Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sherif Delvina: Vrasja e Dukagjinit

| E shtune, 19.11.2011, 08:01 PM |


VRASJA E DUKAGJINIT

 

- Baladë -

 

NGA SHERIF DELVINA

 

... Të vikas e t’dridh krajlinë,

Të tmerrohet serb i zi,

Dhe nga frika vrapin t’marri,

Tej përtej nga Fushë Kosova

Që gjithnjë ka qenë e jona...

 

I

 

Sonte natën pash’ një ëndërr,

Të llahtarshme sa më s’ka,

Pleq e plaka të gjakosur,

Kokëprerë f’mij’ e burra.

Mes kufomash baba i mjerë,

Coptue thikash e dorëprerë,

L’shonte klithma vdekjendjellëse.

Dhe ashtu në befasi,

Thërret ai me psherëtim:

“Dëgjo ti, vogëlushi im,

Serbët m’vranë në agim.

Pra, si t’rritesh, t’bëhesh burr’,

Në pranver’ të moshës tënde,

Mprehe shpatën, hipi kalit,

Të luftosh si shqipe mali.

Dardan trim, stërnip Hektori,

Djal’ Peje me besë trojane,

Të hakmerresh me guxim,

Duke vrarë armiqt’ si trim,

Ata serbë bij të djallit,

Xhelatët e ferrit t’zi,

Në të shenjtën Dardani.

 

II

 

Pas ca vitesh n’Fush t’Kosovës,

Vjen sërish ushtri e shkjeve,

Me n’krye zot’n e ferrit.

Për t’mos lujt’ nga ai vend.

Kërkon Dardanët t’përkulen,

Para serbit egërsi,

E nga Fusha të dëboj

Dukagjinin tok me trimat

E të famshmes Dardani.

Dukagjini trim drague,

Lidhi besë më t’fortë se guri,

Ushtrisë së zhupanit tek i ra,

Me furi e gjithë hata.

Përleshja e madhe ia nisi,

Midis serbëve e dardanëve,

Gjaku i tyre vadit fushat,

Ferr për së gjalli shohin serbët.

Një shigjetë serbi t’mallkuar,

Godit trimin Dukagjin,

Mes për mes kraharorit shpuar,

Bie ai duke luftuar.

Atë trim dardanët ngrenë,

E vendosin rrëzë një lisi,

Vdekjen t’presë që po i vjen.

Porosi se ç’jep Dukagjini,

Para se t’u lërë shëndenë:

“Dardanë t’i bëheni fli

Për të shtrenjtën Dardani!”

Pastaj një gjëmë lëshon ai,

Duke thirrur Zanë të malit:

“O hyjnesh’, o motra ime,

Zanë e malit të Pashtrikut,

Askush forcën tënde s’ka,

Moj e bukura Zan’ e bardhë,

Mbrojtëse e nderit dhe e jetës,

Për krejt fisin tim arbëror.

Atje ku më takon mua,

T’më varrosësh n’majë t’malit,

Ku do t’ngjallem kur t’vij koha,

Kur fitoren të festoj,

Serbin e egër të tmerroj.

Qum’shti tand i fuqishëm,

Nga ai lëng barishtesh t’pyllit,

Forcë do më japi mua,

Të vikas e t’dridh krajlinë,

Të tmerrohet serb i zi,

Dhe nga frika vrapin t’marri,

Tej, përtej nga Fush’ Kosova,

Që gjithnjë ka qenë e jona.

 

III

 

Dukagjini shtri për vdekje,

Që po pref kosën mortore,

Aty pranë një Zanë Korabi,

Po i flet vdekjes mizore:

“Largohu o shtrigë e keqe,

Nga trimi im Dukagjin!”

Vdekja veç me turp tërhiqet,

Zvarrë zvarritet gjer në agim.

Ja, Zana heroin kap,

E me të fillon të hipë,

Lart në qiellin kaltërosh,

Edhe trimave po u thotë:

“Ky është im vëlla,

Do e qaj me Orët e malit,

N’majë të Pashtrikut do e varros,

Rrufe do lëshoj mbi serbët,

Mbi serbët, farë mizore,

Që kurrë prehje të mos gjejnë,

Nga trimat e mi Dardanë,

Bij t’ksaj toke të gjakosur,

Të heronjve ilirianë.