E hene, 23.12.2024, 06:36 AM (GMT)

Kulturë

Flet këngëtarja lirike, popullore, Pedagogja Alma Strazimiri

E shtune, 05.11.2011, 06:31 PM


Kam kënduar të parën Simfoni tragjike (e Feim Ibrahimit) për fëmijët e Bosnjës

 

Për familjen kam sakrfifikuar profesionin

 

Nga Albert ZHOLI

 

Gjithmonë e qeshur, gjithmonë në lëvizje gjithmonë mes njerëzve. Dibra, vendlindja e saj, mbetet për të vendi më i bukur që i ngjizi dëshirën për këngë dhe ëndrrën për të shkelur skenat që të japin krenari dhe emocion. E rritur në familje të dashuruar me këngën Alma i kujton vitet e vegjëlisë me shumë nostalgji, pasi në ato vite, mes familjes, dasmave të famshme dibrane ajo mori aromën e bukur të muzikës, aromë që ajo e bëri pjesë të jetës dhe motiv të saj. Por në momente të caktuara ajo për familjen sakrifikoi dhe familjen. Si kënëgtare lirike, popullore por edhe si pedagoge Alma ka arritur ato rezultate që pak femra në moshë të saj kanë mundur ti arrijnë. Ajo këngën se këmben me asgjë, as me postet politike as me pasurinë e shumtë, pasi muzika për të është pasuria më e madhe për të cilën ajo ka sakrifikuar shumë. respekton njerëzit e komunikueshëm dhe të sinqertë por distancohet nga mosmirënjohësit dhe llafazanët. Për të jeta është një dritare e bukur ku njerëzit duhet të vështrojnë të bukurën dhe të përjashtojnë të shëmtuarën.

 

Si lindi kënga tek Alma?

Kënga nuk lindi tek Alma por Alma lindi tek kënga. Linda dhe rilinda tek kënga. Tek unë kënga ka qenë e lindur gjenetokisht. Nëna thotë se prindërit e mi kanë kënduar bukur me lahutë. Dihen të veçantat e odave dibrane nga ku unë kam origjinën. Siç më tregon nëna pas darkave ne shkonim tek njeri tjetri, pinim një çaj, një kafe një gotë raki, dhe duke bërë këtë rit gjithmonë këndohej me çifteli, këndonim të gjithë së bashku, sa ishim në odë. Unë jam rritur në këtë atmosferë kënge, atmosferë gëzimi dhe dashurie për artin. Rreth zjarrit bubulak ku nënat shamibardha na shërbenin plot dashuri, ne këndonim dhe lumturoheshim. Kështu është gjetur kënga tek unë, ku pastaj në mënyrë krejt të natyrshme kënga dhe unë u gërshetuan, pra rrugët gjetën njëra tjetrën.

Si keni ecur në këtë rrugë?

Që kur kam qenë 5 vjeç unë këndoja me prindërit dhe të afërmit në oda por sidomos unë këndoja në dasma që ishin të veçanta në zonën tonë. Duke pasur zë të bukur, karakterristik më merinin nëpër dasma që ditën e enjte kur hapeshin dasmat sipas traditës sonë. Këndoja me dajre brenda rregullave të dasmës me disiplinë, korrektësi, ëmbëlsi e rrethuar me njerëz të dashur dhe të shoqërueshëm. Ishin vite që i kujtoj me ëndje. Dajrja më shoqëronte në shfaqjet e mia të para në atë publikun e vogël të rrethit familjar apo fisnor.

Po shfaqja e parë në skenë kur ka qenë?

Athere fusnksionon shtëpitë e pioenerevë të lagjeve dhe Pallati i pionerëvë të qytetit. Unë në fillim kam kënduar me shtëpinë e pionerëve të lagjes dhe më vonë me koncerte të ndryshme me atë të pallatit të pionerëve të qytetit të Peshkopisë.

Cilat kanë qenë këngët tuaja të preferuara në atë kohë?

