| E shtune, 12.11.2011, 07:59 PM |
LETER ZOTRIUT AKADEMIK NEXHAT DACI
Shumë i nderuari dhe i respektuari Z Akademik N. Daci
-Në shekullin dhe momentin që ne po jetojmë dhe veprojmë shumë gjëra kanë ndryshuar për së mbari edhe për ne shqiptarët kudo që jemi, andaj më lejoni që une sot të ju drejtohem në këtë formë pasi që mundësitë që posedojmë sot në aspektin e informimit të shpejtë dhe të duhur na e japin edhe këtë mundësi që Njerëzve të Mëdhenj të ju drejtohemi edhe në këtë mënyrë që po e bëj une tani. I nderuar Z. Daci të jeni i sigurtë se përmes kësaj letre dhe këtij komunikimi që do bëjë une do jem vetëm nji za në mesin e mijra e mijra bashkëmendimtarëve të mi që mendojnë dhe dëshirojnë të tillën.
-Z. Akademik i respektuar, Ju jeni nji nderë Njerzit me resurset ma të mëdha njerëzore, inetelektuale dhe atdhetare në trojet shqiptare, Ju ishit dhe mbeteni nji Njeri që ka potenciale të pashterrura që ti vëj përseri në funkcion të së ardhmës së Kosovës, të ardhmës së fëmijve tanë dhe tuaj, nipave dhe mbesave tona dhe tuaja, pra thjeshtë Ju jeni ai të cilin ne e presim që të jetë ende aktiv në jetën politiko shoqërore në shtetin e Kosovës, i cili dita ditës po gllabrohet, po katapultohet dhe po shantazhohet nga nji klasë politike e huqur me kohën, e kapur pas krimit dhe ktriminalitetit, e kapur pas shantazheve nga jashtë dhe brenda dhe krejtë si pasoj po pëson qytetaria po pëson shteti dhe e ardhmja, amdaj kemi nevoi për Ju që të jeni aty ku e meritoni, aty ku jeni gjithsesi por tani e tutje të jeni në rrethin ku ju kërkojmë ne shumica e antarëve të LDKsë dhe të LDDsë.
-I nderuar Z. Daci, nuk e kam ndermend dhe nuk guxoi ta kthej kokën mbrapa në ato vite të mbrapshta, kur të gjithëve na ndodhi nji termet i madh i cili shkaktoi dhimbje te shumë qindra mijra aktivistë dhe antarë të LDKsë, Ju i nderuar edhe ato kohë e zgjatet dorën, pranuat rregullat demokratike duke uruar kunderkandidatin, ju treguat njerëzi dhe dashamirësi, ju treguat edukatë dhe kulturë demokratike, po ja që kundështari politik ishte ma inatçor dhe atë mirësi e hudhi përtoke, ato momente ishin të vështira edhe për ju i nderuar...
-Z. Daci, ne të gjithë që kemi lexuar dhe jemi futur në lojrat politike, mendoi për nivelin tim, jemi të vetëdijshëm se Figurat e mëdha politike në momente të caktuara mund të bëjnë edhe ndryshime të caktuara apo thënë më mirë ndryshime të mira për rrjedhat që ka shoqëria, Z. Akademik Daci sot ma shumë se kurr Kosova ka nevoi për njerëz që posedojnë vlera, për Njerëz që kanë personalitet dhe referenca e kapacitete tmdha njerëzore e intelektuale, që kanë kapital politik dhe kombtarë e i tillë jeni ju Z. Daci, ne ju njohim me dekada i nderuar, si njeri të shkencës dhe dorë e djathtë e Presidentit Rugova, ju ishit Kryetari ma i mirë i Parlamentit, ju ishit ai që me Presidentin kryenit punët ma trendsishme ato vite, Ju, i respektuar treguat vendosmëri dhe rol Burrështetasi kur ceremonin e varrosjes së Presidentit Rugova e ngritet në nivel të lakmisë botrore edhe pas shumë shantazhimeve dhe kritikave nga jashtë dhe brenda, por Ju ia dolët ia zbardhët fytyrën kosovës por edhe Rugovës për vepren e tij, Ju i nderuar e renovuat Parlamentin, Ju filluat me Presidentin bisedimet për statusin në Wien kur karkalecat e partive tjera shantazhonin e sot flirtojnë me Serbinë, sot e vjedhin dhe e plaqkisin Kosovën në e mër të patriotizmit kinse luftatrak, andaj kemi nevoi për Ju Z. Daci që të tregoni vlerat tuaja dhe të ofroheni afër Kryetarit të LDKsë Isa Mustafa.
-Z. Daci Njerzit e Mëdhenj dinë të falin, ata dinë të krijojnë histori, ata dijnë të bëjnë rokada në dobi të shtetit dhe qytetarisë, për hirë të këtyre kërkesave e vlen të lëshohet pe, e vlen të tregohet burrëria politike, e vlen të bashkohet potenciali i përbashkët për nji tardhme ma tmirë, populli i Kosovës ashtë përfshi në ankth dhe frikë, populli i Kosovës është hypnotizuar nga keqqeverisja, nga korrupcioni, nga krimi dhe kriminaliteti, populli i Kosovës sot është më keq se dje, populli i Kosovës frikohet ditën dhe natën, andaj bashkimi i njerëzve të fortë në të gjitha sferat jetësore do të ndizte nji dritë shprese për nji tardhme ma të mirë.
-I nderuar Z. Akademik Daci, jemi me qindra e mijra simpatizues e anëtarë të rugovizmit që e dëshirojmë por edhe e kërkojmë pranin tuaj në shtëpi tande , aty ku dhe shumë provime tforta për shtetin dhe popullin aty e keni vendin e keni edhe përkrahjen e përgjithshme, vetëm dashakëqinjët dhe ata që nuk e duan LDKnë nuk e dëshirojnë nji zhvillim të tillë të ngjarjeve pozitive jo vetëm për LDKnë por edhe për Kosovën, Z. Daci, ju ishit dhe mbeteni Institucionalistë, ju ishit dhe mbeteni Njeri i autoritetshëm, Ju ishit dhe mbeteni Njeri me potencial të madh, andaj ju duam në LDK, ju duam të jeni promotor i frymës së mirësjelljesë njerëzore, dhe me këto vlera Kosova do të fitoi nji udhëheqsi tjetër ma të mirë, legjitime dhe të gatshme për ballafaqime me tardhmen europiane.
-Krejtë në fund; duke ju njohur jo vetëm une por qytetaria kosovare mbetem me shpresë se zanin dhe dëshirën tonë do e respektoni, do na i mbushni zemrat me gëzim pas shumë hidhërimeve që na gjeten që nga vdekja e Presidentit Rugova, kthimi i juaj aty ku e kishit dhe e keni vendin, do jepte nji shembull tjashtëzakonshëm për qytetarët se ja Njeriu, intelektuali, shkenctari, politikani i shquar i Kosovës Nexhat Daci tregoi në vepër se për hirë të së ardhmës së Kosovës dhe për hir të proceseve që do vinë sakrifikon diçka edhe nga vetvetja.
-Z. Daci ju i duheni LDKsë, e përmes LDKsë i duheni shumë Republikës së Kosovës dhe të ardhmës së saj, jemi tepër shumë shqiptarë që e presim këte me padurim.
Me respekt t'madh
Xhevat Rexhaj- Cerrca