E merkure, 13.11.2024, 06:16 AM (GMT)

Kulturë

Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXXIV)

E diele, 11.09.2011, 06:59 PM


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXXIV)

 

Nga Mejdi Asllani

 

Në këtë periudhë historike, në Kosovë vepronin tri organizata ilegale dhe LDK-ja legale, brenda cilës ishte edhe Komisioni për të drejta të njeriut. Këto ishin: LPK-ja e cila zhvillonte aktivitet të dendur propagandistik duke shpërndarë pamflete dhe Zërin e Kosovës që botohej në diasporë, dhe aty këtu duke ia lënë ndonjë bashkëpunëtorit të UDB-së ndonjë thes me patate te dera, si kërcënim, nëse nuk heqë dorë nga punët si i bënte. Mund ta hajë edhe atë thes me patate dhe pastaj... LKÇK-ja kishte formuar grupin e vet gueril, në krye me Avni Klinakun, të cilët vepronin kryesisht në Prishtinë dhe Gallap. Bënin përgatitje intensive për luftë të armatosur, duke u furnizuar me armatim aq sa mundeshin, nga Shqipëria dhe kanaleve tjera. Por pa aksione të armatosura. UÇK-ja në krye me Adem Jasharin, Mujë Krasniqin dhe sa ishte në jetë Zahir Pajaziti. Aktivitetet e tyre i bënin në dy drejtime: furnizimi me armë përmes grupit të vendosu në Tiranë, në Krye me Ali Jonuzin, Isë Mërnicën dhe Ramadan Manovin dhe me aksione të armatosura duke likuiduar persona të dalluar për mizorit e tyre ndaj popullit Shqiptar. Këta do ishin polic ose shërbëtor të regjimit fashizoid Millosheviqjan. Për çdo aksion të kryer me sukses, lëshonin komunikata, duke marrë përsipër aksionin. Kjo ishte UÇK-ja Adem Jashar, si e quante veprimtari i shquar i çështjes kombëtare zotëri Abdyl Krasniqi. Për pa përcaktimin e asaj UÇK-je ndaj cilësdo parti tregon fakti, se përbrenda kësaj UÇK-je kishte anëtar të partive tjera, si për shembull: Jakup Krasniqi nga LDK-ja, i cili një herësh ishte edhe kryetar i degës së LDK-së në Gllogoc. Hashim Thaqi, Xheledin Gashi dhe Nait Hasani nga LPK-ja. Ilir Konushefci, Agron Rahmani dhe Bahri Fazlija nga LKÇK-ja. E shumë të tjerë që për të mos e ngarkuar tekstin me emra të ditur, nuk po i përmendi. Të gjithë këta djem ishin betuar për kauzën kombëtare dhe nuk merreshin me fanatizma partiake. Pos Hashim Thaçit, i cili pas një kohe veprimi në Kosovë, pati dalë në Zvicër.  Të tjerët vepronin dhe luftonin këtu në Kosovë, andaj edhe shumica prej tyre sot janë Hero ose Dëshmor të Kombit. Të renë në ditët e para të luftës.

Ashtu si e ceka më lartë, në këtë situatë të krijuar, pas rënies heroike të grupit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Pajazit Zejnullahut. Dhe ekspansionit informativ të gazetarisë hulumtuese, të agjencive të jashtme dhe të brendshme. UÇK-së së Adem Jasharit i kishin mbetur vetëm dy rrugë. Ose të mbetet në konspiracion dhe me maska, me çrrastë, për një kohë të shkurtër, të bie interesimi i opinionit botëror për të dhe të trajtoheshin si grupe të pa organizuara, me qëllime të dyshimta. Për çka, me të madhe patë ndikuar edhe prononcimi i liderit të LDK-së Dr. Ibrahim Rugova, se këto grupe janë pjesëtar të UDB-së së Serbisë dhe se janë futur në Kosovë për ta destabilizuar situatën politike. Si dhe ajo më vonë, se janë grupe të njerëzve të frustrruar. Ose të pranojnë mbështetjen e ndonjë Lëvizje apo partie, të i heqin maskat dhe të dekonspirohet Komandanti i sajë. Që për mendimin tim kjo e dyta ishte e domosdoshme, nga se UÇK-ja si e tillë, dhe nën rrethana në të cilat gjendej. As nuk mund të zgjerohej, po as të grumbulloj mjete të nevojshme për tu armatosë. Nga se i vetmi burim ishte parat e dërguara nga rrogat e shokëve që ndodheshin në diasporë dhe aty këtu ndonjë veprimtari, që do të jepte në mënyrë vullnetare e që shuma kur nuk e kalonte mbi 1000 franga ose marka nga personi, sepse aq ishte mundësia e individit.

Prapë sipas mendimit tim, fati do të buzëqeshte, sikur UÇK-ja e Adem Jasharit të gjente mbështetjen e LDK-ës, sepse kjo parti, përbrenda kishte struktura profesionale ushtarake dhe mjete të grumbulluara me vite përmes fondit tre përqindëshit. Por fatkeqësisht edhe pas dy orvatjeve pa sukses, të komandantit legjendar Adem Jasharit që të përfitoj mbështetjen e LDKës. Përkundrazi DR. Rugova doli me ato dy prononcimet e tija të kobshme, që me të madhe krijuan huti në popull, sa që edhe vet Drenicasit, që e njihnin mirë familjen Jasharaj, filluan të dyshonin.

Të gjetur në këtë situatë, shumë normale ishte të zgjidhet ai që ofron më së shumti, e kjo ishte Lëvizja popullore e Kosovës- LPK-ja. Unë nuk e dijë datën e saktë as vendin se ku dhe nga kush janë përfaqësuar me rastin e marrëveshjes mes UÇK-ës dhe LPK-ës, por ajo ndodhi dhe pas një jave, Kryesia e LPK-ës organizoj Ngushëllime të përbashkëta për të tre dëshmorët në Vintertur të Zvicrës, në një barakë të zjarfiksav të cilën e kishin huazuar.

Unë, pata organizuar një autobus përplot me të rinj nga kantoni Graobindën, dhe shkuam për ngushëllime. Tani në sallë ishin fotot e zmadhuara të tre Dëshmorëve, pran tavolinës qëndronin përsëri zotëri Hasan Ukhaxha dhe Zotëri Jashar Salihu. Me kërkesën e Hasanit për ta thënë ndo fjalë ngushëlluese, unë pranova dhe pas pak fjalëve e recitova edhe poezinë si e kisha shkruar vet, për Bardhosh Gërvallën, “Yjet e pa shuara” duke përfundua fjalën thash; se këta vëllëzër kanë pasur fatin të ngritën ndër yje por nuk e dimë se si do të jetë fati ynë.

Kryesia dhe shumë anëtar të LPK-ës ishin të ulur nëpër ulëse si spektator, ashtu si në kinema dhe nuk thonin gjë, duk mos dashur të bien në sy, nuk ekspozoheshin.

Pasi e kryem ceremoninë e ngushëllimit, kur dolëm nga dera, pash se disa djem të Lëvizjes ishin angazhuar për shpërndarjen e kambialeve bankare për Fondin vendlindja thërret. Në librin e ngushëllimeve u nënshkrova vetëm unë dhe ua dorëzova listën me nënshkrime si e kishim përpiluar qysh në autobus. Dhe shkuam nga kishim ardhur. Dua të theksoj se nga 31 janari e gjer në arritjen e marrëveshjes për bashkëveprim. Ngushëllimet bëheshin ndaras, për Zahirin me që nuk kishte të afërm familjar në Zvicër e ngushëllonin Ismet Abdullahun, ndërsa për Hakifin i ngushëllonin dy vëllezërit e Hakifit që ndodheshin në Zvicër kurse për Edmondin e ngushëllonin vëllain e tij zotëri Xhavit Hoxhën (unë nuk kam qenë aty prezent) por flitej se me rastin e ngushëllimit në një rast, z. Xhavit Hoxha u paska thënë njerëzve, se nuk ka qenë në dijeni që e paskej pasur vëllain në UÇK. Edhe pse vet ishte në kryesinë e LPK-ës për diasporë. Nëse ky prononcim vërtetë do të  kishte ndodh, atëherë do të bie në kundërshti me prononcimin e Zotëri Xhavit Halitit se UÇK-ja është udhëheq nga LPK-ja, së paku, që nga 1994. dhe se ai vet ia paska vu emrin. Sipas njohurive të mia, përpos disa anëtarëve si u cekën më lartë dhe disa të tjerëve si nuk e dija nëse ishin të përcaktuar për ndo një parti si për shembull; Selimt, Abedin Rexha, Ilaz Kodra, Lahi Ibrahimaj e të tjerë, që së paku në kohën e Komandantit legjendar Adem Jasharit, nuk mërziteshin fort për ideologji partiake por vetëm për Atdhe, çlirim dhe ribashkim. Që do të thotë se, gjer më 31. janar të 1997. LPK-ja, nuk do të kishte qenë në bashkëveprim me UÇK-në e Adem Jasharit. Përndryshe si do ta kapte logjika që një anëtarë i kryesisë së LPK-ës të mos ishte i informuar për pjesëtarët e UÇK-ës. Aq më interesant kur bëhet fjalë për vëllain e tij.

Sido që të ketë qenë, u bë fortë mirë që UÇK-ja gjeti mbështetjen te LPK-ja. Sepse LDK-ja me atë politikë pasive si e zhvillonte në atë kohë. Do të mbetej fortë e kënaqur, nëse do të rikthente autonomin e Fadil Hoxhës, dhe Zotëri Ibrahim Rugova të ulej po në atë fotele. Por tani jo autonomi nën Jugosllavi por direkt nën Serbi. Ndërsa Lëvizja popullore e Kosovës kishte një program shumë më të theksuar dhe të qartë, çlirimin e trojeve të robëruara dhe bashkimin e tyre me shtetin Amë Shqipërinë. Pos programit kishin edhe kuadro politike shumë aktive dhe të pajisura me përvojë, gjatë vuajtjes së burgjeve politike shumëvjeçare. U bë mirë, nga se për herë të parë në historinë Shqiptare, nuk u rrënua gjithçka që ishte bërë gjerë në atë moment dhe të fillohet nga themeli, por puna vazhdoi nga aty ku kishte arit. Komandant i shtabit suprem të UÇK-ës, mbeti Adem Jashari. Edhe bashkëluftëtarët e Ademit nuk u qitën nga loja, por morën poste të rëndësishme nëpër Zona operative.

Mirë, por jo bash mirë, u bë kur pa kaluar shumë kohë. Në Kryesinë e LPK-ës u paraqit tutorizmi mbi UÇK-në. Anëtarët e kryesisë së LPK-ës haptas prononcoheshin se rruga për të hyrë në UÇK-ë, është përmes LPK-ës. Që do të thoshte se për të luftuar kundër Serbisë, duhet së pari të braktiset partia apo lëvizja, të cilës individi i kishte shërbyer me vite. Të kërkoj anëtarësim në LPK-ë, e pastaj të pres nëse i jepet leja për të hyrë në radhët e UÇK-ës. Aq më keq kur dihej se anëtarësimi në LPK-ë ishte i ndërlikuar. Me që; më parë duhej kaluar një kohë të gjatë si simpatizant e pastaj ta fitosh statusin e anëtarit. Për çka edhe vet LPK-ja nuk kishte shumë anëtar, nëse nuk do llogariteshin ata anëtar si ishin mplakur, lëshuar bark dhe mustaqe të trasha.

Në një tubim të organizuar në klubin Bajram Curi në Buks të Zvicrës të cilin e kryesonin zotëri Hydajet Hyseni, Zonja Saime Zeka dhe Zotëri Shukri Buja, të mbajtur në qershor apo korrik të nëntëdhjeteshtatës. Para se të filloi tubimi anëtarët e kryesive të disa organizatave, u vendosëm në një para sallë të ndarë me paravan dërrasash, për të marrë një qëndrim, se si do të diskutojmë. Unë, Zot. Kadri Osmani dhe Sefedin Krasniqi, në atë rast përfaqësonim kryesinë e Shoqatës së intelektualëve Shqiptar, me seli në Noe Shatel të Zvicrës. Pran meje ishte ulur një anëtar i kryesisë së LPK-ës. Përball ishte Z Kadri Osmani. Ashtu pa ndonjë qëllim të keq, i thash këtij Zotërisë, që për fat të keq i a kam harruar emrin:

-                           Pse bre burrë po prononcoheni se rruga për të hyrë në UÇK-ë është përmes LPK-ës.

-                           Ashtu është!

-                           Po edhe po të jetë ashtu, nuk duhet deklaruar haptas. Sepse na lëni me pak Ushtar, e Kosovës i duhen shumë ushtar. Mandej mua më kanë ardhur lajme nga Tirana, nja dy shokë që kishin kontaktuar me grupin për furnizim logjistik të UÇK-ës. Më treguan, se nuk po u dërgoka mjete askush nga institucionet politike të partive. Pos nga individët si më parë.

-                           Ne u dërgojmë sa për të jetuar, a mos duan me ua dërgu 1000 franga.

-                           Si ore për të blerë armë për UÇK-ën qenkan shumë 1000 franga, a po ta ndien veshi se çfarë je duke thënë.

I gjetur ngushtë shpejt u nervozua dhe mu drejtua kështu:

-                           Unë Kadriun e duroj por ty nuk të duroj.

-                           E pra çfarë bënë nëse nuk më duron?

Ndërhyri Kadri Osmani dhe me nervozizëm u shpreh:

-                           LPK-ja është kurvë dhe anëtarët e LPK-ës janë të bijtë e kurvës.

-                           Mos Kadri të lutem, mos të ia bëjmë edhe ne, nëse një hoxhë e bënë në të keqe, ti fajësomi të gjithë hoxhallarët, aty brenda ka edhe shumë burra të mirë.

-                           Epo le të distancohen nëse janë të mirë, për dy vjet ia kanë shkurtuar ditëlindjen Zërit të Kosovës, vetëm për ta mohuar punën time.

Me që situata u acarua, Anëtari i Lëvizjes u ngrit dhe shkoi në sallë. Më vonë, pata dëgjuar se ishte diskutuar për këtë, në kryesinë e LPK-ës por, me që unë nuk isha anëtarë i tyre, nuk u ndërmor gjë kundër meje.

 

KOMENT I AUTORIT: Jam i vetëdijshëm se për këto që u thanë në këtë pjesë të librit dhe për ato që do të tregohen në vijim, do të ketë shumë reagime nga lexuesit. Megjithatë, po i citoj fjalët e një plaku të urtë, i cili thoshte se: Të thuash realitetin është si të zbrazësh pushkën në pyll, bënë jehonë të madhe ushton mali, plumbi e qëllon ndonjë lisë të shtrembëruar kurrsesi të drejtit. Së fundi plumbi nuk është fajtor pse lisi është shtrembëruar , pse i ka dalë në rrugë.

Unë nuk kamë qëllim të ia minimizoj apo hiperbolizoj punën e as kujt, por ua tërheq vërejtjen bashkëkombësve të mijë të mos përsëriten gabimet dhe të na bëhen shprehi sepse shumë na kanë kushtuar këto gabime në të kaluarën. Prandaj mjaftë më.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora