Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Ikje nëntori

| E shtune, 19.11.2011, 07:56 PM |


Neki Lulaj

 

IKJE NËNTORI

(Mikut tim të pavdekshëm, Xhevdet Abazit)

 

Shurdhitë rrafshojnë terrin

Kur dhembeja

Godet  miqësinë

Loti shpërthen mbi qepalla

Buron si krua bjeshke

Floçka

E ndjenja e mund arësyen.

 

Ikja jote na goditi

Si një bubullimë

Oqean pikëllimi

Sarkazmë

Nëntor i pa mëshirë.

 

Dielli t’i perëndoi sytë

Mu sonte

Në natën kryeneçe

Të gjumit të parë

Më erdhe në ëndërr

E bashkë

Me nxënës shëtisnim

Nën Pishat Deçanit në Deçan

Me ty o Skofiar…

 

Në kalendarin e torturave

Fshihet pengu i përjetimeve

Të bijve të shqipes

Që prehen në amshim

Së bashku me

Mësuesin e Vushtrrisë!

 

Ecnim të gëzuar,

Në flututurimin

Pa pritë

Ti më ike pa lamtumirësi

Në qiellin e kaltër fluturove

Si një skyfter mali

U ngrite me retë e bardha

Në gjithësi.

 

E sonte shushurinin gjethet

E vjeshtës së vonë

Zogjtë pa gojë

Dikund thellë pushojnë

Mbi eshtrat e vet

Me sqepin nën sqetull

Bejnë gjum

Endërrojnë

Në parajsën e nënës sonë.

 

Det i tërbuar

Janë lajmet nga largësia

Tradhtojnë lotët

Lajmhidhuri

Shpërthen terrin, ajrin

Bjeshkët, tunelet

Lumenjtë, detrat,

Edhe muret e ndasisë

Më qullitën këtë mëngjes

Kur nga ana tjetër

E interfonit

Mësova se ti ke ikur

Tek engjujt, në parajsën

E përjetësisë.

 

Herët u dashurove në engjëj

Pa u ngopur me ndershmëri

Miku i djalërisë, rinisë

Dhe i pjekurisë…

Xhevdet Abazi-Lavdi

E lehtë dhe e ngrohtë

Të qoftë

Banesa e përjetësisë!