Kulturë
Pilo Zyba: Libër i ri nga poetja Dëshire Haxhi
E merkure, 14.12.2011, 07:17 PM
NGA PILO ZYBA
Dëshire Haxhi, poetja tashmë e njohur ne rrethin e krijuesve dhe botuesve me librin e pare “ Dashuri Engjellore”, vjen në tryezën e miqve me librin më të ri të saj me titull, “PROTUBERANZAT E SHPIRTIT”! Libri më i ri i autores, nxjerr përpara lexuesit botën shpitërore të poetes, këndvështrimin e saj për jetën, kohën dhe dashurinë. Ashtu si vetë poetja edhe libri ka një rritje cilësore në krahasim me librin e parë të saj.Kjo duket në tematikën e pasur, në forcën e mendimit që ajo shpreh në varg, në formë dhe në ndërtimin artistik të librit, por dhe të çdo poezie në veçanti. Arti i bukur i fjalës i përdorur në libër, bën që lexuesi të marri atë që autorja përcjell, ta marri me lehtësi dhe shije, me aromat e mesazhit që përcjell dhe në bashkëpunim dhe harmoni me tematikën dhe kërkesen që vetë autorja ka për artin poetik.Unë që jam marrë me përgatitjen e librave të saj, që di mire se autorja ka në proces edhe librin tjetër që rrjedh pas këtij që pritet të dali, them me kenaqesi se..gjithkush që pi ujë në burimin e saj poetik, freskohet, çlodhet dhe ndihet mirë në shpirt dhe në ndjenja…Kjo si rezultat i përkujdesjes dhe përkedheljes se artit potik të saj nga deri në infinit…
Libri në fjalë, së shpejti i dërgohet për një mendim prof.dok.Murat Gecaj në Tiranë. Kopertinën e tij e ka përgatirur me kujdes, dashuri dhe talent miku ynë, Ismail Rexhepi nga Gjilani i Kosovës…Redaktor do jete Pilo Zyba ndërsa recesentë zotërinjtë…Kristo Tani dhe Thimio Kosta…Libri do përcillet për botim në shtëpinë botuese “ADA” me drejtor të saj z.Roland Lushi…
ZHYTJE ËNGJËLLORE!
Në muzgun e dimëruar të mbrëmjes
Ndeza oxhakun me shkëndijë zemre,
Me shikim mes flakësh, e përhumbur
Brënda kurmit tënd, u zhyta , o ëngjëll!
Përqafova qetësinë, dhe fjeta mendimet
Në shtrat të trëndafilave ëndërrova,
Fustanin e qëndisur me petale ëngjëjsh
E vesha pelerinë të ylbertë dhe shkova...
Kalova errësirën e vrazhdë të natës
Me hapin e dritës u ndodha mes resh,
U gjënda mes yjesh, rendja si flutur,
Hëna lozte serenatë aty pak më tej..
Mbështeta kokën në dëshirat e tua
Më ra përtokë ajo pelerinë e ylbertë,
Përtej flakësh në orbitën e ndjenjës
Çava guaskën ëndërr dhe dola në jetë..
Ylli më afrohej me një pelerinë në dorë,
E imja ndjenjë, një ujëvarë mbi shkëmbënj!
MALLI I KALORSIT
Kalorës...
Jam gjak nga gjaku yt...
Derdhur mirësish ëndrrash, dashurish...
Jam një gërmë e vogël, në alfabetin tënd magjik...
Kali im i pasonuar
Nuk do kapistall... E di rrugën në mal...
Njeh gjurmët e të kalëruarit t’at
Çdo gjurmë ...një lot, një ndjenjë e derdhur me art.
Tingëllima e patkoit në majën e lartë
Loz një melodi malli , unë herë qesh, herë qaj,
Në lartësinë e malit përqafoj tënden krenari,
O Zot, jemi larg, larg sa larg......Malli na sjell pranë!
Dhe mall i kalorsit më të bukur të gjakut tim,
Dhe mall ...sa mall !.................Përqafuar të mbaj!
TJETËRSIM NJERËZOR!
U tjetërsua njerëzimi,
Heronj në varreza mendimesh,
Hartë përmbytur me helmime...
Heshtja e pafundme shpirti
Qan zhdërvjellët...Lot mjerimesh!
Hapi i vrarë i zakonshëm
Në Tokë ecën pa pretendime
Në ndjekje të hijes së tymosur...
Stimuj vrarë nga hijet negative
As ndjenjë, as forcë, as ëndërrime !
Roje nate që trazon qetësinë,
Burime hipokrite në eshtrat Njeri,
Botë mashtruese, pa sinorë, pa kufi...
O dridhërimë e Olimpit të Shenjtorëve
Ruaje Zotin, Dashurinë përqafoje!
Gjeje veten e humbur, o Njeri...
Veç dy metra vend e jotja, pasuri!
MALL...
Më sill të lutem atë fllad malesh
Të notoj ëndrrat në qiellin e tij,
Aty të humbas , t'a përqafoj dua
T'i përulem besnikërisht Labërisë...
Mos harro atë flakë të zjarrtë malesh
Ma sill, ma sill..! Të digjem në të...
Një gotë ujë nga të miat burime
Me dëshirë e gjallë të mbytem pa zë.
Më sill një fotografi bardhë e zi
T'i buzëqesh ëmbël fëmijërisë,
Të strukem në gjirin prindëror
Të loz e qesh, si dikur, pafundësisht.
Më sill një degë nga e ashpra krenari,
Një trëndafil të artë prej këngës labe,
E di, e kam mërzitur që e lash braktisur
Përherë do të jem, bijë e saj krenare!
Më sill të lutem edhe një gotë raki,
Do ta pi me fund, me Ju, për ty Labëri!!
POETI DHE ARTI!
Përmbushje dëshirash mes fantazish
Korektesë goditur nga realiteti i ndyrë,
Simbole të qarta mes jetës e vdekjes
Si plumb i fshehur në tekste dashurish.
Një kopsht ëndrrash në njohjen natyrore
Kthyer miti natyror në mite njerëzore,
Perëndeshë e Dashurisë, Perëndeshë e Vdekjes
Mit tokësor Ilir, i Afërditës hyjnore.
Përpjekje si Moiret pamëshirësi jete...
Interpretim sipërfaqesor në tokë e dete,
Shëmbëlltyra e nënës, dashuri e rrjedhës jetë
Perëndesha e Vdekjes hesht në krahët e vet.
Fantazia krijuese kështu lart ngre krye,
Krijuesi letrar i vetmi aktor motivesh,
Në skena Shekspiriane, gazmore, tragjike
Rregullator impulsesh i befasisë enigmatike.
INDIOMA MENDIMESH!
Për ty...
Kurrrë nuk është vonë
Në udhëtimin tim të imagjinatës
Të ndriçoj botën time të errët.
E menduar mes hije jetësh
Madhështinë tënde të heshtur
Idealen e kërkuar prek...
Unë...
Përballem drejt së ardhmes
Në ritmin e natës së errët
Brënda botës tënde virtual.
Rend indioma e padukshme
Mes indioma mendimesh
Mistirio pikash, botës, zbulimesh...
Jam ajo
Që vallëzoi nën melodinë
Nën melodinë tënde njerëzore,
Prek apsoluten lumturi,
Jetoj vite e vite ëndrre.
Godas fatalitetin meskinizmin e kohës,
Jetoj qiej e lumenj hëne...
Unë
Kitara e akorduar
Shoqeroj ëmbëlsisht
Në rrugica pasqyrimesh,
Dritën tënde vezulluese
Krahë ëngjejsh dhe perëndish!!!
PËRULEM PËRJETËSI!
Zot hyjnish...
Ç'do qelizë, ç'do eshtër e imja
Portret, uragan dashurish.
Në petale jetësh të mbyllura
Prek hijen e pavdekësisë.
Tani kuptoj gjithçka...
Magjishëm lëvizin grimcat e dheut
Para syve të mi...
Nuk ndjeja, nuk kuptoja,
Nuk dija të jetoja
Me sytë e tu të përkujdesshëm.
Tempull i njerëzimit
Ëmbëlsi dridhërimash sjell.
Mikrovalët e zërit tënd me flasin
Në rrugë galaktikash...
Pa këmbë, pa duar Ju ndjek !
Hyjni e derdhur me madhesi të pa matur,
Dashuri e përjetshme mes flakësh, përflakur...!