E diele, 22.12.2024, 11:35 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Urime shteti i Dardanisë, atdheu im Shqipni, urime vllazën shqiptarë...

E enjte, 21.02.2008, 06:37 PM


URIME SHTETI I DARDANISË, ATDHEU IM SHQIPNI, URIME VLLAZËN SHQIPTARË DHE URIME LIDERSHPI I POLITIKËS SË SHQIPNISË

Selim Hasanaj
Emocionet qenkan po si opiumi. Nganjiherë janë të mira dhe të largohen shpejtë e nganjiherë nuk po u largojkan me ditë dhe javë. Dita e lindjes së SHTETIT REPUBLIKA E KOSOVËS mbulojë me emocione pothuaj të tanë kombin shqiptarë, shumëcka u folë dhe u ba por shumcka u harrue pa u thanë dhe pa u ba. Bile edhe në sallë të Parlamentit të Kosovës me 17.02.2008 nga Hashim Thaqi u harruen shumë gjana pa u thanë, dhe pa u permend bile sa per ta lagë gojen sikur thotë populli. Unë nuk kamë ndermend ti bahem askujt korrektor por si shqiptarë tani kur paksa më ka lëshue opiumi i emocioneve perfitojë nga rasti dhe në emen të Familjes sime Hasanaj nga Norvegjia, Ludwikschafen, Paris, dhe Lubozhdë e Istogut të urojë UUUURRRRIIIIMMMMEEEE Shteti i Kosovës Ty Nanë Shqipni, Ty populli im shqiptarë që nga Preveza e deri në skaj të botës kudo që jeni.
Urime të perzemerta per Presidentin që per mue asht Krenari e kombit tonë , Zotit Prof. Dr. Bamir Topi, Kryeministrit, burrit dhe patriotit të padiskutueshem prof. Dr. Sali Berisha, Kryeparlamentares amblemes së bukurisë dhe burrneshes shqiptare të madhes Zonjë Jozefina Topalli, Kryediplomatit zotit Lulzim Basha dhe të gjithë Parlamentit dhe Qeverisë së Tiranës. Këtë urim vec si shqiptarë e bajë edhe si Kryetar i Degës së LDD-së në Norvegji.
Diplomacia Shqiptare e nanës Shqipni me në krye katershen brilante ; Topi, Berisha, Topalli dhe Basha , kanë vendin në historinë e re të popullit shqiptarë dhe emni i tyne duhet të shkruhet me shkronja të arta. Ata së bashku me diplomacinë mike evroprendimore dhanë maksimumin per të lindë Kosova shtet dhe bile edhe ma shumë se vetë GRUPI i KONTAKTIT nga Kosova të cilet shpesh u shtyjshin me brryla se cili do futet i pari neper kancelaritë e Evropës. Andaj unë si dardan i falenderojë nga zemra.
Zoti e bekoft Popullin Shqiptarë.
Zoti i bekoftë Topin, Berishen , Topallin dhe Bashen.
Me respekt të devotshem i pershendes të katert nga Sarpsborg i Norvegjisë.

Selim Hasanaj
Dega LDD
Kryetar



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora