| E shtune, 19.11.2011, 07:38 PM |
Vargje nga albumi i një poeti
Nga Përparim Hysi
Ndershmëria dhe pandershmëria
Ndershmëria... u bë si pjesë e pamoralshme
Në tollovinë e madhe të këtij tranzicioni
Pandershmëria bën kapërdisjen e madhe
Dhe ndershmërinë lufton me mjete inkuizicioni.
Me gisht shënohet kush është i ndershëm
Fanfarat bien...daullet grisen dhe lëvdojnë pandershmërinë.
I ndershmi quhet i"plogët ( ka "moral të kahershëm?!")
Dhe pandershmëria ckërmitet dhe bën shesh Shqipërinë.
Për vete
Unë qenkam si nusja?! Bëj "kulaç" të shtrëmbër
Çdo gjë që nuk vete;veç për shkakun tim!!!
Epo,pse ta zgjasim?Paskam qenë veç shëmër
T'u harruan të mirat:plas,o Përparim!
Fati dhe fatkeqësia
Fati,- thonë,- që ka veç këmbë
Fatkeqësia paska krahë
Ndaj dhe fati më ka lënë
Fatkeqësia...hiç s'm'u nda.
E ç'm'u desh mua kurbeti?
Doja arën me tre qe
Fatkeqësia ja:më gjeti!
A ka
Jam apo nuk jam i lirë?
I lirë jam,por i lirë s'jam
Shpirtin tim në kallo kam
Jam i lirë,se s'jam prangosur
Porse shpirtin kam burgosur.
E si qenkam unë i lirë
Kur unë shpirtin kam të ndryrë
S'bëj tungjat me njeri
Sikur robë nuk ka asnji.
Rrri i vetëm si një murg
Njeri tjetër s'ka në rrugë
Gjallë jam se marr frymë
Porse shpirtin kam me dryn.
Jam i lirë... a s'jam i lirë
E gjykoni vet më mirë
Në kurbetin-hidhësirë
Pashë erën
E pashë erën që vraponte
Si ta ndjek njeri me shkop
Zëmrën time peshë e çonte
Dua të iki me të tok.
Pashë që kaloi oqeanin
As që pyeti për pengesë
Ah,moj erë,të paça fatin!
Të jem erë,nuk kam pendesë.
Çast përmallimi
Sa ta mora kokën ta mbështeta në gjoks
Ndjeva një blegërimë siç bën shqerrka
Buzët e mia mbi tëndet zë i "kullos"
Dhe m'u duk sikur hëngra sheqerka.
Thonë
Thonë këngët popullore janë krijime që nuk vdesin
Ndaj dhe mbetin në kujtesë dhe lezetin hiç s'e tresin
S'ka poet që të këndojë aq bukur siç këndon populli
Kënga shkon gojë më gojë dhe jeton sa jeton globi.
Autografi
Më kërkove autograf.Dhe ta dhashë
Ti më the:-Pse vetëm kaq?
Mos më kujton tuaf gjëkafshë
Që më provokon hapur aq?
Sa mbarova autografin
"Diçka" shtova edhe pak
Se,ende,unë nuk bëj tuafin
Ta marrç vesh,o moj zambak.
Mbi të bardhin gjirin tënd
Mbi të bardhin gjirin tënd
Tak vendosa kokën time
Sa e sjell këtë çast në mënd
Seç regëtin kjo zëmra ime.
Në të mëngjër a në të djathtë
Atë gji pata jastëk
Dhe tani më zënë djajtë
Ah,atë gji:ma kënd,ma kënd.
Plagjiati
Hiqej krijues dhe qe vjedhës i rëndomtë
Qëmtonte ku mundej dhe "huazonte" me marifet
Si gufosej kur të mbante "lexioon?!"
Thuaj se Zeusi
Sa kënaqësi
Merrte poza zonjash para pasqyrash
Sfumonte,pozonte dhe"kontrollonte"
(Të gjitha i bënte për"shkak" detyrash?!)
Ishte i rëndë plagjiati..."i lodhur nga studimet?!"
Koha?...
Veç ta shohëhs,kur jep"përfundimet?!"
Sa "emocional!"...i "shkreti" ai!
Një ditë vendosi që të bëhej shkrimtar
(sa mendime që i vërtiteshin në kokë?!!!)
Gjeti një tregim të viteve '30-të;atë ka"ripunuar?!!!"
E kuptoi dikush dhe seç i ra mbi kokë!!!
Koka iu "fal" dhe mënd u gremis
E pritëm...po nuk erdhi më për leksion
More,ç'u bë?Ku u "arratis"?
( I është futur politikës"plagjiati" demon)
Ka gjetur tamam fushën e tij
Se në politikë,dihet:-S'ka moral!
Plagjiati kaq gjë mirë e di
Dhe atje e shoh:kur fryn e shfryn si djall.
Dëshirë
Që më iku djalëria,e them hapur:-S'm'u bë vonë
Pas erdhi burrëria që dhe malet i rrëzon
Burrëria mos më ikë,sa të jem e të marrë frymë
Se vjen mikja dhe kam"frikë",mos më "mbesë në provim?!"
Testament
Pleqëria po më vjen;m'i hedh çapat tinëzisht
Që mos vij,nuk i them;një kërkesë i kam Perëndisë:
Le të vijë,mirëse të vijë;le të rrijë sa ka caktuar
Ai lartë që poshtë shikon,por të jem me këmbë e duar
Pa të kem mëndje në kokë dhe të shikoj nga sytë
Se,për ndryshe,hapu gropë!S'dua të rroj qoft dhe një ditë!
Ja e bëra testamentin;testamentin tim të jetës
Zotit ia kam dhënë dorëzim(Ky t'ia përciell vdekjes)
2001- 2011
__________
Ja,u ngjallë Ali Asllani!
(jubilare për "Nderi i Kombit")
Ja:u ngjallë Ali Asllani! Ja tek vjen pas kaq dekada
Ja u ngjallë Kapedani sikur vjen që nga balada
Vet s'mbahem prejj gëzimit(haka seç i shkoi të Zotit)
Qeshi ,ngopur kënaqësisë,sepse vargu qe si mjaltë
I këndoi aq dashurisë,sa askush nuk thotë dot mjaft.
Vargjet bukur i qendisi dhe kushdo mbet i mahntur
Dukej i këndonte shpirti edhe zëmra e tij e ndritur
Dhe këndoi dashurisht si ai dhe veç Lasgushi
Der në fund të pleqërisë,vargjeëmbël plot na mbushi.
Sikur ja e kam përpara dhe përkulem,bie në gjunjë
Se më shfaqet"Hanko Halla"që me gjuhë "pret kërcunj"
Pa më shfaqet dhe një çupëz,pa më shfaqet një manare
Efendiu e pi në kupëz,tek i këndon si me dyare!
Çfarë të them për Efendinë,që firmos Ali Asllan
Herë më ngjet me Saadinë,herë me Ohmar Khajam!
Sa i bukur qe me vargje,pushtetar na qe Zotëri!
Dihet mirë në"çdo lagje",i thërrisnin Efendi! *
Efendi qe në jetë;si poet qe "Efendi!"
Vargu mjaltë e sherbet dhe kullon veç dashuri.
Pas të vrëjturit,ja u kthiell:-Ja,u ngjallë Ali Asllani!
Prsidenti dekret nxjerr:brohoras nga larg nga malli.
* kështu është thirrur nga bashkëkohësit.
16 nëntor 2011
_________
Nëpër xhepat e kujtesës
Gjyshja
"Evlati i evlatit,mjalti i mjaltit"
Populli
Mos kujtoni se është ngjarje e stisur
Por ka ndodhur,dikur,ka ca kohë
Asnjëherë nga mëndja s'më është shqitur
Më ka mbetur në kujtesë dhe me të po ju njoh.
Gjyshes i vdiq nipi;i vogël:katër vjeç
Që e
Ia rrëmbeu vdekja si zhgaba një shpezë
Dhe zëmra e gjyshes-det me pikëllimë.
I perëndoi sytë ky njomëzak i mjerë
Kur dielli u zhyt në perëndim
GJyshja vendosi:-Me foshnjën do"flerë"
Ta mbaj në krahët e saj gjer në agim.
Dhe natën e kobshme ndodhi hataja
Nipin e mori,e mbështolli në gji
Piu kupën e helmit për nipin e saja
Mëngjesi i gjeti të vdekur të dy!!!
E fali shpirtin (a s'qe dyfish nënë?!)
E donte të nipin më shumë se sa jetën
Më thoni tani a nuk është kjo gjëmë
Më tragjike se sa Romeu me Zhulietën?!
Kjo ngjarje tragjike bëri bujë në qytet *
(nuk është e stisur;parë me sytë e mi)
S'u shkruajt atëherë gjë në gazetë
(sos s'e dha jetën për"nënën parti?!!!"
Ta dinë më të rinjtë: që i duam me përjetësi
Dhe në i nëpërkëmbim pa turp në faqe
C'bëjmë,do ua bëjnë në pleqëri.
*ka ndodhur në Vlorë në vitet' 60-të.
"Emigranti"
Ai erdhi si i arratisur nga Kosova
Në vitet '60-të,në Shqipërinë amë.
Sado që thoshte:-Jam nga Kosova!
Zyrtarisht i thoshin:-Je emigrant!
Një ditë aq u nxeh,sa zuri protestoi:
-Si qenkam,- thoshte,- unë emigrantt?!
Iu ankrrua operativit:-Do të denoncoj
Unë jam në atdhe.Si qenkam emigrant?!!!
Dhe,siç dhe pritej,një ditë e arrestuan
(E ka dërguar Titua apo Rankovici)
Pastaj drejt e në gjyq e cuan
-Agjitacion e propagandë(një akuzë hici)
-Ky,- thanë,- lavdëron jetën atje
(Ndryshonka ajo si dita me natën)
Ashiqare që bën "propagandë",de)
Dhe tak i vunë dhe prangat.
Pastaj"uratën" ia dha gjykata
(në emër të popullit,sigurisht)
7-vjet atje në apsana
Ky"emigrant" i "dyshimtë".
Rrugaci
Qe rrugac,por ja që vuri pasuri
Me drogë,me femra e të tjera,kushedi?
Pastaj,për të patur pak nam
Sa hap sytë,e bleu një dyqan
Pak me"bërryla" sic tregon ai
Më tej,shkoi e "bleu" një pulari
Pa ndryshoi dhe veshjen;flokët,patjetër
Hajde dhe njihe rrugacin e vjetër.
I hipi në kokë:donte karrierë.
Miqësi,fët-fët zuri me një lider.
Ia mbushi xhepin plot këtij lideri
U bë drejtues i një"dikasteri"
Diplomën e bleu në tregun e zi
(se as shkollë të mesme nuk kishte ai)
Për gjuhë të huaj,ai qe esnaf
Greqisht e italisht:rrap e përtaf!
Oreksi i hipi: u bë deputet
Përtyp cam-cakiz në parlament.
Një ditë guxoi dhe si deputet foli
Por,për çudi,goja keq i "rrodhi"
Shau sa deshi,deri dhe nga nëna
Me këmbët e tij,i shkreti,ra brënda.
Por mos kujtoni se gjë e gjeti
Si mund të bëj pa të,parlamenti?
Liderit s'i ndahet;xhepin ia mbush plot
Dhe në parlament ia kalon mbroth.
Paradokse drejtësie
Doli nga kinemaja një adoloshent
Dhe afër kinemasë pa një bicikletë.
I kërceu bicikletës hop përmbi
Dhe frymën me të e mbajti në shtëpi.
E zunë adoloshentin që mori bicikletën
6-muaj burg;drejtësia mbron të drejtën!
Një vrasës shkoi e plagosi dy vetë
E arestuan se bëri krim
Drejtësia vendosi:-Të plagosurit e kishin"fajin"vet
Ky,"paqësori" ,kuptohet:u shpall "vikitim!!!"
Një tjetër e zunë me municion
(kontrolluan:plot një makinë)
Më tej policia e vazhdoi aksion
Shkuan dhe i kontrolluan dhe shtëpinë.
Gazermë armatimi:-Sa furnizohej një fshat!
E liruan.... ia kanë futur "fshehurazi"... për inat!!!!
Iksi
(aha,- thashë,- ky do ta paguaj me kokë!!!)
I dhanë vetëm"arrest në shtëpi"
Shkojnë e ruajnë me polici
Kur e bëri,ka qenë"kërthi"
Drejtësi.....................oi,oi...
Dëshmorëve
Gjaku juaj është ende valë
Se ju ratë për një ideal
Ratë për nënën SHqipëri
E dhatë jetën për liri.
Por me gjakun tuaj të pastër
Bëjnë pazare ca bastardër
Jo me drapër e çekan
Jo me yllin partizan.
Dhe me gjakun bëjnë pazare
Ca njerëz pa ideale
S'ka c'i bën era shkëmbit.
S'ka c'i bën vesa betonit
Jini krenaria e Kombit
Dhe në zëmra mbetni gjallë
Gjaku juaj gjithmonë i valë.
* botohen për herë të parë
2001-2011