E shtune, 21.12.2024, 12:10 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Krokodili, miku më i mirë i peshkatarit

E merkure, 21.09.2011, 04:51 PM


Gilberto Shedden, një peshkatar kostarikan, ka zbutur një krokodil 5 metra të gjatë dhe që peshon 445 kilogramë.

 

54-vjeçari kalon kohën duke luajtur me Pocho-n (emri i krokodilit) në një liqen të vogël pranë shtëpisë së tij në Siquirres. Kjo marrëdhënie krokodil-njeri është unike në të gjithë botën dhe për këtë arsye shumë shkencëtarë, ekspertë dhe gazetarë vizitojnë Gilberton, i cili jeton në një shtëpi të vogël së bashku me bashkëshorten, vajzën dhe krokodilin.

 

Historia e Gilbertos dhe krokodilit fillon që para 20 vitesh, kur peshkatari e gjeti Pocho-n të plagosur dhe e mori në shtëpi për t’i marrë lëkurën. Por, me kalimin e ditëve ai vendosi që ta mjekonte dhe ushqente krokodilin.

 

“Në fillim i jepja pula sepse ishte shumë i dobët. Shkoja dhe e shikoja çdo natë në liqen dhe një nga ato netë Pocho më pa sikur donte të më ftonte në ujë. Nuk e zgjata dhe fillova të notoja me të”, tregon Gilberto.

 

54-vjeçari është i vetmi njeri që noton me Pocho-n. Cdo të diel, ai organizon një shfaqje për të gjithë turistët të cilët kërkojnë të shohin me sytë e tyre këtë fenomen të rrallë.

 

Në 20 vitet e jetës së tij në familje, Pocho nuk e ka lënduar kurrë Gilberton, por nuk sillet mirë me njerëzit e tjerë. Deri më sot, përveç Gilbertos, asnjë person tjetër nuk i është afruar krokodilit gjigand.

 

“Kam frikë nga Pocho sepse sido që të jetë është një kafshë e egër, por e konsideroj pjesë të familjes”, shprehet Olga Valle, bashkëshortja e peshkatarit.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora