Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Miradije Gashi

| E shtune, 22.10.2011, 04:57 PM |


Miradije Gashi

 

 

Atdheu

 

Është bukë,
                    është lot,
                        është dhimbje,
                             është ZOT.



SI SALI QEKAJ

Demokratet flasin për lirinë
Politikanët flasin për fitorën
Populli ëndrron lirinë e fjalës
Te rënët për lirinë heshtin.

Ndoshta liria qëndron
Ne prëhrin e e tokës
Të aytre që vdiqën
Kështu si Sali Qekaj!!!



Ty

Pranvera s’vjen pa ty,
Vera djeg shkretëtirë
Ti etje mëmdheu!
Zemra pelcet
Bora zjarr loton
Pranvera s’vjen se po hapë varr.



Më kujtohet

Me kujtohet një ditë dimri,
helmeta sllave, orë mësimi
Ishte sprova ma e rëndë!
dritën e gjelbërt më ndaluan.



Pa tekst

Po shfletoja një libër fletë më fletë
Ç’është vallë as një varg, as një fjalë
N’fund, adresë pa numër postal
Gjurmë gjaku, lot në librin e bardhë!



Loti

Mbrendinë e botës dogji.
Yllndezur zbritur n’tokë.
pastaj, shëndrruar gurë!
shëndrruar
Lot.



Dola

Për t’blerë bukën dola
një lule të kuqe më dhanë
u gëzova, dyat mbaja më një dorë!
jeta dhe vdekja
fëmijë e nënë
njëra këtej
tjetra matan.