E hene, 23.12.2024, 02:11 AM (GMT)

Kulturë

Bashkim Bekteshi: Libër me vlera kombëtare

E shtune, 05.11.2011, 07:56 PM


LIBER ME VLEA KOMBETARE

 

Nga Bashkim Bekteshi

 

          Shpernguljet e medha qe ndodhen ne fund shekullin e kaluar ne te gjithe trojet shqiptare dhe vendosja ne vendet te ndryshme te botes solli nevojen qe shqiptaret  te veteorganizohen ne forma te ndryshme per ruajtjen e perkatesise kombetare. Kjo ndodhi edhe me  shqiptaret e vendosur ne regjionin  e Venetos . Duhet te theksoj per fat te keq se historija shqiptare po perseritet edhe ate per te keq per arsye te ndryshme. Shpernguljet shqiptare jane shume te hershme por ato te dokumentuara jane qe nga periudha e  Gj.K.Skenderbeut.   Keto shperngulje beheshin per shkak te okupimeve , masakrave dhe teroreve qe i bente P.O. mbi shqiptaret e pafajshem . Nje shperngulje e madhe e shqiptareve ndodh gjate krizes  lindore  ne vitin 1878  ne  luften  ruse - turke si rezulltat i se ciles  shperngulen te gjithe shqiptaret nga sanxhaku i Nishit. Nji shperngulje tjeter ndodhe edhe me shqiptaret e Camerise nga presionet kriminele te qeveritareve greke. Shperngulje te shqiptareve kane ndodhur ne mbreterine  SKS dhe gjate sistemit komunist ne federaten jugoslave  gjithmon me presione te pushtetit. Te gjithe keto shperngulje jane bere si pasoje e pushtimeve turko, serbe dhe greke ., ndersa shpernguljet e fundshekullit te kaluar  ne Shqiperine lodineze u bene si rezulltat i politikave te gabuara te sistemit  komuniste .

          Populli shqiptare asnjihere nuk ka ndejtur duarkryq kudo qe eshte ndodhur. Me 1442 per radhe te pare hapet shkolla e pare per shqiptaret ne Venedik  .   Nji hov te madhe mere zhvillimi i zgjimit kombetare gjate  periudhes se RILINDJES KOMBETARE ku mergata shqiptare dha nji kontribut te jashtezakonshem per arsimim te shqiptareve. Kjo ndodhe sidomos ne Rumani ,Bullgari, Egjipt, ShBAdhe ne shume vende te botes si rezulltat i se ciles dolen kuadro me aftesi te larta per te cliruar dhe udhehequr nje komb duke filluar nga Naum  beqilharxhi dhe deri te Ismail Qemali. Rilindasit ariten qe nepermjet arsimit te ngjallin ndjenjat kombetare duke hapur shume shkolla ne shume vende te botes  pasi PO nuk i lejonte ne trojet shqiptare. Nje veprimtari te shkelqyer mori edhe papa me origjine shqiptare  Klementi i XI duke hapur me 20 prill 1711 katedren ne gjuhen shqipe  i ndjekur nga  Jeronim de Rada ne periudhen e Rilindjes . Te punoshe per arsimim dhe zhvillim te CESHTJES KOMBETARE sic kane bere keta atdhetare duke filluar nga Marin Bicikemi ,  Marin Barleti dhe gjithe pasuesit e tyre deri ne ditet tona nuk eshte gje tjeter  por  vetem se vlere kombetare ashtu sic eshte edhe libri  Shkolla shqipe e Bassanos  e autorit  Z. Beqir Cikaqi.  Ne liber ngjarjet spjegohen realisht dhe ne forme te radhitur nga dita nismetare   dhe  deri ne fund te vitit shkollor 2001-2011,  ku autori eshte munduar te pershkruaj gjithe ngjarjet ne realitetin me te madhe te mundeshem duke u sherbyer nga burime dokumentare te shoqates qe jane  edhe materiale historike.   Pra ky liber ka edhe vlera historike meqe tregon nji histori te dhimbshme dhe krenare  te shqiptareve ne kete pjese te Italise.   Ne vazhdim autori jep nji pasqyrim edhe per historine e gjuhes shqipe , zhvllimin e procesit mesimor si dhe per historine e themeluesit te shkolles shqipe - shoqates  Bashkimi Kombetar.

      Ndjekja e mesimit shqip eshte mese e nvojshme dhe shprehjet e disave se femijet humbasin duke mesuar dy gjuhet eshte e pa vertet, pasi disa nxenes te mij, tash jane student ne univerzitetin e Padoves . Shfrytezoj rastin edhe kesaj radhe  te  ftoje gjithe   prinderit qe kane mundesi ti cojne femijte ne shkollat shqipe ku do qe jane. Te mesosh gjuhen e nenes eshte krenari dhe pjese e qyteterimit, kulture dhe dinjitet bashkekohor sidomos  kur ka mundesi.  Mos ndjekja dhe mos zhvillimi i ndjenjave kombetare nepermjet te arsimimit shqip,  mund te sjelle qe nji pjese e femijve te marin kahje te kundert  duke lene pas dore kulturen kombetare shqiptare qe eshte nje kulture mbi pesmijevjecare dhe shume e respektuar prej kombeve te perparuara. Nuk jane te pakta rastet qe nji pjese e rinise shqiptare ketu dhe ne atdhe po marin veshjet dhe kulturat aziatike dhe te vendeve te  ndryshme ,  qe skane te bejne aspak me veshjet dhe kulturen shqiptare per te cilen jane flijuar me qindra mijra shqiptare ,gjysher , stergjysher dhe ish bashkekombas te po ketyre te rijve.

        Z.dhe z. Shfrytezoj rastin te pershendes te gjithe ata  antare te shoqates , simpatizante dhe koleget e mij ,  qe kane dhene kontribut vullnetare qofte edhe nji dite te vetme per kete shkolle.  Ndoshta ka ndonjileshim per mos permendjen e emrit te ndonji atdhetari  por jam i sigurte se autori i librit e ka bere pa qellimt. Me rendesi eshte  se ideologjija e rilindasve shqiptare po vazhdon edhe sot e kesaj dite jo vetem ketu por ne shume vende te botes. Merite e madhe e kesaj shkolle eshte qendrimi i palekundeshem i prinderve per te respektuar parardhesit e tyre dhe  idealet e herojve kombetare . Arsimi eshte e vetmja arme qe zhduke eresiren  ka thene Naim Frasheri.  Sipas mendimit tim nje komb i arsimuar me baza kombetare nuk bredhe me shekuj te tere rrugeve te botes por kushtet jetike i krijon ne vend te vet sic jane slovenet, ceket, dhe shume popuj te  Evropes , ndersa trojet shqiptare etnike jane shume me te pasura se disa vende evropiane me gjendje te mire ekonomike.   Kjo thenie duhet tu shkoje ne veshe te ashtuquajturve lidere politik ne gjithe  hapsiren kombetare , se nji lider i cfardo rangu dhe i cfardo grupimi qofte ,ne funksion ven ceshtjen kombetare dhe jo egoismin dhe karierizmin personal.

       Me duhet te falemderoj mikun ton te madh z. prof. Vitorio Andolfato per ndihmen materiale dhe sidomos ate morale qe ka dhene per ne shqiptaret . Nje falemderim   dhe nji respekt  shume te madhe per kolegun tim z. Beqir Cikaqi qe me kete liber ka nderuar vehten e tij dhe te gjithe shqiptaret ne regjionin e Venetos. Sot                      jemi bashke ketu fale punes dhe mundit te jashtezakonshem te Beqirit per te nxjere ne drite kete liber. Cdo veprimtari e pa shkruar eshte e vdekur dhe e haruar. Beqiri me kete liber i ka dhene jete veprimtarise se shoqates Bashkimi Kombetar ne vecanti dhe ceshtjes kombetare ne pergjithesi. Ju faleminderit.

Autori eshte recenzent i librit shkolla……..

 

29.10.2011

Romano D ezzelino.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora