Kulturë
Sejdi Berisha: Se lisi nuk rrëzohet
E marte, 15.11.2011, 07:58 PM
Sejdi BERISHA:
Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së poetit, Din Mehmeti (12 nëntor 2010)
(Kushtuar poetit, Din Mehmeti)
Kur të kujtoj
Të hasi në të gjitha ato dyer
Që herë hapën e herë mbyllen
Edhe fytyrën tënde e shoh
Si në dritare duke pritur
Duke kënduar
E duke qarë
Për njeriun
Për dritën
Për fjalën e urtë
Në varg
Edhe mallkimin e ke bërë rrugëtim
Me gjuhën e fjalën e ëmbël
Zërin jehonë e bëre
Gjirin e nuseve
Ilaç për ta rritur shëndosh rininë
Bacloku im
A nuk është ky
Rrugëtim rebel
O, kasnec i tokës së përgjakur
Ti edhe sot këndon
Se lisi nuk rrëzohet
Edhe kur e ka trupin
Puthitur për tokë
Se, jeta nuk ka të sosur
Bacloku ynë
Ti këngën e ke kujdestar
Për pavdekësinë
Komentoni
Artikuj te tjere
Timo Mërkuri: Autorët e monumentit “Kënga Himarjote”, Koço Çakalli dhe Pano Kokaveshi
Nexhat Rexha: Qartësia e zjarrmisë në kthjelltësinë poetike
Daniel Gazulli: Hajredin Isufi – ‘’Feja dhe Flamuri’’ - Dom Nikollë Kaçorri (III)
Raimonda Moisiu: Flet gazetari, publicisti, shkrimtari Albert Zholi
Luan Kalana: Mjeshtrat artizane, artiste te ralle ne vite, ne Bilisht, Shqiperi
Lek Mrijaj: Anton Çetta
Halit Bogaj: Në Drenicë
Demir Krasniqi: Kënga shqipe rixha po banë
Agim Mato: Qafa e botës
Shaban Cakolli: Krijues i suksesshëm nëpër kohë shqetësimesh dhe trazirash
Milianov Kallupi: Kur poezia flet me gjuhën e shpirtit
Janaq Pani: Një cikël me vjersha!
Përparim Hysi: 40-vjet maçok dhe nuk zure dot një mi...
Ksenofon M. Dilo: Në librin ''Tranzicion apo Trashëgimi'' lexohet burri
Asllan Dibrani: Pikturova në pëlhurë Skënderbeun
Ilir Muharremi: Liria dhe magma poetike
Demir Krasniqi: Kategoritë e konsumatorëve të KEK-ut
Cikël poetik nga Anila Toto
Engjëll I. Berisha: Rikrijimi i librit
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake – Jan Micha? Stuchly - Licentia poetica (XIII)