| E shtune, 19.11.2011, 07:34 PM |
Klodian Lipa
Fjalët që i the
Më the një fjalë dhe
zemra nuk e dëgjoi.
Më përshpërite në vesh
por shpirti nuk e kuptoi.
Më the një fjalë por
zemra u mbyll.
Flas me kujtesën
E thërras kujtesën time
por ajo nuk
më dëgjon.
Eshtë e dobet dhe
nuk më njeh.Dua
të flas me kujtesën
time të shkuar,por
e kam të vështirë.
Ajo më ka lënë.
Flas me kujtesën për
kohët e shkuara,por
ato kohë me tradhëtuan.
Trishtimi ka emrin tend
Ne syte e tu plot zjarr
pervelues fshihet dhimbja
e larget.
Dhimbja e nje kohe te
shkuar qe la pas
trishtimin.
Dhe ti jeton bashke
me kete trishtim.Ti e
perjeton ate.
Nga syte e tu dalin
disa pika loti te
nxehte.
Dhe dhimbja nuk
shuhet.Trishtimi ka
emrin tend.