dhe këngë shqiptarë e kishte përgaditu zonja Majlinda Uka më nxënësit e mësimit plotësues

 

Mbrëmja festive vazhdoi më pas nën tingujt e mrekullueshëm të muzikës popullore shqiptare të shoqëruara nga orkestra, e këngëtarët. Mrëmbja u përshëndet në vijimësi nga pjesëmarrësit dhe të ftuarit e nderit.

Atmosfera, festive për Ditën e Flamurit, u shtri gjatë gjithë ditës në të gjitha qendrat austriake të banuara nga shqiptarët. U festua në Alkooven nga Shoqata “Anadrini”, në Traun nga Shoqata “Dardania”, në Vöklabruck nga Shoqata “Iliria” dhe në Linz nga Shoqata “ Kosova”. Festa solemne, e flamurit kombëtar në Austri, u ndoq nga lejtmotivi për mot gëzuar 28 Nëntori, sa më shpejt në Kosovën e Pavarur, shtetin më të ri të Europës, si dhe me një Shqipëri me të vërtetë demokratike, e të prosperuar.