E hene, 23.12.2024, 02:38 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Edhe Zoti m’kupton shqip

E shtune, 05.11.2011, 07:57 PM


Në vend të urimit për festën e Kurban Bajramit :

 

EDHE ZOTI M’ KUPTON SHQIP

 

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir KRASNIQI

 

Hej, n’ shpirt e kam një besim t’ fortë –

Se gjithë bota ka një Zot !

Zoti me madhërinë e Tij –

T’ gjitha gjuhët , Ai , i di !

 

Hej, kur kërkoj  ujë , bukë e krip –

Edhe Zoti m’ kupton shqip !

Kur kërkoj nga Ai , mëshirë –

N’ gjuhën shqipe m’ kupton mirë .

 

Hej, në këtë botë , kur bëjë gabime –

Zoti e kupton gjuhën time .

Kur bëjë lutje ditë për ditë –

Edhe Zoti m’ kupton shqip .

 

Hej, obligimet gjithë fetare –

Do t’i kryej n’ gjuhën shqiptare .

Zoti , shqipen e kupton –

T’ gjitha lutjet m’i pranon .

 

Hej, gjithë namazet dhe n’ varrime –

Do t’i fali n’ gjuhën time .

Me besim jam mysliman ,

Por , shqiptaren e kam nanë .

 

Hej, Zoti e krijoi gjithësinë ,

T’ gjitha racat dhe njerëzinë ,

Fusha , male , ajër e det

Dhe çdokujt gjuhën e vet .

 

Hej, ti profet , mos u frikëso –

N’ gjuhën shqipe prediko !

Mos rri vetëm si garib ,

Se dhe Zoti t’ kupton shqip !

 

Gjilan, më 1996.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora