Kulturë
Arif Kutleshi: Zahir!
E shtune, 17.12.2011, 04:20 PM
Arif KUTLESHI
ZAHIR!
Në Ga/llap lëshove Zâ lëshove shtat lart mbi lis
Mbi Korab kikë mbi kikë ku bardhon i´ lumi plis.
Në Lugje të Verdha atdhetare pive ujin kristalor
Pushkën e parë çlirimtare e përcolle dorë më dorë.
Nga Veriu s´ndale hapin s´ndale hovin deri n´Jug
Krenarinë e shqiptarit nuk e le të shkonte n´burg.
Tjetër diell tash, tjetër hënë, tjetër frymë Ah, o i ri!
Vjen e shkelë udhët për s´dyti vjen e vjen n´Iliri!
Iliria tokë arbnore tokë e lirë me farë në dhé
Farë lirie e Gentianes mbin e ngjitet lart në ne.
I dhê zemër i dhê emër qëllimisht jo me pahir
Ujit ajrit dheut zjarrit gjak i Gjergjit ti Za/hir!
Hir i shenjtë në jetë të jetës në Dardaní në Ga/llap
Në çdo djep një flamur një atdhe një besë sa i´rrap.
Ishe dje do t´jesh për mot qiell i kaltër ndër brezni
Përmbi lisa lëshove shtat Zâ u bëre, në Përjetësi!
(2005-2011)