Intervista
Demir Krasniqi: Intervistë Ekskluzive me z. Habib Rushani - Drejtor i Festivalit ''Zëri i Alfabetit në Manastir
E enjte, 20.10.2011, 07:05 PM
Me që jemi në prag të Festivalit tradicional “Zëri i Alfabetit”, i cili mbahet për çdo vjet në qytetin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe – Manastir të Maqedonisë, për hir të informimit të lexuesve dhe opinionit të gjerë artdashës shqiptarë, anë e mbanë rruzullit tokësor , shfrytëzuam nga rasti që të zhvillojmë një bisedë të shkurtër dhe modeste me z. Habib Rushani, këngëtar i mirënjohur dhe Drejtor i Festivalit “Zëri i Alfabetit” në Manastir .
Z. Rushani, kur filloi për herë të parë të organizohet Festivali “Zëri i Alfabetit” në Manastir ?
Habib Rushani: - Festivali “Zëri i Alfabetit” , për herë të parë filloi të organizohet në vitin 2006, në kuadër të shënimit të 98 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Manastir .
Habib Rushani : - Iniciator dhe organizator i parë i këtij Festivali, kam qenë unë Habib Rushani , bashkë me një grup shokësh dhe dashamirësh të pa epur të këngës dhe kulturës kombëtare shqiptare .
Habib Rushani: - Pjesëmarrës të Festivalit të parë “Zëri i Alfabetit”, të mbajtur në Manastir, në vitin 2006, kanë qenë :SHKA “Besa” nga Gostivari, SHKA “Tingujt e Pellagonisë” nga komuna e Dollenit, SHKA “Bashkimi” nga Manastiri, këngëtarët: Bexhet Jagodini nga Kërçova , Sinan Zylbehari nga Gostivari, Idajet Sejdiu nga Tetova, Ylli Qela nga Shqipëria , Rabije Rika nga Struga , Nuredin Fetahu dhe Xhezair Elezi – Xheza , nga Kumanova, si dhe disa të tjerë .
Nga Manastiri – qyteti i Alfabetit , kemi marrë pjesë unë - Habib Rushani dhe Zait Aliu.
Habib Rushani: - Festivalin e parë “Zëri i Alfabetit”, në vitin 2006, e ka financua Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe RENOVA nga Tetova .
Si u pritë ky Festival nga manastirasit dhe si ishte interesimi i publikut?
Habib Rushani: - Qytetarët shqiptarë manastiras , këtë Festival e mirëpritën me një dashuri të madhe dhe gëzim të pa përshkueshëm .Me një fjalë , lindja e këtij Festivali në Manastir u mirëprit sikur lindja e diellit pranveror dhe u konsiderua sikur drita e syve për njerëzit e verbëruar !
Interesimi i publikut ka qenë shumë i madh . Kam qenë edhe i befasuar se Pallati i Kulturës u mbush plotë e përplot me spektatorë, por mbetën edhe shumë përjashta sallës, kurse publiku i pranishëm ka i mrekullueshëm dhe i shkëlqyeshëm.
Të gjithë pjesëmarrësit e programit kulturo – artistik , janë mirëpritur me duartrokitje të mrekullueshme e frenetike .
Kur u vendos që Festivali “Zëri i Alfabetit”, të shpallet tradicional ?
Habib Rushani: - Duke e parë interesimin e madh të publikut manastiras, si dhe nevojën për ringjalljen e kulturës kombëtare shqiptare, Festivali “Zëri i Alfabetit” u vendos që të mbahet tradicionalisht në vitin 2007, kur atëherë morët pjesë edhe ju, z. Demir Krasniqi për herë të parë dhe u prezantuat si kantautor me super hitin tuaj të pa harruar kushtuar Manastirit , me titull:”Kur shkova në Manastir”.
Sa vjet jetë do të shënon sivjet , Festivali “Zëri i Alfabetit” në Manastir ?
Habib Rushani: - Festivali “Zëri i Alfabetit”, sivjet shënon 6- vjetorin e lindjes së tij. Edhe sivjet, si edhe viteve të mëparshme, ky Festival do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Manastir , më datën 13 Nëntor 2011, me fillim në ora 19.00.
Në cilën kohë (datë) zakonisht mbahet ky Festival dhe kujt i dedikohet ?
Habib Rushani: - Ky Festival , zakonisht mbahet prej datës 14 deri më 22 Nëntor , për shkak se edhe Kongresi i Manastirit ka filluar më atë datë dhe ka mbaruar më 22 Nëntor 1908.
Prandaj, ky eveniment i madh kulturor i dedikohet ngjarjes së madhe historike të kombit shqiptar – Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe .
Sa po ndihmohet financiarisht ky Festival , nga organet relevante kulturore ?
Habib Rushani: - Ndihmat që i janë dhënë këtij Festivali deri më tash, nga ana e institucioneve relevante kanë qenë shumë modeste dhe minimale, të cilat nuk i plotësojnë as kushtet minimale për një realizim të suksesshëm dhe meritor .
Kështu që Drejtoria Komunale për Kulturë e qytetit të Manastirit e ndihmon shumë pak me 150 Euro, kurse manifestimet maqedonase i ndihmon prej 5000 Euro deri në 10.000 Euro (sipas informatave që kemi) , kurse Ministria e Kulturës së Maqedonisë , po ashtu tash ndihmon shumë pak me 700 Euro . Por mos të harroj ta them të vërtetën se kur ishte ministri shqiptar Ilirian Beqiri dhe Arifikmet Xhemajli e kanë ndihmuar mirë këtë Festival me 2500 Euro.
A ua keni bërë ndonjë kërkesë Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për ta ndihmuar këtë Festival, i cili ka peshën e vetë të veçantë për kulturën mbarëkombëtare ?
Habib Rushani : - Të ju them të drejtën , se nuk bërë kërkesë në Ministrinë e Republikës së Kosovës dhe as asaj të Shqipërisë, për shkak se më kanë thënë se kot e ke, nga se nuk po ndihmojnë në shtetet tjera, por nuk është keq edhe të provohet . Ndoshta vitin e ardhshëm do t’iu bëjë kërkesa edhe këtyre dy shteteve shqiptare.
Habib Rushani:- Në Festivalin “Zëri i Alfabetit” mund të marrin pjesë nga të gjitha trojet shqiptare, nga se qyteti i Manastirit i ka dyert e hapura për të gjithë artistët e nën qiellit shqiptarë .
Por këtë vit , pjesëmarrjen e tyre në Festival , deri më tash e kanë konfirmuar: këngëtarja Amarda nga Tirana , Demir Krasniqi nga Kosova , i cili deri më tash ia ka kushtuar gjithsejtë 4 këngë autoriale me tekst e melodi qytetit të Manastirit. Ndërsa sivjet , ai do të na prezantohet me këngën e tij më të re kushtuar Festivalit “Zëri i Alfabetit”, këngë kjo që mbanë të njëjtin titull .
Nga Kumanova do të marrin pjesë Salim Arifi dhe Drita Musliu . Nga Tetova do të na prezantohen vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu , si dhe SHKA “Burimet e Sharrit”. Nga Gostivari do të na prezantohet këngëtari Nebi Halili . Nga komuna e Dollenit , do të na vjen SHKA “Tingujt e Pellagonisë”, si dhe shumë të tjerë.
A ka karakter garues Festivali “Zëri i Alfabetit”?
Habib Rushani: - Jo. Ky Festival deri më tash nuk ka qenë garues , por është revyal për shkak se nuk mbahet LIVE .
Me çka do të nderohen , apo shpërblehen pjesëmarrësit e këtij Festivali, sivjet?
Habib Rushani: -
Habib Rushani: - Ashtu sikur edhe gjithë viteve të kaluara, edhe sivjet sponsor gjeneral medial , do të jetë mediumi publik shtetëror TVM-2 , nga Shkupi, por do të ftohen edhe disa televizione tjera të pavarura private .
Përveç Festivalit, a do të zhvillohet ndonjë aktivitet tjetër kulturor , në kuadër të Javës së Kongresit të Alfabetit në Manastir ?
Habib Rushani: -
Për fund të kësaj bisede , cila do të ishte porosia e Juaj, për opinionin e gjerë artdashës ?
Habib Rushani: - Porosia ime për opinionin e gjerë artdashës , është që të mblidhemi së bashku dhe ta festojmë si është mirë e më mirë këtë festë kombëtare kushtuar Kongresit të Alfabetit , me të cilën sot krenohemi ne të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës .
Z. Rushani, në emrin tim personal dhe në emër të gjithë atyre që do ta lexojnë këtë bisedë me Juve, uroj nga zemra punë të mbarë dhe të suksesshme në realizimin e aspiratave tuaja drejt të mirës së kombit, kurse Festivalit “Zëri i Alfabetit”, i urojmë jetë të gjatë sa bjeshkët e Korabit !
Habib Rushani: - Ishte kënaqësi e veçantë dhe privilegj për mua. Andaj, në shenj respekti dhe falënderimi, Ju përshëndes juve dhe të gjithë lexuesit e adhuruesit e mi, kudo që janë. Mirë u pafshim dhe mirë se vini në Manastirin e djepit të kulturës shqiptare!
Bisedën e zhvilloi dhe realizoi: Demir KRASNIQI
Gjilan, Tetor 2011.