E shtune, 21.12.2024, 02:22 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (VIII)

E shtune, 03.09.2011, 05:59 PM


PO  “THANJEN”  TIME,.. A  E  DI  KLERI  KATOLIK ?

 

 Në 100 vjetorin e Mamorandumit të Gerçës!

 

(Pjesa e tetë)

 

Nga Fritz RADOVANI

 

E pse me fillue artikujt me thanjet e dijetarëve dhe filozofëve apo profesorëve të Akademive Perëndimore, Amerikane e të Tiranës? Tue kenë se filloj me thanjet e mija:

“Mos mendo çka t’ erdh prej Gerçës, por beso çka t’ vjen prej Perçes!”

 A i bie kujt ndër mend për ngjarjet e Gerçes? – Askujt! Besa kanë të drejtë! Edhe atje në mos kjenë katundarë Ata që organizuene Até, kjene Ata që shkuen!..Nuk i doli boll Atij At Mati Prennushit që u vranë sa vetë ndër Malësorët e Hotit me vu Flamurin, po gjen edhe kopjen e vet, Imzot Lazer Mjedjen, e ua mbushë mendjen dreqi me çue qejtë peshë dhe me i ba edhe Memorandum Turqisë me 23 Qershor 1911... E prej kah? – Prej Gerçes!! Oh sa të marrin e ka pasë ky vend i quejtun Arrnautistan... E gjoja se jemi shumë vetë në këtë kuvend, po na thrrasin edhe Ismail Qemal Beun e Vlonës, Hasan Prishtinën e krahut  tjetër si dhe disa që mbas dy javësh që u ngrit Flamuri në Vlonë me 28 Nandor 1912, emnat e Tyne as nuk janë përmendë ma. Po t’ ishin të zotët e t’njohun, i kishte shkrue Fjalori ynë Enciklopedik, që kanë botue “akademikët” e “Mejtepes Enver Hoxha” në Tiranë. E ku e dinte Sulltani ku bie Gerça? – Thonin se atë natë kur ka marrë sulltani Atë Memorandum, ka mbledhë tanë haremin me dijtë se ku bie “qyteti” i Gerçes, se nuk e ka as harta e Haxhi Qamilit, as ajo e Esad Pashë Toptanit, se e këtyne ma vonë jo se jo...Atë emen nuk e dinë as “akademikët” tanë, se me kenë nuk e kishin shkrue gabim në Fjalorin e tyne “Greçë”...

Sulltan i pafat! Asht dashtë me pasë lindë mbas vitit 1984, atëherë kur doli nga shtypi libri i Enver Hoxhës “Shënime për Lindjen e Mesme”... Aty janë të gjithë emnat që ka perandoria turke, Palestina, Irani e deri edhe Afganistani... Jo po thonte Ai Prof. Petro Fundo, se “sa kje në Francë, nuk vajti një ditë në universitet”. E çka i duhej atij shkolla, se mos ua panë hajrin bankave të universiteteve Ata që u diplomuen Atje? – Apo edhe me shkollë t’ ishte, ai pa shkollë e i qiti fare tue ua fillue nga Gjirokastra e deri në maje të një katundi të qyejtun Shirokë, që pat nxjerrë dijetarë si At Anton Harapi, At Mark Harapi, e do Imzot Tushaj a Noga, që edhe malazezët u kënaqën tue i torturue ...se ishin filozofë ...deri sa i mbytën. Tek ai liber për Lindjen gjen emna që as dijetarët e atyne vendeve s’ i njohin. Qé pra çka domethanë me kenë djali i bulymbashit të Gjirokastres, e po mos t’ ishte turk e bir turku Enver Hoxha, a do të mundte me kenë drejtues i Arrnautistanit? – Kurrë, jo ai po as mbasardhësi i tij Ramiz Alia. Thonë disa nuk ia kemi pa hajrin Bosnjes e Cetinës. Ka edhe prej atyne që me paturpësi duen me njollosë djalin serbjan Ramiz efendinë se gjoja ka lindë në Shkoder! Njerëz dashakëqijë, nuk kishin sesi me ia neveritë Enverit e donin me ia ba edhe shkodran...se nuk e njihte Enveri në sy, porsa ta shihte shkodranin! Ai njohu ingj. Besnik Bekteshin, jo ma nuk po njeh Ramizin... Lexoni mor librat e tij se vetem atëherë do të gëzoheni e do të falnderoni Zotin se “si kemi mbetë pa u shfarosë!”, jo vetem çka jemi Katolikë e Muslimanë nga Shkodra...po edhe në maje të Vermoshit!!

Me zanë me gojë Gerçen?... E kush mund t’i thonte atij se Kleri Katolik ka pasë ba një Memorandum kundër Turqisë? Po edhe Fjalori Enciklopedik të ishte botue para se Enver Hoxha pat falisë e i mori Zoti mendjen e kokes, para se me i marrë dreqi shpirtin, kishin pa “akademikët” se ku kishin perfundue bashkë me Fjalorin Enciklopedik...i kishte ba me thanë se Imzot Lazer Mjedja asht kenë pashallar prej Bushatlive të Shkodres! Ai kushedi sa herë, kur u matufos, pyeste Ndreqi Plasarin çka e ke pasë Don Ndre Krroqin që ishte i burgosun? I ngatrroheshin neper veshë emnat Ndreqi, Krroqi, Ndre...s’ kishte faj i shkreti...Po ai teper i fortë me i mbajtë mend të gjithë emnat e Turqisë, Iranit e Palestinës, emnat e priftenve që i diktonin jugosllavët kur i diftonte se ke vrau: Po, po ke  gjallë ende At Gjon Shllakun! I thonin ata...e ku e dinte ky kush ishte At Gjon Shllaku me tri doktorata...ky po ta dinte nuk rrinte me ia kujtue Tito...e kishte vra para Don Lazer Shantojës...e ndoshta, besa edhe para At Lekë Lulit...kur na u nis edhe në Mukje... 

E kishte pyetë njëherë këshilltari sovjetik se me ke të punon grueja?..Në krye të javës zhduku Gjovalin Lukën...po si i thuhet rusëve se “gruja ime, Nexhmije bullë a bollë prej Dibres, punon me një që kishte harrue me ndrrue edhe emnin kur u ba komunist!?”... Boll pak pat pasë emna katolikë përrreth, po kur nuk i dallonte, se i dukeshin shumica si të vjeter...ia kujtonte Nexhmija e Mehmeti, se ky katili tjeter i pat mësue kur e patën marrë “vullnetarë” në Spanjë me ua heqë stolin klerikëve spanjolë kur i varnin, se nga surrati u dukej gabel, që tash Forumet islamike i thonë muhaxhirë...

Malësorët në fakt i ka dashtë! Prandej edhe ua hoq “Kanunin”, se pat frikë se po rrinë tue u vra ndërmjet vetes, e nuk po i tepronte gja me i vra ky... Ata arrat nyçe të atyne krahinave të Kelmendit, pjesen ma të madhe ua la jugosllavëve, sa mos me u prishë me ta mbasi edhe knaqej Tito kur i masakronin tue i lidhë në jelek hekuri si kurbanin... Kishte boll me vra, ishte plotepërplot Mirdita...Puka e Dukagjini...të gjithë Katolikë...

I vetmi Klerik Katolik Shqiptar që ka dijtë me lexue “yjet” dhe t’ ardhmen tonë asht kenë Imzot Prengë Doçi. Ai ka parashikue gati 100 vjet përpara se çka mund të sjellin në Shqipni prania e Flamurit të Gjergj Kastriotit ndër Kullat tona dhe xhonturqit...

Kerkoi me ngulm me shpetue rreth 250.000 Katolikë, tue i çue nga Argjentina dhe Amerika e Jugut, po nuk e pranuen propozimin e Tij...Ata vertetë shpetonin ashtu si kanë shpetue mija e mija të tjerë nga kolera komuniste, apo nga Gjenocidi e persekucioni i Enver Hoxhës, po edhe nga ndonjë e papritun tjeter sot që po i ndigjohet gjama nga  një i ashtuquejtun “Forum rinie muslimane”, që edhe ajo me porosi të “vëllazenve të gjakut” po kerkon realizimin e projekteve të Turqisë së shek. XXI...apo “Turqisë moderne!”...

100 vjetori i Memorandumit të Gerçës sot me u përkujtue asht anakronizëm!

Lé të kalojnë të gjithë perkujtimoret me 100 vjetorin e Dedë Gjo’ Lulit!

Lé të varrosen të gjitha me sharabajka, ashtu si kanë nderue Don Nikoll Kaçorrin!

Lé të vazhdojnë rrugen e tradhëtisë ashtu si në Vlonën e 1944 e të Mukjes, e mos të harrojnë se: “Shqiptarët Katolikë janë ndër Ata Troje tash 2000 vjet mbas Krishtit”!

“Fara e Krishtenimit janë Martirët e Tij!”

Fatkeqsisht këte nuk e ka dijtë Muhameti dhe nuk e dijnë as mbasardhësit e tij.

Dhe ja fakti: “Populli ma i masakruem në Europë që provoi bizantin, turq, Gjenocidin komunist, ishte pjesa e vogel e Popullit të Shtetit Shqiptar, ishin Katolikët, dhe nga Kjo pjesë e vogel duhet të mësojnë gjithë Bota, ajo moderne e ajo anadollake apo orjentale  se: “U kemi dhurue Dy Figurat ma të Madha në Epoken e Re mbas Krishtit;

Gjergj Kastriotin dhe Nanë Terezen...!”

Na pra, jemi Shqiptarët! 



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora