E hene, 23.12.2024, 06:22 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Lek Mrijaj

E shtune, 05.11.2011, 07:30 PM


Lek Mrijaj

 

TË BËHEMI BASHK TA RUAJMË KËTË SHQIPTARI

 

O Vëllezerit e mi Shqiptar të një gjaku

mos ta humbim rrugën nga sokaku

mos ti humbim miqët tanë nderkombëtar

të lutemi për ta qe na çliruan dhe të jemi krenar.

 

Na ndihmuan në luftë për liri

të çlirohemi nga ajo e egër barbari

qe na vrau dhe sundoj n'ketë Dardani

t'bëhemi bashk ta ruajmë ketë Shqiptari.

 

Pse perçahemi tash kur jemi të lirë

të punojmë dhe të gjëjmë një zgjidhje te mirë

me e mira nder te mira në ketë liri

është bashkimi i trojeve me një Shqipëri.

 

Edhe dëshmoret dhe martirët u flijuan per Dardani...

i shkelim i perbuzim kjo është një turp dhe tragjedi

do të na mallkojnë një ditë gjaku dhe ZOTI

ju te mjerë po e shkelni unitetin e Kastriotit.

 

Pse nuk zbatojmë thirrjen e Konicës

'Muhamedanë shqiptarë, bashkohuni me vëllezërit te krishterë,

bashkohuni për të mirën e kombit tonë!'

që te jemi të lumtur pergjithmonë.

 

DITA PURGATORVE

 

Sot me 1.Nëntor.si për çdo kohë e mot

kremtojmë ditën e purgatorve edhe në ketë motmot

i lutemi Zotit - Jezuesit me rrozare e ndezje qiri

ta shpetojmë purgatorin me lutje nga ai terri i zi.

 

Ndezim shumë qirinj rreth e rreth perqark

për parardhesin tonë qe jeten per ne e dha hak

nje qiri tjeter për ata qe ska kush të lutet

shpetoje o ZOT mos e le të humbët.

 

I ndezim shumë qiri të tjerë edhe për shumë Shënjteri

lutemi o madhi ZOT e KRISHT ju jeni një mrekulli

largoje djallin e mallkuar qe sillet ne milet

ruaje popullit tënd mos lejo të rreshqet.

 

Vizita behen ne varreza për ata qe nuk janë ne jetë

ta gëzojnë lumninë e amshueme paqin dritë në at'jetë

lutjet nder varreza nuk perfundojnë me kaq

shpetoj o i madhi ZOT jepju pushim dhe paqe.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora