E enjte, 26.12.2024, 10:37 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: San Diego një qytet turistik i preferuar për evropianët në Amerikë!

E premte, 16.12.2011, 07:56 PM


San Diego një qytet  turistik i preferuar për evropianët në Amerikë!

 

Nga Asllan Dibrani

 

Disa miq qe kisha në Amerikë vendosa për ti  vizituar.  Ishim me vlugun përfundimtar të  punëve  verore para pushimit . Nxituam që të    organizimin  pregaditjen  për bileta  ,gardërobe  vajra kundër diellit sikur mos te kishte asgjë  Amerike , gruaja  Igballja qe punonte i mbaroj  obligimet përfundimtare ne firmën e vet, vajza Arta studente  në Universitetin e Tubingenit    qe te jetë e lire  i dhsa provimet rekord dhe e mbushi një krah libra për me i lexua ne pushime, Meritoni dhe Rilindi  i kishin përfunduar mësimet para 10 ditësh . Unë me qe isha i angazhuar me  obligimet e firmës  ju preferova qe ti nxjerrin  biletat në relacionin  Shtutgard , Njujork Lasvegas një qytet ma me influencë në Amerikë .Aty  e kishim  ndarë  mendjen qe ta vizitojmë atë qytete të bukur me qe aty edhe jetonte një mik i yni. Me datën 2 gusht 2011 u nisem herët për aeroportin e Frankfurtit  ,arritëm nga Shtutgardi   me ngarkesa rruge sikur me inat  kishte rrëshqit një  veturë dhe përplase ne rruge ansore  ,nuk mësuam ai ma tepër shkakun .Problem ne vete ishte  parkingu  meqë aeroporti i Frankfurtit është nder ma te mëdhenjtë në Evropë . Pas ca bredhjesh arritëm ta gjenim parkingun një mujor ,një parking adekuat për pasagjeret me vetura.  I përfunduam obligimet në hyrje po ishte  numër i madh pasagjeresh qe udhëtonin për Amerikë .Ishte kulmi i pushimeve   aeroplani  u ngrit përpiu retë  ,rrezet e diellit   prapë mjegull, me mijëra kilometra shkretinë ,  me mijëra kilometra mbi sipërfaqen  ujore te oqeanit me të arritur pas 12 orë fluturimi aterruam në aeroportin e  Njujorkut. Aty u bënte një kontroll gjeneralë  e  pasagjereve nga Evropa  . Po mu kujtua se këto sanksione i bëri Amerika  pas fatkeqësisë se 11 shtatorit ne Amerikë nga terroristët  .Verifikim  personal , fotografim , dhënie gishtash  e gjithë kjo u kryente  ne shalteret hyrëse,   pune minutash  por edhe  ne Frankfurt ishte një kontroll i rreptë, qe nuk ngjan  për udhëtimet  në brendësinë e Evropës. Pas ndërrimit te aeroplanit  për Lasvegas udhtuam edhe 4 orë, por aty për  pak minuta zbritem  me kontroll formal  por   me të dalë   nga Aeroporti i Lasvegasit na befasoi  temperatura e lartë  në orën  02. i  natës arrinte 45.C ndersa diten arrinte deri 55 C,  me çka ndryshonte shumë me klimën në Evropë.  Pas një pushimi disa ditësh në këtë qytete  gjigant me një zhvillim marramendës   vendosem ta ndërrojmë vendpushimin  po si propozim dhe rekomandim kishim  një qytet  turistik  bregdetar,  San Diago  do t'u sjelle udhëpërshkrim të këtij qytet me rendësi për turizëm dhe gjera tjera çka munda ti shohë.

 

Qyteti i San Diegos  kishte një popullsi 1.301.617 në regjistrimin e 2010.

 

San Diego është i teti-qytet më i madh në Shtetet e Bashkuara dhe i  dyti më i madh në Kaliforni. Qyteti është i vendosur në bregdetin e Oqeanit Paqësor në jug të Kalifornisë. San Diego është e njohur për klimën e butë gjatë gjithë vitit. Popullsia ishte 1.301.617 në regjistrimin e 2010.

 

San Diego është vendi i parë i vizituar nga evropianët në atë që është tani në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Presidiumi  dhe Misioni i San Diego, e themeluar në 1769 .Në 1821, San Diego u bë pjesë e Meksikës së re  e  pavarur, dhe në 1850, u bë pjesë e Shteteve të Bashkuara pas Luftës meksiko-amerikane .

 

Qyteti i San Diego është i  vendosur në bregdetin jugor të Kalifornisë, pranë kufirit me Meksikën, 200 km (125 milje) në jug të Los Anxhelosit dhe rreth 1.000 km (600 milje) në jug të San Franciskos. Qyteti shtrihet në buzë të një gjiri  të madh që është i mbrojtur nga disa gadishuj  të sheshtë. San Diego ofron një klimë të këndshme dhe një atmosferë të  larmishme .

 

San Diego County priti më shumë se 30 milion vizitorë  vetëm në 2009!

 

Ky qytet është një metropol i madh,  një vendpushim  për turistët, me  një port  shumë të madh  detar  dhe me një bazë të mëdha detare. Klima është shumë e rehatshme, me temperatura të këndshme gjatë gjithë vitit. Në dimër ditët janë zakonisht të ngrohtë dhe me diell dhe netët janë të freskëta San Diego është  i përhapur në veri dhe në jug përgjatë bregdetit dhe në lindje të kodrës rrëzë të malit dhe tani përmban disa lagje të veçanta. Qendra  e  qytetit San Diego është një  qytet me një mori  hotelesh dhe  ndërtesa të larta .

Turizmi është një industri e madhe për shkak të klimës se  qytetit, plazhet e saj, dhe atraksionet  të shumta turistike .San Diego County priti më shumë se 30 milion vizitorë  vetëm në 2009, Anija San Diego e  lundrimit industrial  është më e madhja dhe  e dytë në Kaliforni. Shumë pak vende në botë mund të kombinojnë  bukuritë e oqeanit, malet, dhe shkretëtirat  në një zonë gjeografike siç i ka San Diago. San Diego është një nga ato vende me fat ku turistët mund të gëzojnë të gjitha paramendimet imagjinuese.  Ju preferoj qe ta vizitoni këtë vend nëse ja mësyni Amerikës. Në Plazhet e saj kishte turist qe u dëgjonin shqip duke komunikuar ,por ishte  kënaqësi qe ti takosh edhe  shqiptaret qe ishin banor te përhershëm në këtë qytetet amerikan .

 

San Diego  është një qytet industrial  me një turizëm  te zhvilluar, me parqe   dhe me kopshtin zoologjik ma  i madhi në SHBA.

 

Qyteti është vend qarkor   dhe qendra ekonomike  si   zona e  San Marcos , si dhe Diego-Tijuana San zonë metropolite . Promotorë kryesore të  San Diego ekonomike janë aktivitetet ushtarake dhe të mbrojtjes të lidhura me  turizmin , tregtinë ndërkombëtare, dhe  e prodhimit. Prania e Universitetit të Kalifornisë, në San Diego  është  e lidhur me Qendrën Mjekësore ku ka ndihmuar studimet të kërkimeve në Bioteknologji.

 

Gravitojnë  disa qendra unike tregtare dhe një përzgjedhje të gjerë restorantesh, bare dhe klube. Balboa Park, në kodrat e lindjes, përreth qytetit dhe ofron një përzgjedhje të gjerë të muzeve, atraksionet kulturore dhe një nga kopshtet  zoologjike më të mira në Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Aeroporti ndërkombëtar i San Diego është i  vendosur në qendër të qytetit.

 

Nuk është vështirë  të përzgjidhesh   ndonjë aktivitetet  rekreativ si, shëtitje me varkë not dhe peshkim. Shumë hotele turistike ofrojnë kushte   të pa imagjinueshme . Ky park  i madh bregdetar me dy qendrat e dëfrim familjesh dhe  shumë lojna dëfrimi ,akuariume  të ndryshme  të ndërtuara shumë natyrale .

 

Belmont Park,  në "Qytetin e Vjetër" fushën e San Diego në jug Lindje  dhe Veri  ka gjashtë blloqe katrore përmban ndërtesat restauruar historike nga periudha koloniale. Ka restorante të shumta, klube, dyqane dhe dyqane suveniresh. Një veri pak më tej në bregdet,është  një  lagje e mrekullueshme e  "La Jolla",  edhe  kjo është e vendosur në bregdet, me dyqanet e saj prestigjioz dhe apartamente të veçanta  deri në zemrën e  thellësisë    kodrës.

 

Çdo udhëtim në San Diego duhet të përfshijë një vizitë në plazhet e Coronado  të gadishullit dhe një turne në Hotelin  historik " Coronado". Balboa Park  qe  cekem  ma lart mund  për  disa ditë për të vizituar muzeume të shumta dhe kopshtin  zoologjik me famë botërore. Pastaj  një turne nëpër Old San Diego, në muzeun  "Serra Junipero" dhe kështu e humbe një ditë pa  marre   pjesë  duke ju shmangur  plazhit qe turistet ma  se tepërmi e shfrytëzojnë. Po qe vazhdon  turisti ne ditën tjetër    bëjnë një udhëtim anije nëpër port, një shëtitje përgjatë Embarcadero, dhe një turne në këmbë nëpër lagjen tjera interesante , dhe kështu  ju kanë kaluar një javë të këndshme duke vizituar San Diegon e bukur qe   do të mbeten shumë mbresa të mira për gjithmonë .

Zona kryesore tregtare në qendër të qytetit është e  bazuar në Qendrën Tregtare Plaza Horton me arkitekturën e saj unik. Shitoreve të vogla dhe dyqane mund të gjenden  përgjatë Embarcadero dhe Fshati peshkatar i quajtur. Nëse doni po qe ta vizitoni këtë qytet  mund të shihni  të vizitoni  qendrat tjera  në periferi: Misioni Shopping Center Valley dhe Moda Luginës Shopping Center në misionin Valley, Grossmont Qendra në La Mesa dhe Jolla La Fshati Square etj.

 

Po te jesh ne Qytetin e San Diagos  si turist dhe nuk ke vizituar  qytetin  fqinjë  e Meksikës  Tijuana, ty te ka mbetur gjysmë  vizita   turistike!

 

Qytetin meksikan i Tijuana është vetëm dhjetë milje 16 km( po e ceku me milje se në Amerikë,  kilometri nuk preferohet si matje) në jug larg nga qendra San Diego. Ajo është e njohur për pazarin  e saj të lirë dhe të natës së egër . Shumë gjera artistike  dhe vepra artizanati , produkte, veçanërisht artikuj lëkure, bizhuteri argjendi, qeramikë dhe tekstile të ndryshme qe i gjene  në shumë dyqane dhe ne improvizime lokalesh në rrugë . Artikuj me çmime te ultë  të pijeve alkoolike, produktet farmaceutike janë në dispozicion në sasi të mëdha. Pyetni  autoritetit doganor  te importi nga  Shteteve të Bashkuara para se të përpiqet për të sjellë këto mallra përtej kufirit nga Meksika qe mos te bini ne  ndonjë kundërvajtje  !

Nëse ju doni të përdorni një makinë për të shkuar në Meksikë, imagjinoni një radhë të gjatë në pikën e kalimit kufitar. Kjo është më e lehtë të përdorni tramvaj nga qendra San Diego në kufi, dhe për të vazhduar në këmbë në Tijuana. Ju gjithashtu mund ta parkoni makinën tuaj të kufiri,e  lëni  aty në një nga parqet e makinave të mëdha në anën e SHBA dhe të përdorni autobus për të Tijuana. Ju preferoj  të keni kujdes, nëse ju bleni ushqim apo pije qe shiten në rrugë, sepse standardet e higjienës janë shpesh të largëta nga ato për të cilat ju jeni mësuar ne    Shqipëri, Kosovë  apo shtetet  e Evropës ku jetoni ! Turistët ka pothuajse gjatë gjithë vitit, sidomos në verore me pjesën kontinentale të vendit si nga Çikago dhe zonën përreth që vijnë. Ka njerëz nga Evropa dhe kontinentet pranë Oqeanit Paqësor në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Nëse ju doni të përjetoni  një klimë mesdhetare dhe evropiane klimë të ngrohtë por edhe te ftohtë  e mënyrës aziatike është ajo  amerikan në  San Diego .

 

Klima është  me ndryshime drastike  brenda pak kilometrash!

 

Klima në zonën e San Diego, në zonën  e Kalifornisë, shpesh ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në distanca të shkurtra gjeografike duke rezultuar në mikroklima. Në rastin e  San Diegos, kjo është kryesisht për shkak të topografisë e qytetit (të Gjirit, dhe kodrat e shumta, dhe male). Shpesh, sidomos gjatë  orëve te paraditës  ishte  mjegull e dendur e sidomos buzëbregdetit  qe zakonisht deri ora 11  ishte mjegull por  prapë depërtonte  nxehtësia  nga njëherë u  errësonte  me  re te dendura  dhe  vazhdonte  të mbulojë ajrin e ftohtë dhe të lagësht .Brenda pak kilometrave  nga bregu i detit mbretëronte  diell dhe sikur te ishte  një klime tjetër   ne kilometrin e tret ne thellësi të tokës.

 

Bregdeti shqiptar  është një vend përrallor me bukuritë e veta , me diell dhe plazhe  ma te mirat në Evropë por edhe në botë !

 

Po qe ta krahasosh bregdetin shqiptar sado qe kishte  bukuri ne San Diago  , gjallëri , zhvillim  të turizmit  me një  teknologji të lartë,  por brigjet e bukura te  bregdetit  shqiptar nuk mund ti zëvendësonte assesi.   Koha edhe dielli qe mbretëron në Shqipëri  është një  imagjinatë përrallore qe  vetëm perëndia qe ka  krijuar , por tjetër është qe ne shqiptarët nuk ja kemi arritur  akoma atë qe  të ketë për një turizëm të mirëfilltë .Në Amerikë janë   bëre ato bukuri  ma shumë nga faktori njeri ndërsa në Shqipëri   pak ka nevoje për  faktorin njeri ,sikur mos t'ia  prishte atë e ka fale  perëndia  ,bukuri të rralla , Shqiperia mund të  radhitet ndër  vendet ma te bukura  me plazhet e saj  gjigante qe  nuk i ka as kush në Evropë   por  duhet  kultivuar  dhe zhvilluar  tani qe është ne perspektive një  zhvillim me një teknologji moderne të kohës  qe nëse thuhet dhe  përmendet sistemi monist i Enver Hoxhës  ka një vlere se nuk i ka lejuar ne atë kohe te uzurpohen  ato bukuri e nëse tani   janë largpamës  qeveritaret aktual në Shqipëri   atë vend mund ta shndërrojnë një vend turistik me  një  infrastrukturë ma të zhvilluar në rajon.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora