Shtesë » Lajme
Open Data Albania mbërrin edhe në Shkodër
E diele, 20.11.2011, 07:11 PM
Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës fton studentët e Universitetit «Luigj Gurakuqi» që të bëhen pjesë ditën e hënë me dt.
Open Data Albania prej një viti praktikon me sukses një metodë dhe ideologji të re për transparencë, inovacion, analizë të politikave dhe vendimmarrjes publike. Nëpërmjet gjuhëve te reja semantike dhe bazuar tek analiza e një grupi ekspertesh të fushave të ndryshme janë sjellë për publikun, mediat, studentët, profesionistët dhe aktivistët shqiptare, një grup indikatorësh të fushave Ekonomi, Arsim, Kriminologji, Drejtësi, Mjedis, Shëndetësi, Treg Bankar, Demografi etj.
Me dëshirën për tu fokusuar në grupe të rëndësishme sociale me rol në jetën publike dhe perspektivën e zhvillimit, Open Data Albania në muajt aktual ka hartuar një kalendar prezantimesh tek studentët.
Ideja për këtë takim prezantues përforcohet edhe nga interesi aktiv i shumë studentëve të USH për të përdorur metodologjinë dhe artikujt Open Data në punimet e tyre shkencore si dhe për të qenë pjesë e aktiviteteve publike të Open Data Albania. Në prezantimin tek studentët e USH është menduar të ligjërojnë dy persona të stafit të ODA. Paraprakisht janë programuar:
Znj. Aranita Brahaj MsA– Drejtor Ekzekutiv dhe Ekspert Media e këtij projekti.
Tema: Koha për Open Data në Shqipëri. Praktika ndërkombëtare dhe Inovacioni.
Znj. Berta Zilja Doktorante Ekonomi ose znj. Marilda Mancka ekspert IT me Temën: Raste praktike te ODA.
Pjesa më interesante e prezantimit do të formulohet si një forum apo aplikim praktik mbi Open Data me pyetje dhe sugjerime nga vetë studentët sipas interes të tyre. Gjithashtu mund të aplikohen konsultime direkte të dy ose tre studentëve të cilët pasi kanë zgjedhur temat e tyre të diplomave janë në kërkim të një burimi statistikor për të modeluar një pjesë së strukturës së Temës.
Në takim është planifikuar të jenë pjesëmarrës edhe gazetar televiziv dhe të shtypit të shkruar që mbulojnë zhvillimet publike në qytetin e Shkodrës.
***Ditën e hënë, dt
http://open.data.al/
http://unishk.edu.al/rub.php?idr=17&lang=1
Kryetari
Redan Bushati