Kulturë
Kalosh Çeliku: Honxhobonxho
E enjte, 20.10.2011, 06:59 PM
HONXHOBONXHO
Nga: KALOSH ÇELIKU
Migjeni, poeti i mjerimit po të ishte
gjallë çfarë poezie do të shkruante për Ditën e sotshme?! Me siguri një poezi
të arrirë artistike edhe atë, më të fuqishme se në atë kohë. Grushti i tij
kryengritës: “mu në mes do t’i biente
malit që nuk bëzan. E ai të kënaqeshte duke qeshur si vigan i vramë”.
E, Migjeni ynë i sotshëm?! Shqiptarët, a
e kanë një Migjen në ditën e sotshme?!
Fatkeqësia: Mjeranët sot përpiqen me
këmbëngulje të mbesin gjallë në mjetet e informacionit dhe janë si gomari
teknefes, të rrezikshëm para cofjes në mes të udhës. Shkaku se, para se të
japin shpirt, mund të qesin shqelma vdekjeprues.
Faji: Faji duhet kërkuar te partitë
politike shqiptare. I kanë mbushur mjetet e informacionit shtetëror e privat me
partizanë partiak gjysmanalfabetë. Rast specifik ky, për t’ua hapur derën
rrufjanëve. Pjellave mushka të shokut Tito. Aftësitë e tyre të dikurshme t’i
vënë në disponim edhe në ditën e sotshme “demokratike”. Turren të parët
bythekrye në gjirin e partive politike. Shfrytëzojnë mosnjohurinë e Shqipërisë
si shtet për këto “personalitete të tabanit kombëtar”. Shkaku se, në Maqedoni
dhe Kosovë njihen si Delja e zezë me zgjebe me këmbonë përqafe. Derën qysh moti
në Kosovë ua kanë mbyllur rrufjanëve me vulë në ballë. Dumdumëve që në kohën
komuniste shkruan poezi për “vëllazërim-bashkimin” dhe shokun Tito. E sot në
“demokraci” dalin nëpër dritare dhe pëllasin në mjetet e informacionit për Sali
Berishën, Hashim Thaçin e Ali Ahmetin.
Vite më parë lindi edhe kjo poezi:
HONXHOBONXHO
MBANË ZI
Honxhobonxho
lëshoi mjekër
Për një mik të
vjetër
Puthador qe
pesëdhjetë vjet
Kuisling vjet,
kuisling sivjet
Herë me popull,
herë me pushtet.
Në Vetëshërbim po
na shet:
Për një banesë,
për një vend pune
Maskat i ndërroi
pas çdo fortune.
Honxhobonxho seç
mban zi
Për një ish mik
në redaksi.
Kalemxhi me
qindra profesione
I stërvitur nëpër
sallone
I kripur shpesh
me tagji
Që e vranë me tri
elegji:
“Mafiozët” në
Bit-Pazar
e i thanë -
tradhëtar…
Përçudi, pas kësaj elegjie më kujtohet edhe
mendimi i një poeti shqiptar për fëmijë: Odhise Grillo, që sot nuk është në
mesin e të gjallëve, kur e pyeta çka mendon për Honxhobonxhon si poet? Qeshi. Edhe
m’u përgjigjë: është i shkathët në arnime letrare. E kthen gëzofin nga fryn
era. Përndryshe, s’ka lidhje me poezinë e arrirë artistike. Populli thotë:
Macet kur mungojnë në shtëpi, minjt hedhin valle.
Edhe, Honxhobonxho thotë në një
intervistë: “Unë nuk jam përtac dhe dembel. Unë jam dembel në punët e rënda, por
jo edhe në punën e lehtë me penë”. Merreni me mend, Honxhobonxho trumbeton:
“puna e lehtë është me penë”. Jo, i përgjigjem unë në këtë shkrim! Puna më e
vështirë është me penë, o Honxhobonxho! Edhe atë, më e vështirë se puna fizike
me lopatë nëpër kanalet e hallkut.
Edhe Honxhobonxho turret me të katra ta
bëj me dije Katundin se ka bërë një ve, e tjetër hiç. Gazetarët e rinj që dje
Partia komunsite e sot Neokomunsite pa kritere shkencore i mori nga rruga në
redaksi, turr se e kanë zbuluar “gjeniun” e letrave shqipe. Edhe harrojnë t’i
përcjellin ngjarjet kulturore, daljen e një libri, reviste letrare në dritë.
Kakarisin tra më tra me direktiva partiake si trusakatë me vargjet: “Mixha Dulak i bie ziles / na jep bukë edhe
dajak...” Vërtetë, ai mixhë paska qenë i mençur, që Honxhobonxhos i ka dhënë dajak, t’ia mbyllë
gojën që të mos flasë budallaki e kësi rrenash neokomunsite: “Libri im i parë u
cenzurua se kishte një pikturë”. Rrenë demagogjike, shtoj unë autori i këtij
shkrimi. Libri i Honxhobonxhos doli me titull bombastik fundekrye me vjersha
patetike përkushtuar shokut Tito.
E rrufjanë të këtij soji, sot shqiptarët
kanë me qerre. Edhe në Shqipëri. Edhe në Kosovë. Edhe në Maqedoni. Edhe nëpër
botë. Turren me të katra si qentë pas çmimeve letrare. Punemadhe, që nuk kanë vlera të arrira
artistike, me rëndësi është që të rrëmbejnë ndonjë çmim letrar, që të nesërmen
të fryhen si bibani para kamerave televizive në mjetet e informacionit si “poetë
kombëtar”. Edhe shpallen qytetar nderi të ndonjë qyteti në Shqipëri, rrëmbjenë
çmime letrare atje ku ende nuk i njohin mirë këto alamet “personalitete të
tabanit kombëtar”, trusakatë të kulturës e letërsisë shqiptare. Nuk ka rëndësi
kush ua jep këto çmime letrare: eprori ushtarak, punëtori i krahut, spiuni,
rrugaçi apo bariu i staneve… E rëndësishmja është, që këto “personalite” duhet t’i
rrëmbjenë me “plot merita” ato çmime letrare. Shkurt, soji i tyre janë bërë si
Pula e vjershës së Rexhep Hoxhës te libri i këndimit: kakarisin tra më tra
nëpër kasolla, e ngrejnë më këmbë gjithë Katundin për një ve e tjetër hiç. E
thirrin Dajrexhiun për të dhënë “vlerësime kritike-shkencore”. Edhe ndonjë
gazetare të re, që e ka humbur rrugën koridoreve të redaksisë radiotelevizive.
Bariu i staneve gjatë kohës komuniste
Honxhobonxhos i vari përqafe edhe këmbonë me qëllim që t’i pri kopesë se deleve
në kullosa maleve. Fatkeqësisht, Honxhobonxho në vend që t’ju pri në lëndina pranë
Lumit, i printe kopesë së deleve drejt pusisë së Ujkziut. Një ditë Bariu i
staneve edhe u zemrua, ia hoqi këmbonën Honxhobonxhos. Vetëmse kot,
Honxhobonxho nuk mund ta harrojë hujin e vjetër, deleve edhe pa këmbonë t’ju
pri shkurreve tek Ujkziu mes maleve.
Dhe, them: edhe nuk ka faj Honxhobonxho.
Ujkuziu edhe sot në “demokraci” do mjegull. Gjatë regjistrimit të fundit të
popullatës në IRJ të Maqedonisë e fitoi me Bandën e tij neokomuniste një “çmim
mbarëkombëtar”: regjistruesi më i mirë me “bagazh patriotik” në këtë
regjistrimin e fundit të populates në Demir Hisar. Edhe pse, këto deledhelpra
nuk janë ujqër malesh, po dhelpra dinake që përpiqen edhe në kohën e sotshme demokratike
me bisht t’i fshinë gjurmët…