Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dy poezi nga Veneta Çallpani

| E enjte, 20.10.2011, 06:21 PM |


Veneta Çallpani

 

 

MALLI PË NËNËN !...

 

Sa shpejt  vitet kaluan

larg në megrim pa ty

Sa mall kam të jem pranë teje

Te ndiej nga ti nje ngrohtësi

Të zjarrt oj nënë...

 

Isha e njomë kur u largova

Nuk dij si u shkrua fati im

Te jetoj larg teje nënë

Te mbaj ne zemer kete trishtim

 

Të premtova se do të kthehem

T’i fshiva lotët me dashuri

Nuk e dija ç’fare po  çepej...

Isha vetem një fëmijë

 

Vonë e kuptova

Pse gjithe ata lot në sytë e tu

Kurr moj nënë nuk te harrova

Vec per ty jam përvluar

 

Do të kthehem  nënë,

Ani  pse koha ska mëshirë

Do vi të përkëdhel flokët e thinjura

Në prehrin tënd të shkrehem

Si dikur kur isha fëmijë!

Të duatë dua nënë!

Gjithë lotët e derdhur t’i pi…

 

 

PA TITULL

 

Prap per ty po mendoj

Endërr më mbeti puthja jote

Rutinë u kthyen ditet e gjata

Vetëm hijen ta shikoj

Po Ty vallë çfarë të mungon?...

Ç’far ndien kur unë nuk jam....

A do mundem  një ditë

Nga ky burg të ik

Mos të mbaj në zemren time

Imazhin tend ta largoj

Zjarrshëm u nisen dallgët,

E digjem ngadal...

Unë të deshta shumë

A bëra gabim?....

Përgjithmonë ti do ngel

Statujë e ngrirë

Në shpirtin tim….

 

VEREJTJE: Veneta Çallpani nga Tropopja,deri me tani ka botuar tre libra,dy prej të cilave janë rromane. Ka talent të theksuar për prozen,tani talnti I sajë po vërehet edhe në poezi,si te çdo fillestarë…..

 

Për ZSH: Tahir Bezhani