Kulturë
Riza Smaka: Një libër i madh me gabime jo të vogla
E merkure, 30.11.2011, 07:57 PM
NJË LIBËR I MADH ME GABIME JO TË VOGLA
Almanaku, libër i madh, serioz me rëndësi teorike dhe praktike
Nga Prof dr Riza SMAKA
Almanaku Botëror dhe Libri i Fakteve, New York NY 10001- 2011[1] (The World Almanac and Book of Facts, New York , NY 10001 - 2011) me 1008 faqe me gërma të madhësisë 6, tepër të imta ( sic) , nga viti 1868 botohet për çdo vit në SHBA-të dhe, nga atëherë, pa dyshim , gjithnjë ishte dhe mbetet një nga botimet më tërheqëse, më serioze, më të shitura ( best seller) dhe më përmbajtësore në botë.
Almanaku Botëror dhe Libri i Fakteteve ( Almanaku 2011) është liber i SHBA-ve , i përvitshëm, i cili i prezanton informatat dhe të dhënat e përgjithsme, botërore , më të reja, më të sakta dhe më të verifikuara , në radhë të parë, referuar ekonomisë, tregtisë, transportit, udhëtimeve, agrikulturës, energjisë, kriminalitetitetit, çështjeve ushtarake , shëndetësisë, statistikave vitale, personaliteteve më të shquara, arteve, mediave, shkencës, teknologjisë, ambientit, meterologjisë, kosmosit, shëndetit, informimit , konsumatorit, tatimeve , edukimit, fakteve historike, historiografike, hartave të shteteve aktuale të botës dhe gjatë historisë , formave qeveritare shtetërore, historisë dhe gjografisë së botës, religjionit dhe religjioneve, gjuhës dhe gjuhëve në botë, etnive dhe nacioneve nëpër histori dhe në aktualitet, sportit dhe sporteve dhe, shumë të dhënave tjera tepër atraktive dhe të rëndësishme sa për ata/o të përkushtuar për njohuri shkencore të mirëfillta aq edhe për ata/o të orijentuar/a për kuriozitete apo për dije praktike.
-
Megjithatë, Almanaku 2011, përmbanë defekte të caktuara
Almanakun e lexoj nga viti 1999 dhe , në pjesë të caktuara të tij , edhe më pare jam zhgenjyer përkitazi me disa spjegime, komentime madje edhe me të dhëna diskutabile.
Përkitazi me Almanakun 2011, për këtë vit, veçanërisht, referuar relacioneve reciproke dhe disa të dhënave përkitazi me Republikën e Kosovës dhe të Sërbisë, me keqardhje ,kam diktuar disa spjegime me të dhëna , të cilat , kurrsesi nuk mund të konsiderohen të qelluara, të sakta as të drejta (sic).
-
Disa nga vërejtjet parimore adresuar editorit të Almanakut 2011 senior z. Sarah JANSSEN-it dhe, drejtorit editorial z. Laurie E. LIKOFF-it !
Konkretisht , në faqen 830 të Almanakut për vitin 2011, prezantohen të dhëna dhe spjegime për Republikëne Sërbisë , nder të cilat , theksohet se “…Serbia, People, Population , Ethnic Groups: Serb 83%, Hungarian 4 %, Romany 1%” përkatësisht “ Sërbia ka 7 344 847 banorë nga të cilët , 83% janë sërbë, 4% hungarezë, 1% romë , por nuk jepen të dhëna për përqindjen e shqiptarëve në at shtet! [2]
Në at mënyrë , sipas atyre të dhënave, në Republikën e Sërbisë [3], nuk paska Shqiptarë ! / Tim Judah, The Serbs,History, Myth & The Destruction of Yugoslavia,II Ed.,NB, New Heaven and London, Appendix 1, Nationa Structure of Yugoslavia 1918, 1961, 1981,1991 & Appendic 5, Population of Kosovo, 1948 – 91, p. 345./
Po aty, nder tjera theksohet se , (“…Serbia, languages: Serbian - official, Hungarian”.) gjuhët e folura në Sërbi qenkan sërbishtja dhe hungarishtja , pra jo edhe gjuha shqipe! [4]
Ndryshe, ky konstatim del si “ i natyrshëm” , përderisa, fillimisht mohohet apo së pakut harrohet egzistimi i shqiptarëve në atë shtet , ashtu qe, as gjuha e tyre, e shqiptarëve , atje nuk egzistuaka ( sic) .
Më tej, jo pak çuditërisht “konkludohet ( “..Serbia which had since 1389 been a vassal principality of Turkey, was established as an independent kingdom by the Treaty of Berlin , 1878...”)se, Sërbia, qe nga viti 1398 ishte principatë vazale e Turqisë është themeluar shtet i pavarur nga Kongresi i Berlinit ,në vitin 1878!
Përkundrazi, Serbia , nga viti 1389 deri në vitin 1879 , në Kongresin e Berlinit, nuk ishte principatë vasale Turqisë, sepse ishte e nënshtruar pa asnjë fare subjektivitetit politik sikunder ishin edhe vendet tjera përrreth ; ndaj formulimi në fjalë , aspak nuk konkordon me faktet historike dhe, për aq, nuk është i saktë, madje as për ndonjë periudhë pak ca të rendësishme [5]!
Në Almanakun 2011, në vazhdim , nder tjera konstatohet [6] “..after the Balkan wars , Serbia’s boundaries were enlarged by the annexation of Old Serbia and Macedonia,
Ky tekst , inkonsekuent dhe inconsistent , sikunder t’ishte shkoqitur nga materjale propagandistike të proveniencës hegjemone sërbe , sipas të cilave, Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare të okupuara nga Sërbia nga vitet 1878-1913, trajtoheshin dhe trajtohen treva të “Sërbisë së Vjetër”; [8] në po at fragment , pasaktësisht , nuk është theksuar fakti i pakontestuar se , në (edhe në …– RS) vitin , Sërbia është zgjeruar territorialisht, padrejtësisht dhe në dëmin e fqinjëve të vet, në radhë të parë, në disfavorin e Shqiptarëve!
-
Entitetet “secioniste”, por , nga dhuna, terrori dhe padrejtësitë shtetërore sërbe
Vijimisht, në Almanakun 2011 theksohet [9] “ … Tito died May 4. 1980. Yugoslavia held together for a decade then broke apart . Croatia and Slovenia declared independence in 1991…” se , Tito vdiç në vitin 1980, i cili, Jugosllavinë e mbajti unike për dekada ( dhe) Sllovenia e Kroacia , në vitin 1991, e deklaruan pavarësinë e vet; formulimi i këtillë prapë, çuditërisht , përputhet me sloganin sërbomadh “ …se Sllovenia , Kroacia... Kosova, ishin entitete qe e shpallën pavarësinë unilateralisht dhe si të tilla janë secesioniste ! Edhe pse , teksti i diskutuar , De Facti , përkon me aktet e shpalljes se pavarësisë së Sllovenisë dhe Kroacisë e rrjedhimisht të gjitha konstitutenteve të federates jugosllave duke e përfshirë Kosovën por joedhe Vojvodinën , mëngësia e tij konsiston në përshkrimin jokritik vetëm të pasojes por jo edhe të shkakut; e kauza e akteve të tilla padyshim konsistoi në kunderveprimet e vetme , të drejta dhe të arsyeshme adresuar tendencave hegjemoniste të autoriteteve sërbe nëpërmjet luftës çlirimtare për pavarësi politike .
Pra, “secesionizmi” slloven, kroat, maqedon, boshnjak, kosovarë , kryesisht ishte:
- reaksion adekuat dhe i drejt kunder politikave hegjemoniste , antikushtetutare e violente të autoriteteve sërbomëdha dhe,
- shprehje e vullnetit politik të popujve respektivë për pavarësinë politike meritore të tyre[10] .
Seandejmi, shpalljet e pavarësive politike “ të njëanshme “ dhe “ secesionizimet ” e entiteteve federative , të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnës e Hercegovinës, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi, ndodhën nga shkaku i krijuar nga autoritetet sërbomëdha kunder entiteteve politike virtuelisht të pavarura dhe të barabarta të federates jugosllave / 1945 – 1989/92 ! Pikërisht, Sërbia, e para dhe e vetmja , veçanërisht gjatë periudhës 1989 – 1995 , makijavelisht edhe me metodat dhe mjetet gjenocidiste duke sulmuar sukcesivisht dhe ushtarakisht Slloveninë, Kroacinë , Bosnën dhe Hercegovinën dhe përfundimisht Kosovën, nder tjera , pat tentuar për ta transformuar federatën jugosllave të konstitutenteve të barabarta të saj, në të vetmin shtet unitar sërb , nën diktatin predominant sërb(omadh) !
Konform me me të dhënat relevante për shkakun e shpërbërjes nëpërmjet disolucionit të Jugosllavisë federative, edhe në fragmentin e theksuar të Almanakut , sepakut , do të duhej të apostrofohej fakti se , Sllovenia dhe Kroacia , sikunder edhe njësitë federative tjera , duke e përfshirë Kosovën, pos Vojvodinës, e kanë shpallë pavarësinë , separit ,
- nga aspiratat sublime për t’iu kundervënë agresionit sërbomadh ;
- për çlirimin përfundimtarë prej hegjemonisë sërbe dhe ,
- për t’iu kundervënë agresionit sërbomadhë për ta shëndrruar Jugosllavinë federative në Jugo – Serbi.
-
Interferenca e Paktit NATO në vitin 1999, nuk do mund të kontestohej asnjëherë dhe me asgjë referuar moralit dhe të drejtës ndërkombëtare !
Është për tu habitur se si , në Almanakun 2011, [11] interferenca absolutisht e nevojshme, e justifikuar dhe e drejtë e Paktit NATO kunder caqeve politare & militare sërbe gjatë periudhës Mars – Qërshor 1999, vlerësohet njëanshëm, subjektivisht dhe, për aq padrejtësisht , madje , vetëm si pasojë e…” përpjekjeve të Serbisë [12] për ta shtypur lëvizjen secesioniste në Provincën e Kosovës …” (“…efforts by Serbs to suppress a secessionist movement in Kosovo province led in Mars – June 1999 to a war with the U.S. and its NATO allies…”). Më tej , poaty , [13] thuhet ( “ …they accussed Milosevic of pursuing a policy of ethic cleansing against the Kosovars – ethnic Albanians who were predominantly Muslim..”) se, ata (kush ?) akuzonin Millosheviqin për udhëheqjen e politikës se pastrimit etnik të Kosovarëve – qe ishin kryesisht muslimanë ( sic) ! Formulimi i tillë , nëse jo krejtsisht , sëpakut , në masë të madhe, kryekriminelin Millosheviq , e absolvon nga kualifikativi i kryerjes së pastimit etnik dhe gjenocidit kunder Shqiptarëve Kosovarë qofshin muslimanë apo të krishterë , vetëm në “ akuzimin për udhëheqjen e politikës të pastrimit etnik kunder “Kosovarëve”!
-
Politikat sërbomëdha edhe gjatë viteve 1989 -99 , nuk ishin të adresuara kunder “Kosovarëve” por eksklusivisht kunder Shqiptarëve të Kosovës
Sikunder dihet dhe , me asgjë nuk përgënjeshtrohet, politikat shtetërore sërbe edhe gjatë viteve 1998-9 nuk ishin kunder të të gjithë Kosovarëve por ishin ekskluzivisht kunder Shqiptarëve të Kosovës qofshin myslimanë apo të krishterë përkatësisht kunder kosovarëve shqiptarë. Rrjedhimisht , nuk është konstatimi i tillë aspak i saktë as përkitazi ..”politikave sërbe për spastrimin e Kosovës nga Kosovarët …”por ajo politikë ishte constantë shtetërore sërbomadhe për dëbimin eksklusivisht të Shqiptarëve të Kosovës, qytetarëve dhe banorëve etnik të Kosovës të cilët atu kurdoherë përbenin shumicën absolute të popullsisë. Ndryshe , në strukturën demografike të Kosovarëve , nder tjerë, ishin edhe sërbët , të cilët, sikunder dihet dhe , asnjëherë dhe me asgjë nuk përgënjeshtrohet , asnjëherë nuk ishin object I keqtrajtimeve të autoriteteve sërbe porpërkundrazi kurdoherë ishin në funksion të atyre politikave hegjemonioste me tendencyën morbide mala fidei për dealbanizimin dhe sërbizimin përfundimtar të Kosovës. Poashtu , fraza : “…Millosheviqi ( edhe një nga vargu I gjatë I personifikimit morbid të politikave hegjemoniste shtetërore sërbe kunder Shqiptarëve – RS ) akuzohej për zbatimin e politikës së spastrimit etnik kunder Kosovarëve…” dot nuk perkon me politikat e autoriteteve sërbe për dealbanizimin dhe sërbizimin e Kosovës , masa dhe aktivitete të cilat, pashmangshëm , konsistojnë dhe rezultojnë politika gjenocidiste
Referuar dimensionit historik, Almanaku 2011 [14] (…” Kosovo was a part of the Roman and Byzantine empires before serbs…”) Kosovën, mëngësisht e për aq gabimisht e trajton fillimisht , pjesë të Perandorisë Romake e , rrjedhimisht, të asj Bizantine dhe , më në fund të sërbëve (sic) !
Ndryshe, sipas të dhënave historiografike, [15] Kosova , fillimisht , sëpakut gjat 1000 vjetëve, ishte pjesë e Ilirikut [16] , e Ilirëve , paraardhësve të Shqiptarëve pra edhetë atyre Kosovarë e e vijimisht ishte pjesë e Perandorisë Romake dhe , pas rënies së Perandorisë Romake të Perendimit në shek. V, ka mbetë në përbërjen e Perandorisë Romake të Lindjes, tek nga viti 1557 të quajtur “Bizant”, me atë qe , në një fragment të hollë të Mesjetës, gjatë një segmentit të shek. XIII –XIV ishte nën sundimin sërb. ( The term Bizantine Empire was invented in 1557 about a century after the fall of Constantinople by German historian Hieronymus Wolf who introduced a system of Byzantine historiography in his work Corpus Historiae Byzantinae ..”) ; Vijimisht , Serbia , Kosova me vendet tjera të Ballkanit , afer pesë shekuj , nga shk. XIV/XV - XX ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. [17] Seandejmi, në Almanak, nder tjera , nuk do të duhej të “ harrohej” përkatësia e Kosovës se sotme, ab initio ,në përbërësinë e Ilirikut , të shtetit të Dardanëve Ilirë, nga se, ndryshe, nolens volens , do të konkludohej se, ajo, Kosova, sikunder të ishte e pa rrënjë etnike , historike dhe kulturore ,gjë qe, nuk perkon me realitetin historiografik.
-
Shqiptarët , në përgjithsi , të Kosovës , konkretisht, nuk qenë islamizuar , në masë , menjeherë pas pushtimit të tokave të tyre nga perandoria Osmane
Më tej , po aty [18] , pasaktësisht dhe , dhe për aq padrejtësisht , shkruhet se, ( “ ...After Otoman Turks defeated Serb forces 1389 , Kosovo Population became predominantly Muslim and Kosovar - ethnic Albanian …”) …”pas disfatës së sërbëve nga Turqët Otoman , populli i Kosovës , në masën më të madhe , është berë musliman – Kosovarë etnik …” [19] ; kjo nga se, pike sëpari, Turqit Otoman , në Luftën e Kosovës , në vitin 1389 ( nëse ajo ka ndodhë ?) nuk i kanë mundur “ forcat serbe” por kanë shpartalluar forcat aleate të Ballkanit , ushtritë shqiptare, boshnjake, hungareze , kroate , sërbe edhe polake ; ndryshe, nga teksti i cituar i Almanakut problematik , nolens volens rezulton se, në Luftën e Kosovës kunder Turqëve Otoman paskan pasë luftuar vetëm “forcat serbe” , në një anë dhe forcat tjera aleate kryesisht ballkanike ,shumë më relevante , ignorohen pa skrupulla dhe pa precedencë në historiografi. Bile, në këtë kontekst , nuk do të duhej të ignorohej edhe fakti tjetër se ,në anën dhe në suportimin e Turqve Otoman , në Luftën e Kosovës , kanë marrë pjesë forca serbe të konsideruara , ndodhta më të shumta se ato në Taborrin Ballkanik, të udhëhequra ,pikrisht, nga “heroi nacional serb” , Kraljeviq Marko , i cili , më pastaj Turqve u ka shërbyer si tagrambledhës madje jetën e vet e ka dhënë në Vllahi duke luftuar në anën e tyre, Turqve [20] ( jo të Serbëve apo të cilit do popull të Ballkanit - sic !) .
Ndryshe , me pushtimin e Kosovës nga Turqit Otoman, në vitin 1389 , Shqiptarët , në përgjithsi e, ata të Kosovës , në veçanti, nuk kanë pasë kaluar në muslimanë ( islam, RS) ; perkundrazi, nga motivet kryesore të konvertimit të shumë Shqiptarëve nga krishtërizmi në islam , por jo nga periudha e pushtimit , por, tek nga shek. XVIII , ishte edhe reaktimi dhe rezistenca e tyre kunder presioneve të denacionalizimit nëpërmjet orthodoksizimit serb të suportuar fuqishëm nga Kishës Orthodokse Lindore tepër e favorizuar edhe nga Perandoria Osmane [21]! ( The Balkans since 1453, London , p. 970 Coming of the Ottoman Turks to 1402, 15). Shqiptarët i kanë rezistuar konvertimit fetar deri në shek. XVIII – të , i cili fakt , pos të dhënave arkivore vertetohet edhe nga gjeneratat gjenealogjike nga aktualiteti prapa , përafersisht, deri në shek. XVIII.[22]
-
Sërbia nuk e “rifitoi” Kosovën pas luftërave ballkanike, por , Kosova iu pat dhuruar , të cilën, kurrnjëherë dhe me asgjë nuk e meritoi
Inkonsekuenca historiografike e Almanakut , 2011 , referuar mëngësive të ngjarjeve relevante dhe të fakteve historike të pakontestueshme, referuar skopit tematik, kryeneqsisht vijon të mbetet konsekuente , duke “konstatuar “ se ( “…Serbia regained control ( of Kosova, RS) in the First Balkan War 1912-13 and Kosovo entered the Kingdom of Serbs, Croats and Slovens as part of Serbia after World War I …”)”… Serbia e rifitoi kontrollin ( mbi Kosovën, RS) në Luftën e Parë Ballkanike , në vitin 1912-13 dhe , Kosova hyri në Mbretërinë Sërbe , Kroate – Sllovene si pjesë e Sërbisë pas Luftës së Parë Botërore …”!
Formulimi i tillë do të mund të kishte njefarë kuptimi , sikunder , Serbia ta kishte pasë Kosovën nën kontroll shtetëror ,sëpakut, disa dekada eventualisht një shekull më parë, por, kurrsesi jo kur ajo rrethanë kishte ndodhur pesë shekuj më parë , madje, në Mesjetën turbulente me batica dhe zbatica okupuese të vendeve të ndryshme nga popuj poashtu të ndryshem; aq më tepër kur okupimet në fjalë , në atëperiudhë historike pothuaj se ishin dukuri të rëndomta dhe përgjithësisht ishin afatshkurtëra. Dhe pikërisht ashu , sërbët, në Mesjetë, e kanë pasë okupuar dhe mbajtë Kosovën për më pak se dy shekuj
-
“Komponenta historike” të cilën Sërbia e përdorë për t’i justifikuar pretendimet territoriale referuar Kosovës, janë krejtsisht kunderproduktive dhe bomerang , pikërisht , kunder apetiteve megalomane të saj
Politikat e autoriteteve shtetërore sërbe kur pretendojnë për Kosovën “ si djep mesjetar të shtetit sërb” dalin qesharake, joserioze, arbitrare madje kunderproduktive për ato dhe aso fare revendikacionesh.
Po të valorizohej komponenta historike edhe për Sërbinë [23], të cilën ajo kurdoherë e apostrofon për t’i justifikuar pretendimet territoriale referuar Kosovës, vet Sërbia , pa shmangshëm do të duhej , tërësisht të trajtohej tokë, territor dhe pjesë pos e vendeve tjera, edhe e Perndorisë Osmane përkatësisht Turke , nën të cilin shtet , ishte e shtrirë në robëri servile jo më pak se pesë shekuj; Bis, edhe në këtë fragment të Almanakut 2011 , në dëmin e Kosovës e , për aq në funksion të Sërbisë hegjemoniste ( çuditërisht dhe absolutisht padrejtësisht të perkdhelur nga fuqitë relevante gjatë të gjitha periudhave historike kritike : 1878, 1913, 1919, 1945 , madje edhe pas luftërave hegjemoniste dhe gjenocidiste të saj gjatë viteve 1992-5, 1999 , fillimisht, kunder Sllovenëve, Kroatëve, Boshnjakëve Muslimanë dhe, përfundimisht kunder Shqiptarëve Kosovarë) sikunder qellimisht, nuk vehet në pah, nuk apostrofohet fakti se, në vitin 1913, Serbia nuk e pat “rifituar (regain) Kosovën , por, edhe sipas opinionit politik të Konferencës së Ambasadorëve , asaj , Sërbisë , pa asnjë bazë as meritë historike, kulturore, tradicionale, demografike , iu pat konceduar nga fuqitë e mëdha !? Dhe , donacioni nëpërmjet koncedimit të Kosovës në të mire të Sërbisë, në vitin 1913, edhe sipas Konferencës së Ambasadorëve ka qenë aplikuar, jo në favor të delimitimit dhe demarkimit kufitar objjektiv, por, të harmonizimit të interesave të fuqive të mëdha të kohës![24]Nderkaq, Sërbia edhe aktin e tillë e quan bazë për pretendime territoriale ndaj Kosovës !
Në këtë kontekst ,vlenë të theksohet edhe një nga vargu i favorizimeve kapitale të Sërbisë nga fuqitë e mëdha , kur ato , në vitin 1919 , pas Luftës Botërore I,pa asnjë farë baze juridike apo politike ndërkombëtare , ia patën falë - grantuar Vojvodinën, e cila , me të bazë , konsiderohet , jo më pak se “Hambari i Ballkanit”. Në këtë kontekst , Sërbët, nga ardhja në Ballkan, nga shek. V-VI, Vojvodinën , gjatë as më të shkurtës periudhë historike, deri në vitin 1919, nuk e kanë pasë në posed madje as të okupuar !
Për ironinë e vet , Sërbët , referuar Kosovës , kryesisht , apelohen në “ komponentën historike “, e cila, për ta , pa shmangshëm rezulton absolutisht e pa favorshme, bomerang absolute , sepse, nder tjera , sikunder u tha më sipër, Vojvodina , sipas postulatit historik , do t’i takonte, në radhë të parë Hungarisë përkatësisht kujt do tjetër pos Sërbisë ; në anën tjetër , krahasuar me Ilirët , paraardhësit e Shqiptarëve (të Kosovës ), me Perandorinë Romake fillimisht e ,rrjedhimisht ,me Perandorinë Romake të Lindjes apo Bizantin, me principatën sërbe dhe me Turqit – Perandorinë Osmane, ata – sërbët, edhe Kosovën e kanë mbajtë të pushtuar më së shkurtit , më se pakut ! ( Chambers of Dictionary of World History, UK, Edingburg, 1993) ..[25]Rrjedhimisht, sipas logjikës së politikave shtetërore sërbe referuar Kosovës, të apeluara në”componentën historike”, sundimtarë të saj do t’ishin :
- pasardhësit e Ilirëve, Shqiptarët, sepakut 1000 vjet;
- pasardhësit e romakëve, Italianët , përafersisht 1000 vjet;
- sërbët, afer 200 vjet dhe,
- turqët 500 vjet!
Më pastaj, Mutadis Mutandis, të pritej dhe të shifej !
· Puçi dhe grushtshteti [26] i Sërbisë kunder subjektivitetit konstitutiv të Kosovë në vitin 1989
Në mars të vitit 1989, shteti Sërb, në zbatim të politikave hegjemoniste , edhe me mjete dhe metoda violente politike, të kombinuara dhe të suportuara me instrumente të dhunës politare e militare [27] , në kundershtim me Sistemin kushtetutar të shtetit federativ - Jugosllavisë së Dytë ( 1945 – 1989/92) , pjesë e të cilit edhe shteti serb , De Iure , i përkiste dhe i ishte i subordinuar , bile edhe në kundershtim me Kushtetutën e vet, të Sërbisë e, veçanërisht në kolision flagrant me Kushtetutën e Kosovës , (“…revoking provincial authonomy…”) , “…nuk e revokoi autonominë krahinore …” të Kosovës [28] , por , pa asnjë bazë dhe në procedure jashtë kushtetutare e suprimoi statusin politik – kushtetutar të Kosovës! Deri në marsin e vitit 1989, Kosova ishte njëna nga tetë konstitutentet e e njeta të Jugosllavisë federative , çfarë ishte edhe Sërbia; por, vijimisht deri në vitin 1999, Kosova , me dhunë shtetërore të pa precedencë në historinë politike kontemporare, në saje të puçit me grushtshtet në Sistemin kushtetutar të shtetit të përbashkët, Sërbia , marsin e vitit 1989 e pat redukuar Kosovën nga entiteti federativ i njejtë me komponentet tjera , pra edhe me Sërbinë, në provincë territoriale - administrative “ serbe” praktikisht të pa asnjë competence shtetërore as publike. Në atë mënyrë , me puç dhe grushtshtet të pa precedencë, sui generis , shteti sërb, me objektiva për :
- hegjemonizim sërb dominant në tërë Jugosllavinë federative ,
- predominimin e Sërbisë dhe të sërbëve në atë shtet “ në hapësirat kudo qe ndodhet një varr sërb” si dhe,
- për suprimim të pa kusht dhe përfundimtar të subjektivitetit kushteturtar të Kosovës , me synimin e fundit , qe atë, Kosovën tok me komponentën dominante shqiptare , makijavelisht , qoft edhe nëpërmjet gjenocidit , ta dealbanizone dhe njëherë e përfundimisht dhe pa kthyeshëm ta sërbizonte!
Nderhyrja e tillë e shtetit sërb, në vitin 1989 , sëpakut , De Iure & Ipso Facti ishte fundi i Jugosllavisë së dytë , të cilin akt, jo pak autorë juridikë e politikë e konsiderojnë të ngjarë në vitin 1992!
-
Në vitin 1989 , Sërbia , nuk e “ revokoi autonominë krahinore …” por e suprimoi subjektivitetin konstitutiv të Kosovës nga struktura simetrike dhe ekuivalente federative
Nderkaq, në Almanakun 2011 , në faqen 795 , në vend të formulimit “…revoking provincial autonomy = “… revokimit të provincës autonome …” do te duhej të apostrofohej fakti i padiskutuar se , “ Sërbia, me puç dhe grushtshtet të pa precedencë, sui generis , në kundershtim me sistemin kushtetutar të shtetit federativ , në të cilin ishte dhe të cilit De Iure i subordinohej , me kushtetutën e vet dhe në kolision flagrant me Kushtetutën e Kosovës , më 28 mars 1989 , e pat suprimuar subjektivitetin politik – kushtetutar të Kosovës ..”.
Ndryshe, Kosova, nuk ishte …” provincial autonomy = provincë autonome…” por , përkundrazi ishte krahinë e tipit dhe nivelit politik – kushtetutar dhe në nga konstitutentet e shtetit federativ në të cilin edhe vet Sërbia kishte po atë status politik e kushtetutar sikunder edhe komponetet tjera të atij shteti të përbashkët. Nderkaq, “provinca autonome” nga Almanaku 2011, e ka konotacionin e autonomisë territoriale - administrative , çfarë , gjatë periudhës së dominimit sërb në Jugosllavinë II , 1945 – 66 dhe 1989 – 1999 ,vertetë ishte Kosova .[29]
-
Kosova, gjatë periudhës historike 1968 – 1989 , përderisa Sërbia nuk dominonte në Jugosllavinë II, ishte njëra nga tetë subjektet konstitutive të njejta në federatën jugosllave
Vijimisht e për të qenë ironia edhe më e madhe , krejtësisht konform me vokabularin hegjemonist Sërb , në Almanakun 2011 theksohet ( “…Kosovo … after the World War II and became an autonomous province of Serbia a constitutent ( Serbia,RS) republic of Yugoslavia”) - Kosova, pas Luftës së Dytë Botërore, është berë krahinë autonome e Sërbisë , e cila ( Serbia, RS) ishte republikë konstitutente e Jugosllavisë! Zatën ky formulim, do të kishte sens të caktuar vetëm referuar periudhës historike nga viti 1945 – 1966 por kurrsesi jo edhe pastaj ,nga viti 1966 – 1989 sikunder reflekton përmbajtja e tekstit të tillë. Në këtë kontekst, vlenë të apostrofohet fakti se, gjatë po asaj periudhe , Sërbia zotëronte pozitë dominante jo vetëm në Kosovën por në terë shtetin federativ, Jugosllavinë II . Seandejmi , përgënjështrimi i pikëpamjes nga teksti i diskutuar nder tjera, argumentohet bindshëm edhe me amendmentet kushtetutare të miratuara gjatë viteve 1967-8 dhe , më qartë , nga Kushtetuta e Jugosllavisë II, e Sërbisë dhe e Kosovës e vitit 1974 , sipas të cilave, Kosova gjatë periudhës 1967 – 1989, ishte krahinë socialiste, vetëm nominalisht në kuader të Sërbisë , por , mbi te , ishte një nga tetë konstitutentet e shtetit federativ – Jugosllavisë II.
Gjithsesi, heshtja e faktit qe, gjatë periudhës se egzistimit të Jugosllavisë II , Kosova ishte një nga konstitutentët themelore të saj , në atë aspect dhe nivel e njejtë me Sërbinë, pos prezantimit defektoz të statusit politik – kushtetutar të Kosovës, i suporton pretendimet hegjemoniste sërbe referuar Republikës së Kosovës sot dhe, nëser!
-
Në Almanakun 2011, aplikohen terma juridike inadekuate
Në Almanakun 2011, në fq. 795, në vijim, në vend qe të theksohej se , Sërbia , në funksion të megalomanisë hegjemoniste dhe të politikave shtetërore ekspansioniste , në radhë të parë, referuar Kosovës, në vitin 1989, me puç dhe grushtshtet të sinkronizuar , duke berë agresion të pa precedencë në sistemin kushtetutar dhe në rendin juridik të shtetit federativ e , seandejmi, të Kosovës si dhe të vet shtetit serb , pa saktësisht thuhet : “Revoking (Kosova’s – RS) provincial autonomy , Serbia began ruling Kosovo by force in 1989…=.. pas revokimit të autonomisë krahinore ( të Kosovës , RS) , nga viti 1989, Sërbia filloi sundimin e saj me forcë të saj …’
Termi r e v o k i m i autonomisë krahinore = “…revoking provincial autonomy..”, nuk perkon me terminologjinë kushtetutar të kohës ( 1968 – 1989) të sistemit kushtetutar të Jugosllavisë ,të Sërbisë , të Kosovës as të cilës do konstitutentë federative tjetër. Ndryshe , jo Sërbia por as shteti federativ, Jugosllavia II , nuk kishte autorizime kushtetutare “ për ta revokuar autonominë krahinore të Kosovës “. Instituti juridik “revokimi” ka funksion të aplikimit , kryesisht , në çështje procedurore administrative, civile e ,herë – here në çështje penale por jo edhe në terminologjinë kushtetutare. Konkretisht , organi i administrates publike , në procedurë administrative dhe konform me ligjin , mund ta revokojë , të zemë, licencën e miratuar më parë ( “ The authorities will revoke your lecence if you get another speeding ticket”).
U muar vesh se , statusi kushtetutar i të gjitha konstitutenteve , i disave apo vetëm i njerës sosh, konform me Rendin Juridik të Jugosllavisë II si dhe me rendet juridike të konstituenteve të saj , nuk ka mund të “ revokohej” por eventualisht , në procedure dhe baza kushtetutare , ka mund të amendohej v por pa dhunë shtetërore dhe vendosje arbitrare unilaterale të Sërbisë sikunder ajo veproi , jo vetëm në vitin 1945, 1989![30].
Promovimi eventualisht degradimi i statusit kushtetutar të cilës do konstitutentë, pra ,edhe të Kosovës , gjatë periudhës 1968 - 1989 ,ka mund të ndodhte vetëm në bazë dhe në procedureë kushtetutare të përcaktuar , të sanksionuar edhe me pelqimin e vet konstitutentës respektive ,në këtë rast ,të Kosovës.
Ndryshe, pajtimi i Kosovës për t’iu degraduar pozita kushtetutare , pa puç dhe grushtshtet sërb të suportuar nga , disa konstitutente federarive eksplicite e, nga tjerat implicite , nuk do të kishte ndodhë në asnjë rast as rrethanë. Ndaj, në këtë kontekst, në vend të termit “..revokimi…” do të duhej të aplikohej termi “ supremimi...” nga se, i pari , përkonë me natyrën e procedureës administrative e civile, çfarë nuk ishte rasti në momentin e supremimit të autonomisë kushtetutare të Kosovës në marsin e vitit 1989.
Rrjedhimisht , Almanaku 2011 në faqen 795 , pas tekstit të diskutuar “ … Serbia began ruling Kosovo by force in 1989 “ = ” …Sërbia filloi sundimin e Kosovës me force nga viti 1989 ..”) , vijon “ .. Albanian secessionists proclaimed an independent Republic of Kosovo in July 1990... përkatësisht , “Secesionistët Shqiptarë, në qërshorin e vitit 1990 proklamuan pavarësinë e Republikës së Kosovës nga autoritet sërbe” ;
Sikunder dihet dhe me asgjë nuk mund të përgënjeshtrohet, Shqiptarët kosovarë nuk ishin secessionistë klasikë sikunder theksohet aty ( “ …Albanian secessionists proclaimed an independent Republic of Kosovo in July 1990…”) ;
Përkundrazi , Shqiptarët e Kosovës nuk ishin secessionistë por ishin dhe mbetën luftëtarë çlirimtar konform me të drejtën nderkombëtare publike, fillimisht , në luftën politike e rrjedhimisht ushtarake , konform me postulatin politik e juridik ndërkombëtarisht valid për vetëvendosje politike dhe, mbi të gjitha ,për vetëmbrojtje kunder dhunës shtetërore sërbe e cila makijavelisht tentonte t’i shfaroste sistematikisht dhe gjenocidisht , në një anë dhe , Kosovën ta serbizonte , përfundimisht .
-
Shkaku i ngjarjeve tragjike në Jugosllavinë II me pasoja gjenocidiste ishte Sërbia e stimuluar nga orekset megalomane dhe me pretendimet hegjemoniste
Almanaku 2011, po aty vijon me formulimin e paqendrueshëm: “ Guerrila attacs by the Kosovo Liberation Army in 1997 brought a ferocious counteroffensive by Serbian authorities”) përkatësisht ,”… Sulmet e Guerrilës me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997 sollen kunderofensivë të egër nga autoritetet sërbe..”;
Çuditërisht, masakrat, terrorizimet dhe krimet gjenocidiste të luftës nga forcat militare – politare sërbe , shumë më pare nga vitet 1998 -99 e, veçanërisht gjatë periudhës 1998-99 , teksti në fjalë, pothuaj se , i absolvon vetëm me “Guerrilla attacs by the Kosovo Liberation Army in 1997 brought a ferocious counteroffensive by Serbian authorities…” me sulmet e Guerrilës përkatësisht Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997 të cilat e paskan sjellë kunderofensivën e e ashpër të autoriteteve sërbe! Ndryshe, diskriminimet shoqërore, ekonomike, kulturore, arsimore e mbi të gjitha politike , keqtrajtimet psikike e fizike, uzurpimet arbitrare të pronave shqiptare , burgosjet e kurdisura , vrasjet individuale e grupore deri në çvendosje të dhunshme nga trojet etnike të shqiptarëve nëpërmjet instrumenteve dhe mekanizmave etatiste me synim të dealbanizimit dhe të serbizimit të Kosovës, autoritetet sërbe i kanë aplikuar egersisht ( ferocious) gjatë tërë periudhës së dominimit shtetëror serb mbi Kosovën , veçanërisht, gjatë periudhave 1912 - 1941, 1945- 1966, 1998- 99! Ndaj, aktiviteti çlirimtar i Guerrilës Shqiptare në Kosovë , të mirënjohur, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, aspak nuk ka ka shkaktuar “ kunderofensivën e ashpër të autoriteteve sërbe” nga se , ajo, si e tillë , por në intensitete variabile, konform me rrethanat e kohëve, ishte permanente gjatë përiudhave historike të sipërpërmendura. Vertetë, nderhyrja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1997 – 9 ishte nevoja e fundit e justifikuar me të gjitha standardet për luftëra të drejta, të lejuara, legjitime çlirimtare.
-
Përfundimi
Almanaku Botëror dhe Libri i Fakteve 2011 ( The World Almanac and Book of Facts 2011) , është tekst i përvishëm me experiencë afirmative të gjatë nga viti 1868 qe prezanton të dhëna relevante , të verifikuara, të strukturuara dhe të sistemuara , shumë interesante dhe të dobishme për dedikime kërkimore- shkencore , informime adekuate dhe për nevoja pragmatike të bizneseve, asociacioneve , institucioneve publike si dhe të individëve kurreshtarë për rrjedhat shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, edukative ,demografike , religjioze në dimensione botërore;
Almanaku në fjalë , duke e marrë parasysh provenienceën e editimit dhe të publikimit, eksperiencën afirmative të gjatë dhe objektivat për informime të sakta dhe aktuale ( për ekonominë, bizneset , energjinë, çështjet ushtarake , shendetësinë e shendetin, statistikat , personalitet eminente me influenca në rrjedhat historike , shkencën, teknologjinë, hartat e shteteve nëpër shekuj, qeverisjen dhe format e qeverisjeve nëpër kohë e vende të ndryshme, historinë botërore , kulturat e civilizimet botërore, religjionet botërore gjatë historisë dhe aktualisht, sportet dhe jetën sportive ) , pothuaj se , apriori imponohet edhe si një nga burimet më të besuara referuar të dhënave dhe informative të theksuara ; ndaj , ky publikim , apriori reflekton bindje se përmbanë të dhëna dhe informacione të dorës së pare sidheburime për mbështetje të tezave sidhe të veprave më se të ndryshme në funksion të informimit, analizimit kritik dhe të studimit të temave të caktuara;
Edhe në veprat e mëdha , çfarë , padyshim , është Almanaku 2011..., konform me maksimën e mirënjohur nga lashtësia “Errare Humanum Est” praktikisht , nuk mund të mos ndodhin errata, formulime jo sa dhe si do të duhej të definuara, çështje të pa specifikuara me cilësi madje edhe përvjedhje e gabimeve të caktuara;
Almanaku 2011… , me besim të mire se pa tendenca, përmbanë formulime dhe konstatime diskutabile referuar relacioneve kosovare – sërbe, të cilat, edhe aktualisht janë akute dhe delikate ;
Seandejmi , edhe këtu [31]e në këtë mënyrë ,
-
editorit senior z . Sarah JANSEN-it ,
-
editorit z. M. L. Liu-t,
-
Ass. Editorit z. Shmuel ROS-it sidhe ,
-
drejtorit editorial z. Laurie E. LIKOFF-it
-
(në adresën WORLD ALMANAC BOOKS , AN IMPORTANT IMPRINT OF INFOBASE LEARNING , 132 WEST 31 ST STREET, NEW YORK, NY 1001)
u apelohet qe, gjatë editimit të Almanakut 2012 ,t’i vlerësojnë me kujdes vërejtjet. qellim mira, të theksuara në këtë punim.
[2]
[3] Tim Judah, The Serbs , History, Myth & The Destruction of
[4]
[5] Tim Robert D. Kaplan, National Bestseller, BALKAN GHOSTS, A journey Through History, “ Old Serbia” and ALBANIA: Balkan “West Bank”, , p. 29…”
[6] The World Almanac and Book of Facts, 2011, 132 West
[7] Ibidem, p. 44 “…IN 1913 GREAT POWER INTERCESION RESULTED IN THE CREATION OF AN INDEPENDENT
[8] Ibidem , bis
[9]:” Ibidem, …Tito died May 4. 1980.
[10] Teoria juridike i njef kater forma të shpartallimit të shtetit të përberë, federativ e, një nga ato, është disolucioni i ciliështë aplikuar gjatë dekompozimit të Jugo
[11] Ibidem, …Interferimi i NATOS kunder targeteve politare e militare Serbe të cilat më pare e më vrullshëm gjatë vitit 1999, kunder Shqiptarëve civilë e të pa armatosur ushtronin masakrime të pa skrupullta dhe dëbime massive , akte gjenocidiste, në Almanakun në fjalë, çuditërisht “justifikohet” si shkak i perpjekjeve të Serbisë për ta shtypur lëvizjen secesioniste (sic) pra nuk apostrofon se nuk ishte “Lëvizje Secesioniste” por ishte Luftë Çlirimtare e drejtë, për ta dëbuar okupatorin Serb gjenocidist …!
[12] Ibidem, Efforts by Serbia to suppress a secessionist movement in Kosovo province led in Mars- June 1999 to a war with the U.S. and its NATO allies…
[13] Ibidem, …they accussed Milosevic of pursuing a policy of ethnic cleansing against the Kosovars - ethnic Albanians who were predominantly Muslim (sic)
[14] Ibidem, p. 795, …”Kosovo was part of the Roman and Byzantine Empires befor serbs…”
[15] Tim Judah , The Serbs, History , Myth & The Destruction of
[16] Tim Judah, The Serbs, History, Myth & The Destruction of
[17] Tim Judah, ibidem, p. 6….Serbia under Turks…
Ibidem, ..After Otoman Turks defeated serb forces 1389 , KosovoPopulation became predominantly Muslim and ethnic Albanian …
[19] Ibidem
[20] Tim Judah, ibidem, p. 27, 71 …” KRALJEVIC MARKO ( THE SERBIAN NATIOANL HERO – RS) became the first Serbian lider to fight with his men in the army of Sultan Murad I ( 1360 - 1389 ) !? His career as Turkish vassal did not preclude him from becoming of the central figures of Serbian folklore …!?
[21] L.S., Stavrianos ,The Balkans since 1453, Coming of the Ottoman Turks to 1402 , p . 33 & Concuests of the Balkans : 1403 - 1481 , p. 50 &
[22] Se konvertimi I Shqiptarëve nga Krishterizmi në Islam kandodhë nga shekulli XVIII , nder tjera konfirmohet edhe me faktin relevant se pothuajse të gjithë Shqiptarët e besimit muslimanë, në zingjirin dhehallkat gjenealogjike , kanë më se shumti 10- 12 gjenerata ( Një nga shumë e shumë shembuj e prezantoj rastin personal : Rizë – Ahmeti- Moni- Xhemajli – Smaka- Rexhi - Çuni- Ujka – PRELA e tujte I cili ishte I besimit katolik ngaRugova kreshnike e Pejes legjendare)
[23] Tim Judah, ibidem, p. 6…
[24] Robert Kaplan, Natioanl Besseller, Balkan Ghosts, A Journey Through History, … Yugoslavia : Historical Overtures, 1- 28 & Chapter Two, “Old Serbia” and Albania , Balkan “West Bank”, …WHEN TURKISH RULE IN ALBANIA FINALLY BEGAN TO COLLAPSE DURING THE FIRST BALKAN WAR OF 1912 , THE ALBANIANS , ONCE AGAIN , FOUND THEMSELVES ALONE AGAINIST LARGER ENEMIES : SERBS, GREEKS, BULGARIANS , ALL INVADED ALBANIA CLAIMING TO LIBERATE IT, BUT , IN FACT, INTENDING TO CARVE IT UP INTO VARIOUS SPHERES OF INFLUENCE . IN 1913 , GREAT POWER INTERCESSION RESULTED IN THE CREATION OF AN INDEPENDENT ALBANIAN STATE , M I N U S T H E M U S L I M ( SIC) P R O V I NC E OF K O S O V O , W H I C H , T H E S E R B S… G R A B B E D !?
[25] Davies. N. ,
[26] Puçin për rreximin e pushtetit legal apoaktual e ndermerrë kreu apo pjesë e kreut ushtarak të vendit ndersa atëaksion kur e ndemerrë personi në organizim apo grupi nga nivelet qeveritare apo politike të larta është grusht shteti.;
[27] Në vitin 1989, Sërbia , praktikisht ishte republika dominante në radhë tëparë në forcat e armatosura dhe në strukturat e policicë politike kontra-informative ushtarake e civile…
[28] The World Almanac…, p.795
[29] Ibidem, p. 795 , Kosovo entered the Kingdom of Serbs, Croats and Slovenes as part of Serbia after World War I , and, became an autonomous province of Serbia , a constitutent republic of Yugoslavia – after World War II !
Gjatë periudhës 1967-8 ka qenë miratuar një dyzinë e amendmenteve me të cilat Kosova nga statusi I autonomies administrative – territoriale ka qenë promovuar, virtuelisht , në nivelin e republikave të Jugosllavisë II (1945 – 1989/92) nominalisht e quajtur Krahinë Socialiste e Kosovës apo shkurtimisht KSAK. Për dallim esencial nga tippet e autonomive politike tjera, KSAK –u sikunder edhe KSAV-I ( Vojvodina) ishte një nja konstitutentet e Jugosllavisë Federative me autorizime kushtetutare respective.
[30] Englishtja , sikunder dihet ka fjalor të pasur dhe, referuar termit juridik “revoke” revokimit, disponon këto sinonime: withdraw, take back, negate, annul, nullify, invalidate, void, declare nul and void, abolish, expunge, erase, quash, do away with, repeal, rescind, reverse, call back, retract, override, overrule, countermand, set aside, disallow, dismiss, abjure , renounce, disclaim, repudiate !
[31] Do t’ishte punë e mire qe, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, këtë punim eventualisht të riformuluar , nëpërmjet Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë përkatësisht kanaleve adekuate tjera , t’ia adresonte kolegjit editorial të Almanakut 2011 .., me propozim për t’i vlerësuar objektivisht verejtjet e sipërtheksuara në po at publikim ose në takstin e formuluar nga ajo!