E diele, 22.12.2024, 05:49 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Revista "Shqipëria etnike" Nr. 3/2011 (I)

E diele, 16.10.2011, 04:59 PM


SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti XI nr. 3/2011 Korrtor-Veror-Frytor 2011
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Zeqir Lushaj
Redaktorepërgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj

Zv.Redaktorepërgjegjëse: Zyrafete Manaj

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektore: Jeta Bytyçi
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Numri i parë i revistës tonë
"Shqipëria Etnike" doli më 10
Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj
kjo Lidhje është busulla jonë orientuese

 

 

KRYEARTIKULLI

 

Dialog i vështirë dhe i papërspektivë
E Premte, 30-09-2011, 09:04pm (GMT+1)

Dialog i vështirë dhe i papërspektivë

Nga Hilmi Saraçi

Ka kaluar një kohë nga iniciativa për dialog teknik me Serbinë,e shtruar në tavolinën për bisedime  në Bruksel, duke u përpjekur të gjenden zgjidhjet për çështjet “teknike” në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Themi “teknike “ sepse këto bisedime janë në një farë forme edhe politike . Në këtë fushë pas shumë mendimeve dhe sygjerimeve nga Bashkësia ndërkombëtare  (BE-ja , SHBA-ja, sidomos) u arrit që të zhvillohen këto bisedime, nën udhëheqjen e BE dhe SHBA-ve. Qeveria e Kosovës , mendoj se nuk ishte sa duhet e përgatitur dhe e vetdijshme se këto bisedime janë të vështira dhe pa një perspektivë , prandaj është dashur të mendohet dhe të punohet me kujdes dhe njohuri, duke harmonizuar qëndrimet edhe me partitë të tjera opozitare,sepse me Serbinë është e pamundur të pajtohesh me disa kerkesa dhe sjellje (ndërhyrje) të paarsyeshme të saj gjatë bisedimeve. Prandaj në këtë fushë pati mjaft kundërshtime nga opozita por edhe të tjerët të cilët fajsojnë qeverinë për deshtime dhe  ecurinë e këtyre bisedimeve . “Vetvendosja , si zakonisht kundërshton me të madhe dialogun me Serbin. Tani së fundi edhe partia e parë opozitare (LDK-ja) nuk pajtohet për vazhdimin e dialogut me Serbinë. “Vetvendosja” disa herë ka kundërshtuar me ndërhyrje dhe  sjellje të pahjeshme, sidomos me rastin e hyrjes se mallrave të Serbisë në Kosovë nga Serbia .Mendoj se këto mallra  me mënyrën si kanë hyrë duhet kundërshtuar , por jo në mënyrën e veprimit të disa antarëve të “Vetvendosjes”. Në këtë fushë Serbia është duke mospërfillë ecurinë e vendimeve të marra ,më parë , në mes të dy delegacioneve për tregti, mallra  dhe reciprocitet …

 

Largimi i barrikadave është veprim i pashmangshëm

 

Në fillim, këto bisedime, sikur moren një kahe që do të ndihmonin në zgjidhjen e problemeve (teknike) të grumbulluara, sidomos  për veriun, ku krimi i organizuar dhe kontrabanda po zhvillohet pa ndonjë pengesë të veçantë, me vite të tëra. Kështu vendi ynë po humb miliona në fusha të ndryshme, në veçanti në atë doganor. Prandaj aksioni i Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e autoritetit në pikat doganore ka qenë i drejtë, por i vonuar. Për këtë arsye edhe me vështirësi po ndërmerren hapa për zgjedhjen e këtyre problemeve, sidomos në pikat doganore 1 dhe 31 ku kohë më parë pati sulme të armatosura nga ekstremistet serbë, me plagosjen e 4 ushtarëve të KFOR-it, por edhe të disa protestuesve serbë . Pastaj rrahja e shqiptarëvë në vendpune-pastrimin e lumit Ibër është një ngjarje e veçantë e krimit të organizuar dhe të papenguar në këtë pjesë të vendit… Brengos edhe fakti i barrikadave me të cilat është paralizuar qarkullimi i lirë. Bajram Rexhepi, Ministër i Brendshëm ka thënë se largimi i barrikadave është  veprim i pashmangshëm, pasi që ato  e bllokojnë  lirinë  e lëvizjes për njerëzit dhe për mallrat dhe se çdo veprim do të koordinohet me KFOR-in dhe me misionin evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX-in”…Mendoj se lirimi i 13 shoferëve të kamionëve që barten materjal për bllokimin e rrugëve është pak i ngutshëm. Ata (Shoferët) kanë kaluar ilegalisht në një shtet tjetër duke cenuar sovranitetin e shtetit dhe duke ndihmuar në bllokimin e rrugëve në këtë pjesë të vendit…

Pse delegacioni serb kundërshton dialogun?

Delegacioni serb ka kundërshtuar vazhdimin e bisedimeve  duke kërkuar që në këto bisedime të përfshihen doganat  në pikat 1 dhe 31..Serbia nuk është e fjalës dhe as e mendimit të drejt në zgjidhjen e këtyre problemeve , qofshin ato edhe “teknike “. Ajo pretendon që këto bisedime të marrin kahe tjetër, në statusin e Kosovës, respektivisht të flitet (të bisedohet) për veriun , ndarjen e veriut, statusin për një autonomi të zgjeruar që do të thotë Plani i Ahtisarit- plus . Fatbardhësisht kjo nuk  përkrahet  nga Bashkësia Ndërkombëtare në krye me SHBA-n . Bashkësia Ndërkombëtare i ka treguar qartë Serbisë se nuk ka ndarje të territorit të Kosovës…Prandaj, ne nuk duhet të brengosemi shumë për një iniciativë të tillë të Serbisë, pasi kemi edhe përkrahjen e BE-së dhe SHBA-ve…  Mirëpo Serbia do të “çpurdhë” deri në fund  dhe  nuk dëshiron të dorëzohet, do të  zgjedhë metoda  dhe  forma për një destabilitet në Kosovë dhe më gjerë, duke përkrahur krimin e organizuar, kontrabanden, të cilat me ndihmen e strukturave paralele  cenojnë terësinë territoriale të Kosovës dhe kështu e pengojnë sigurinë dhe jetën e lirë të qytetarit në këtë pjesë të vendit…

Ç’farë do të sjellë vizita e Kuperit në Beograd dhe Prishtinë?

Ndërmjetësi i BE-së, Kuper, i cili ka paralajmëruar se javën e ardhshme  do të vizitojë Beogradin  dhe Prishtinën ka thënë se  situata  në venkalimet kufitare në veri të Kosovës nuk është çështje  e dialogut me Serbinë , për çka autoritetet e Beogradit e kanë vënë si kusht për fillimin  e dialogut me Serbinë …Ka pasur takime  të tjera  të cilat kanë sjellë  risi në qëndrimin pozitiv të disa  vendeve  që e kanë kundërshtuar pavarësinë , pra është  një mbështetje  për Kosovën, për sundimin e rendit dhe ligjit , për integrimet euroatlantike “.Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt  me qytetarët në veri, përkundrazi do të jemi pranë tyre  dhe do t’u shërbejmë  të gjithëve . Në të ardhshmen veriu do të integrohet dhe nuk do të lejohet mentaliteti bllokues”, ka thënë  Thaçi…

Roli i bisedimeve  me Serbinë  është zbehur edhe më shumë, prej shpërthimit të trazirave  në Veri të Kosovës. Mendoj se me Serbinë  nuk duhet të  bisedohet , kështu siq ka filluar, sepse kjo është  vetëm një humbje e kohës, pa perspektive të qartë si  një  lojë e Serbisë . Ajo (Serbia) nxitë trazira  barikadon rrugët , pengon lëvizjen e lirë të qytetart , cenon sigurinë territoriale, organizon protesta masive radikale dhe të dhunshme. Të githa këto nën ombrelen e strukturave paralele të cilat janë burim i të gjitha këtyre ngjarjeve kriminale, prandaj ç’farë logjike është këtu që të bisedohet me ata që krijojnë dhunë dhe destabilizim vendin në këtë reon dhe më gjerë? …

 

NATO duhet të reagojë siç ka reaguar

Kur protestat kthehen në dhunë  dhe liria e lëvizjes  pengohet, NATO-ja duhet të reagojë  siq ka reaguar”. Liria e lëvizjes duhet të riinstalohet dhe barrikadat duhet vullnetarisht të hiqen për të mirën  e të gjithë njerëzve “…Mendoj se sulmi ndaj ushtarëve të KFOR-it është sulm ndaj SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, prandaj bisedimet në këto kushte  me Serbinë  duhet të ndërpriten. Më parë duhet vendosur rendin dhe ligjin në të gjithë territorin e Kosovës. Prandaj përkrahja e aksioneve të KFOR-it  dhe denimi i sulmeve  të kriminelëve serbë ndaj ushtarëve  të tij është i domosdoshëm. Në këtë fushë në të ardhshmen sa më të afërtë  nuk duhet të lejohet asnjë hapsirë  që destabilizojnë rendin dhe qetësinë  në Kosovë . Këtu mendoj , më parë të zhbërjen strukturat paralele e pastaj të tjerat vijnë në vendin e tyre …

Rusia një kundërshtare e madhe e pavarësisë së Kosovës

Rusia si zakonisht përkrah Serbinë  dhe sjelljet e saja destruktive, prandaj është e shqetësuar dhe e frustruar nga reagimi i KFOR-it duke bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i përmbahen “parimit të neutralitetit”. Rusia është  njëra ndër kundërshtarët më të ashpër të pavarësisë  së Kosovës e cila ka bllokuar edhe planin e Ahtisarit në OKB… Mirëpo megjithë kërkesën për shqyrëtim të ngjarjeve në veri (në pikën doganore në Jarinjë)  në KS , një kërkesë e tillë e Rusisë nuk është përkrahur . Rusija me çdo kusht ka ambicje për një destabilizim të këtij reoni dhe më gjerë …

Për revistën “Shqipëria etnike”  Zëvendëskryeredaktori, Zeqir Lushaj (zeqirlushaj@msn.com), NJ., USA, 1 Tetor, 2011

Adem Berisha/Dy vjersha

 

GJYRGJEVIKU SI KALA

Kur këtij dheu iu sul armiku
për të vrarë e djegë në zjarr,
gjithëçka nis nga Gjyrgjeviku
dhe Sadik Rama në plis të bardhë.

Në gjithë etapat e historisë
ndoq traditen që i la i pari -
gjithëmonë ishte në ballë t’trimërisë
si zakon që e ka shqiptari.

Qe nga kohë e osmanlisë
për këtë tokë prore luftoi,
bijtë më të mirë – vigaj t’lirisë
këtij vatani ai ia dhuroi.

Dha Isuf Dushin me 20 anëtarë,
dha shumë burra, gra e fëmijë,
shumë Serbia i patI djegë n’zjarr
që rrallë ndodh në histori.

Bijt e tij s'e kursyen gjakun,
atdheut të vet iu perkushtuan,
krah për krah me Marie Shllakun-
kurr nga lufta s'u larguan.

Ymer Berisha bën platformën
për çlirim – bashkim kombëtar,
promotor qe i gjithë levizjës
vdiq e shkoi me faqe të bardhë.

'I çerek shekulli pas të atit
Ukë Sadiku me shokë të vet,
prapë ia këthu pushkën armikut
qysh, baba Dikë i la amanet.

Kurdoherë që thërret vatani,
kur të bijt i thërret Shqipëria,
ndër të parët me pushkë në dorë
shkëlqen trimi Halil Sadrija.

Pa iu tremb kurr drita e syrit
e për të mbrojtë truallin e të parit -
si rrufe që shkrepë prej qiellit
kërcet pushka e Smajl Hajdarit.
Këtu Azem Bejta me shumë shokë
e pas tij shumë trima tjerë,
solemnisht para flamurit
janë betuar të vdesin me nder.

Porsi uji që rrjedh ndër gurra
që nuk shterrë e s'ka të ndalë,
Gjyrgjeviku dha shumë burra -
si Demë Rexhën – mendimtar.

Gjithë këta trima të Shqipërisë
porsi yjet n'qiell, do të shkëlqejnë,
për të gjithë brezat që do vijnë
udhërrëfyes për ta do të jenë.

Këta ranë me nder n'altar të lirisë,
me faqe të bardhë shkuan n’përjetësi,
ruajten nderin e shqiptarisë -
zoti i madh t’i ketë shperblye.

Dhe, si kala që i përshkon shekujt,
nga stuhitë që nuk shkatrrohet
Gjyrgjeviku i fortë si hekur,
ka pse mburret dhe krenohet.

 

GËZUAR MANDATIN E RI

 

Çka të ju them kësaj radhe

o të dashur fëmijë

pos të ju tregoj një ndodhi

që rrallë kund bën vati

 

Në qytetin tonë të dashur

pak si për habi

ujku ishte bërë krytear

a s’shtë kjo prekulli!?

 

Tash ujku grabitqar

me llavën e tij

nuk do të hajë më qengja

a s’është kjo befasi?

 

Jo, tash kta jan pre e vogël

për postin e tij,

tash janë në modë tenderët

jo, jo, as kjo s’shtë befasi

Ndoshta do të më pyesni

mbase me ironi

si hahet tenderi

në sofër a në tepsi?

 

Ai nuk hahet me lugë

jo as me pirun

hahet veç me thikë

vetëm kaq di unë.

 

Stina e re e kinemasë në Mitrovicë fillon në shtator

Publikuar: E shtunë 27 Gusht 2011

 

Pas verës së “thatë” për nga aktivitetet kulturore, zyrtarët e institucioneve kulturore paralajmërojnë gjallërimin e jetës kulturore në qytetin buzë Ibrit. Kështu, shtatori parashihet të ketë shumë aktivitete kulturore në këtë qytet. Ato do të nisin me hapjen e stinës së re të shfaqjes së filmave në sallën e kinemasë të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, më pas në javën e parë të shtatorit është paralajmëruar edhe shfaqja e parë e Teatrit Profesionist të Qytetit, ndërsa po gjatë shtatorit parashihet fillimi i punës dhe aktivitetit në themelimin e Teatrit të Kukullave në këtë qytet. Sipas zyrtarëve të Qendrës së Kulturës, e cila së bashku me bibliotekën janë bartësit kryesorë të aktiviteteve kulturore me filmin “Hana”, i zhanrit dramë- triller, i cili do të shfaqet më 1 shtator, do të hapet stina e re e aktiviteteve në kinemanë e Qendrës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë. Siç dihet, prej vitit të shkuar Qendra e Kulturës, në bashkëpunim me kinemanë ABC, do të vazhdojë me shfaqjen e filmave çdo të enjte, me kusht që nëse rritet interesimi i shikuesve të filmit, të shfaqën filma edhe dy apo tri herë në javë. Mirëpo shumë punonjës të Kulturës, por edhe qytetarë të thjeshtë, kanë shprehur brengën për mungesën e shikuesve në kinema, në të njëjtën kohë kanë kërkuar që të rritet informimi dhe me filma të kalibrit botëror të joshen artdashësit e filmit. Drejtoresha e Qendrës së Kulturës, Fatbardha Boletini, thotë se nuk është e kënaqur me numrin e shikuesve të kinemasë në Mitrovicë. “Nuk jam aspak e kënaqur me numrin e shikuesve të filmit, në shfaqjen e filmit të fundit kanë qenë vetëm 5 shikues. Qytetarët duhet të vetëdijesohen në këtë pikë, ata duhet të dinë të shijojnë filmin, ngase ndjekja e filmit në kinema të jep një ndjesi më të veçantë”. Ndryshe, përveç shfaqjes së filmave, Qendra e Kulturës në shtator pritet të fillojë edhe me teatrin e kukullave, aktivitet ky që zhvillohet për herë të parë në Mitrovicë.

------------

 

Azaleja Gashi

 

 

BABIT TIM, AGIM GASHIT

 

Unë bija jote e vogël me ballin krenar,

Hap flatrat e zemrës mbi popullin tim.

Shkëlqimin e syve ma jep dielli zjarr,

Kënga ime e thjeshtë rrjedh si ligjërim.

 

Për vendin tim do këndoj gjithëmonë,

Zog i vogël sot jam unë,

Nesër shqiponjë bëhem në lartësi,

Dashuritë të gjitha i mbledh në gji.

 

Në gjurmët e babit do të ec në jetë,

Babi me këngë, unë me poezi,

Zëri i tij dridh telat e sharkisë,

Zëri im-bubullimë si i t’madhit Moisi.

 

Këngët e fisit do këndoj pa reshtur,

Shpirtin e kam plot nostalgji,

Rrugën e babit e kam n’ballë e zemër,

E atdheut dhe e tij do të jem simfoni.

 

 

Letër e hapur Adem Demaçit

 

E prishe imazhin tënd perosnal, familjar dhe kombëtar!!!

 

Nga Kadri Mani

 

Shumë e kam duruar Adem Demaçin, duke dërdëllitur e rraplluar si çakallë mullri! Po pse po e duroja kaq shumë?- në bazë të burgut shpesh po më quanin “Adem Demaçi i II-të”, e sapo ta kritikoja, mendjelehtit do të thoshin: ja, nuk i mjafton që të jetë i II-të, andaj po e kritikon që të dalë i I-rë!

Pse po mendoja kështu?- kisha parasysh robërimin e gjatë të popullit tonë e servilizmin e tij në robëri në përgjithësi, e në veçanti kisha parasysh komedinë: “14-vjeç dhëndërr”, pëshpëritjet shëshëshëshë... dhe romanin “Afërdita”, e cila nuk merrte ryshfet si zoti Rremko, dhe kur nxënësit i kthejnë vezët në shtëpi e deklarojnë se mësuesja nuk i do vezët, fshatarët “logjikuan”:

-Shihe njëherë zuskën, nuk dashka vezë, dashka pula!

Për herë të parë Ademin e kam kritikuar publikisht më 1992 në Tetovë, me rastin e lirimit nga burgu të shokut tonë të deruar, zotit Rafi Halili. Pati reaguar Osman Zhitia...

Ademit ia mori djalli mendtë e kresë dhe u hodh  me tërbim kundër Dr. Ibrahim Rugovës, në çdo vend e në do çdo tubim, madje edhe nëpër autobusët urbanë të qytetit!

Tash aktualisht më 17.12.2010 në Sallën e Institutit Albanologjik në Takimin letrar për Esad Mekulin dhe më 20.12.2010, në orën 20 në RTK për “krahun e luftës dhe kundër pacifistëve”!!

Lexuesit e dinë tanimë se Dr. Ibrahim Rugova legalisht po i përmbahej programit paqësor të LDK-së, por ilegalisht ishte për luftë dhe oficerët e tij i zhvilluan betejat kryesote të Logjës e të Kosharës, dhe oficerët madhorë të tij ia vranë passhpine!

Ademi e prishi Mbledhjen e Osllos, ashtu me të pabesë siç ishte prishur paraprakisht Mbledhja e Mukjes!!

Ademi në RTK llomotiste sipas zakonit të tij për imazhin, për shqiptarin e drejtë... por vetë ai e prishi imazin e vet personal, familjar e kombëtar, nëse është fare shqiptar: atij i shkruan vendlindja në fsharin Lupç të Besianës, por edhe aty është ardhacak dhe kurrë nuk është sqaruar!? Dikush ka thënë se rrjedh nga familja me mbiemër Konushevci?

 

Vërtet, a ka qenë Adem Demaçi shef i UÇK-së!?

 

Është thënë se- po, dhe është thënë se- jo!?! Por ia mbyllën gojën me një rrogë e me një veturë...

Por, t’ua japim fjalën edhe të tjerëve në këtë mes:

 

Lis Bukuroca: Thaçi dhe akuzat

E Diel, 19-12-2010, 07:58pm (GMT)

 

Koment

 

Përshendetje z. LIS BUKUROCA

 

PETRIT TOSKA

 

Me gjthë Rrespektin për Ju, në këtë Rast më duhet të ju Kundërshtoj rreth këtij shkrimi, këtu në ZSH.net
1. UÇK-ja nuk ishte një Ushtri e Popullit, por vetëm një Ushtri e KLANEVE, të Drenices, Dugagjinit, dhe të Pashtrikut.
2.UÇK-ja, nuk ishte në gjendje të Lidhej për të njëjtin qëllim me FRAK-un, dhe Batalionin Atlantiku, por secili luftonte siaps dëshirës së tyre, dhe secili i ndikuar nga Agjentura të ndryshme, që vepronin në atë Kohë.
3.Komondantët e UÇK-së, me idologji enveriste, që kishin BAZËN e komandimit, ishin të shkëputur që nga 1994 nga UÇK-ja e Adem Jasharit.
4 UÇK-ja, Komanduese jepte Urdhëra nga Hotel Rogner dhe Tirana, dhe jo nga atje ku LUFTOHEJ dhëmb për Dhëmbë.
5.UÇK-ja, Komanduese VRAU mbas Shpine qindta Luftetarë Besnikë, vetëm e vetëm për të realizuar qëllimin e Diktatorit Enver Hoxha-PËRÇA dhe SUNDO.
6.UÇK-ja Nënshkroi Marrëveshjen FAMKEQE të Rambujesë, për t’u Kthyer prapë nën regjimin e Serbisë fashiste, dhe me këtë Dorëzoi të gjithë Armatimin,dhe mori KARRIGEN Partiake.
Kjo është UÇK-ja, që mbas 10 viteve, nuk EKZISTON më askund, as edhe tek populli i thjeshtë, sepse ndryshe, do të ishte VERIU i MITROVICËS, po të EKZISTONTE kjo UÇK-Fantazmë.
Populli PRIMITIV, po mashtrohet qe 10 vite, me një HIJE, që po Lufton vetëm për interesa KLANORE, dhe për Agjentura te Ndryshme.
Këto Banda Mafioze, po marrin VOTËN e qytetarit, qe 10 Vite, duke u Mbshefur mbas atyre DËSHMORËVE, të cilët i Vranë vetë me dorën e tyre, në të njëjtin STIL të Enverit, Fadilit, dhe Titos.
Prandaj z.LIS Le t’i lëmë të QETË, dhe të Punojnë në Misionin e tyre, si Dick Marty, Tim Judith, Paul Lewis, Karla del Ponte..., sepse ne Populli PRIMITIV, nuk po jemi në gjendje t’i Luftojmë këta MAFIOZË, andej dhe këndej Kufirit, të cilët janë Bërë MILIARDËR, në kurriz të Popullit, me një papunësi mbi 60%, dhe se për Neve të gjithëve, ky është një SHANS i mirë, që të ZHDUKIM, një herë e përgjithmonë këta MAFIOZË nga Kultura dhe tradita Shqiptare.
Fundi i fundit-UÇK-ja KLANORE, dhe ajo e DËSHMORE, ishin vetëm 2%, dhe këtu po KRITIKOHET nga të Huajt, vetëm ky 2%, ndërsa 98% nuk kishin Kurrfarë Lidhje me këtë 2%, as para 1997 dhe as sot me 2010.
Ndryshe, do të Kishim një USHTRI me tanksa dhe Avionë Ushtarakë, mbas 10 viteve, që nga Shuarja e HIJES-UÇK, dhe jo të kemi disa Shpëtues të Zjarreve dhe Vërshimeve nën firmën FSK- të cilët nuk guxojnë të kenë në xhepat e tyre, as edhe ndonjë Armë të ftoftë (thikë, apo pistoletë me Gaze), e lëre më Armatim Konvencional, të cilin mund ta shohin vetëm në ËNDËRR.
Këto 100 vitet e fundit, jemi duke u COPËTUAR me njëritjetrin, duke Kundërshtuar të HUAJT, që nga perandoria osmane e deri më sot, ndërsa shtete më të vogla nga NE, ka 100 vite që i kanë shtetet e tyre, të cilat në gjirin e tyre nuk kanë pasuar vetëm 2%, që kanë kundërshtuar një Regjim, por i gjithë populli kanë pasur një Qëllim, ndërsa NE kemi mbetur, duke u marrë me të HUAJT, se sa të merremi me njëritjetrin, me VETEVETEN TONE.

FAJI, NUK ËSHTË JETIM z.Lis Bukuroca

Prandaj Unë, e Përkrahi Plotësisht këtë MISION të Disa Evropianëve, se me këtë do të KUPTOHET, se a ishte Amerika, me të VËRTETË në Anën tonë, apo ishte Për interesat e saja Strategjike, që ndahen me Rusët, si çdo here.

Përshëndetje Lexuesve të ZSH.net si dhe Moderatorit z.Gëzim Marku.

 

Cili ishte krahu i luftës, t’u thaftë krahu i zi!?

 

Në dokumentarin për shokët e mi dëshmorë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ke deklaruar se kinse ata të Partisë së Luftës të Kosovës (PLK), e kishin pas udhëheqës njëfarë Kadri Osmanin!

Kjo është gënjeshtra jote e radhës: udhëhqës yni ka qenë Rexhep Mala.

Po kush je ti Adem Demaçi- një palaço cirku:

Adem Deamçi:”ballkania”- bashkimi i Kosovës me Serbinë e me Malin e Zi:

 

KOHA DITORE, 15.06.1998. 

Nga intervista me kryetarin e PPK-së, Adem Demaçi 

DO TË BËHESHA KRAH POLITIK I UÇK-SË, ME DISA KUSHTE...

- Cilat kushte, zoti Demaçi? 

DEMAÇI: Në rend të parë të pranojnë komplet projekt - bërthamën e konfederatës Ballkania si një platformë e zgjidhjes finale, përfundimtare të çeshtjes së Kosovës. Dihet ai projekt për konfederatën me Malin e Zi dhe Serbinë. Kjo është baza me të cilën do të ndërprisnim gjakderdhjen e mëtejshme, nuk do të lejonim të kishte pakica kombëtare, të trija palët do të ishin fitimtare dhe do të ishte në pajtim me referendumin e '91-tës, ku populli është deklaruar për pavarësinë me të drejtë për të hyrë, siç thuhej atëherë, në një federatë ose konfederatë. Rendi për autonomi dhe fedratë shkoi, sepse Serbia shkeli ato mundësi, kurse një konfederatë ende ka mundësi të realizohet. Kam dëgjuar disa deklarata të komandantëve të UÇK-së se e pranojnë konfederatën, por disa deklarata në fund si deklarata e fundit politike apo ajo e komandant Çelikut etj., më kanë bërë që të jem i kujdesshëm dhe të shoh se as ata atje nuk i kanë të pastruara sendet, prandaj duhet t'i pastrojnë edhe nëse duan që unë dhe partia ime dhe ata që do t'i bashkohen partisë sime apo ndonjë aleance qe do ta krijojmë me parti të tjera që ne të bëhemi zëdhënësit e tyre dhe krahu i tyre politik dhe të marrim barrën politike për zgjidhjen e këtij problemi, atëherë duhet ta pranojnë këtë platformë. Janë edhe disa kushte të tjera siç është ajo përshëndetja me grusht. Unë nuk e bëj shumë tragjike sepse ajo mund të jetë një shenjë bashkimi, por ajo mund të jetë edhe njëfarë simboli që na ka ardhur nga Rusia, Lenini e Stalini dhe mund të krijojë konfuzion. Ndonëse ata me punën e tyre po tregojnë se nuk janë ushtri ideologjike as partiake. 
Unë ju lutëm atyre që të marrin vendim të prerë dhe sa më shpejt të krijohet krahu politik, sepse kjo është shumë e rëndësishme.

Dhe si përfundim: e vetëquajtuara PDK në pushtet, në fakt është parti socialiste simotër e partisë socialfashiste e Tiranës tiranike me në krye tiranin Eri Rama e të tjerë harama: Arta Dade, Erino Braçe, Gramoz Ruçi, Sabit Brokaj, Paskal Milo, Rexhep Qosja, Rexhep Mejdani (magjup), Bashkim Fino (magjup), Skënder Gjinushi... të cilët kishin në plan likuidimin fizik ose politik të strategut Dr. Ibrahim Rugova. Ata ishin edhe kundër Amerikës!!

Tash armiqtë e Kosovës, Paskal Milo e Rexhep Meidani dalin me libra e na përrallsin se si kinse ata na paskëshin dhënë kontrbte të mëdha e të veçanta për çlirimin e Kosovës!

Sot, më datën 12.8.2011, Kosovën e udhëheqin 40-milionerë, 40-thithëlopa, që si pa të keq, po na e pinë gjakun me pambuk, po lozin me invalidët e luftës e me koka dëshmorësh, tamam sikur fëmijët e pafajshëm me topa!!!

Po kjo nuk po i pengon aspak sqepverdhët e kanarinat politike që t’iu shkojnë pas, si muça pas dainjve!!

 

 

Intervistë ekskluzive me zonjën  Albana Desku, psikologe në shkollën fillore “Zenel Hajdini” Prishtinë

 

Nga Fazli Maloku (besio4@hotmail.com)

 

Pyetje: Znja Psikologe, ju lutem që për lexuesit e revistës “Shqipëria Etnike” një autobiografi e shkurtër e juaja, datëlindja, vendlindja, statusi familjar, shkollimi...

Përgjigje: Jam Albana Desku, kam lindur më 09.03.1983 në Maribor të Sllovenisë. Qysh në moshë të Vogël jemi kthyre në Prishtinë me familjen time, ku dhe tani këtu jetojë. Shkollën fillore e kam mbaruar në  Shkollën “ Hasan Prishtina” në Prishtinë, Shkollën e Mesme të Medicinës

Dr.”Ali Sokol” në Prishtinë, ndërsa fakultetin dega psikologji dhe studimet pas universitare, ku tani jam në mbarim të temës dega psikologji klinike në Universitetin Shtetëror të Tetoves në Maqedoni. Jetojë në Prishtinë me familjen time.

Pyetje: Ku punoni dhe cili është roli i psikologes në një shkollë fillore?

Përgjigje: Që nga viti 2007, ku për herë të parë në qytetin tonë u inkuadruan psikologët në disa shkolla, punoj psikologe në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë. Roli i psikologes në një shkollë fillore është një bashkëpunëtore profesionale e drejtorit dhe zv.drejtorit në krijimin e një klime sa më të përshtatshme në aspektin edukativ e psikosocial, në parandalimin e shumë dukurive negative në mes bashkëmoshatarëve, në ndihmën e nxënësve me vështërsi në mësim, këshillim, njohjen për shumë gjana, gjegjësisht vetdijësimin e fëmijëve.

Pyetje: Statusi i psikologes në shkolla është i ri, si po reflekton kjo?

Përgjigje: Duke e marrë parasysh se profesioni i psikologut në shkollë në vendin tonë, në krahasim me vendet evropjane e botërore, shihet qartë me gjithë sakrificën e mundin, po reflekton pozitivisht në shumë aspekte, ku i cekem edhe më lartë, si në krijimin e një klime psikologjike më të mirë.

Pyetje: Cilat janë problemet me të cilat ju merreni në punën praktike në shkollën ku punoni?

Përgjigje: Problemet apo ta quajmë puna që merrem unë si psikologe në shkollën, ku punoj, të them se varet edhe nga struktura e nxënësve që ka shkolla jonë, duke marrë parasysh si faktorët ekonomik, socialë etj., janë: parandalimi gjegjësisht vetëdijësimi i fëmijëve me disa dukuri negative në mesin e tyre, këshillimi i fëmijëve që kanë nevojë si probleme në mes bashkëmoshatarëve, problemet emocionale, vështërsi specifike në mësim, problemet në adaptim të ambientit shkollorë, braktisjen e shkollës etj.

Pyetje: A keni bashkëpunim me kolegët tjerë dhe çka ka të përbashkëta në punën e juaj?

Përgjigje: Sa i përket bashkëpunimit me kolegët e profesionit, është në nivel të duhur, e cila gjë është shumë e domosdoshme për ngritjen në profesionin tonë, ku mund të them se kemi takime të organizuara dhe diskutojmë për çdo problematikë dhe mundohemi të gjejmë një zgjedhje sa më të mirë. Puna jonë si psikologe në shkolla thuajse është e njejtë, vetë se dallon mosha e fëmijëve, duke bërë dallimin shkollat fillore me ato të mesme.

Pyetje: A keni njohuri si veprohet në shkollat e shteteve të rajonit apo në shtetet e zhvillluara perëndimore, të jem më i qartë, a kanë psikologë në shkolla?

Përgjigje: Ne e dimë mirë se në vendet e zhvilluara në shkolla ka ekzistuar qysh më herët psikologu në krahasim me vendin tonë, e sa i përket punës që zhvillojnë ata në shkollat e tyre, dihet se kushtet e punës janë në nivel të duhur, të paisur me gjanat që i duhen një psikologu, si me testet psikologjike, pastaj bashkëpunimi me ekipin profesional si logopedi, pedagogu, punëtori social etj., pastaj besa edhe shkollat në vendet në zhvillim kanë një numër më të vogël të nxënësve në mbikqyrje të psikologut në krahasim me shkollat tona me një numër të nxënsve rreth 2000.

Pyetje: Sa është prezente psikologia e shkollës në familjet e nxënësve për t’i zgjidhur problemet e tyre edhe brenda familjes?

Përgjigje: Mund të themi se psikologu në familjet në zgjedhjen e problemeve tek nxënësi, është mjaft prezenet në ato raste ku duhet bashkëpunimi me famiije, por ka raste ku edhe ndoshta krijohet rezistenca apo të themi nuk donë bashëpunim, ku ne e dimë qartë se aty ku ka bashkëpunim në mes familjes, fëmijës, psikologut dhe mësimdhënësit, edhe rezultati është i pranishëm.

Pyetje: Na e thuani ndonjë rast tepër specifik që ju keni hasur në punën e juaj praktike, nëse ka?

Përgjigje: Rastet specifike mund të themi se ka gjatë punës sime, por doja të veçoja njërin rast me një nxënës, i cili kishte braktisur shkollën për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ku në bashkëpunim me mësuesin, drejtorin e shkollës dhe familjen, kemi arritur që fëmija të vijojë shkollimin sërish, ta dojë shkollën, duke ia krijuar një ambient më të përshtatshëm psikologjik.

Pyetje: Çfarë  kushtesh keni për ta përmbushur misionin tuaj?

Përgjigje: Ne e dimë qartë se puna jonë si psikologe në shkollë është një profesion i ri, kushtet për këtë punë plotësohen deri diku në krahasim me vendet e zhvilluara, por ja dalim disi edhe me shumë angazhim në aspektin profesional që të ardhmen të tregohet një sukses më i madh në këtë punë që e bëjmë.

Pyetje: Si është bashkëpunimi i juaj me mësuse-arsimtarë-nxënës?

Përgjigje: Në shumicën e rasteve bashkëpunimi i mësimdhënësit me nxënësin është në nivel të duhur, duke e ditur se kemi mësimdhënës që e japin maksimumin në punën e tyre me fëmijët, si në aspektin e edukimit të tyre dhe një mësimdhënje sa më të mirë, e po ashtu edhe nxënësit kanë një edukatë po në nivel të duhur dhe rezultate shumë të mira në mësim dhe shihet qartë se aty ku ka bashkëpunim edhe suksesi është më i madh.

Pyetje: Porosia e juaj për mësues-arsimtarë-prindër?

Përgjigje: Porosia ime si psikologe për mësues-fëmijë-prindër është se shkolla dhe prindërit janë dy sisteme të ndërlidhura, të cilët ndikojnë në ndjenjat e fëmijës dhe veprimet e tij në shkollë dhe familje, ku duhet të ketë një bashkëpunim të mirëfillët, këta faktorë të rëndësishëm, në mënyrë që të kemi fëmijë të kompletuar si në edukatën e tyre e po ashtu edhe në atë mësimorë.

Pyetje: A keni edhe diçka për të shtuar që mund të  kemë  lënë mangut për rrumbullakësimin e Intervistës?

Përgjigje: Unë desha ta shtoj në fund që të mos ngurrojnë nxënësit, ata që nuk kanë bashkëpunim me psikologun, se edhe psikologu është ashtu i njejti si mësuesi dhe prindi, dhe që bëjnë disa dallimin në mes psikologut dhe psikiatrit, që disa nuk mund ta definojnë.

Për fund: Falemnderit që keni gjetur kohë për një bisedë shumë të rëndësishme për njohjen e punës së psikologut në shkollë.

Zonja Psikologe, në emër të lëxuesve të revistës “Shqipëria Etnike”, ju falenderoj, duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese në punën t’uaj!

 

Gani Geci autor i librit "Lufta pa maska"

 

20/01/1968

HOMAZH I USHTARIT

Para Varrit të Dëshmorit të Kombit!

Para fëmijës së palindur!

Para nënës shtatëzënë!

Para rinisë!

Para prindërve dhe gjyshërve!

Para Jush, që thyet Robërinë!

Para Jush luftëtarë!

Para Jush Komandantë!

Ju, roje e përjetshme e Atdheut!

Përkulem, unë biri i Juaj!

 

Llaushë, 8 dhjetor – Ish luftëtari i UÇK-së Gani Geci, i cili së bashku me familjen e tij ka qenë i rreshtuar në anën e forcave pro rugoviane edhe pas luftës, i kundërpërgjigjet me një letër të hapur akuzave të ngritura ndaj tij nga Muharrem Xhemajli. Më poshtë po e botojmë të plotë letrën deputetit të LDD-së, Gani Geci, njëherazi kryetar i Komisionit kuvendar për inteligjencë, që ka mandat të mbikëqyrë funksionimin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës.
“Do të heshtja dhe nuk do t’i përgjigjesha askujt, po të isha person “nën hije”, njeri që i frikësohet të vërtetës ose që fshihet prapa të vërtetave. Por unë jam dhe do të jem
pjesë e shtetbërjes, prandaj i përgjigjem secilit, madje edhe Muharrem Xhemajlit.
Është fakt publik dhe jo shpikje e nënhijes, se zotëri Muharrem Xhemajli është pjesë e rrjetit dhe e strukturave të SHIK-ut. Ai ka qenë i burgosur me disa shokë për një vepër penale. Madje për një krim të tillë ka qenë i dënuar dhe ka bërë burgim, por ai meqë e njeh bukur tekniken e hedhjes së gurit pas shpine, ua hodhi tre shokëve të tij të
fshatit Baicë, të cilët janë duke vuajtur dënimin me shumë vjet burgim.
Me njërin nga vëllezërit e tyre jam takuar, para disa ditësh, i cili aludonte se ata që nuk ishin pjesë e SHIK-ut mbetën në burg, ndërsa Muharrem Xhemajli u liria dhe gëzon privilegje të cilat janë peshqeshe për veprimtarinë e tij në kuadër të SHIK-ut. Ne e dimë se z.Muharrem Xhemajli doli nga burgu dhe u bë shofer poste dhe gjysma e familjes së
tij janë punësuar në PTK , dhe sipas lëvizjes “Vetëvendosja” del se rrjeti i SHIK-ut i ka shtrirë rrënjët në të gjitha institucionet e Kosovës dhe e instrumentalizon shoqërinë me përkatësinë partiake duke e instaluar nepotizmin në çdo mjedis të shoqërisë sonë.
Muharrem Xhemajli e di që ne jemi takuar rastësisht në Prekaz gjatë luftës dhe me gjithë vardisjet e tij, nuk mund të dëshmojë qenien e një luftëtari siç pretendon të jetë Muharremi, sepse në Kosovën tonë të vogël të gjithë e njohin dhe e dinë se çfarë luftëtari ka qenë Muharremi!
Unë kam qenë ushtar i orëve të para që i jam përgjigjur thirrjes së atdheut, pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës. Unë mburrem që kam qenë ushtar i komandantit Legjendar Adem Jashari. Dhe pas rënies heroike të tij kam qene pjesë e institucioneve të Kosovës, kam njohur Kushtetutën e Kaçanikut dhe institucionet e dala nga ajo Kushtetutë.
Gjithashtu edhe tani i njoh të gjitha institucionet e dala nga Kushtetuta e tanishme e Republikës së Kosovës.
Unë nuk jam fajtor pse ju akuzoni dhe spiunoni njëri-tjetrin , pse ia hidhni pas shpine fajin njëri-tjetrit, pse dërgoni njëri-tjetrin nëpër gjyqe. Këto janë marifete me të cilat ju keni ndërtuar mënyrën e të jetuarit dhe ardhmërinë tuaj.
Për fund po them se pajtohem me z.Xhemajli, i cili pati thënë se vetëm shokët tanë kanë qenë dëshmitarë në Hagë, sepse vetëm shokët e tuaj, zotëri Muharrem Xhemajli, i dinë të mirat dhe të ligat e veprimtarive tuaja, haraçin e të cilave po e paguan ky popull i shumëvuajtur. Edhe një herë po ta kujtoj se kur unë kam luftuar për Kosovën t’i pushkës i
ke thënë ka...

Për ZSH-Kadri Mani (etnike@gmail.com)

 

Intervistoi: Fazli Maloku (besio4@hotmail.com), mësuses-Prishtinë

 

Intervistë me mësuesen Vitore Selmani- Përgjoka

/Realizuar më 14 prill 2011, në Krefeld të Gjermanisë/

 

Intervistoi Fali Maloku (besio4@hotmail.com)

Gjatë muajt prill rastisi të qëndroja në qytetin e Krefeldit në gjermani, dhe nga kureshtja të shoh përsafërmi se si zhvillohet dhe punohet me fëmijët shqiptarë në Gjermani, vizitova shkollën fillore Regenbogenschule po në këtë qytet. Aty më priti mësuesja shqiptare zonja Vitore Përgjoka dhe pasi ia shpjegova qëllimin tim, pa u hamendur pranoi ta bëjmë një intervistë sëbashku, që ishte edhe kënaqësia ime.


Pyetje: Mësuesja Vitore, ju lutem për lexuesit e revistës " Shqipëria Etnike " a dëshiron të na japësh një letërnjoftim të shkurtër?

Përgjigje:" Po. Me gjithë dëshirë. Së pari ju falëndëroj për vizitën që na e bëni. Unë jam Vitore Selmani- Përgjoka nga fshati Radullovc i Klinës. E lindur më 22.06 1957. Kam dy çuna: Dritoni (1985), student i Fakultetit të Mësuesisë në Dyzeldorf,  ku edhe jetojmë dhe Viktori, poashtu student i Fakultetit të Informatikës.
Pyetje: Zonja Vitore, qëkur erdhët në Gjermani?
Përgjigje: Në shtetin gjerman unë dhe bashkëshorti im Pal Përgjoka, ndjesë pastë, kemi ardhur në vitin 1985, dhe u vendosem në qytetin shumë të bukur të Dyzeldorvit, por fatkeqësisht pak vite më vonë bashkëshorti im më vdiq dhe mbeta krejtësisht vetëm në përkujdesjen e fëmijëv si dhe me hallet e jetës, sidomos kur je në kurbet.
Pyetje: Me çka mirreni dhe çfarë punoni?
Përgjigje: Unë në Kosovë kisha të mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa bashkëshorti im Pali, Fakultetin Gjuhë dhe të Letërsisë Shqiptare po në Kosovë, dhe ushtronte edhe në Kosovë profesionin e tij, për të vazhduar edhe në Gjermani. Nga nevoja për t’u punësuar më lehtë, unë këtu në Gjermani mbarova edhe Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare dhe bashkë me bashkëshortin punonim në procesin e arsimit. Për fatin tim të keq, pas pak vitesh që erdhëm këtu, bashkëshorti im më vdiq. Vdekjen e tij e përjetova shumë rëndë, sepse mbeta pa njërin krah dhe pa asnjë njeri t'imin këtu në Gjermani. Por, megjithatë, nuk u dorëzova. Vazhdova punën si mësuese dhe arrita ti rris dhe t’i shkolloj dy çunat e mi, me të cilët jam shumë e kënaqur dhe krenare.
Pyetje: Zonja Vitore, ku punoni dhe si ju shkojnë punët këtu në Gjermani?
Përgjigje: Punoj në tri shkolla, me fëmijë shqiptarë, kuptohet me mësim në gjuhën shqipe. Në shkollat: "Regenbogenschole" në qytetin e Krefeldit, në shkollën: " Prinz-Ferdinandschole" në qytetin e Essenit, si dhe në shkollën: " Beissingschule-Borendelleschule". Në të tria shkollat mësoj gjithsej 135 nxënës. Mësimi zhvillohet në dy turne, me klasat e cilkit të ultë dhe të lartë ( I-IV dhe V-IX.)
Pyetje: Zonja Vitore, çfarë ju ofroni ju nxënësve shqiptarë?
Përgjigje: Ne punojmë sipas plan-programit të Këshillit të Arsimtarëve - " KASHI " , Naim Frashëri "NRW", i cili mbulon gjithë territorin e Gjermanisë. Në nivel Këshilli tubohemi sëpaku një herë në muaj apo më së largu në çdo dy muaj ku diskutojmë problemet të cilat i hasim në punën e përditshme si dhe marrin përvojën e njëritjetrit. Fëmijëve shqiptarë iu mësojmë: Gjuhë dhe letërsi Shqiptare, Histori Kombëtare, Gjeografi Kombëtare, muzikë me këngë e valle shqiptare, doket, kulturën dhe traditat shqiptare. Me një fjalë, gjithë atë që iu duhet fëmijëve shqiptarë në mërgatë.
Pyetje: Si është nxënia e mësimit tek nxënësit shqiptarë?
Përgjigje: Tek ata fëmijë që e flasin gjuhën shqipe në familjet e tyre, nuk kemi fare probleme dhe suksesi është i dukshëm. Problemi qëndron tek disa fëmijë që mjerisht edhe pse në të shumtën e rasteve te dy prindërit janë shqiptarë, por në familje flasin gjermanisht! Këta në mësimin shqip çalojnë dhe na paraqesin mjaft probleme. Ndërsa nëse e tërheqim një paralele me nxënësit shqiptarë që mësojnë në shkollat gjermane, pra gjermanisht, fëmijtë shqiptarë për nga intelegjenca dhe aftësitë në nxënien e mësimit, jo që nuk mbesin mbrapa atyre gjermanë, por në shumë raste jua kalojnë atyre. Këtë po e konkretizoj me një shembull konkret. Në këtë vit shkollor nga 14 nxënës shqiptarë që mësojnë në shkollën " Regenbogenschule" të Krefeldit, nëntë prej tyre kanë arritur të fitojnë kushtin për regjistrim në "Gjimnaz", që është shkolla më e dëshiruar për të gjithë. Tek nxënësit gjermanë kjo përqindje nuk arrinë shkallën 30%. Pastaj me këtë rast dua ta veçoj edhe suksesin e arritur në një "kuiz" matematikor, të nxënësit: Ndrin Arben Maloku

kl.e IV-të, po në këtë shkollë që e cekëm më lartë, i cili arriti që në nivel të republikës gjermane " N.R.W" (Nord Rhein Westfalle), republikë kjo me mbi 18 milionë banorë dhe me rreth 34 mijë km. katrorë,  zuri vendin e parë dhe u dekorua me MIRËNJOHJE nga vetë Kryetari i Republikës. Pra "kuizi" ishte për të gjithë nxënësit pa dallim kombësie.

Pyetje: Zonja Vitore, si është bashkëpunimi i juaj me prindër dhe sa janë të përgjegjshëm prindërit shqiptarë që t'i kryejnë obligimet e tyre ndaj fëmijëve të vet si dhe ndaj shkollës në përgjithësi?
Përgjigje: Po. Në vitet e mëhershme në këtë pikë kemi pasur shumë telashe. Shumë prindër mendonin se edhe këtu mjafton të regjistrohet fëmija në shkollë dhe pastaj është në duar të mësuesit! Por kjo tani është tejkaluar dhe them se prindërit shqiptarë me disa përjashtime janë në nivel të kënaqshëm, por jo ende në nivelin e prindërve gjermanë. Pastaj ne organizojmë programe kombëtare me nxënës për çdo festë kombëtare shqiptare; edhe këtu ndihma e prindërve është e mirë por jo edhe në atë masë sa do të dëshironim ne.
Përveç mësimit ne mirremi edhe me aktivitete të ndryshme: shëtitje, vizita në kopshte zoologjoke, njohje me monumente historike të qytetit, të kulturës etj.
Duhet me këtë rast ta falëndëroj shtetin gjerman, i cili na ndihmon në të gjitha rastet pa përjashtim.
Pyetje: Po nga Qeveria e Kosovës apo institucionet e saja a hetohet prezenca e tyre edhe tek ju?
Përgjigje: Kam një kërkesë për organet gjegjëse të Republikës së Kosovës, që t’i vizitojnë shumë më shpesh shkollat shqipe në Gjermani, por edhe kur ta bëjnë këtë, inçizimi që bëhet nga këto vizita të jipet në programet e RT të Kosovës, e jo siç po ndodhë deri më tani, bëhën inçizime e vizita, madje me shpenzimet e prindërve dhe ato tretën e nuk shihen më askund!!
Pyetje: Zonja Vitore, a dëshironi edhe diçka të thuani nga ajo që unë nuk ju kam pyetur?
Përgjigje: Po. Përshëndes të gjithë lexuesit e revistës prestigjioze " Shqipëria Etnike " , si dhe stafin e saj redaktues. Me këtë rast dua ti falëndëroj bashkëshortët: Bajram dhe Sofije Dumnica për ndihmën vëllazërore që më ofruan në ditët e mia më të vështira këtu në Gjermani.Uroj gjithë shqiptarët kudo që janë në mërgatë që me fanatizëm ta ruajnë identitetin e tyre kombëtar-shqiptar dhe të krenohen që janë shqiptarë, që i takojnë gjakut të Skënderbeut, Rilindasëve tanë dhe të Adem Jasharit! Veçanërisht porositi gjithë përsonelin arsimor që punojnë në mërgatë, që ta kryejnë detyrën me përkushtimin më të madh të mundshëm si shqiptarë! 
Zonja Vitore, nuk na mbetet tjetër veçse të ju urojmë shëndet dhe punë të mbarë në këtë profesion sa fisnik po aq edhe i shenjtë, jo vetëm ju, por, përmes jush gjithë punëtorëve shqiptarë të mësimit shqip në mërgatë, për suksese edhe më të dëshirueshme në të ardhmen! Njëherit ju falëndëroj për gadishëmrinë e juaj që pa ngurrim pranuat të më jepni këtë intervistë, në mënyrë vëllazërore, por edhe profesionale si dhe mjaft përmbajtësore dhe interesante.


14 prill 2011, Krefeld - Gjermani

 

REFORMA E MUAJVE TË VITIT

Kalendari i Ri

 

Nga Mr. sc. Kadri Mani

 

Muajt e vitit janë: NISTOR, SHKURTOR, LARCOR, BLEROR, LULËZOR, QERSHOR, KORRTOR, VEROR, FRYTOR, VERDHOR, BRYMOR, DIMËROR.

Terminologjia gjuhësore shqiptare që filloi me shkrimet e para shqipe, merr një shtysë të fortë me Kristoforidhin e Samiun, si dhe hov vendimtar me rilindësit tjerë, për të mos u ndalur kurrë. Në këtë ndërtesë të kulturës tonë çdokush ka te drejtë ta vë nganjë gur të latuar.

Romakët deri në shekullin e VII-të të p. e .r. e kishin kalendarin me 10 muaj. Pastaj ia shtuan edhe 2 /dy/ muaj. Jul Qezari 46 vjet para erës së re bëri disa reforma. Më 1582 Reformën definitive e bëri Papa Gregori XIII- Kalendari Gregorian ose Kalendari i Ri, të cilin e përvetësoi gati gjithë bota.

Emrat e gjashtë muajve të parë të Kalendarit kanë prejardhje të drejtpërdrejtë nga mitologjia antike, ndërsa muaji i gjashtë dhe i tetë mbajnë emrat e dy sundimtarëve romakë. Për nder të Jul Qezarit muaji i deri atëhershëm “quintilius”/muaji i pestë me radhë i kalendarit të vjetër romakë/ ka marrë emrin e këtij perandori, ndërsa më vonë ish muaji “sextilius”/d.m.th. i  gjashti/ ka marrë emrin e perandorit August. Katër muajt e tjerë janë shënuar me numra rreshtorë 7, 8, 9, 10,- por sipas renditjes së hershme romake. Muaji “sextilius” në kohën e hershme ka pasur vetëm 30 ditë. Por që të mos mbetët muaji i Augustit më shkurtër se i Cezarit, i është shtuar një ditë/31/, që është marrë nga fundi i vitit, d.m.th. nga shkurti  cili ka pasur, sipas kalendarit julian 29 e 30 ditë. Ndërkaq, në përdorimin e vet të këtij kalendari shqiptarët kanë bërë një ndryshim të vogël: kanë ndryshuar emrin e muajit të dytë me emrin shqip-shkurt, pastaj muajin e gjashtë me- qershor dhe muajin e shtatë me- korrik. Edhe emrat e katër muajve të fundit janë radhitur me: shtator, tetor, nëntor, dhjetor.

Me rastin e riemërtimit kam pasur parasysh edhe mënyrën e emërtimit të muajve në kroatishte: [SIJE?ANJ, VELJA?A, OŽUJAK, TRAVANJ, SVIBANJ, LIPANJ, SRPANJ, KOLOVOZ, RUJAN, LISTOPAD, STUDENI, PROSINAC] që janë origjinalë dhe për lakmi. Por unë ndoqa rrugën origjinale, qoftë duke vjelë fjalët nga fjalorët, qoftë duke krijuar neologjizma apo edhe me adaptim.

Besoj se opinioni do ta përqafonte ketë mënyrë të re emërtimi të muajve, meqë është mënyrë e re progresive dhe ka epërsi të pakrahasueshme ndaj mënyrës së njehsimit të deritanishëm.

Nuk pajtohem dhe protestoj kundër mendimeve konservatore se nuk duhet ndryshuar emërtimin e muajve, meqë qenkan “ngulitur” e “rrënjosur” me kohë!

Shumëçka është ngulitur e rrënjosur /madje edhe robëria!/, por njerëzit revolucionarë do të çngulitin e çrrënjosin çdo gjë të vjetër duke çarë kështu drejt ardhmërisë pa pengesa e pa pengimtarë!

(Kadri Osmani: (formë e shkurtuar nga punimi):  PËR FLAKJEN E DISA SHPREHJEVE TË HUAJA, te revista e Lubjanës “ALTERNATIVA”, nr. 1-2/ `92, f. 11-13; më vonë i plotësuar.)

 


SHQIPËRIA NATYRALE NUK KRIJOHET ME BASRI PLLANË E KOMPANI

 

Reagim ndaj   shkrimit të Qerim Pllanës «NJË “PLLANË” KUNDËR TË GJITHË PLLANAJVE!»

 

Nga Atdhe PLLANA


Zoti Qerim Pllana, 

Se sulmi është mbrojtja më e mirë, siç thotë populli, po vertetohet me këtë reagim meskin e me një finokëri   të çoroditur. Me këtë ti ia hoqe vetë petën lakrorit   tënd, u zbulove se çfarë atdhetari dhe « pishtari » i bashkimit kombëtar   je, këmb e krye përkrahës i kuislingut Basri Pllana!   Shyqyr që ra kjo letër e u pamë! Unë jam Atdhe Pllana, d.v., dhe nuk je ti kryegjysh i Pllanajve që t’i njohish të gjithë. Jam i gatshëm që, këto që i kam shkruar, e të tjera , t'i them publikisht para pllanajve në shkollën e mesme "Hasan Prishina, në Mitrovicë, në shtëpinë e kulturës “Hasan Prishtina", në Vushtrri si dhe në shkollën fillore "Hasan Prishtina" në Prishtinë e ta shohim kush ka më shumë të drejtë e gjithashtu, kushërinj prej vetit.
Është një cinizëm i pashoq që të thuhet se «Gjithnjë e më shumë duke u bindur, se vrasja e shumë njerëzve tanë, gazetarë, zëdhënësish luftëtarë të lirisë etj., pas lufte, qenkan vrarë edhe nga dorë e fshehur e shqipfolësve» kur Zoti Qerim Pllana do ta bëjë vehtën «viktimë»   e Letrës sime !...Unë në letrën e hapur drejtuar këti personi askun nuk përmendi dhunë, vrasje apo kërcënim. Mos u frikëso Zoti Qerim Pllana se askush nuk të përcjell, sepse , as si gazetar, as si zëdhënës i lirisë, as si luftëtar i lirisë nuk i ke bërë argat Shqipërisë! Unë, për hir të lexuesëve, po e përsëris arsyen për të cilën të kam shkruar:

Zoti Qerim Pllana, 

Qëllimi im që të shkruaj këtë letër të hapur është; që të informohemi, sa më detajisht, për personalitetin tuaj, sikur që lypsën vetitë moralo-politike në SHBA, Evropë e gjetiu, për një kandidat a pretendues që të jetë në majat e elitës kombëtare e shtetërore. Nëse mendoni se, kam ambicie për një denigrim të personalitetit tuaj, gaboheni. 
Në qoftë se me përgjigjet tuaja do të më bindni, për vetitë tuaja, të veprimtarisë së përgjithshme, me argumente, jo me teori të thatë, njëkohësisht për demaskimin e pllanajve kolaboracionistë e faqezinj me vepra kundër interesave shqiptare, atëherë do të më keni përkrahës, si një shqiptar që e do Bashkimin kombëtar në një Shqipëri Natyrale. 
Të jemi të hapur e të sinqertë në përpjekje të pretendimeve  për vepra madhore, sepse historia do të jetë e pamëshirshme ndaj atyre që luajnë me fatin e popullit! 
Bashkimi i shëndoshë bëhet me atdhetarët të dëshmuar!
Ky, jo vetëm që nuk qenka  distanuar nga kuislingu Basri Pllana, por edhe e mbron se na paska bërë mirë e na paska shpëtuar!... A nuk flet përçart e pamend, në njërin shkrim thotë se është për Bashkim kombëtar e në tjetrën i mbron ata që më së shumti i shërbyen Serbisë vrastare !
Pastaj thotë se «Të gjithë, ama të gjithë Pllanajt i kam pas vete zotëri »…Mjerë ata Pllanaj që i shkojnë pas këtij atdhetari me damkë! Gjithë Parlamentin dashka ta diferencojë e largojë, sepse nuk u paskan dhënë asnjë vend Pllanajve, në të vërtetë prepotentit në fjaë…Të gjithë që kanë dhënë sakrificat e rinisë duke kaluar nëpër burgjet serbosllave, ish të dënuarit politikë e luftëtarët e lirisë, nga demonstratat e viteve 1968, 1981, si p.sh. Hydajet Hyseni, Jakup Krasniqi, Gani Koci, Berat Luzha, Nait Hasani, Emrush Xhemajli, etj. etj. nuk paskan bërë asgjë për popull e në veçanti e paskan nënçmuar e anashkaluar llagapin Pllana. Pa ua mohuar te metat dhe vështirësitë, këta parlamentarë janë 100 herë më të mirë se Qerim Pllana. Pllanajt, sipas tij, na paskan vuajtur shumë në këto 10 vitet e fundit, që matematikisht i bie nga largimi i Forcave ushtarko-policore serbe nga Kosova. O ambicie e sëmurë, kontrolloje pak shpirtin e trazuar! Nuk dua që ta zgjas më shumë me këtë, por jam i detyruar që t’i them edhe njëherë që mos t’i futë të gjithë Pllanajt në një thes!
Për hir të së vertetës dua që ta përkujtoj lexuesin kurreshtar se kyfarë Qerim Pllana nuk ka punuar kurrë ilegalisht për çështje kombëtare me asnjë Pllanë, që sipas tij na qenkan 80-90 mijë, po ashtu nuk është e vertetë se Pllanajt janë te nënçmuar e të anashkaluar po janë siç kam thënë më parë , se kanë repekt e prestigj sipas vendit dhe punës që veprojnë.
Zoti Qerim Pllana, thotë se, të gjithë pllanajt janë me të dhe, merr mundimin për t' m´i kundërvënë mua si një "pllanë" kundër të gjithë pllanajve e jep një listë të disa personaliteteve të njohura. Listën do ta keni në vazhdim, por,   unë dua t'i veçoj dy figuarat kryesore, njëren pozitive dhe tjetrën negative që nuk përputhen fare me platformën e Shqiperisë Natyrale. Lexuesi e nderuar,  sidomos nëse ai, është i llagapit pllanë, le të logjikojë vetë: fjala është për Nysret Pllanën, një ish i burgosur politik, një publicist me famë kombëtare e ndërkombëtare, ish ushtar i UÇK-së dhe folësi i parë i "Radio Kosova e lirë" , është në të njëjtën listë me Emin Pllanën, i vetmi kushëri nga gjaku i Qerimit, që ka qenë një sllavo-komunist, ligjërues i historisë jugosllave, sipas mësimeve të Çubrilloviqit, i cili i ka pranuar edhe masat e dhunshme të të Millosheviqit , në Universitetin e Prishtinës. Kjo është një dyfëtyrësi që nuk do koment,  pastaj ky i boton, herë pas herë, shkrimet e Emin Pllanës për ta bërë të njohur te publiku i painformuar. Kurse, emrat që shënohen më poshtë; për mua jane të njohur dhe të çmuar kudo dhe nuk ka nevojë që t'i përgojojmë, por, pasiqë i ka potencuar ky , unë po i them vetem pak fjale "për disa që i njoh më mirë.
Ky pohon se:   «me asnjë legjislaturë; Nystret Pllana, Asllan Pllana, Gani Pllana, Emin Pllana, Bujar Pllana, Ruzhdi, Pllana, Xhemail Pllana, Qerim Pllana, Pajazit dhe Mustafë Pllana, Ejup Pllana, Adem Pllana, Bedri Pllana, Ramadan dhe Xhemail I. Pllana, pse nuk është z. Shefqet Sh. Pllana, baba i dy fëmijëve dhe dhëndrit të zhdukur dhe të humbur në Luftën e fundit, Shar e Shaban R. Pllana, dhe sa e sa pllanali të tjerë intelektualë të këtij llagapi. », ky konsatim është tendencioz dhe përçarës. Respek të madh për Nysret Pllanën si folës i parë i « Radio Kosovës së Lirë », po ky ka lëshuar zërin e kushtrimit kundër hordhisë së Millosheviqit dhe kuislingëve të Basri Pllanës, ka qenë deputet në komunën e Prishtinës dhe jep kontribut për njohjën e UÇK-së dhe ngjarjet në Kosovë që e njeh opinionin ndërkombëtar. Ky nuk   mund të jetë kusheri i Qerim Pllanës. Asllan Pllanën, nuk e njoh po kurrë fjalë të këqia nuk kam ndëgjuar për te. Emin Pllana një hisorian serbofil, nxënës i Çubrilloviqit, ka qenë deri në rangun e ministrit të arsimit krahinor në kohën e Rankoviqit, e ka fyer në ndjenjat fetare prof. Zef Mirëdita, i vtmi kusheri i vertetë i tij në këtë listë që na e jep Qerim Pllana,  ka shumë Adem Pllanën , nëse është i Lajthishtes është burrë i mirë, Bedri Pllana, atdhetar i dëshmuar e intelektual, pjesëmarrës i luftës, distancuar me kohë publikisht , prej Basri Pllanës, Ruzhdi Pllana, prof. Njeri i shkencës, me renome kombëtare e ndërkombëtare, nuk e ka Qerimin kusheri, prof. Xhemajl Pllana nga Kçiçi atdhetar e luftëtar në moshë të shtyer bashkë me djemt e vet, nuk e ka Qerimin asgje¨, Pajazit Pllana, mjek i njohur, ka qenë nënkryetar i Komunes së Vushtrrisë, e përgenjështron pohimin e Qerimit, Mustafë Pllana, ekonomist i dalluar, ka qenë nënkryetar i komunës së Mitrovicës, e përgenjështron pohimin e Qerimit se Pllanajt nuk kanë pozita, Ramadan Pllana i burgosuri më i madh politikë i llagapit Pllana , nuk e ka Qerimin kusheri, Xhemajl Pllana, vëlla i Ramadanit, shumëherë i izoluar, ka mobilizuar luftëtarë të UÇK-së dhe kryetar i parë, pas çlirimit, i komunës së Vushtrrisë. Shefqet Pllana, atdhetar dhe kundershtar i masave të dhunshme kunder arsimit nga Serbija dhe kuislingu Basri Pllana, Shar e Shaban R. Pllana intelektualë e burra të ndershëm. Nuk di pse i citon Zoti Qerim Pllana kur e di se nuk ka marrëdhënje të afërta me këta…Dua ta përkujtoj gjithashtu, edhe njëherë, se unë nuk kam imagjinuar pjesëmarrjen e Qerim Pllanës në Zgjedhjet e vitit 1998, po e kam gjetë në dokumentet e Qeverisë Bukoshi dhe se askund nuk e kam përmendur LDK-në, le ta shikojë edhe njëherë se për çka ishte fjala. Kurse përsa i përket bashkëpuntorit të UDB-ës, që e paska ndëgjuar për herë të parë nga unë, ky duhet ta ketë parë, si anëtar i LPK-së , se emri i Isuf Pllanës figuron në «Zërin e Kosovës» organ i LPK-së të vitit 1983. 
Zoti Qerim Pllana, unë e konsideroj të mbyllur këtë polemikë, sepse nuk të konsideroj të denjë për veprimtar të Bashkimi Kombëtar e Shqipërisë natyrale për arsye të të gjithave që u thanë në letrën e hapur që të kam dërguar si dhe në këtë reagim.

PS: PS: Për hir të lexuesve, dua të njoftoj se diferencimin publik kushërinjt e fshatit të Basriut, Kçiç, afërsisht, prej dhjetëra vetave e kanë bërë në gazetën, "Bujku" më 1997. 

Mitrovicë, 15 korrik 2009

Për ribotim- Kadri Mani

/etnike@gmail.com/

P.S.: Zotni Atdhe Pllana e konsideron të mbyllur këtë polemikë, unë Kadri Mani po e rihap një tjetër  polemikë me Qerim Pllanën, historian,- përgojuesi më i poshtër kundër Nënës Tereze!!

 

 

“P   R   E   K   A   Z   I”     I     H   A   RR   U    A   R       I      B   U   R   I   M   I   T

/Me rastin e 13 vjetorit të Epopesë së lavdishme të rënies së  Shaban Salihajt dhe familjes se  tij/

 

Nga Prof. Qerim Rexhaj

qerim-rexhaj@hotmail.com

 

Hyrje

 

Buzë rrugës regjionale Pejë –Mitrovicë, në mes Hanit të Sarës dhe Rakoshit, ngrihet një lapidar që përkujton çdo kalimtarë të rastit, për heroizmin e pashembullt të familjes Salihaj nga Shushica e Poshtme, e cila pas familjes Jasharaj nga Prekazi i Skenderajt, mund të konsiderohet si rënia më heroike dhe më vetëflijuese në kuadër të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në altarin e lirisë. Mbi  atë lapidar  deri në përjetësi janë gdhendur emrat e flijuar në një betejë të pabarabartë në mes  të qindra forcave të ushtrisë dhe policisë serbe dhe familjes Salihaj. Emrat e Shaban Salihajt, Milaimit, Hysenit, Arbenit, Abedinit, Hysniut,Isës, Fatimes, Nazmi Gashit, shpalosin para nesh krenarinë e ligjshme kombëtare, për ata që patën

kurajën t’i thonë jo pushtuesit serb se “këtu është toka e jonë, kjo është tokë shqiptare”. Mbi lapidar me krenari flamuri kuq e zi shpalon palët, ai flamur mbi të cilin Shabani, vëllezërit dhe nipërit e tij kishin dhënë betimin e ushtarit të UÇK-së për luftë pa kompromis për çlirim, liri dhe bashkim kombëtar deri në vdekje.

Kushtet dhe rrethanat shoqërore e politike nuk e veçuan këtë familje nga familje të tjera shqiptare, të cilat në vazhdimësi po përbiroheshin nëpër terrorin e vazhdueshëm të ushtruar nga mekanizmat gjenocidal që kurdiste në vazhdimësi okupatori serb, gjithandej, në Kosovën e robëruar. Vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ishin bërë të padurueshme për shumë arsye, për pjesën m të ndërgjegjshme të kombit shqiptar. Serbia përmes mekanizmave të saj të dhunës,armatës serbosllave, policisë,UDB –së,njësiteve paramilitare të Arkanit dhe Sheshelit, po e shndërronin Kosovën në një laborator ku po provoheshin dhe eksperimentoheshin metodat më të njohura dhe elaboratet e Çubrilloviqit, Andriqit, Garashaninit etj. por në forma më moderne. Imponimi i përqafimit të politikës paqësore popullatës shqiptare në Kosovë nga LDK-ja,si organizëm  politik e demokratik, për të zgjedhur çështjen e Kosovës, i kishte dhënë  favore të çmuara Serbisë, në njërën anë për të luftuar kundër Kroacisë dhe Bosnjës e në anën tjetër për ta paraqitur Kosovën si vend të qetë dhe stabil para faktorit ndërkombëtar, ku kërkoheshin vetëm disa të drejta kozmetike. Dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në skenë, jo vetëm që ringjalli krenarinë kombëtare të përdhosur dhe të shkelur paturpësisht, por ajo mbolli shpresën për liri dhe çlirim të njëmend për popullin shqiptar duke qenë e gatshme të ujit çdo pëllëmbë të Kosovës me gjakun e djemve dhe vajzave më të mira të kombit. Dalja e UCK-së komprometoi dhe diskreditoi platformën pacifiste rugoviste e cila e kishte shndërruar Kosovën në një “han pacifist ku nuk dihej se kush hante dhe kush paguante, ku nuk dihej se kush hynte dhe kush dilte, në një han ku jetonin së bashku xhelatë e viktimë”. Në këto kushte dhe rrethana, Shaban Salihaj nga Shushica e Poshtme e komunës së Burimit, nisi veprimtarinë e tij luftarake si pjesëtar i UÇK-së, duke e ndier peshën aq të rëndë të robërisë, duke iu bashkuar zërit të atdheut dhe kombit në varganin e krushqve të lirisë. Kontaktet e para të Shabanit me UÇK-në kishin filluar më 1997 në fshatin Vajnik të Skenderajt nëpërmjet nipave të tij dhe komandantit në zë të asaj ane, Abedin Rexha, i njohur me emrin e luftës “Sandokani”  po nga ai fshat. Zyrtarisht UÇK-së i ishte bashkangjitur më 5 mars 1998, që përkon me datën e sulmit të ushtrisë dhe policisë serbe kundër familjes Jashari në Prekaz të Poshtëm. Vajniku ishte një ndër pikat më nevralgjike dhe më të nxehta të konfrontimeve ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe. Pikërisht në këtë vend  në vigjilje të 28 nëntorit 1997, ndodhën ngjarje të rëndësishme, zhvillimet e të cilave do të vulosin fatin e drejtimit të zgjidhjes  së problemit të  Kosovës përmes luftës dhe rezistencës së armatosur. Atë kohë, “Sandokani” me bashkëluftëtarët e tij kishin zmbrapsur sulmin e forcave serbe, ndërsa në të njëjtën ditë kishte pasur luftime të ashpra edhe në Llaushë ku ishte vrarë mësuesi i fshatit Halit Geci. Varrimi i Halit Gecit u bë më 28 nëntor ku u bë edhe dalja e parë publike e UÇK-së.

 

Shkuarja dhe stacionimi në Vajnik

 

Shaban Isa, siç njihet në Shushicë të Poshtme dhe fshatrat e Burimit, regjistrohet pjesëtar i Zonës Operative të Drenicës (ZOD) më 5 mars 1998. Pas një jave, së bashku me nipat e tij Jahir dhe Nazmi Gashin nga Vajniku kthehen në Shushicë për të filluar aktivitetet në zgjerimin dhe konsolidimin e UÇK-së në territorin e komunës së Burimit. Policia serbe e cila kishte vënë re lëvizje të dyshimta në terren të Shaban Isës, një mëngjes e rrethojnë shtëpinë e tij dhe pas bastisjes i konfiskojnë një pushkë gjuetie. Me këtë rast arrestohet edhe Shabani me vëllaun e tij Milaimin. Në stacionin e policisë në Burim, Shabani dhe Milaimi torturohen në mënyrën më shtazarake, gjithmonë duke kërkuar nga policia fije të ndërlidhjes të pjesëtarëve nga kjo komunë me UÇK-në në Drenicë. Në mbrëmje i lirojnë me kusht që të paraqiten përsëri të nesërmen në stacionin policor. Pikërisht atë mbrëmje, Shabani betohet së jo vetëm që nuk do të paraqitet më në policinë vrastare serbe, por do të marr hak për gjithë ato mundime, gjithë ato vuajtje që po u shkaktoheshin në vazhdimësi bijve dhe bijave më të mira të popullit shqiptarë, të cilët po vriteshin,po torturoheshin dhe po dhunoheshin gjithandej Kosovës. Rruga jetësore e tij domosdoshmërisht po e orientonte edhe kësaj here drejt Drenicës martire, atje ku  flakadani i lirisë po merrte përmasat e lirisë së ëndërruar, atje ku shpresa e ringjallur po shndërrohej në realitet, atje ku kuptimi i flijimit i tejkalonte caqet e kuptimit njerëzor. Së bashku më vëllaun Milaimin, të dërmuar nga torturat e policisë serbe, rruga po shpinte në fshatin Vajnik. Në shkollën fillore të këtij fshati u takuan  me Sandokanin, i cili i cakton në një tog të cilin e komandonte Fadil Imeri. Pikërisht këtu fillon rruga e vështirë e luftëtarit të lirisë, rrugë plotë sfida dhe sakrifica, të cilën do ta bënte Shabani me vëllaun e tij Milaimin, djalin e tij Hysenin, pa u trembur dhe pa u zmbrapsur deri në vdekje. Pasi që armatosën së bashku me vëllaun Milaimin dhe djalin Hysenin, Shabani caktohet në pikën e Ozdrimit, ndërsa  Hyseni  më pas do të caktohej të  shërbente si  polic ushtarak në Burojë. Në këtë grup bënin pjesë edhe tre luftëtarë nga Shushica e Poshtme: Ademi, Veseli, dhe Iliri nga Alidemajt. Ngjeshja e armëve në shërbim të kombit dhe atdheut, për Shaban Isën, ishte ngjarja më kulmore, ngjarja më sublime e jetës së tij. Duke u rreshtuar në anën e lirisë,në anën e çlirimit të Kosovës,kundër tiranisë ishte i gatshëm të flijohej sa herë ta kërkonte zëri i atdheut.

 

Ndërmarrja e aksioneve të para për çarmatosjen e kriminelëve serbë

 

Duke qenë së në territorin e komunës së Burimit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ende nuk i kishte konsoliduar strukturat e saj ushtarake, ndërsa terrori serbomadh përmes policisë,njësiteve paramilitare,bandave të çetnikëve, organizatës “Crna ruka” (Dora e zezë), sigurimit shtetëror dhe ushtrisë serbe, popullatën shqiptare e kishte vënë para sprovave të rënda, pikërisht për këtë arsye, Shaban Salihaj me grupin e tij të luftëtarëve të lirisë,vullnetarisht kërkojnë nga komanda e UÇK-së të veprojnë në komunën e Burimit për të neutralizuar sadopak kapardisjen e aparatit shtypës serbomadh mbi shqiptarët e pambrojtur.

Aksionin e parë me grupin e tij prej katër vetash, Shabani e filloi në fshatin Veriq të Burimit në fillim të prillit të vitit 1998, kundër kapitenit të ushtrisë serbe, Ramadan Istrefi, i nacionalitetit egjiptas, i cili kishte dhënë prova të shumta për orientimin e tij antishqiptar. Ndonëse kapiteni nuk u gjet në shtëpinë ku jetonte, atij iu konfiskua një pushkë automatike, një snajper, një revole e tipit Tokarev, një pushkë gjuetie dhe një sasi e municionit, të cilat Shabani me grupin e tij i dorëzojnë në bazën e UÇK-së në Drenicë.

Aksionin e dytë Shabani e orienton kundër policit antishqiptar, Dragan Zhivkoviqit, nga fshati Zhakovë, të cilit gjatë natës i hynë në shtëpi duke e kërcënuar së është i rrethuar me 200 pjesëtarë të UÇK-së, dhe pasi që ia jep një” mësim të mirë” ia konfiskon një pushkë automatike “Zastava”, revolen zyrtare dhe një automatik të quajtur “maxhar”. Këto veprime të grupit luftarak të Shabanit bënë që të popullata shqiptare të ngjallën ndjenjat e adhurimit deri në përkushtim për UÇK-në dhe bijtë e kësaj treve të cilët kishin filluar ta godasin aparatin represiv edhe në strofullën e tij. Armatimin e konfiskuar gjatë natës, Shabani e dorëzonte në mëngjes në shtabin e UÇK-së në ZOD. Pas një numri aksionesh të suksesshme që kishte ndërmarrë në komunën e Burimit, emri  dhe personaliteti i Shabanit u bë i nderuar dhe i respektuar. Vet komandanti i tij fillon ta thërras me emrin Shaban Polluzha, duke aluduar në trimin e Drenicës legjendare. Sa e sa herë komandanti i ishte drejtuar me fjalë: “Ti, Shaban, sa herë po del në aksion, kurrë nuk po kthehesh pa armatim, për të cilin kemi aq nevojë”. Besimi që ishte krijuar te komandantët dhe ushtarët në Drenicë për Shabanin nuk ishte i rastësishëm. Ai buronte si rrjedhojë e sa e sa aksioneve të kryera me sukses, si dëshmi e një përcaktimi të fuqishëm të një lufte të drejtë dhe pakompromis deri në fitore. Trimëria dhe gatishmëria për t’u vu në ballë të aksioneve më të vështira, bënë që Shabani të angazhohej në sigurimin e armëve që silleshin nga Shqipëria për luftëtarët e UÇK-së. Kështu Shabani ishte vënë në rolin e dyfishtë; në furnizimin me armë nga Shqipëria, dhe në kryerjen e aksioneve në territorin e komunës së Burimit që rezultuan në eliminimin e disa kriminelëve serbë me damkë.

 

Bartja dhe furnizimi me armatim nga Shqipëria

 

Nevoja për armatim e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fillim të vitit 1998, ishte njëra ndër sfidat më të papërballueshme dhe më të domosdoshme për kohën. Atdhetarët kërkonin armë për t iu përgjigjur thirrjes së atdheut për liri, ndërsa armët ishin aq të pakta në krahasim me rrethanat e luftës që po shkallëzohej gjithandej Kosovës.

Në maj të vitit 1998, nga Shtabi i UÇK-së Shabani caktohet për të udhëhequr një grup prej 24 vetave (vet i 25-ti) për në Shqipëri, për  të sjellë armatim për luftëtarët e lirisë. Duke e pranuar këtë detyrë sa me peshë po aq edhe të vështirë, Shabani ishte i vetëdijshëm se nëpër çfarë rruge apokaliptike do të kalonte me shokët e tij të idealit, por gjithashtu ishte i vendosur që të jepte çdo gjë prej vetes që misioni të kishte sukses. Mirëpo, pasi pajisën me një sasi të konsiderueshme të armatimit në Shqipëri, gjatë kthimit për në Kosovë, grupi prej 25 ushtarësh bien në pritë në rrethinat e Gllogjanit, ku pas një lufte të pabarabartë, detyrohen të tërhiqen,duke mos pasur mundësi të tërheqin armatimin e sjellur nga Shqipëria. Aty mbesin armët që ishin të ngarkuara në kuaj dhe gomarë,ndërsa grupi arrin të rigrupohet në Drenicë vetëm me armët personale.

Shabani  sërish i rifillon aksionet në terrenin e Burimit edhe më forcë, i bindur plotësisht së rruga e çlirimit kërkon vuajtje, sakrifica deri në flijim. Në fillim të javës së tretë të qershorit udhëhoqi  një formacion  prej  rreth 470 vetave, të cilët ilegalisht po depërtonin një sasi të madhe armatimi nga Shqipëria. Ky formacion i luftëtarëve kishte qëndruar afër 3 javë në Shqipëri dhe nuk kishte mundur të futej në Kosovë, për një kohë, për shkak të shtimit të forcave të shumta policore dhe ushtarake në kufirin shqiptar. Në përbërje të këtij formacioni bënin pjesë  luftëtarë nga tri zona  operative të UÇK-së: Zona  Operative e Drenicës ( ZOD), Zona Operative e Shalës (ZOSh), dhe Zona Operative e Llapit (ZOLl). Në mesin e këtij grupimi të udhëhequr nga

Shabani ishte edhe Rrahman Rama,

komandant i ZOSh-së. Shabani udhëzon marshin e grupit nëpër shtigjet e  maleve dhe bjeshkëve të  Vrellës, Shushicës, Rakoshit, Leqinës, Izbicës, dhe i shpie deri në Vajnik. Një kamion armatim që u kishte mbetur në fshatin Vrellë të Burimit, i cili ishte i destinuar për  ZOD, ZOSh, dhe ZOLl duhej me çdo kusht të dërgohej në destinacion. Rreziku i bartjes së këtij armatimi ishte jashtëzakonisht i madh duke marrë parasysh shtimin enorm të patrullave policore, paramilitare,por edhe të bashkëpunëtorëve të okupatorit. Në fillim të gushtit, kjo sasi e armatimit sillet në oborrin e shtëpisë së Shabanit në Shushicë të Poshtme. Aty  mbushën tri rimorkio traktorësh me armë të ndryshme të cilat transportohen përmes Rakoshit dhe dalin të lagja e Memiqëve të Kërrninës. Pushtuesi serb kishte vënë nën kontroll të gjitha rrugët e kalueshme nëpër të cilat kishte vënë postblloqe dhe punkte të ndryshme.

Luftëtarëve të lirisë u kishin mbetur për lëvizje  ato rrugë dytësore nëpër të cilat fshatarët bartnin dru me qerre kuajsh ose për punë të tjera. Në një rrugë të këtillë bartësve të armatimit  u rrotullohet traktori, në të cilin kishte edhe mortaja 500-she, që ishte rrezik i shpërthimit  të armatimit por edhe vënia në rrezik e vet jetës së luftëtarëve të lirisë. Pas dërgimit të armëve në vendin e caktuar, burimet serbe të cilat duket se kishin arritur të informohen rreth kësaj veprimtarie, të nesërmen në emisionin e lajmeve në  gjuhën shqipe në Televizionin e Prishtinës (i cili asokohe ishte i okupuar) informojnë opinionin e gjerë se ”Shaban Salihaj kishte futur 500 terroristë të armatosur nga Shqipëria në Kosovë”.

 

Aksionet e Shaban Salihajt për eliminimin e kriminelëve serbë

 

Nga flakët e luftës në Drenicë, krenaria dhe dhembja ishin bërë bashkëudhëtare të pandara, dashuria dhe solidariteti e mbi të gjitha, atdhedashuria po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në të gjitha segmentet e jetës së njerëzve. Afrimi i luftës kishte filluar të ndihej i sigurt në çdo prag të shtëpive të shqiptarëve, në çdo cep të atdheut tonë të pushtuar. Lufta po merrte përmasa apokaliptike.

Në komunën e Burimit levat e pushtetit okupues po përpiqeshin të blejnë kohën edhe ashtu të çmuar që u kishte mbetur. Policia vrastare serbe,Dora e Zezë, paramilitarët e Arkanit, Sheshelit ishin lëshuar si korbat në gjah kundër popullatës së pambrojtur shqiptare.

Pjesëtarë të këtyre grupeve famëkëqija po dëshmoheshin përditë e çdo çast përmes dhunës dhe brutalitetit kundër shqiptarëve. Këto hordhi kriminale po bënin plojë nëpër vatrat e luftës në Drenicë e Dukagjin, duke vrarë e prerë  të pafajshëm, duke djegur,duke përdhunuar…Derisa këta kriminelë në trevat e luftës por edhe aty ku nuk kishte luftë, po i mbytnin në gjak shqiptarët, Shaban Salihaj me grupin e tij i gjurmonte hap pas hapi dhe u jepte atyre dënimin e merituar. Rajko Gajiq nga Veriqi, një kriminel  i njohur për krime dhe i regjur në luftën e Bosnjës, pjesëtar i njësisë special e të policisë serbe, i dëshmuar në kryerjen e shumë krimeve nëpër vatra të luftës, kishte mbushur kupën. Përvec kësaj, ai nuk kishte hezituar ta vriste e pastaj ta priste në fyt Bajram Binakun diku në malet e Ucës. Vendimi për vrasjen e tij nga strukturat komanduese të UÇK-së vinte si një detyrim, si një shpagim, si hakmarrje për gjithë atë kob që po mbillej në Kosovë, për gjithë atë gjak të pafajshëm që po derdhej, për gjithë atë urrejtje të shfrenuar patologjike që vinte nga ana e Serbisë… Atentati i ngarkohet Shaban Salihajt dhe grupit të tij. Një natë qershori të vitit 1998 së bashku me vëllaun Milaimin,djalin Hysenin dhe nipin Nazmiun i afrohen shtëpisë së tij në Veriq. Shtëpia e Rajkut ishte shndërruar në një çerdhe çetnikësh ku pihej alkooli deri në dehje, ku këndoheshin këngë çetnike për shfarosjen e shqiptarëve, të cilat në të shumtën përcilleshin me krisma të kalibrave të lloj-llojshme të armëve. Të gjitha këto bëheshin për të krijuar efekte psikologjike të frikës ndaj shqiptarëve. Atë natë Shabani ngadalë, por me vendosmëri afrohet deri të dritarja e dhomës ku po qëndronte Rajku me një nga nipërit e tij, ndërsa pjesëtarët e grupit të Shabanit kishin zënë pozicione gati për zjarr. Nga jashtë Shabani me një serbishte të shkoqur i drejtohet: ”O Rajko, jam Gjuriqi, eja  shkojmë të pijmë në Istog”. Rajku duke mos kuptuar grackën që i kishte kurdisur Shabani fillon të dalë me automatik dhe revole (sepse kështu shkonte thuajse çdo kund në atë kohë). Duke dalë nga dera e hyrjes së shtëpisë, Milaimi dhe Hyseni ia lëshojnë nga një breshëri nga të dy automatikët në mes të trupit, duke e plandosur për tokë. Ia marrin armët dhe largohen nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë. Vrasjen e Rajkut e mëson më shpejt baza e Shabanit në Drenicë, të cilës Shabani ia dorëzon armët e konfiskuara, se nipi i Rajkut që ishte aty brenda. Kur nipi zgjohet në mëngjes, sheh Rajkun të shtrirë dhe gati të ndarë në dysh në derën e hyrjes së shtëpisë. Vetëm atëherë  e kupton se breshëritë e mbrëmshme nuk kishin qenë të Rajkut dhe Gjuriqit siç ishte mësuar t’i dëgjoj shpesh ai dhe shumë të tjerë, por paskëshin qenë të UÇK-së. Vrasja e Rajkut në qarqet serbomëdha u prit me indinjatë të madhe. Për humbjen e Rajkut, komandiri i policisë serbe në Burim ishte shprehur: “Po të m’i vrisnin pesë njerëz tjerë, e madje edhe të kishin mundësinë e zgjedhjes së tyre, nuk do të mërzitesha më shumë se për Rajkun”.

Aksionin e radhës Shabani së bashku me djalin Hysenin dhe nipin Nazmiun e ndërmarrin në jug të daljes së fshatit Rakosh dhe hyrje të fshatit Kërrninë të Burimit. Në një pritë të përgatitur mirë ata vrasin dy policë serbë të uniformuar: Slavko Gergiq nga Rakoshi dhe Sllavolub Grozdanoviq nga Kernina, derisa këta po shkonin në ndërrim në një postbllok të policisë serbe. Policëve të vrarë, grupi i UÇK-së ua merr armët si trofe dhe të njëjtat në mëngjes dorëzohen në shtabin e UÇK-së në Drenicë. Edhe më këtë rast, komandanti i Shabanit në Drenicë në shenjë mirënjohje dhe krenarie duke ia rrahur supet i thotë: “Sa herë po të sjell era këndej tek ne, nga një aksion po na kryen andej, plus po na sjellë armë”. Jehona e vrasjes së policëve serbë dalëngadalë po mbillte farën e frikës, dëshpërimit dhe rënien e moralit në veçanti të strukturat komanduese dhe pjesëtarët e policisë. Vrasja e këtyre policëve i kishte kufizuar deri në minimum lëvizjet e policisë serbe gjatë natës, ndërsa  banorët shqiptarë të kësaj treve për herë të parë po ndienin një  lehtësim, një qetësi pak më të madhe, edhe pse të përkohshme, nga bastisjet e policisë serbe që i ndërmerrte natën.

 

Rrethimi, rënia në shtëpinë e lindjes dhe vrasja e familjes

 

Strukturat inteligjente serbe përmes shërbimeve dhe  rrjetit informativ që kishin do të kuptojnë së në ballë të të gjitha veprimeve, sulmeve, atentateve qëndronte strategu sypatrembur Shaban

Salihaj dhe grupi i tij, i cili e mbështeti me forcën dhe besnikërinë më të madhe deri në fund. Për të asgjësuar këtë grup të UÇK-së i cili po u kallte datën, strukturat policore, ushtarake dhe paramilitare

hartojnë planin e eliminimit të këtij grupi.

Në mbrëmjen e 28 gushtit 1998, Shabani me grupin e tij të vogël kthehet  në shtëpi për të vizituar familjen e tij në  në Shushicë të Poshtme. Për vizitë në shtëpinë e tij kishte qenë edhe dy herë pra kësaj date. Si  për ironi të fatit, atë mbrëmje kishte pasur dy ”mysafirë” që kishin ardhur ta vizitojnë, qëllimet e të cilëve nuk kishte arritur  t’i kuptoj Shabani edhe pse ata qëndruan deri  pas mesnate. Rreth orës katër të mëngjesit të 29 gushtit, nëna e Shabanit vëren se sana në oborrin e tyre po digjej, Ajo lajmëron Shabanin se janë rrethuar. Sanën po e digjnin forcat serbe nga distanca. Të gjithë të pranishmit në shtëpi zgjohen duke kapur armët për të rezistuar. Fillojnë të shtëna nga shumë drejtime

nga kalibra pushkësh snajperiste, automatikësh, mitrolozësh të rëndë nga autoblindat. Një luftë e pabarabartë,për jetë o vdekje. Luftë në mes të lirisë dhe robërisë. Pozicionimi i luftëtarëve të lirisë bëhet në qark, duke bërë përpjekje për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, nderin dhe lirinë e nëpërkëmbur. Ndër anëtarët e parë që goditet nga plumbat ishte Isë Hyseni, babai i Shabanit, plak 76 vjecar, të cilin pasi e zënë e ekzekutojnë. Pas tij, në intervale të ndryshme kohore vriten vëllezërit e Shabanit, Arbeni, dhe Abedini, e më vonë djali i Shabanit, Hysniu. Djali tjetër i Shabanit, Hyseni plagoset duke tentuar për të çarë rrethimin e trefishtë që kishin bërë forcat serbe. Në të njëjtën kohë plagë të rënda kishte marrë dhe Milaimi, vëllai i Shabanit. Të dy edhe pse të plagosur vazhdojnë të rezistojnë duke u bërë krah i lirisë, zë i ndërgjegjes së kombit, duke u bërë fanarë të dritës së lirisë së Kosovës. Tymi dhe flaka kishte mbuluar Shushicën. Krismat e armëve të të gjithë kalibrave të mundshëm po e vrisnin mëngjesin e asaj dite gushti, ndërsa familja Salihaj po luftonte me një ushtri, me një krajli. Nëpër flakët e zjarrit, nëpër shtëllungat e tymit, nëpër krismat dhe gjëmimin e armëve shquhej zëri i Shaban Isës që komandonte, u jepte zemër familjarëve të tij të luftojnë dhe të mos turpërohen para shkjaut. Rrethimi sa vinte e ngushtohej përreth luftëtarëve të lirisë. Krismat e mbrojtjes bëheshin gjithnjë e më të pakta. Municioni po u mbaronte. Kur Hysenit dhe Nazmi Gashit po u mbarohej municioni, për të mos rënë në duart e bishave serbe, bëjnë vetëvrasje duke qëlluar me revole në pjesën e majtë të nofullës. Nuk donin të dorëzoheshin për asnjë çmim, kishin dhënë betimin e  ushtarit të UÇK –së dhe këtij betimi i qëndruan deri në fund. Të njëjtën ditë vritet edhe Gani Salihaj, që ishte civil. Dara e rrethimit militarist po e ngushtonte rrethin ndaj shtëpisë së familjes Salihaj.

Derisa shumica e mbrojtësve të lirisë ishin vrarë aty pranë shtëpisë dhe përreth, Shabani arrin të dalë nga rrethi i parë duke u futur në rripin e malit afër 300 metra të gjatë dhe përafërsisht 50 metra të gjerë që fillon nga oborri i shtëpisë së tij në drejtim të lindjes deri në rrugën Zhakovë – Rakosh. Shabani vritet në rrethin e dytë kur në armët e tij nuk kishte mbetur më asnjë sasi municioni, afër rrugës Zhakovë – Rakosh. Koha e vrasjes së tij ishte ora 10. Ndërkohë, forcat serbe zënë gruan e Shabanit duke bërë përpjekje për tu arratisur nga shtëpia në drejtim të perëndimit. Rreth orës 11 serbët hyjnë në oborrin e shtëpisë dhe fillojnë ta djegin atë. Kërkojnë edhe nënën e Shabanit që ta vrasin, e cila e sëmurë kishte arritur të strehohej  në shtëpinë e një fqinji. Ndërsa gruaja e Shabanit, të cilën serbët e kishin marrë me vete, është gjetur e masakruar në postbllokun e policisë dhe ushtrisë serbe në Kodër të Rakoshit (3-4 kilometra larg nga shtëpia). Asaj më vonë i janë gjetur vetëm eshtrat dhe flokët që dalloheshin se janë të saj.

Mëngjesi dhe paraditja e 29 gushtit 1998, nuk ishte ditë e zakonshme për banorët e trevës së Burimit, ndonëse ishte një ditë pas shiut që kishte rënë gjatë natës. Koha e vrerët dhe me mjegull që kishte pllakosur luginën e lagjes së Salihajve nuk kishte mundur as përafërsisht të mbuloj gjurmët e krimit monstruoz që u krye atë ditë. Banorët e fshatrave përreth, sidomos Shushicë e Poshtme dhe e Epërme, u zgjuan nga krisma armësh dhe e kuptuan se aty në lagjen e Salihajve po bëhej luftë, ndërsa ata po qëndronin të mpirë, po bënin sehir. Sipas burimeve serbe, në operacionin kundër familjes Salihaj, kishte marr pjesë një efektiv prej 500 trupave, ku bërthamën kryesore e përbënin ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë nga Burgu i Dubravës, që ishte shndërruar në një bazë të madhe ushtarake e logjistike, i cili me vonë qe bombarduar nga NATO. Në mesin e 500 trupave kishte edhe policë e paramilitarë serbë nga fshatrat përreth Shushicës si: Zhakovë, Mojstir, Shushicë e Poshtme, Mojstir, dhe Veriq. Ditën e vrasjes pandërprerë mbi Shushicën e Shaban Salihajt, një helikopter i ushtrisë vrastare serbe vrojtonte pandërprerë mbi gërmadhat e kullës së Salihajve që ende nxirrnin tym dhe flakë. Dukej sikur as vet nuk po u besonin syve së Shabani dhe formacioni tij i UÇK-së ishin vrarë .

Varrimi i dëshmorëve dhe anëtarëve të familjes Salihaj u bë në oborrin e tyre ditën e nesërme, më 30 gusht 1998, ndërsa më vonë është ngritur një lapidar në hyrje të rrugës që shpien të lagja e tyre, përgjatë magjistrales Pejë – Mitrovicë. Ndonëse  kontributi i dëshmorit Shaban Salihaj për UÇK-në deri në rënien e tij (5 mars-29 gusht) zhvillohet brenda një periudhe më të shkurtër së gjysmë viti, rënia e tij në fushën e betejës ishte një humbje e madhe për UÇK-në kur të merret parasysh roli dhe kontributi i tij intensiv. Akti i madh heroik, guximi, atdhedashuria, vetëflijimi me vetëdije, Shaban Salihajn dhe familjen e tij, do ta radhisin përjetësisht në gjerdanin e dëshmorëve të kombit shqiptar të cilët luftuan gjithandej për një atdhe të lirë. Përjetësisht!

 

Më 28 gusht 2011

 

 

Shaqir H. Shaqiri, mësues

 

Seminari i 30-të

 

11.04.1950

 

Seminari 30 vjet jetë

E nisën të parët Idriz Ajeti e Rexhep Ismajli

U bë i ëmbël sikur rrushi

I pari e ndihmoi Pajazit Nushi!

 

Po ku tjetër veçse në Prishtinë

Në Prishtinë, në Kosovë

U bë tempulli, sikur shkollë

Në fillim si shkollë e më vonë si universitet

 

Seminar për albanologët e botës

Pa dallim shteti, feje e race

Në fillim të ftuar ishin pak

Tani u bënë shumë, për merak

 

Studiues të huaj nga mbarë bota

Nga Amerika, Kina, Ukraina, Anglia, Çekia

Zvicra, Gjermania, Polonia e Bullagaria

Po më shumë vijnë arbëreshë nga Italia.

 

Në kohët më të vështira

Seminarin, nikoqir e pranoi Shqipëria

Shqipëria si shtet amë e nënë

Po ku tjetër veçse në Tiranë

 

Po nga ky institucion shkencor

Në botë u formuan katedra të albanologjisë

Si në Amerikë, në Sofje

E në Budapestë të Hungarisë

 

Shumë tërheqës dhe i shikuar

Seminari po bëhenë në televizion nëpër shtëpia

Po seminari madhështor po bahet

Kur po vijnë shkencëtarët nga Shqipëria

 

Po ky seminar 30 vjeçar – jubilar

Qe më i miri dhe më madhështori

Që e udhëhoqën profesorët nga Kosova

Sala Ahmetaj, Enver Mehmeti dhe drejtori Bardh Rugova.

 

Seminaristi i rregullt 30-vjeçar, mësuesi i letërsisë,

Shaqir Shaqiri “Kalaja”, Prishtinë, më 27.08.2011



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora