E diele, 22.12.2024, 11:05 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Aktualitet

E merkure, 09.11.2011, 06:30 PM


Investitoret po shesin ne Greqi dhe po blejne ne Shqiperi

 

Dimitris, kapiteni grek i një 1 jahti të marinës në Athinë që kushton plot 1 milionë euro u habitur me pyetjen tonë se përse vendosi ta shiste atë. “Bosi vendosi që dy jahte janë shumë në ditët e sotme", shpjegon ai. Kështu nis një artikull i posaçëm i “Times” i cili tregon sesi këto janë kohë mizore për grekët e pasur apo ata që janë në kërkim për një rrugëdalje. Ai tregon më pas sesi biznesmenët kanë nisur të shesin në Greqi dhe të blejnë në Shqipëri dhe Bullgari.

Një gjë e tillë shpjegohet me faktin se ka pasur një ndryshim të madh të nxënësve nga shkollat private dhe një taksë e re, e vendosur nga qeveria, është duke i bërë pronat dhe shtëpitë shumë të shtrenjta në Greqi. Ai citon shifrën sesi deri në 20.000.000.00 € në muaj janë tërhequr nga bankat greke që nga fillimi i vitit dhe ky ritëm ka qenë mjaft i lartë gjatë javës së kaluar.

"Ne jemi të shqetësuar me të vërtetë që bankat mund të shtetëzohen", tha një klient i një banke në Athinë, numri 32 në radhë. Ai kishte sjellë me vete edhe një qese plastike për të fshehur eurot, për t’i futur më pas në një valixhe.

“Turqia gjithashtu është një destinacion i preferuar. Investitorët e vegjël kanë shitur deri në Greqi dhe duke blerë në Bullgari apo në Shqipëri. Në qendër të Athinës vetëm 12 hotele janë deri tani për shitje”, citon artikulli në fjalë.

"Investitorët e mëdhenj të pronës janë tërhequr për siguri në tregun e pasurive të patundshme në Londër", tha Dieter Krumbholz, menaxher i investimeve të Sigurimit të Jetës në Athinë. Ekspertët financiarë llogarisin se rreth 280.000.000.000 € e fondeve greke janë duke u administruar në Zvicër. GDP e gjithë e Greqisë ka të ngjarë të jetë 220.000.000.000 € këtë vit. Ministria e Financave po negocion një marrëveshje me Zvicrën, ku autoritetet vënë një taksë mbi mbajtësit e llogarive anonime”, përfundon artikulli.

 

_________

 

Kreu i Qarkut të Fierit i shkruan ambasadorit amerikan Na shpëtoni nga mafia Berisha Meta

 

Përmes kësaj letre të hapur e të sinqertë, po ju bëj me dije për një shqetësim tejet të madh që ka pushtuar komunitetin e Qarkut të Fierit, institucionin e Këshillit të këtij Qarku (të cilin ligjërisht drejtoj) si dhe mua personalisht. Ky shqetësim buron nga një tragjikomedi, e për më tepër e tipit mafioz, e shkaktuar, dita-ditës e çast pas çasti në sy të opinionit, mediave e dritës së diellit, prej datës 21 shtator (dita e konstituimit ligjor të këtij Këshilli) e deri më sot, nga një grup pushtetarësh të regjimit Meta-Berisha. Një lojë e pistë kjo, që ka paralizuar në mënyrë të jashtëligjshme, antikushtetuese e antidemokratike institucionin e Këshillit të Qarkut të Fierit, prej afro dy muajsh dhe, më tragjikja, po tentohet të përmbyset në forma dhe mënyra vagabondeske atë çka në demokraci quhet vullnet i votës së lire. Ky skenar, politiko-kamorrist, i paprecedent, i organizuar pikërisht nga përfaqësues, de jure, të institucioneve shtetërore si Prefekti i Qarkut të Fierit, gjyqtar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Fierit dhe deputetë të mazhorancës parlamentare ka si objektiv paralizimin e institucioneve të pavarura, krijimin e strukturave paralele me pushtetin vendor nëpërmjet përdorimit të forcës së pushtetit, nga presione politiko-ekonomike e deri presione psiko-fizike ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës, me synim rrëmbimin me dhunë të drejtimit të këtij institucioni, institucion ky i dalë ligjërisht nga vullneti i votës së lirë të qytetarëve më 8 maj 2011. Duke iu referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit, së Drejtës Civile e Administrative, por edhe moralit qytetar, kam bindjen se këto veprime po hedhin në erë seriozisht normat më minimale të demokracisë dhe ekzistencën e shtetit ligjor.

Pasi vlerësoj maksimalisht personalitetin tuaj njerëzor, intelektual dhe, për më tepër, statusin e përfaqësuesit diplomatik të Kombit më mik të shqiptarëve, SHBA, në vendin tim, ju lutem sinqerisht, duke ju kërkuar ta demaskojmë dhe frenojmë këtë akt kriminal dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm për demokracinë në përgjithësi dhe popullin e Qarkut të Fierit në veçanti.

Shkëlqesia juaj, nëse e keni të nevojshëm një shpjegim më të hollësishëm rreth kësaj ngjarjeje të rëndë, antiligj e antipopull, jam në dispozicionin tuaj, me fakte dhe prova, qoftë personalisht e qoftë me përfaqësuesit e mi ligjor. Zoti bekoftë, kombin amerikan, simbolin e paqes dhe drejtësisë!

Sinqerisht,

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Fierit

Vangjel Ndreko

 

Tema

 

_________

 

 

Oficeri i SHISH hetoi mbytjen e anijes turke në Durrës

Kronike e Martë, Nëntor 8th, 2011

 

Isa Çopa, oficeri i SHISH, i cili u gjet i djegur

 

Një raport konfidencial, i hartuar për mbytjen e anijes turke me tetë marinarë në bord pas përplasjes me tragetin e nisur nga Durrësi, mund të ketë qenë shkak i vrasjes së oficerit të SHISH në Durrës, Isa Çopa. Ai gjeti vdekjen mbrëmjen e 24 tetorit në Durrës, ndërsa vdekja e tij dyshohet të ketë lidhje me një raport të fundit që ai kishte hartuar pas mbytjes së anijes tregtare turke “Reina” në detin Adriatik. Faktet u bënë publike mbrëmë në emisionin investigativ “Xhungel”, në televizionin “News 24”. Gazetari Artan Hoxha, veç analizimit të versioneve të bëra publike deri më sot nga policia dhe media, publikoi faktin se oficeri i SHISH kishte mbledhur të dhëna për anijen e mbytur në rrethana misterioze 12 milje larg Durrësit. Nga vetë pozicioni i punës, si një agjent kundërzbulimi, që mbulonte veprimet agjenturore të shërbimeve të huaja në territorin e Shqipërisë, Isa Çopa rezulton të ketë mbajtur një raport në lidhje me mbytjen e anijes tregtare, pas përplasjes me tragetin e linjës Durrës-Bari. “Një detaj që agjencitë ligjzbatuese dhe institucioni ku punonte viktima janë munduar ta mbajnë të fshehtë, është një nga raportet e fundit që ka dërguar Isa Çopa për SHISH-in. Ky raport ka të bëjë me mbytjen e anijes tregtare turke “Reina” më 20 tetor, vetëm pesë ditë përpara se të gjendej e djegur kufoma e Isa Çopës. Nuk dihet saktësisht se çfarë ka raportuar oficeri i shërbimit inteligjent për eprorët e tij. Por ai ka dhënë informacion në lidhje me shkaqet e mbytjes, destinacionin e nisjes së anijes nga një port Rus në Detin e Zi, vendin e mbërritjes, ngarkesën e saj, e cila vazhdon të jetë mister edhe pse anija ka përfunduar 120 metra në fund të detit Adriatik. Ky është një prej dyshimeve më të forta që po hetohet në drejtim të pistës së vrasjes me paramendim, pasi janë analizuar edhe disa pista të tjera. Dyshimet në lidhje me raportin e mbajtur për anijen e mbytur, u ngritën pas rënies së versionit që ai mund të ishte përfshirë në afera korruptive”, u citua në emisionin “Xhungël”. “Versioni se Isa Çopa mund të ishte ngatërruar në një aferë korruptive me shuma të mëdha parash bie nga fakti që ai banonte në një shtëpi tepër modeste. Një banesë me një dhomë e kuzhinë, me orendi thuajse modeste është gjithë çfarë ka lënë pas vetes oficeri i SHISH-it”. Por dyshimet për vrasje u përforcuan edhe më shumë pas analizës mjekoligjore mbi kufomën e Isa Çopës. Ekspertët e laboratorit qendror të Kriminalistikës kanë arritur në konkluzionin përfundimtar se vdekja e oficerit të Shërbimit Sekret shqiptar, Isa Çoba, ka ardhur si rezultat i goditjes traumatike me një mjet të fortë në kokë. Pra, viktima nuk ka djegur veten, ashtu siç u dyshua fillimisht nga grupi hetimor. Personat që mund të kenë kryer vrasjen e tij, ishin munduar në mënyrë mjeshtërore të fshihnin gjurmët, dhe kur gati ia kishin arritur, një detaj i vogël i tradhtoi. Nga trupi i djegur krejtësisht i punonjësit të Shërbimit Informative Shtetëror, kishte shpëtuar një detaj mjaft i rëndësishëm. Isa Çopa kishte një frakturë të dukshme në anën e majtë të kokës, pak mbi pjesën e veshit. Zjarri dhe nxehtësia e madhe e krijuar prej tij nuk mundi ta fshinte këtë fakt, që u zbulua lehtësisht gjatë ekspertizës mjekoligjore.

Një dyshim tjetër i ngritur nga organi i akuzës ishte edhe në lidhje me tekstin e mesazhit që ai, sipas versionit zyrtar, ia ka dërguar të birit. Teksti i mesazhit, mënyra se si ishte shkruar, ndryshonte nga stili i të shkruarit të Isa Çopës, gjë që ngre dyshime se dikush tjetër mund të ketë shkruar një sms nga telefoni i tij, duke ia nisur të birit. Por edhe dëshmitë e kolegëve të fundit që Çopa ka takuar gjatë ditës, para se të gjendej i vdekur, të bëjnë të dyshosh se agjenti sekret nuk mund të kishte planifikuar vetëvrasjen, pasi gjatë gjithë bisedave të zhvilluara me ta, ai dukej mjaft i qetë. Këtë qetësi e ka pasur edhe gjatë ditës kur ishte në punë, por edhe gjatë një kafeje që ka pirë më një koleg, pak minuta para se t’i “dërgonte” mesazhin të birit.

 

Itinerari i ditës së fundit, kolegu në SHISH: Isai nuk ishte i mërzitur

 

Dita kur ndodhi djegia e Isa Çopës nuk lë shumë dyshime për veprimet e 49-vjeçarit. Ai ka shkuar në punë normalisht dhe personat që kanë kontaktuar me të atë ditë, nuk kanë vënë re asnjë shqetësim, citoi emisioni “Xhungël”. Isa Çopa ka lënë punën rreth orës 16:00 dhe nuk ka shkuar drejt e në shtëpi, por është kthyer për pak minuta të banesa e së motrës. Pasi ka takuar mbesën, i ka kërkuar asaj një bidon plastik me pretekstin se i duhej, por pa treguar se për çfarë. Në orën 17:30, ai ka pirë kafen e fundit me një koleg pune, oficer në SHISH, por që për shkak të fshehtësisë së hetimit, emri i tij si dëshmitar nuk mund të bëhet publik. Sipas dëshmisë së tij, Isa Çopa nuk ka shfaqur asnjë shenjë depresive gjatë bisedës dhe ishin takuar thjesht për një kafe, pa ndonjë arsye konkrete. Më pas, kronologjia vijon me mesazhin që 49-vjeçari i ka dërguar djalit të tij 17-vjeçar, në orën 18:30, që rezulton të jetë pak minuta pas takimit me kolegun. “Bëhu i fortë, ji gjithmonë krenar, mbështetu te nëna jote. Çaje të ardhmen vetë”. Teksti i këtij mesazhi mbërriti në telefonin e të birit në orën 18:30, në mbrëmjen e të hënës së 24 tetorit. Menjëherë pas këtij mesazhi, telefoni i oficerit të SHISH-it është fikur. Përpjekjet e të birit dhe bashkëshortes për ta marrë në telefon nuk dhanë asnjë rezultat. Telefoni i tij rezultonte jashtë shërbimit. Kaq mjaftoi që familjarët e 49-vjeçarit Çopa t’i drejtoheshin menjëherë për ndihmë sallës operative në Drejtorinë e Policisë në Durrës. Policia vuri në lëvizje patrullat e saj në terren. Ndërkohë, u kërkua ndihma e një operatori të telefonisë celulare, nëpërmjet të cilit oficeri i SHISH-it i kishte çuar mesazhin e fundit të birit. Gjurmimi nëpërmjet antenave të telefonave celular, lokalizoi zonën nga ku ishte dërguar për herë të fundit mesazhi i Isa Çopës. Trupat e policisë në terren, rreth orës 00:30 pas mesnate, gjetën autoveturën e oficerit të SHISH-it, që lëshonte ende tym.

 

Autopsia bashkë me provat e ngjarjes

 

Anëtarët e grupit të hetimit të vdekjes së oficerit të SHISH, Isa Çopa, janë thirrur dje në ambientet e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Mësohet se hetuesit e çështjes kanë shkuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore së bashku me raportet e procesverbalet e provave që janë mbledhur në zonën e Currilave në Durrës, ku u gjet i djegur oficeri 49-vjeçar i SHISH. Morgu i Tiranës, i cili ka kryer autopsinë e Isa Çopës, pas konstatimit të frakturave në kokë është duke hartuar raportin përfundimtar mbi shkakun e vdekjes së oficerit të SHISH. Por para përfundimit të këtij procesi, mjekët ligjorë mësohet se kanë kërkuar edhe njëherë tabelën fotografike të vendit të ngjarjes, listën e provave dhe procesverbalet me përshkrimin si dhe ku është gjetur secila prej tyre, në mënyrë që e gjithë skena t’i bashkëngjitet raportit të autopsisë që është kryer në organizmin e ish-oficerit të Shërbimit Sekret. Isa Çopa ishte nënkryetar i SHISH në Durrës dhe veç çështjeve të kundrazbulimit, mbulonte edhe procese në ndjekje për çështje që kishin lidhje brenda vendit.

 

Panorama

 

Përgatiti: Isuf Bajrami



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora