Kulturë
Qerim Pllana: Në shërbim të Shqipërisë
E shtune, 05.11.2011, 07:34 PM
Shpalime (I)
Në prag të 99-vjetorit të Pavarësisë, 28 nëntor 1912 Vlorë
Mërgimi i parë i Ismail Qemal be Vlorës jashtë Turqisë
Kujtime në fletushkën “Shpëtimi i Shqipërisë“ I. Qemali
Shkruan: Qerim Pllana
NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
Fryte, dritë e Shqipërisë, Ti qe kur dole në jetë,
Jashtë nga qyteti i errët, që kur bëri nëna djalë.
t`i veç dërmën dhelpërisë, kokën e mbajte përjetë
e të gëzoç na të mjerë. Dhe shpirtin zjarr e valë. (Këndim polifonik popullore)
Ditën e nisjes për në Tripoli, Ismail Qemali, në vend që të shkonte në jahtin turk Fuart, kërkoi mbrojtjen nga ambasada angleze dhe hyri më një vapor anglez. Pikërisht më 1 maj 1900 i la shëndenë Stambollit. Ky është mërgimi i parë i I.Qemalit. “Pasi nuk mundi ta bëjë “Albaninë” të tërën, nxori organin e të gjithë shqiptarëve. Ismail Qemali nisi botimin e fletores, Le Salut de l`Albani (Shpëtimi i Shqipërisë), nën kushte shumë të vështira, gjë që nuk u vazhdua gjatë. i.Qemaili qe disa herë Mytesarif, dy herë Vali i Behrutit, i Shamit dhe i Tarabullusit, Këshilltar së fundi sundimtar i përgjithshëm i Afrikës turke, kështu duke i shërbyer dyzet vjet Dovletit (Portës). Në njërin nga numrat e revistës “Shpëtimi i Shqipërisë”, ai do të shkruante: “Ne shqiptarët s`duam të ndahemi nga Turqia, përkundër ia duam mbrojtjen. Po mjaft punuam për botën. Këtej e tutje duam të punojmë kësi mënyreë, po vuajti Turqia nga faji i osmanlinjve, të mos bjerë edhe Shqipëria; po ne shqiptarët jemi gati për të jetuar një jetë kombëtare. Ashtu qoftë”, përfundon Ismail Qemali. Mirëpo, tani për herë të dytë po rrezikohej okupimi i tokave shqiptare nga shtetet fqinjë të përkrahura sidomos nga Rusia Cariste, pas Luftës së Parë Ballkanike. U përgatit skenari kinse për pa kënaqësitë e aleatëve mes vete, Bullgari-Serbi-Greqi, Mali i Zi, pas të parës, fillon Lufta e Dytë Ballkanike, dimrin e vitit 1912-13. Nga e cila luftë, shtetet sllave, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe në jug Greqia, pushtuan më shumë se sa gjysmën e territorit të Shqipërisë aktuale. Opinioni duhet të informohet saktë se Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912, është bërë për tërë hapësirën natyrale të tokave shqiptare, të cilat u okupuan nga shtetet fqinje të përkrahura me Konferencën e Londrës, Vendimet e të cilës më 29 korrik 1913, nuk i përfillën, Vendimet unanime të delegatëve shumicë të krahinave shqiptare në Vlorë. Të tumira nga Ismail Qemali më delegatë më 28 nëntor 1912. Me forcë u pushtua gjysma e Shqipërisë, tani jo etnike, sepse gjysma tjetër ishte pushtuar me Vendimet e Kongresit të Berlinit, qershor 1878, tetor 1881, më zbarkimin e flotës angleze në Ulqin, (herë-herë) thuhet, flotës ndërkombëtare, (rasti si më sulmet e NATO-s, mbi forcat serbe, në hapësirën e ish-Jugosllavisë)!
Motoja në fletushkën, “Shpëtimi i Shqipërisë”, siç e thekson Ismail Qemali ishte:“Veç kauzës në dobi të popujve orientalë, ne duhet të mbrojmë interesat e popullit e të vendit tonë.” E tërë kjo po ndodhte pas largimit të Ismail Qemalit nga perandoria otomane në Bruksel. Ja vlen të theksohen disa rrëfimet personale të z. Ismail, Qemaili, për t`u treguar gjeneratave dhe miqve tanë turq, të interesuar për ndryshime të historisë kombëtare shqiptare!
Sa qëndronte në Bruksel, Ismail Qemailin e vizitoi ambasadori i Turqisë në Londër, Munir Pasha, i cili i tha se kishte marrë nga sulltani porosi: mbasi madhëria e tij qe bindur se Ismail Qemaili, nuk do të pranonte më ndonjë post brenda perandorisë, në vend që të endej si një i arratisur, i jepej ofiqi i një Ambasadori për gjithë vendet me mision që të studionte institucionet e ndryshme të Evropës dhe t`i dërgonte raporte mbi ta, që t`i shërbenin sulltanit si bazë për reforma në Turqi. Shtrohet pyetja, ç`na tregon ky interesim i jashtëzakonshëm i sulltanit për Ismail Qemailin, aspak për fatin e Shqipërisë, e cila tashmë ishte “shkarravit” jo sall nga shtetet fqinje, por edhe me bekimin e Evropës dhe ligësinë e Portës, duke filluar nga viti 1878, deri në vitin 1913, (deri më sot)! Sepse akoma s`ka Shqipëri t`vërtetë, natyrale e t`bashkuar! Kjo dëshmon se edhe larg Turqisë, ku ndodhej Ismail Qemaili, sulltani pos forcës ia njihte edhe erën e guximit, trimërisë dhe patriotizmit. Meqë nuk mundi ta vriste, përdori metodat e korrupsionit të përbuzura aq shumë nga një njeri me aq dinjitet siç ishte i madhi Ismail Qemaili, asnjëherë i korruptuar.
Prandaj, ai do të thoshte: “Natyrisht unë e hodha poshtë këtë ofertë të çuditshme, duke iu përgjigjur; “Madhëria e Tij e dinte fare mirë përse kisha hequr dorë nga çdo shërbim në perandorinë otomane”, thekson dhe vazhdon Ismail Qemaili; “dhe për të njëjtat shkaqe nuk mund të pranoi ofiqin e parashtruar e të vazhdoja të rroja më rrogë turke si shpërblim për shërbime thjeshtësisht imagjinare”, do shtuar “ rrogën e turpit” e të spiunllëqeve nga Evropa për në perandorin otomane dhe anasjelltas! Në ke dhe ku bien dyshimi i helmimit të z. Ismail Qemail në Romë?!
Athua duhet hequr këto dhe kujtimet tjera, punët e ndjeshme e më të ndershme të cilat shqiptarët i kryenin në diplomaci, reforma, ekonomi etj., me aq përgjegjësi, sinqeritet dhe më elan të lartë, si edhe në ish-Jugosllavi dhe Serbinë kolonialiste (komunistet dikur), qoftë në ushtri, administratë apo punë resorësh tjera, sesa vetë pushtetarët, deputetet, pashallarë, madje kadi, agallar e spahi etj., vendas-turq nëpër poste të ndryshme të pushtetit turk të kohës në Portë, pse jo dhe në Serbi..! Ky është një kod besnikërie të thuash i zakonshëm të shqiptarët jo gjithmonë si rob!
Rasti tjetër në mërgim, Ismail Qemal Vlorës, do ti ndodhë në Misir, Kajro, me ç`rast vazhdojnë intrigat rreth Shqipërisë dhe personalisht Ismailit, në audiencën e Kedivit një regjent i vendit. Siç thekson personalisht I. Qemaili: “Një nga më të çuditshmet qe ajo e vëllait të Kedivit, përmes Mehmet Ali Pashës”. Ai, e lajmëroi sulltanin me telegram se Ismail Qemaili i paskësh ofruar fronin e Shqipërisë, të cilin ai, Mehmet Ali Pasha tha se e refuzoi për shkak se kjo gjë ishte kundër ndjenjave të besnikërisë së tij ndaj Kadivit! Ky denoncim i solli pashait gradën dhe titullin vezir! Por, siç thuhet kjo intrigë duket t`ia kishte vrarë ndërgjegjen, Mehmet Ali Pashës, sepse gjatë vizitës së dytë të Ismailit në Egjipt, Pashaj e vizitoi dhe i kërkoi ndjesë, duke shpjeguar se atë akt e kishte bërë nga një zell i tepruar. Ismail Qemaili më një rast sulltanit i kishte thënë se nuk do ta godiste atë personalisht, por kurrë s`i kishte premtuar se nuk do të merrej me politikë, diplomaci apo punë atdhedashurie (patriotizëm). E sulltani i kishte thënë I. Qemailit: “Sa për Shqipërinë, unë nuk mund të falja fronin e një shteti që nuk ekziston, dhe, edhe sikur të mundja ta bëja këtë gjë, s`kisha shkak të preferoja një princ egjiptian po për kundër”! Ngjashëm, shumë ngjashëm me intrigat e politikës dhe diplomacisë aktuale serbe (sot) në Beograd ndaj Kosovës më spekulime, demagogji dhe frymë hegjemonizmi rreth saj!
Këtë intrigë të radhës dhe shumë të ultë qeveritarët turq e përdorën për një sulm të ri kundër (jo) sall Ismail Qemailit, sa kundër Shqipërisë së trazuar. Për më keq Sulltani urdhëroi që Ismail Qemaili të gjykohej në Stamboll për “tradhti të lartë”! Prandaj, në mungesë gjyqi e dënoi më vdekje, më humbjen e të drejtave civile, të rangut, të titujve, të dekoratave e të pasurisë personale! Ismail Qemali edhe pse i dënuar më vdekje, po si Hasan Prishtina, Luigji e Avniu, ky burrë trim në Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912, në orën 2,30 pas dreke, ndonëse ishte paraparë fiks në ora 12, duke pritur Isanë me delegat nga Kosova, Tubimi u shty për tu çel ora 2.30. Kongresin Kombëtar në prani të 37 emroi I. Qemalin kryetar të Qeverisë Provizore dhe Dom Nikollë Kaçorrin nënkryetar të saj. Fatkeqësisht Pavarësia u sabotua nga tradhti të brendshme, A. P. Toptani, Prenk Bibë Doda, Dervish be Biçakçiu, Kristaç Zografi etj., me veprimet e tyre antikombëtare e vunë në rrezik tërësinë tokësore, duke shkaktuar rrëmujë, anarki e çrregullime në mbarë territorin e lirë shqiptarë...
Kujtimet, sfidat dhe e vërteta mbi personalitetet dhe historinë kombëtare shqiptare në raport me perandorin otomane, janë pjesë e cila, sipas disa mendimtarëve të aktualitetit dhe pushtetit turk, tani pretendohet, bashkë me shumë pjesë dhe tërësi tjera të Periudhës së Luftërave Shqiptaro-Turke 25-vjeçare, të hiqen nga historia kombëtare!? Mbase, thënia:”Ja vlerësimet që i bënë armiqtë e kombit shqiptar Ismail Qemailit, për punën e tij në Evropë”, cituar nga Skënder Laurasi në monografinë për: Ismail Qemailin, botim i ‘Rilindjes”të vitit 1971, ipas disa moderatorëve, diplomatë dhe politikan turq, athua patjetër duhet hequr? Si amanetin e këtij burri kur thotë: “Djemt e mij, nuk bëra pasuri t`ja lija trashëgim Shqipërisë. Po ju lë një Atdhe - amanet. Lamtumirë! Pra një atdhe, as etnik, natyral, as gjysmë vatani, të plotë apo të copëtuar, real, por të nënshtruar!
Më këtë amanet, Ismail Qemaili, dëshmon për shpallje të pavarësisë për Shqipërinë - atdheun shqiptar, të madh apo të vogël, një atdhe amanet! U dashka edhe këtë amanet për ta fshirë nga mendja, truri dhe historia kombëtare!? Mbase, këtë nuk e kërkojnë miqtë tanë të dovletit, selametit e t`xhenetit! Jo sall politikanë aktuale shqiptare, për hir të posteve shtetërore dhe politikës së marrëdhënieve Turqi - Shqipëri - Kosovë, aktualisht e thonë: “Asgjë më rëndësi s`hiqet, nuk ndryshohet, s`pësohet! Koha do ta dëshmojë, si më bashkatdhetarët optimist në Maqedoni, me Marrëveshjen (mosmarrëveshjen) e Ohrit, Enciklopedinë e falsifikuar, një mori lapidarë, kisha e manastire, si në kohën e Milosheviqit në Kosovë! Ja vlejnë marrëdhëniet e reciprocitetit dy e më shumë palë, por jo më hile, pavarësisht fuqisë, madhësisë dhe t`kaluarës-historike! Ndërkaq, për çdo ndihmë vëllazërore humane e miqësore të ofruar dje, sot dhe nesër, shqiptarët përherë janë të gatshëm t`i kompensojnë më të njëjtat ndihma humane, për të gjithë miqtë dhe për Turqinë. Këtë pa rezervë e shprehu edhe ministri Agim Çeku, më rastin e vizitës në Ankara.
(II)
Në prag të 99-vjetorit të Pavarësisë
Mërgimi i dytë i Ismail Qemali Vlorës
Më 13 prill 1909 në Stamboll ndodhi Revulucioni i Gjon Turqve
Pas nëntë vjet mërgimi, Ismail Qemal be Vlora kthehet në Stamboll
Shkruan: Qerim Pllana
NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT
(I) (II)
Plak i gjorë e plak i mjerë Iku ditë e iku natë;
Ku do vejë – ku do bjerë? I mungonte bukë e thatë,
Nëpër erë e nëpër shira Edhe buka i mungonte,
Nëpër pellgje me shëllira Vetëm zemra i vëlonte
Më qëllim të mbrojtjes së kushtetutës dhe të drejtave të Kombit shqiptar, pasi që pasardhësi i Hysni Hilmi Pashës,Veziri i madh Tefik Pasha i propozoi Ismail Qemalit ministrinë e drejtësisë, madje në rast se si pëlqente, ai mund të zgjidhte ministrinë e punëve të brendshme. Por, ai e dëshironte të vijonte punën e tij në parlament. Të njëjtën ditë I. Qemailin e thirri sulltan Hamiti në audiencë, pas nëntë vite mërgim jashtë Turqisë, Ismaili u gjend ballë për ballë perandorit otoman, të mbyllur vet, siç thuhet në kafazin e florinjtë. Sulltani i shprehi keqardhje për tërë atë qe i kishte ndodhur gjatë 9-vjet mërgimi. Sulltan Hamite sikur nuk e fshehu entuziazmin e kthimit të Ismailit, të cilin kjo pozitë e shtyri të bëjë në këtë kohë ngjarjesh të turbullta më Portë e sidomos në Shqipëri, përpjekjen për të gjetur një modus vivendin që mund ta rriste autoritetin e kryengritësve gjithandej Shqipërisë për mëvetësinë e pavarësi së, pra shkëputjen nga Turqia.
Prandaj ai shkoj në parlament , ku gjet një numër të madh deputetesh, nga të cilët, po ashtu u prit më shumë entuziazëm. Ai po të nesërmen thirri gjithë deputetet më një sesion të fshehtë, në të cilin Ismail Qemaili u dhanë ekspoze duke u bërë apel për pajtim e bashkim. Por kjo “qetësi” dhe ky “pajtim” nuk zgjati shumë midis deputetë me opinione të ndryshme. Vetëm pas dy javëve, një pjesë e ushtrisë të Selanikut, nën komandën e Mahmut Shefqet Pashës, e nxitur nga komiteti i xhonturqve i drejte Stambollit. Kështu që kabineti i Teufik Pashës ra akoma pa e filluar mirë punën. Pozita e I.Qemailit u rrezikua deri në shpëtim koke. Dhe më të hyrë të ushtrisë të Mahmut Sh. Pashës, më 17 prill të vitit 1909 Ismaili u nis për Selanik. Xhonturqit e rrëzuan s.Hamitin dhe në vend të tij e vendosën të vëllain Mehmet Rashitin, një bashkëpunëtor dhe kukull të tyre, xhonturqve. Në Stamboll me gjithë orvatjet për të nxjerr një shkake për ta dënuar mbase prapë më vdekje, të paktën si nxitës të ngjarjeve të 13 prillit, por hetimet nuk gjetën asnjë fakt kundër tij:parlamenti u detyrua të regjistronte një vendim nonileu në favor të Ismailit, i cili u kthye në Stamboll dhe hyri në parlament, duke rifilluar sesionin e tij. Intrigat e xhonturqve vazhduan. Kundër Ismail Qemailit u përgatit një intrigë në lidhje më një hua, për të cilën kishte vështirësi Drejtori i Bankës Nacionale, Sir Ernes Cassel. Në organin e Komitetit të xhonturqve u shkrua një artikull ku u spekulua në emër të I.Qemalit. Prandaj, Ismaili në parlament kërkoi sqarim, duke deklaruar se në parlament nuk beson të ndodhej ndonjë burrë aq budalla dhe frikacak sa të shpif se unë do të mashtrohem për 10.000 lira, kjo është një shpifje. Tek fliste Ismaili, një farë Dr. Ismeti ( emrin e të cilit ja kishte dhënë redaktori si trillues i shpifjes) u ngrit nga vendi i tij dhe tha:”Unë e shtova atë paragraf në artikull”! Atherë Ismail Qemaili u përgjigj: “Pra qenke ti frikacaku”. Kundërshtari nisi ta shajë, Ismail Qemaili i zemëruar e zuri për fyti dhe e flaku për patosi. I ndajnë shpejt, atë, Ismetin e qesin jashtë salle. “Mue më erdhi disi turp që më një çast zemërimi u kapa me grushte në pleqëri, po shumë nga miqtë e mi më lëvduan dhe thanë se Ismeti mori atë qe e meritonte”. Më një seancë tjetër ku flitej për ligjin e koncesioneve për ndërtimin e hekurudhave në Anadoll. Ismail Qemaili beu e kundërshtoi me fakte dhe forcë aprovimin e këtij ligji. Në sallë u bë rrëmujë. Të gjithë ministrat tok me vezirin e madh , iu vërsulen, duke kapur kush për duarsh e kush për rrobash, kurse Dervish Beu e goditi prapa kokës. Në këtë rrëmujë seanca u mbyll nga protesta të deputetëve miq të shumtë të Ismail Qemalit. Po atë mbrëmje Dervish Beu e vizitoi Ismailin për t`i kërkuar të falur, por Ismail Qemali refuzoi të harronte ngjarjen kaq lehtë , nuk u kthye në parlament. Ismaili do të kthehet në parlament vetëm pas lutjeve dhe përcjelljes së një depuctacioni në krye më Talahat Benë në krye, pasi këtë e kërkonin edhe shumë shqiptarë. Këto dhe një varg incidentesh, smira dhe urrejtja ndaj fuqisë, moralit me plotë dinjitet, patriotizmit dhe drejtësisë të sinqertë që prodhonte Ismail Qemaili, Komiteti i xhonturqve po ia kushtonte zhdukjen e elementit etnik bashkë më Qemailin, që atyre po u dukej më i fortë dhe më i rrezikshëm. Siç thekson z. Ismail Qemaili në Kujtimet e tij, “nuk u la mangët që mund të ngjallte turbullira, duke u përdorur lloj-lloj intriga, masa represive me të vetmin qëllim që ta dëshmonin atë qe ata besonin se ishte koka e Meduses Nacionale”! Ismail Qemaili siç shkruante në artikullin e tij të gjatë në “Shqipëria dhe Shqiptarët (botuar anglisht më 1917 në Quarterly Review pat arritur në këtë përfundim:” Shqiptarët shpejt i zbuluan qëllimet e njëmendta të Komitetit “Për bashkim e përparim”, dhe panë humnerën që shtrihej midis kuptimeve politike të tyre dhe të programit të bashkimxhinjve turq. Me bashkimin, shqiptarët kuptonin grupin e racave të ndryshme nën flamurin e kushtetutës osmane, e cila do të forconte perandorinë nëpërmjet bashkimit të të gjithë popujve të saj, duke i garantuar secilit ekzistencën e tij kombëtare. Nga ana tjetër, Komiteti vetëm mendonte t`i bashkonte të gjitha racat e ndryshme, duke i shtrënguar të mohonin origjinën e tyre dhe sa më shumë t`u forcohej pozita në pushtet, aq më shumë u shtohej ambicia për ta zbatuar këtë program ! Kjo ishte aq e vërtetë sa sot Programi për Bashkimin Evropian, i cili, fatkeqësisht është shumë identik me kohën për të cilën bëhet fjalë. Madje nëse studiohet më kujdes ajo periudhë e fillimit të 10-12-vjetshin e shekullit të kaluar, ka aq shumë ngjashmëri në veçanti më gjendjen e popullit shqiptar sot në gadishull, sa njeriut i mbushet mendja se historia e ka rikthye rrotën e saj, duke u ripërsëritur rrethanat dhe agjendë e njëjtë e viteve 1908-1912. Sepse, nëse Brukseli “s`mund” për ta zgjidh problemin e një grusht kriminelëve ilegal-legal në veri të Kosovës, shqiptarët, madje vetëm policia e Kosovës, është në gjendje për ta zgjedh brenda 24 orëve. Dy, nëse shqiptarëve u thuhet se kufijtë nuk mund të ndryshohen, dhe gjysma e shqiptarëve s`mund të bashkohen me gjysmën tjetër, kur ata janë të gatshëm, jo si koreanët! Tre, atëherë si t`i besohet Bashkimit në Bruksel, në qetësinë, lirinë, demokracinë, zhvillimin real ekonomik, kulturor, gjuhësor etj., shqiptarët duke i ndarë me simbole, emërtim kombëtar, shqiptar-kosovarë, veri-jug, dialekte toskë e gegë fise, e dreq të mallkuar!
Ky s`është kurrfarë pesimizmi, është në shërbimi të atdheut të së vërtetës, realitetit!
(III)
Në prag të 99 - vjetorit të Pavarësisë 28 nëntor 1912
Mërgimi i tretë dhe i fundit i Ismail Qemali be Vlorës
Kujtimet dhe memorie të çiltëritë për bërjen e atdheut
DHE 99 -VJET PAVARËSI PA SHQIPËRI TË VËRTETË
Shkruan: Qerim Pllana
“Syrgjyn – gjallë e syrgjyn – vdekur, Ky vigan Liberator!”
Sapo i dorëzova pushtetin Komisionit, u nisa për Nicë, për një pushim të nevojshëm.
Mbase ai ishte pushim i domosdoshëm, por edhe mërgimi i fundit i Ismail Qemal be Vlorës, tani jashtë atdheut të trazuar më shumë nga faktor të vendit sesa të jashtëm. Në atdhe dhe në vendlindjen e tij stërgjyshore, ky burrë i kaloi sall 14 muaj jetë!
Sepse, pas gjithë atij mundi, tërë asaj sakrifice, gjakderdhjeve dhe atyre sfidave, të shpalljes së pavarësisë, më 28 nëntor 1912, diku rreth orës 15 pas dite, Ismail Qemaili me shokë, nuk gjetën prehje, mundësi e as rrugëdalje për shpëtimin e Shqipërisë së vërtetë, të bashkuar, unike e të pavarur, sovrane e në kufijtë real. Okupimi i gjysmës së atdheut, nga Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria, presioni ndërkombëtar dhe ai brenda vendit, nga renegatet e yshtur dhe të djegur për pushtet, grabitje dhe sundim, bëri që gjithçka të përfundojë në dëm të atdheut në situatat aktuale të vitit 1912 dhe fillimit të vitit 1913, respektivisht në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, të vitit 1914-1918.
Të flasim më gjuhën e kujtimeve të madhit Ismail Qemail be Vlora dhe të birit Etemit. Sepse, vetëm kështu do të jemi më të sinqertë në këto tri kujtimet e mërgimit dhe kujtimi të njeriut, i cili si foshnje u syrgjynos nga vendlindja, atdheu, dhe në te kaloj vetëm 14 muaj jetë, me plotë sfida, i dënuar dy-tri herë me vdekje, më në fund i detyruar dhe i ndjekur nga pushteti dhe së fundi nga atdheu për herë të fundit të jetës dhe moshës së tretë, madje i helmuar dhe i balsamuar për t`i zhdukur gjurmët e helmimit, në moshën 75-vjeç, më 24 janar 1919 në Romë!
Shqipërinë po e kallnin duke luftuar një qeveri liberale në krye më liberalin Ismail Qemail be Vlorën, një patriot, i cili në atdheun e tij kaloi sall 14 muaj! Më në fund në atdhe po sillej një princ i huaj austriak, Princ V. Vidi, si shkak i luftës së ashpër për grabitje pushtet, mundësisë së plasjes të një lufte civile. Me detyrimin e Komisionit Ndërkombëtar Evropian të Kontrollit, më 22 janar 1914, mu për shkak të luftës së ashpër që po e zhvillonin; E.P. Toptani në bashkëpunim m[e Prenk Bibë Dodën, Dervish be Biçakçiun dhe Kristaç Zografin, Komisionit në fjalë i imponuan që nga qeverisja, pushteti dhe nga Shqipëria ta tërheqin Ismail Qemalin dhe në vend të tij ta vendosin Vilhelm Vidin. Kjo dhe kështu ndodhi nga “Dita e Lavdishme”, kur ishte shpallur pavarësia, Ismail Qemali po e përjetonte ditën më të rëndë të jetës, largimin së fundi të përjetshëm të tij nga Shqipëria! Ja se ç`shkruan në portofol e kur arriti në Shqipëri KNK; “Sot më 22 janar 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit u mblodh në pranin e Shkëlqesisë së Tij Ismail Qemail Beut, Kryetar i Qeverisë së Përkohshme, i bindur se mjeti i vetëm për t`i dhënë fund anarkisë dhe çrregullimit në vend ishte të ngrihej një qeveri e vetme për “tërë Shqipërinë”, dhe se në rrethana të tanishme , ky qellim mund të arrihej vetëm nëse ai ia dorëzon pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, përfaqësues të fuqive të mëdha, e përsëriti kërkesën që kishe bërë më parë KNK-së në pranin e ministrave, që ta marr për sipër këtë detyrë dhe të pranojë të marr pushtetin në duar. KNK-ja pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, përfaqësues të fuqive të mëdha, e përsëriti kërkesën që kishe bërë më parë KNK-së në pranin e ministrave, që ta marr për sipër këtë detyrë dhe të pranojë të marr pushtetin në duar. KNK-ja nderon dhe ngre lartë ndjenjat patriotike të Shkëlqesisë së Tij Ismail Qemail Beut, që bënë të marrë këto masa, pranon delegimin e fuqisë nga ana e fuqisë së tij dhe i ngarkuar për këtë nga Fuqitë e mëdha, merr për sipër administratën e Shqipërisë në emër të Qeverisë të cilën e përfaqëson. Vlorë, 22 janar 1914. Firmuar: Ismail Kemal, Nadolny, Petroviç, Krajevski, Harry, Lamb, Leoni, dhe Petriaev, janë nënshkrues të këtij (vendimi-portokoli). Në kujtimet e Tij, Ismail Qemali shkruan: “Sapo i dorëzova pushtetin Komisionit (KNK-së), u nisa për në Nicë, për një pushim të nevojshëm. Shpejt mora vesh se Princi Vilhelm Vidi më në fund kishte hyrë solemnisht në Durrës. U gëzova, por kur mësova se ai kishte zgjedh për kryeqytet një nga qytetet më pak të përshtatshme për një seli mbretërore, dhe që paraqiste plotë ngatërresa të tjera siç e kam theksuar më parë, ngatërresa për të cilat kishte marr vesh edhe Foreign Office në Londër.” Ky ishte një skenar tjetër për të cilin plakut nuk do t`i shkonte ndër dije, meqë V. Vidi në Shqipëri kishte pranuar të qëndronte për pak kohë dhe atë afër detit, për mundësinë dhe nevojën urgjente të ikte më të katërtat me vaporin e lënë të përgatitur, dhe ta lente Shqipërinë, pse jo prapë në gojë të ujkut! Më pas historia e Princ Vidit, është rrëfim tjetër në vete. Një periudhë e shkurtër, por e hidhur për historinë kombëtare. S`vonojë dhe plasi Lufta e Parë Botërore. Kurse Shqipëria përjetojë një rrënim, shkatërrim dhe okupim të pa mëshirshëm nga Serbia, Greqia, Mali i Zi, Italia etj. Ndërkaq Ismail Qemali e vazhdojë jetën e tij në mërgimin e tretë në Itali, herë-herë në Zvicerr , Para se të nisej Ismail Qemali, shokët që po e përcillnin i dorëzuan disa dhetra napolona të Beledies që t`i përdorte si shpenzime udhëtimi Ai i përshëndeti me këto fjalë: “Djemtë e mi, nuk bëra pasuri tja lë trashëgim Shqipërisë. Po ju lë një Atdhe amanet. Lamtumirë!” Nga Vlora Ismail Qemaili vajti në Nisë ku deshi të çlodhej, por pa u mund të çlodhje! Përkundrazi, atij pas disa vite do t`i përgatitej helmimi. Pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, Ismail Qemali shkoi në Barcelonë, duke pritur se fund do të kishin ngjarjet e kësaj Lufte të tmerrshme, sidomos për Shqipërinë. Në fillim të vitit 1917 u kthye në Paris, ku i diktoi Mr. Storit Kujtimet e tija. Në vështrimin e parë, duke mos njohur mirë jetën e tij, te duket sikur Ismail Qemali, i zhveshur nga ofiqet e tija zyrtare, u hoq mënjëanë. Por kjo s`është aspak e vërtetë. Ç`mund të bënte ai në këtë kohë, në dobi të vendit e bëri sepse nuk ishte i hequr mënjanë, prandaj edhe partia Politike, e themeluar në Në Shtetet e Bashkuara, më 1918 e zgjodhi përfaqësues të saj në Konferencën e Paqes. Ismail Qemali u përgatit për t`i propozuar konferencës paqësore kërkesat dhe të drejtat e Shqipërisë. “Unë shpresën nuk e kam te bejlerët e tek arkondet që kërkojnë të fitojnë të tilla princllëke. Shpresa ime është në të zotët e opingave, që janë zotët e vërtetë të Shqipërisë. Unë e dua Shqipërinë nën regjim demokrat e federal për popullin shqiptar.” Por, ai këtë nuk e trashëgoi sepse në Romë e helmuan më 24 janar 1919. Ismail Qemaili jetoj 75 vjet. Vetëm 14 muaj i përjetoi në Atdheun e tij të lirë, por fatkeqësisht të përgjysmuar. Qekur ish fëmijë e syrgjynosën bashkë me familjen e tij larg Shqipërisë. Edhe ai pati fatin e hidhur të Thimi Mitkos, Pashko Vasës, Jani Vretos, vëllazërve Frashri, e të sa e sa rilindësve të tjerë , më në fund të vdes i syrgjynosur në mërgim, madje i helmuar nga dorë e fshehur armiqësore. Poeti do të shkruante: “ Syrgjyn-gjallë e syrgjyn-vdekur, Ku vigan Liberator! Thuhet se më 28 nëntor 1932, kur u zbulua kufoma në Kaninë, vendlindjen ku kishte lindur Ismail Qemali, që të kthehen eshtrat e të varrosen në Vlorë, s`i kishte mbetur shenjë balsami, dhe qe gjysmë e dekompensuar! Kur dhe sikur të dihej, shkaku i vërtetë i vdekjes së tij, helmimit të Ismail Qemalit! Domosdo qëndron, jo vetëm në krye të shtyllës së pionierëve, por edhe në krye të shtyllës së dëshmorëve dhe të heronjve të Shqipërisë së vërtetë. Periudhës së lavdishme të Gj. Kastriot Skënderbeut, Lidhjes së Lezhës 1444, Komitetit të Stambollit e të Rilindësve, Periudhës të Lidhjes Kombëtare të Prizrenit, 1878, Shpalljes së Pavarësisë së Vlorës, 28 nëntori 1912, pra të 99-vjetorit, në krye të cilës pavarësi u gjend ky burrë. Pse jo të Vendimeve të Bujanit 1943/44, bashkë me heronjve dhe dëshmorëve të Luftës Çlirimtare për Bashkim të shqiptarëve dhe pavarësinë e Kosovës 17 shkurt 2008 etj.