Këngët popullore. Dihet tashmë se sa ato janë të përhapura dhe të pëlqyera. Unë këndoja këngët popullore të cilat i këndonte këngëtarja e talentuar Liri Rasha. Ajo ishte idhulli im i të kënduarit të asaj kohe, me imazhin e saj u rrita në këngë. Athere ishte një përiudhë kur muzika folk ishte në lulëzim, ishte shumë e prefaruara dhe e ndjekur. Veç asaj për mua ishte event ndjekja e festivalit në RTSH, ku ndiqja me etje, vëmendje, dashuri, çdo këngë pasi ky festival ishte shkollë për mua. Jeta artsistike e asaj kohe ishte shumë e gjallë, active, me surpriza pavarsisht varfërisë, censurës. Apo ideologjizmave. Në atë kohë kanë dalë një plejadë e madhe këngëtarësh, aktorësh, shkrimtarësh, poetësh, që kanë lënë gjurmë në jetën kulturore artistike shqiptare.

Si pedagoge, cili është mendimi juaj për rregullin në shkollë dhe kërkesën e llogarisë në dy sistemet?

Unë i kam jetuar të dy sistemet ku në sistemin monist dua të theksoj, se rendi, qetësia, siguria, kërkesa e llogarisë në shkolla, përkushtimi i mësuesve, kërkesa e llogarisë ishte e madhe. Duke bërë një paraleleizëm për këto probleme për jetën e fëmijëve të mi dua të them se ai system ishte më i sigurt, duke mos lënë pastaj pas dore ato fenomene dhe dëme në drejtim të luftës së klasave, izolimit, gjyqeve pa avokat, etj..Sot nuk egziston ai përkushtim i mësuesve dhe e them me bindje se nuk do të isha bërë kjo nqs nuk do të kishte një kërkesë llogarie atë dashamirësi, atë afinitet, mësuesit për ne, gjë të cilën nuk e sheh sot. Mësuesit dhe pedagogët tanë ishin ikona në tërësinë e vlerave që ata mbartnin. Pra ata ishin personalitete që na dhanë çdo gjë me zemër me dashuri.

Konkurimi në Akaseminë e Arteve

Kur mbarova Liceun artistik ishin vitet 1990. Ishin vitet ku po trokiste demokracia. Pikërisht në këtë vit unë do të konkuroja për Akademi. Në maturën e shkollës së mesme unë kisha zëra të mrekullueshëm që dhe sot kanë bërë emër (kush……..)në muzikën dhe këngën shqiptare. Akadmeia ishte ëndërr pas Liceut dhe ishte e vështirë të dilje të konkuroje dhe të fitoje me gjithë ata nënës të shkëlqyer. Në Lice ishim shumë të përzgjedhur dhe në Akademi shkonin 2 ose 3 për çdo maturë. Pra konkuronin 50 veta për 2 vende, e tillë ishte kërkesa, e tillë ishte përballja me rregullat strikte ku nuk hynin miku, hatëret, tarafet. Kur do konkuroja unë ishte hera e parë që konkurimi do të bëhej me dyer të hapura. Ishte nje shans dhe një ndryhsim plus që na ndihmonte ky lloj konkurimi ndryshe..Kryetar komisioni ishte Burnar Spahiu shef akademisë së arteve, Valdet Hoxha, Fran Lufi (në Itali). Ishte një atmosferë ndryshe ku kishim mes nesh dhe shumë gazetarë. Kisha mbaruar Liceun me nota të shkëlqyera por ndjeja dhe dhimbjen e shumë largimeve në emigracion. Por them që në konkurs dola e para me 375 pikë. Këndova (fal zërit), vepra të mëdhaja për moshën që nuk guxoj tua jap për konkurim nënësve të mi. Aria e Santucios, e Maskanjit, “Agimet shqiptare” të Avni Mulës, etj..që performova. Ishte një ditë e magjishme, plot emocion, plot ndjenjë, ankth, dëshirë..Pikët na u dhanë fill pas përfundimit. Tek unë ishte brumosur nga familja edukata e punës , një edukatë rigoroze por jo me diktat.

Çfarë do të veçoje nga daljet tuaja në skenë gjatë Liceut dhe Akademisë?

Në moshë të vogël unë kam qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme me karakter kombëtar. Në Lice unë isha nxënëse e Ermelinda Paparistos një grua e rrallë e cila më shoqëroi edhe në Akademi duke marrë orë ekstra për ndjekjen e eurisë sime. Ishte një mësuese dhe pedagoge korrekte e edukuar, plot finesë, intelgjente. Që në monizëm kur isha 15-vjeç unë mirja pjesë ën koncerte të ndryshme që jepeshin për trupin diplomatik, atasheu kulturor sikundër mirja pjesë në organizimet që beheshin për dekadat e Majit. Ndaj edhe gjatë Akademisë nuk i ndërpreva aktivitetet. Ishin bërë pjesë e imja. Flas për degën e kantos. Në këtë kohë filluan shkëmbimet kulturore me akademi apo shkolla kulturore të Italisë ku unë isha gjithmonë pjesë e grupeve. Por kam qenë selective në aktivitete. Jo në çdo aktuvitete që më këkronin apo më ftonin shkoja.

Talenti dhe studimi, si janë raportet?

Dallimi ….Fëmijët e talentuar nuk studjojnë shumë, ndërsa ata të patalentuarit bëjnë përpjekje serioze dhe janë shumë puntorë. Pra edukata e punës është element bazë për të përparuar. Formimi i përgjithshëm ka të bëjë shumë me profesionin. I jap përparësi punës, studimit, përpjekjeve..

Nga daljet jashtë atdheut, kë moment do të veçoje?

Ka qenë një lidhje që është bërë me Akademinë e Barit në Itali dhe Konservatorit të asaj kohe (sishte ende Akademi) kur unë isha në vit të dytë (viti 1992), ku shoqërohehsa nga Profesoresha ime Dhoksi Kristuli ku unë në atë koncert isha soliste.

Ishte hera e parë që dilja për të dhënë koncert jashtë. Kisha shumë emocione, pasi kisha të bëja me një vend që ka një histori në muzikë sidomos në atë lirike (kanto), me spakttaor të kultivuar, të edukuar, të njohur me këtë lloj muzike. Rrija tërë ankth, përgjegjshmëri. Para se të dilja shikoja nga profesore Dhoksia . Ajo më jepte forcë dhe me një shikim. Doja jashtë parashikimeve të mia, por brenda dëshirës dhe çka priste pedagogja. Por aty pashë një regull tjetër, një mënyrë komunikimi tjetër, një vend me shumë ndryhsime në raport me vendin tim të varfër. Kur këndoja mua më hodhën në skenë një arush të madh. Ishte formë e vlerësimit. Ishte konert studentësh por që për mua mbetet si një ditë e veçantë

Para se të shkonit në Itali ishit njohur me studentë italian të kësaj gjinie kënge?

Po pikërisht në këtë vit erdhën në Tiarnë disa studentë të Akademisë së barit. Dy prej studentëve I mora unë në shtëpi. Ata habiteshin me akomodimin e shtëpisë, ushqimin, mënyrën e lëvizjes me këmbë, humbjen e kohës etj…

Koncertet reitale janë evenimete shumë të rëndësishme në jetën e një artsiti. Kur e ka dhënë recitalin e parë Alma?

Isha 17 vjeç (1988) kur kam bërë recitalin e parë. Askush smund ta besojë por është e vërtetë. E realizova me ndihmën dhe nën nxitjen e pedagoges sime Ermelinda Paparisto e ila ka njerrë . Duket disi e pabesushme sot. Këtë recital e dhashë në sallën e Akadmeisë së Arteve. Recitali është filmuar nga RTSH. Se di nëse ruhet dhe sot por do ta kërkoj. Ishte një recital i sukseshëm (pasi mora shumë duartrokitje) i cili zgjati 40 min. Këtu këndova arie por edhe këngë popullore. Recitalin e dytë e realizova në vitin 1998.

Çfarë ka njerrë pedagogja Paparisto?

Ardit Gjebrenë, Nertila Kokën, e shumë të tjerë. Ishte pedagoge e mire e teknikës vokale. Ishte fat të mësoje me të.

Ku ka këmbngulur Alma në profesion?

Tek muzika konteporane moderrne. Muzika e re që filloi të punohej nga Sina, Vaso Tole,Hajk Zaharian, Feim Ibrahimi dhe gjithë kompozitorët e mëdhenj të asaj kohe.

Çfarë keni kënduar si të veçantë në jetën tuaj artsitike?

Të parën Simfoni tragjike ( e Feim Ibrahimit)_shqiptare që është realizuar në Shqipëri për piano dhe okestër të cilën e kam kënduar unë në moshën 20 vjeçare. Ishte koha e Luftës së Bosnjës. Kërkuam së bashku më kompozitorin Feim Ibrahimi që këtë Simfoni ta këndonim për fëmijët e Bosnjës. Simfonia Tragjike u performua para trupit diplomatik me drirgjent Rifat Teqja në Akademinë e Arteve pastaj u vu në skenë nga Ermir Krantja në 60-vjetorin e Feim Ibrahimit. Ishte një koncert i bukur, jashtzakonisht dramatik. Pra jeta ime artsitike është e mbsushur vetëm me këngë kontemporane, moderrne e ftuar në të gjitha koncertet e këtij lloji si soliste.

Dy recitale po koncerte?

Pa fund…Kjo pafundësi po të llogaris 12 koncertet e Roamncës shqiptare të organizuara nga disa shoqata shqiptare muzikore me muzikën e re moderrne të këngës lirike ku kam dal me dy ose tre romanca të kompozitorëve të ndryshme (edhe nga Prishtina), pstaj në të gjitha edicionet e Vjeshtës së Tiranës (me premiera), ose operat “Orirat” ku kam pas rolin e Nadias (të Aleksandër Peçit, opera seriale), një bashkpunim italo-shqiptaro-bullgar. Dirigjent ka qenë Zhani Ciko dhe ku regjisorë ka qenë italinai Ferrari i La Skanjas, etj…Jam soliste në korrin …që drejton znj. Suzana Turku qysh nga vitit 1998 dhe në të gjitha koncertet brenda dhe jashtë vendit me këto aktivitete kam qenë dhe jam soliste. Ky kor ka bërë shumë aktivitete. Kam qenë interpretuese në operën “Doma”, e vënë në skenë në TOB nga regjisori Luigj Gurakuqi. Janë mbi 60 konerte brenda dhe jshtë vendit duke mos u shkëputur nga pedagogjia,

Flasim për pedagogjinë. Ndiheni mirë si pedagoge?

Unë kam filluar pedagoge qysh kur kam mbaruar Akadmeimnë. Fillova në Lice dhe më vonë edhe në Akademi (1990). Për mua nuk përbën diçka të madhe qënia pedagoge, sepse unë brenda vetes kisha të tjera ëndrra të tjera motive, të tjera dëshira, të tjera rezerva, ..Pra të qënit pedagoge është shumë më pak se çka kam kërkuar nga vetja…Une kam pasion pedagogjinë por skena është ëndrra ime. Skena, muzika, janë ato që më motivojnë ende..

Si u ndjeve kur mbarove Akademinë?

Dola shkqyeshëm por pashë se sdija të bëja asgjë. Dhe pse isha lançuar në dhjetra koncerte si këngëtare lirike me perspektivë sërsishmi u ndjeva bosh. Në këtë moment njoha pedagogun Luk Kaçaj. Ai vinte nga Shkodra dhe më jepte mësim pasuniversitar. Rrinte në shtëpinë time pasi ishte pa familje. Me të mësova shumë, pashë të fshehtat e botës së artit. Më jepte mësim privat me gjithë fuqinë e shpirtit. Isha përballë një realiteti tjetër. Në këtë kohë unë u bëra nënë. Ishte moment I papërshtatshëm. Kur unë pretendoja për një master, për një Akademi tjetër jashtë po bëhesha nënë. Profesori u mërzit shumë sepse pretendonte shumë në suksesin tim. Lindja e parakohshme sipas tij më privonte shumë nga suksesi. Pas disa kohësh ai vdiq kur punoi me mua afërsisht 4 vjet. Para një viti atij ju dha titulli “Nderi i Kombit”.

Gjith kohën në lëvizje, mes njerëzve e datrokitur, keni pas ofertë për të kaluar në politikë?

Kam pas shumë kërkesa. Unë e ndjek politikën dhe në një ëmnyrë apo tjetër jam e përfshirë indirect si çdo qytetar. Për mua është kafshatë shumë e madhe sot për sot, pasi do zemër të fortë, durim, moskokçarje, etj..Sot për sot nuk është prerje për mua politika. Të ardhmen nuk e parashikoj. Të përfshihesh në politkë me ndërgjegje duhet ti përkushtohesh jo vetëm politikës, por pjesës që presin nga politika. Kjo është ajo detyrë që ka politka serioze. Politika deri sot është bërë parcelë ku vetëm mirret dhe përfitohet prej saj vetëm nga aktorët e politikës dhe jo nga pjesa që e voton politkën. Ata janë humbësit e mëdhenj. Eshtë një mision i madh.

Po mendimi juaj për politkën shqiptare 20 vjeçare?

 

Ndryshime kanë ndodhur, por është një tarnziion shumë i gjatë. Nuk bëhet nga njërës të afirmuar në politkë apo që të kenë studiuar për këtë qëllim. Në politkë janë përfshirë njerës edhe të pa shkolluar, me profesione nga më absurdët dhe që skanë asnjë kontribout në shoqërinë shqiptare. Kanë një gjuhë jo profesionale, të shëmtuar, pa etikë. Vetëm politikë nuk bëjnë politkanët tanë, të të gjithave ngjurave. Politika për mua është ligj, ndërsa në fakt tek ne ndodh e kundërta.

Femra shqipatre a e ka zënë pozicionin e duhur në jetë?

Për mua ferma duhet të jetë femër, e kuruar gjenetikisht, shpirtërisht, e pamodifikuar gjenetikisht me OMGJ, e kultivuar me gene të mira. Femra lind, prodhon jetë, është epiqendra e familjes dhe e shoqërisë (për mua). Femra duhet të jetë e formuar mirë si nënë, si gura, si femër, si njeri,. Por shoh që femra shqiptare, kërkon, ngulmon, studjon, përparon, përpiqet me çdo mkusht të gjejë vetveten. Rezultatet e saj janë në rritje.

Shkaku i divorceve të sotme? Janë në rritje të llahtarshme..

E para disiplina në familje, korrektesa, serioziteti. Disiplina është art. Ne kërkojmë por harrojmë detyrat. Duhet harmoni mes të dyjave, disiplinës dhe kërkesave. Kur prishet kjo harmoni athere martesa mer fund. Edhe unë kam kaluar situata në familje por kam sakrifikuar për familjen. Pra kam sakrfifikuar profesionin për familjen. Në kulmin e karrierës formova familje. Familja është sakrifië ku vështirësitë nuk duhet të sjellin thyerjen. Pra shikoj se arsyet kryesore të divoreve janë ato ekonomike, emigracioni, papunësia. Ekonomia ndikon në cilësinë e jetës por nuk duhet të ndikojë në shthurjen e familjes.

Alma një femër simpatike, por dhe inteligjente. Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur apo inteligjente?

Mua më pëlqen vetja në totalin tim, ndihem më mirë kur më thonë Alma prej vërteti. Dua të më flasin kështu, shqeto, siç është e vërteta, siç më shohin dhe siç më lexojnë sdua falsitete në gjykim.

Keni gabuar deri në këtë moshë?

Shumë herë. Vdes për gabime. Kam gabuar në atë çka mund të bëja më mirë, pasi kam shumë energji positive dhe si kam shfytëzuar aftësitë sa duhet. Në momnetin e duhur këto energji, këto ide, këto ëndrra dhe studime nuk u kam dhënë vlerësimin e duhur. Ndaj kam gabuar. Gabimet më kanë bërë më të sinqertë, më të vërtetë, më toleruese.

Jeni penduar që keni zgjedhur këtë profesion?

Jam penduar. Pasi nuk kam realizuar çka medoja. Atë çka dua të riparoj tek vetja është im bir që është një fëmijë që po bën atë çka s’kam bërë unë. Ai është në klasë të shtatë dhe është një pianist i talentuar që qysh në këtë moshë ka dhënë koncerte kombëtare dhe ndërkombëtare. Sot e ndjej që mund të bëhesha një mjeke e mirë. Me profesion tjetër apo duke shkuar në vend tjetër mund të kisha ecur më para..

Pengu juaj?

Që duhej të kish punuar më shumë që duhej të isha rrebeluar më shumë. Nuk jam natyrë që trokas nëpër dyer. Jam shumë më tepër krenare se çduhet. Pra skam kërkuar por kam ngelur vetëm çka më është afruar kur bota është e mbushur me pengesa. Nqs do kërkoja, do lëvizja rezultatet do ishin dhe më të mëdha. Duke pasur këto aftësi si artiste unë duhet ti shqyeja dyert të kërkoja atë çka më takon..

Mos vallë dashuria dhe martesa trokiti para kohë për Almën si artiste?

Një fjalë e urtë thotë martohu athere kur ske mend. Dashuria troket në të gjitha moshat dhe unë e pres në çdo moshë. Për mua dashuria është e bukur, deklikate, e brishtë. Unë e përjetoj dashurinë dhe kjo më bën të ndihem mirë. Mendoj se ajo tek unë ka trokitur kur më ka dashur qefi dhe kur më ka dashur qefi e kam pranuar. Po ta kasha kaluar atë moment ndoshta do kisha bërë karierë, pasi profesioni ynë do përkushtim maksiml ndaj skenës. Sot jam nënë e dy fëmijëve me nëj familje të qetë.

Raporti më librin?

Unë kam një të keqe sepse komunikimi me internetin më mer shumë kohë pasi lidhem me miqtë kudo që i kam. Dikur i haja librat, por kam 10 vjet që i jam larguar. Më mungon, është i pazëvëdësueshëm. Libri të edukon për komunikim të bukur, elekuent, për frazën megjithëse këto janë dhe dhunti. Duhet të leoj më shumë..

E veshur me sqimë dhe korekte, i kushtoni kohë lukut?

I kushtoj aq kohë sa të jem një figurë e pranushme me njerezit që përballem, aq sa të ndjehem mirë me fëmijët dhe me familjen, aq sa të fsheh paksa defketet e mia (çdo femër ka defekte) dhe për të ruajtur brendësinë e vetes time.

Kë vlerëson dhe çfrë përçmon tek një njeri?

Përçmoj hipokrizinë, mbrapaskenat. Vlerësoj edukatën, të qënurit raional, i vërtetë, pra shumë gjëra që i mungojnë njeriut sot.

Pushimet dhe preferencat?

Aty ku kam mundësi por zakonisht në vendet e virgjëra shqiptare. E rrethuar nga qetësia dhe siguria. E

Me se merreni në kohën e lirë?

Me fëmijët e mi. Ata janë për mua gjithçka dhe më duhet të bëj nëën e mirë në të gjitha format e mundshme. Tek përkushtimi im, tek përgjegjësia ime, tek fjala ime varet e ardhja e tyre. Dua që ata të arrijnë atë çka skam aritur unë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora