Mendime
Selatin Kaçaniku: Darka e ''mbyllur'' e Lamës
E premte, 04.11.2011, 07:00 PM
DARKA E “ MBYLLUR “ E LAMËS.
Nuk e kam të qartë, nuk e kuptoj se kujt i duhen dhe kujt i shërbejnë Darkat e “ mbyllura “ të lames ? Të mbyllura për ata të cilët e kanë merituar më së shumti sepse e ujitën bereqetin e “ Lamës “ me djersë e mund ?!
Ndoshta ndokujt i shërbejnë vetëm për shfaqje, për show medial e nëse mediumet e informimit nuk “ e kapin “ atëherë ndokujt në redaksi i caktohet “ detyra partiake “ ?!
Ky rit i vjetër Ilir, rit popullor i falenderimit ndaj krijuesit për bereqetet që ia fali, për djersën që ia pllenoi, rit i popullit krijues ( prodhues ), tani në formatin e konsumuesit të bereqetit të frytit vetanak, realisht do të duheshte të shënohet nga të dy së bashku, nga populli e konsumatori, mes të cilëve do të zënin vend edhe politikanët. Por, nuk e kuptoj pse këta të dytët vazhdimisht kremtojnë pa popull e pa konsumatorë ?
Në emër të tyre ?! Jo, jo ju falemnderit, fillimisht duhet merituar.
- Duhet merituar duke shtruar sofrën e “ Lamës “ edhe për ata 54 % të varfër mes të cilëve deri 34% janë ata me varfëri ekstreme.
- Duhet shtruar edhe për ata shtetas të cilët pretendojnë se akoma nuk janë të lire / nuk kanë qarkullim të lire sa të tjerët;
- Duhet ndihmuar / subvencionuar bujqësinë; Duke strimuluar prodhimin vendor; Duke substituuar importin ( 5-600MLN/€/vit vetëm nga Sërbia ?! ); Duke e angazhuar mbi 60% të popullatës rurale; Duke e mbushur Buxhetin e Shtetit për 100% më shumë; Duke afirmuar MARKAT vendore-tradicionale; Duke prevenuar konkurrencën jolojale për prodhimet e vendit nga importi; Duke hapur tregun e vendit për bashkpunim me miq e jo me armiq të cilët me paranë e bereqetit tone na vrasin e shkatrrojnë; Duke…?!
- Duke na ndihmuar e kontribuar që në Shtetin tone, me bereqetin tonë, në sofrën tone, me miqët tanë dhe në DARKËN TONË TË LAMËS TË VLEJMË E TA NDJEJMË VEHTEN SI TANËT ?!
- Me cilën të drejtë na distanconi ? Për 2 MLN shtetas të Kosovës një kafshatë në DARKËN TONË TË LAMËS nuk kushton më shumë se një veturë zyrtare nga më të lirat që për çdo vit shkatrrohen me dhjeta e qindra e që blehen me paranë tone. Duke qenë se jemi taksapagues dhe elektorat që votojmë e paguajmë ju na detyroheni bashkpunim e llogaridhënie.
- Pse shkëputeni, keni turp prej nesh ?! Një proverb popullor thotë; “ Qingji që ndahet prej bylyku e han ujku “ ?! Ju, me gjasë, pretendoni se nuk ka “ ujk “ që mund t ju rrezikojë ?
- Fundja, atë që do ta kemi të shtruar në sofrën tone të përditëshme me kënaqësi do ta shtronim e akordonim me protokollin e DARKËS SË LAMËS politikanë të dashur. Me rëndësi është të mendoni për ne, të na thërrisni dhe të jemi bashk. T i bashkojmë edhe sofrat, edhe zemrat, edhe angazhimet për vizionet e së ardhmes…Mos na ndani partishë, sektesh, mahallash, pasurishë, setrash…sepse kështu “ dëshmoheni “ se cili sa jeni i madh e cili i vogël. Mos na përjashtoni nga sofra, sepse është e përbashkët, është sofër, darkë e lamë nacionale / shtetërore dhe do si do e paguajmë ne me taksat tona. E, mos na bashkoftë më lufta ?!
E kamë të qartë se shumica prej jush / nesh, para se të bëheshit / bëhenim politikanë ose ndonjë dikushi, as që patët / patëm dëgjuar për DARKËN E LAMËS. E kamë të qarte se edhe kabinetet e këshilltarët tuaj janë kryesisht të rinjë e të papërvojë, lodhen e harrojnë shpejtë, por ne do t i ndihmonim e nëse ka nevojë do të bëjmë lobi për hapjen e edhe të një ministrie të re enkas për protokolle, organizime, aktivitete kabinetesh dhe për DARKËN TONË TË LAMËS ?!
Megjithate nuk është turp të pyesim, të mbështetemi e të bashkpunojmë sepse ofendime e keqkuptime mes nesh nuk do të duheshte të lejojmë. Sepse, shpresoj se do të pajtoheni me mua, buka pogaçe nuk ka shije nëse nuk thehet nga dorë e vrazhdë e bujkut të vyer, bereqet të cilin e ka njomur me nderë e me djersë – për ekzistencë e për ardhëmërinë tonë. Në krye të sofrës në DARKËN E LAMËS duhet të ulet po ai i cili e ka njomur bereqetin me djersën e ballit, e përfaqësuesit e votes së tij mund të ulen afër.
29.10.2011.
Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI,
ok.kosova@gmail.com,
044/200-458