Mendime
Fran Buzhala: Jeta është një mësim i gjatë mbi nënshtrimin!
E marte, 06.09.2011, 03:22 PM
Jeta është një mësim i gjatë mbi nënshtrimin!
Nga Fran Buzhala
Jeta është një mësim i gjatë mbi nënshtrimin!
Arti jeton nga kufizimet dhe vdes nga liritë....
“Ngarkesa e së nesërmes,që i shtohet asaj të djeshmes,dhe barrën e bart gjenerata e sotme,qe vënë para sfidave të mëdha të kohës”.
Asnjë sakrificë s’është kurrë e vogël për një drejtësi.Ndjenja është gjuha e shpirtit.Zgjimi i zemërimit, brenda shpirtit të njeriut të lodhur ndaj kësaj shoqërie çoroditëse ,te disa figurave publike në politikën e sotme,të kësaj kohe qe po jetojmë me shqetësime,duke menduar se janë më të mençur edhe si Sokrati e shumë filozof,psikolog tjerë.Ju ka hy ligësia brenda atyre flakëve që në te kaluarën ka qen ferr për shqiptarët.Turmat e njerëzve janë shumë të zbehur, në rrugë,të heshtur, kur shikojnë,njerëzit e lukseve,klientët e lidhur me pushtetin.Po cili personazh mendoni,është me denigrues,hipokrit, mashtrues,qe ju ngjan ne disa skena të telenovelave,edhe si njeri pak ma mirë se një vrasës.
Aristoteli,-I dituri nga i padituri dallon si i gjalli nga i vdekuri!
Tingëllon si demaskim qe i ngjan xhelatëve nëpër shumë regjime te pushtuesve qe ka kaluar populli. Logjik e ftoftë,kur sheh para medieve,prostuticionin e ligjshëm,viktimat bien vajzat, rinia e këtij populli,siç thotë,Jim Marrison:Jeta është një mësim i gjatë mbi nënshtrimin!
Sikurse të gjitha ato tragjedi e sakrifica gjatë shekujve,kanë nis duke i mplakur...!”
Emocionet e shqetësimit,frikës,urrejtjes,xhelozisë,zilis,hakmarrjes,nxitet me fuqi primitive.
Sikurse edhe një herë të vdekurit të kthehen në jetë,e të mos na len te qetë,nga gabimet,qe jeta është bërë,një “ciklon”që fillon dhe mbyllet.Në ketë botë,ata qe linden nëpërmjet botës se stërgjyshërve tan,do ta kenë botën përsëri ,ata qe kanë dashurin ndaj atdheut,por qe ne të njëjtën kohë, vë ne dyshim mendjen e publikut se,a´është ende qytetari i sotëm i pjekur ,edhe mbas këtij lumi gjaku të derdhur!
Winston Churchill:Filozofia ime mendon a gjykon nga pasoja,apo pas ndonjë eksperience të saktë!Të rrish me budallenj kohe,por më e keqja është se bëhesh budalla edhe vetë.
Të zbutur pak e nga pak,ndaj shqetësimeve te kohës,politika që po ndan si tension i kohës së sotme:Të gjallët,shumë Intelektualë, Akademikë,profesor,historian qe pajtohen në heshtje,por jo edhe heronjtë qe janë ne varre.Një e qeshur me shpirtë,si mund ta gjejmë,duke krijuar antagonizma kombëtar dhe duke ringjallur intrigat e dilplomacis së fshehtë.Frika,dhe ngacmimi i vazhdueshëm,mund të prishin ekuilibrin,ne relacionet brendshme kombëtare, tolerancën,paqen,një zbrazëti,një qellim të caktuar,që po merr një drejtim!
Studiuesit rrallëherë vuajnë nga shkatërrimi nervave,sepse nuk kanë kohë për këto lukse,si i kanë politikanët...
S´kanë thënë kotë psikologët se:Kundërshtari,më i fortë i njeriut është shqetësimi!
Me mendje të shkurtër,që nuk dijn as të gjykojnë para publikut mënyrën si flasin,por edhe zgjedhin mënyrën e heshtjes,se po din shumë gjera,duke blerë diturin,si një ide e rrezikshme për shoqerin.Mësimet frymëzuese dhe praktike,të shumë filozofëve,qe nga kohërat e vjetra,por si doemos psikologëve,qe nga shekulli i kaluar tingëllojnë po aq aktuale sot,sa në kohën kur u shkruan,si udhërrëfyes për njerëzit qe te mos kanë shqetësime ,dhe të din ti luftojnë dukurit negative qe ka kapluar këtë shoqëri,ku sundon ideja e gabuar,me njerëz primitiv.
Po ashtu nga këndvështrimi politik, dominon analisti i pushtetit,qe i ngjan”Dinastive”të filmave te vjetruar tani,këtë kohë,ku në shumë raste këta pseudonanalist i kanë të okupuar edhe institucionet,qe ne fjalorin e tyre me shumë gjen psikologji të forcës,që sjellin gjera të dobëta,por edhe me heshtjen dhimbshme të opinionit,qe dëshpëron me mospunën e tyre,publikun,sikurse dhemb kur një gjarpër të han me një dhemb.Publiku i dëshpëruar qe është shumica e papunë qëndron me “heshtjen e dhimbjeve...!”
Njerëzit e thjeshtë,nga shtresat e varfra,aty edhe fillojnë problemet madhore,ku të fuqishmit qe kanë pushtet e kanë edhe forcën,për ti luftuar problemet,kur dinakëritë e servileve te pushtetit,si doemos nga familajrizmi,nepotizmi,në gjdo kohë përfitojnë nga këto probleme,qe ka shoqëria shqiptare në përgjithësi.Shum raste qe nuk i zbrethejn para opinionit,se shumë gazeta qe propagandojnë me tituj, “bombastik”se është me mira,me e drejta,me guximshmja,vetëm reklama sa për të ,mashtruar publikun,sepse edhe këto bien pre te aksionareve politik apo bizneseve te shtetit me politiken,qe me reklamat e tyre i blejnë edhe këto revista,dhe nuk kanë guximin te thonë te vërtetën aty ku dhemb ndaj politikanëve të korruptuar,mafisë,prostuticionit etj.Po ashtu ndodh edhe më shumë me kulturë që është bërë mjerim,nga kufizimet dhe sulmet politike te zenzuruara ne gjdo lami nga këndveshtrimi i jetës,qe shqetëson edhe më shumë jetën e njeriut.
Andre Zhid:Arti jeton nga kufizimet dhe vdes nga liritë....
Lev Tolstoi:Asnjeri nuk mund të dijë gjithçka,por është turp dhe dënueshme ta heqësh veten sikur din atë që nuk e di.
Fran Buzhala,-Esslingen-me
27.08.2011