Kulturë
Ukshin Zajmi: Nobelisti italian vizitoi skenën e Gjilanit
E diele, 11.12.2011, 03:00 PM
“Çifti Hapur” në skenën e Gjilanit
Nga Ukshin Zajmi
Jeta bashkëshortore pa kreativitet fizik, estetik dhe xhelozi nuk ka edhe aq sukses, rezulton si përkufizim nga komedia ,“Çifti Hapur, pothuajse tërë i hapur” (Coppia Aperto), të nobelistit italian Dario Fo dhe France Rame, që këto ditë u shfaq në skenën e Teatrit Profesionist të Gjilanit. Këtë komedi në Teatrin
Aluzioni, zhgënjimi e zemërimi qëndrojnë pezull në këtë komedi e cila mëton për lirinë seksuale të burrit, duke krijuar një vetmi të gruas e cila qëndron buzë vetëvrasjes, jo për ate që nuk ka aluzione, por që bie viktimë e dëshirës së saj për të ruajtur familjen, andaj edhe dëshmon ”…unë nuk kam ankth të momentit, por dua të jem gjallë në kohen që jetoj…”
Autorët italian, bashkëshortët Dario Fo dhe France Kame, kur shkruan këtë tekst në vitin 1983, bazuar në profesionet e tyre:aktor, dramaturg, kompozitor e menaxher të teatrit e të përkushtuar në komedi e satirë, dëshiruan që përmes këtij teksti, vemendje të posaçme t’i kushtojnë jetesës bashkëshortore e posaçërisht aktiviteteve të përsonazheve. Pikërisht ky aktivitet, me anët pozitive dhe pasivitetin, venë në lojë edhe qëndrueshmërinë e kësaj jetese. Këto pikëpamje i vuri re edhe regjisori Kushtrim Koliqi, e që janë prezente posaçërisht në kohën e tranzicionit që po e përjeton vendi ynë, andaj ndoshta edhe qëllimi i tij ishte që të përkujton se megjithë traumat që i krijon koha e momenti, jeta duhet të vazhdon me të gjitha baticat dhe zbaticat e saj.
Antonia e Edona Reshitaj publikut gjilanas në fillim iu prezentua si një bashkëshorte e demoduar, e cila, mbante me vete revolen me të cilën, o do të bënte vetëvrasje o do të vriste ndokend, nga e gjithë revolta që e kishte kapluar nga mosaktiviteti seksual i burrit të saj me te, nga injorimi duke masturbuar e nga tradhtia që ia bënte, ajo ishte në shkallën e transit mendor. Këto skena buzë çmendurisë aktorja i realizoi me sukses të jashtëzakonshëm e posaçërisht momentin kur ajo lejoj që burri i saj të bënë një jetë të pavarur seksuale e jetësore, madje edhe në shtëpi dhe në prezencën e saj. Duke kaluar këto çaste të hapura të tradhtisë lindi paqartësia, hipokrizia, fiksioni e blofi andaj edhe kjo jetë me momente tragjike, komike, ironike e groteske që asocuan në realcion se burri qëndron ndaj gruas sikur xhelati ndaj viktimës, Antonia bëri kthesë radikale: ajo u zhvesh nga jeta demode, flaku mantilin e shërbëtores, mori versionin e jetës ekstravagante mësuar nga burri i saj dhe filloi një jetë të re, kur lindi edhe dashuria me nobelistin atomist, por edhe profesioni i ri prej një këngëtareje të zhanrit modern të muzikës. Me këtë veprim të Antonias, burri i saj skenik Besart Sllamniku, nga përsonazhi liberal me jetë të shfrenuar u ngrys nga xhelozia, u entuziazmua nga bukuria e gruas, aq sa që pija iu bë pasion duke rënë kështu në grackat e veta. Dhe, këto janë momente kur doli në shesh stilizimi i situatave komike, intiuta komike dhe paraqitja groteske e njeriut, si persoanzh që dashtë a padashtë i përshtatet momentit në jetë. Zhgënjimi bëhet edhe më i madh, kur kuptohet se krejt ky ndryshim i Antonias është vetëm një mashtrim për të nxitur xhelozinë e burrit me qëllim të kthimit të tij në jetën bashkëshortore dhe në familje.
Në të gjitha këto skena jetësore të vëna në dërrasat e teatrit Edona Reshitaj dha një kreacion të jashtëzakonshëm skenik duke u transformuar tërësisht nga një situtë në tjetrën, duke dëshmuar për një aftësi të pashoqe aktrimi, për një talent interpretimi të tekstit dhe këngës dhe të levizjeve të harmonizuara sipas ngjarjes e momentit. Vështruar nga ana tekstuale por edhe regjizoriale, roli i Egzona Reshitajt ishte parësor në këtë komedi dyaktorëshe, andaj edhe ajo kishte përgjegjësi të madhe për ta mbajtur po këtë nivel edhe në lojë dhe kreacion, gjë të cilën edhe e arriti. Edhe burri i Besart Sllamnikur kërkoi transformim të plotë, gjë të cilën e arriti me mjaft mjeshtri e mund.
Shikuar në tërësi komedia “Çifti Hapur” i Tetatrit Dodona të Prishtinës në skenën e TP të Gjilanit dëshmoi për një shfaqje me kontinuitet ritimik, për një përkushtim të gjithanshëm artistik me porosi edukuese. Në këtë realizim me sukses u gërshetua edhe skenografia modeste por mjaft funksionale e Njomza Lucit, e cila bëri edhe kostumet adekuate. Muzika e Trimor Dhomit dhe koreografia e Driton Saqipit, për një moment shikuesin e barten nga spektataori i dramës në ate të koncertit, falë aftësisë së interpetuesës. Dritat e Skënder Latifit funsionuan mirë. Këtu, nuk duhet marrë si dobësi komunikimin e aktorëve me te, nga se ata Skëndon e kishin të vetmin përson që e njifnin këtu, andaj emri i tij u duhej për të komunikuar me publikun. Rol të rëndësishëm dhanë edhe Bedri Maloku, Fadil Bekteshi e Albert Gashi në menaxhimin e skenës dhe objekteve në te.
Çështja e disa veprimeve direkte dhe indirekte seksuale poashtu edhe e shprehjeve që asocojnë në këto veprime, bënë që publiku të jetë mbi moshën 16 vjeçare.