Kulturë
Remzi Salihu: Metafora e obsesimit epshor në rrëfimin intim
E diele, 02.10.2011, 12:35 PM
METAFORA E OBSESIMIT EPSHOR NË RRËFIMIN INTIM
Besnik Mustafaj “Vera pa kthim”, boti “Rezna” 2007, Tetovë
Nga Remzi Salihu
Një univers intim i latuar me shprehje dhe gjuhë të përzgjedhur artistike e përshkonë romanin e Besnik Mustafajt “Vera pa kthim”. Derdhja e rrezeve të ngrohta të shprehjes depërtuese në rrëfimit mjeshtërorë shpalonë afrinë dhe largësinë e individit brenda rrjedhës surealiste të ndjenjës dhe jetës individuale dhe kuptimit të saj, si ekzistencë evidente në jetë. Prania e qenies njerëzore me të gjitha karakteristikat e veta të heshtjes dhe mbylljes në vete dhe çlirimi i saj nga paragjykimi shënojnë evidencën e një çifti të izoluar, apo të imagjinuar në skenë kuptimi, nga pengesat e shumta personale e shoqërore që ia ka sjellë gjendja psiqike e tyre në ambientin dhe rrethin ku jetonë.
Në roman rradhitet një intimtet i papritur, i rrethuar nga fshetësitë dhe skajet e erta të pakuptueshmërisë së një jete, një tradite, apo të një avanture me plot reziqe. Në këtë lojë kompleksive të rrëfimit kreativ, shkrimtari hyn në ngjarje me një papritshmëri e paradigmë sugjestive të ndjenjës së jashtme për të hyrë thellë në mendime kompleksive të deshifrimeve njerëzore. Shkrimtari më duke mua se trillon në mënyrë ironike një personazh fiktiv, sureal në mendjen e paragjykuar të Sarës. Ky personazh i dalur athok në skenë, të duket se del nga varri, burgu, egzili, izolimi i haresës njerëzore për një amanet qenësorë të pa kryer në jetë. Seksi dhe loja e fjalëve janë të lidhura ngushtë me kundërshtitë e shumta që kanë këta dy personazhe të pa njohur tërësisht midis vetes. Ndoshta nga aspekti psikologjik në vete mbisundon mbretëria e së panjohurës, mistikes që posedojnë ato si qenie. Përshkrimi i situatatës dhe atmosferës së ndjenjës së brendshme të këtyre dy personazheve të evokonë në kujtesë amanetin e fjalës së dhënë dhe dialogun e papritur të Konstantinit dhe Doruntinës në legjendën popullore.
Shkrimtari Besnik Mustafaj pa sqarime, por me shumë finesë e domethënieje kuptimi e nis konfliktin e rrëfimit në tekst. Tek autori çdo situatë vjenë si e papritur, ose shpërthenë në konflikt si ndonjë armiqësi e fshehtë e pabesisë së kultivuar. Çdo shenjë e intimitetit ndriçon me kundërshti botëkuptimesh të pa realizuara ndjenjash të jetës seksuale intime. Shumë skena në mënyrë të pa përcaktuar në erotizëm tunden në parandjenjë me konflikt e obsesion.
Përceptimi paranoid e vërteton largësinë e Hanës me Gorin. Në momentin kur ajo del në plazh për të përjetuar kënaqësitë, Gori është i pa llogaritur në vetminë e saj . Ai zhytet në kujtesë si kufomë e vetmuar, larg pranisë së njerëzve tjerë me kërshërinë e tij prej mashkulli për të kryer një amanet të lënë peng bashkëshortorë, e për të pasur një trashëgimtar që të vazhdojë jeta normale midis njerëzish. Gjitësesi se seksi dhe loja janë të lidhura nyje në mes diferencave reale, të pakuptueshme midis këtyre dy personazheve. E tërë ngjarj e fshehtë ndodh në një dhomë hoteli, në bregdet. Gori në vend që shijojë dallgët e bregdetit romantik, me Sanën, ai shrihet në krevat të hotelit dhe notonë thellë me mendimet e tij të njëanshme për diçka të lëshura, të ikur e të pa realizuar në dallgët e përplasura të jetës. Paragjykimet atakohen në mënyrë frontale. Loja ngjesh një metaforë me obsesim intim e me shtrëngim ndjenjash konfliktuoze në vete dhe shpalonë një të traumatizim njerëzorë nga e kaluara e ikur padiktueshëm. Ngjarja vjenë si ndonjë fotografi ankthi i kufizuar shqetësimi me diktaturë të brendshme të mbylljes individuale, shoqërore e që lë si shpërblim mosnjohje totale, të hidhur, me pasoja të trishta të pakënaqësisë në qenie.
Në roman zhvillohet një botë intime që nuk njihet tërësisht nga vetja dhe të tjerët. Gjarpëri dhe Lëkura e gjarpërit si detaj i aplikuar në tekst, në këtë rast si smbolikë e trishtueshme në ndjenjë, mbështjellë dhe kafshonë pakuptimsitë e brendshme shpirtërore të njerëzve që nuk njihen sa duhet midis vetes. Në mënyrë ekscentrike bëhet e mundshme fantazia e integruar e dy personave të imagjinuar me ndjenjë surrealiste të Sanës dhe Gorit, të cilët në vete kanë të strehuar një moskuptim të fshetë malli dhe nostalgji dashurie për diçka të ikur, të pa arritur, të larguar, të hapur e të pa realizuar tërësisht në vete. Mendimet e tyre rrihen e ngjishen nga dallgët e paragjykimeve, kundërshtive, kur ata izolohen në thellësinë e vetes si të vetmuar nga rrethi dhe zhurma e ambientit të zakonshëm me thashetheme të shumta. Ata duan ta zhveshin veten, por kanë ndalesa të frikës së imponuar nga rrethanat e mundshme të shoqërisë. Kërkesa e njohjes së tyre shpirtërore shëmbëllenë në një detë të gjërë fshehtësishë, të përfshira gjat kohë si kompleks në vete, e që kufizohen me përballje intime, reale njerëzore, për panjohuritë e thella që ka individi si qenie, në kundërshtitë e dallgëve të shumta të njohjes brenda çiftorë, si dhe vëndosja e dyshimeve ndërgjinore me përmasa kuptimi të pa sprovuara epshore të spontanitetit. Nga çiltëria e ndjenjës dhe nga largësia e kushtëzuar që ka individi njëri me tjetrin afria, në këtë rast, cungohet në akt veprimi.
Ngjarja në personazhet e romanit te shkrimtari Besnik Mustafaj hyrë në sprovë të lojës intime tek këta dy çifte të panjohur tërësisht. Njëri shpalos paragjykimet e veta për kohën e humbur, duke evokuar të kaluarën, kurse tjetri donë ta përmbush veten me dashuri, me të sotmen e pa përjetuar, e cila në skenë, konflikt, vjenë si pengesë e mosafrisë dhe spontanitetit njerëzorë e gjinorë në akt të preferuar bashkëshortorë. Qielli i kësaj largësie midis vetes është i ftohtë, i mugët dhe sjell kundërshti të ftohta frigjiditet brenda shpirtëror, si dhe ankthet e shumta që posedojnë personazhet midis vete. Kjo idilë intime me shumë provokime kuptimësie zhvillohet midis dy gjinve, mashkull femër, të cilët për nga natyra i kanë ndjeshmëritë e pa njohura, dalluese të veta. Ky intimitet i kërkuar brenda freskisë së çiftëzuar me kalimin e kohës kërkon që të përshtatet. Çdo provokim intim që del në skenë të romanit për ta njohur e afruar njëri- tjetrin, vjen si një çlirim sui generis, nga ambienti i mbyllur i paragjykimeve shoqërore. Virgjiniteti i ngulitur në tru, si kufizim i mundshëm, në mendjen e të dy partnerëve të përfityruar nga shkrimtari mbetet barrierë e mundshme e mosnjohjes trupore e mendore të dy çifteve. Kjo tabu temë për një shoqëri dhe rrethana të caktuara shoqërore krijonë pakuptimësi dhe ftohtësi irreale. Sejcili prej tyre ka arenën e veçantë të ndjenjës së kërkuar, të shpalimit trupor të veprimit, por posedonë edhe djersën e vet dalluese, si qenie të gjalla që egsistojnë në rreth e ambient të caktuar.
Përshtatje ose mospërshtatjet në intimitet, gjegjësisht, afria e kësaj forme provokuese kërkuese vjen nga largësia që mban individi në vete kundrejt tjetrit, për të mos e humbur tradicionalen ose besimin e shejtë të kultivuar në mendje për të treguar besnikëri dhe pastërti morale. Ky supozim i fshehur në vete sjell besimin e rrejshëm të nohjes në njerën anë dhe në tjetrën anë mosnjohjen dhe zhgënjimin total të palës vepruese të papërshtatshmërisë së njerëzve mids vetes, kur individët përballen me intimitetin e panjohur të dridhjes trupore të partnerëve, si karaktere, apo si gjini të kundërta në përceptim dhe shije skaduar erotike.
Romani “Vera pa kthim” me anë të rrëfimit dhe gjuhës së pasur e të përzgjedhur refleksive hyn në stinën e nxehtë të ndjenjës së kundërshtive të shumta që posedon njeriu në vete, sidomos nxitja e nevojës së pritur të afrisë së Sanës me Gorin. Këto janë dy figura të veçanta, por qendrore, që kanë diferenca të shumta midis vetes. Pos viteve dalluese ata kanë edhe shijet e ndryshme të kultivuara në përceptimin e gjërave për rreth tyre, madje ato kanë dallime edhe në porositjen e gjellave që duhet ta shijojnë gjat drenimit, si natyra të ndryshme që janë në karaktere.
Libri me gjuhën e rrjedhshme dhe shprehjen tërheqëse që posedon në vete, të ngacmon që ta lexosh pa ndërpre deri në fund. “Vera pa kthim” është forcimi i një stine të nxehtë paragjykimesh intime e trupore, bashkëshortësh surreal, që kanë për bazë ndërtimin dhe jo rënimin çiftorë e bashkëshortorë, gjegjësisht ndërtimin e një bote plot kundërshti , por jo e vizatuar, apo e pikturuar si do të donte autori , porse në mënyrë konstruktive, ashtu siç shpalohet vet rrjedhshëm nga ndjenjat e personazheve gjat bisedave ose konfliktit midis të tyre. Gori dhe Sana që vihen në skenë të syzheut të romanit, ngjarjes, me anë të rrëfyerit në vetën e tretë, autori Besnik Mustafaj zhvesh një bashkësi kulturore të rrethit të ngarkuar me rituale tradita arkaike të identitetit të kushtëzuar, si mbrotje e jashtme nga frika për të mos u dalluar nga rrethi dhe vendi ku jetojnë. Jo rastësisht në imagjinatën e Sanës me Gorin e improvizuar, në mendje përzgjidhet një vend hapësinorë tjetër, jasht rrethit të përditshëm. Dëshira e të të jetuarit të veçuar. plazhi, rëra dhe deti i improvizuar në mendje ndoshta përmbushin instiktin, apo sjellin atmosferën e gjerë të qetësisë për t’u parë fytyrat të kthjellëta në thellësinë e ndjenjës së vetmisë apsolute. Pa pengesën e rrethit dhe njerëzve që ndërhyjnë në intimitetin njerëzorë.
Romani është me plotë fotografi e detaje të këtilla, me komunikim të ndërsjellë e normash të aktivizuar nga rrethanat. Kjo ka të bëj me rinjohjen intime të individit dhe shuarjen e zjarrit të brendshëm që mund të ketë individi si dhe shuarje e zjarrmisë së kundërshtive me paragjykimet e shumta midis vetes. Bota romaneske e Besnik Mustafajt është e banuar me shpirtëra, dyshime e legjenda të kundërta të ndërtuara me urtësi të njeriut, si individua, që luftonë tërë jetën me veten për t’u çliruar nga komplekset, fshehtësitë, si dhe me pa njohuritë e shumta që ka njeriu si qenie politike.
Fusha semantike e kuptimit të gjuhës artistike kreative është bërja e betejës së stërholluar, mjeshtërore, kërkuese e autorit për njohjen njerëzore, e cila në vete përmbledh një intrigë dhe një zhgënjim. Mitin e pranisë së qenies në qenie, mitin e djalit të lindur gjarpër, ose të qenies së pa njohur, që në vete ka të përfshirë kompleksin, ndoshta edhe egërsinë dhe mostolerancën poseduese të njohjes. Tek njerëzit mosnjohja është një mister e dukuri që ngushton hapësirën e afrisë së sinqertë , ngushton botën reale, që jetonë e përjetonë, si qenie e pa zbuluar tërësisht në vete...