E enjte, 14.11.2024, 05:38 PM (GMT)

Kulturë

Flet këngëtarja Darina Gjebrea: Nuk ka politikë më të mirë se kënga

E enjte, 01.09.2011, 06:48 PM


Dashuria është një magji shpirtërore, një ëndërr që s’njeh kufij

 

Nga Albert ZHOLI

 

Kur ka filluar të këndojë për herë të parë Darina?

Unë kam filluar të këndoj për herë të parë kur isha në klasën e pestë fillore. Kjo dua të them që ishte një këngë në skenë (në shkollë) pasi këngën e kisha nisur që në vegjëli kur këndoja në shtëpi shumë këngë që i dëgjoja në radio. Pas këtij momenti m’u duk se m’u hapën shumë dyer. Kënga ime u pëlqye shumë dhe unë isha tashmë nën vëzhgimin e shumë kompozitorëve.

Si përzgjidheshin këngëtarët e rinj në atë periudhë?

Kishte shumë mënyra përzgjedhje por kryesorja ishte kur këndoje në Shtëpitë e Kulturës së Pionerëve. Ato ishin shkollat e para për këngëtarët e rinj. Aty ne mësonim shumë gjëra. Edhe unë në Pallatin e Pionerëve në Tiranë mësova shumë dhe kam mbresat më të bukura. Nga ky pallat unë kam marrë pjesë në disa festivale të fëmijëve të Tiranës dhe më vonë dhe në Festrivalet Kombëtare të fëmijëve që zhvillohej në Shkodër.

Tirana dhe Shkodra, dy qytete me tradita me dy festivale të veçanta. Ku ishte ndryshimi?

Ndryshimi nuk ishte aq i madh. Në Tiranë dhe pse ishte Festival për fëmijët e kryqytetit edhe pjesmarrja edhe interesimi edhe kërkesa ishte shumë e madhe. Por këtu nuk merrnin pjesë fëmijë nga rrethet. Ishte festival vetëm për fëmijët e Tiranës. Mbaj mend se drejtuesit e parë si Dizdari apo Robert Radoja kishin bërë mjaft emër dhe ne i shikonim me shumë respekt. Ndërsa Shkodra u bë një qytet që e krijoi tarditë Festivalin Kombëtar të fëmijëve. Kjo traditë si për Tiranën edhe për Shkodrën ndiqet edhe sot me një ndryshim që Festivali i Shkodrës tashmë është bërë mbarëkombëtar. Pra u është dhënë shansi edhe fëmijëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi (fëmijëve shqiptarë që banojnë në këto treva). Ky Festival tashmë është me famë.

Duke pasur parasysh se këndonit besoj se edhe studimet i keni bërë për muzikë?
Po. Unë kam konkuruar në Akademinë e Arteve për kanto dhe kam fituar. E mbaj mend si sot ditën e konkurimit. Isha plot emocione. Duhet të dini se kërkesa e llogarisë ka qenë në shkallën maksimale. Para atyre personaliteteve të muzikës shqiptare më dukej vetja e vogël dhe mendoja se nuk do të fitoja. Por ja dola në krye. I mbarova studimet për kanto.

Pas përfundimit të studimeve, ku u punësuat?

Në fillim kam punuar në Ansamblin e Këngëve dhe të valleve. Atëhere (por edhe sot) ky Ansambël ishte me famë. Aty kam mësuar shumë dhe ishte fat të punoje aty. Ishte fat sepse ishin ajka e këngëtareve dhe të valltarëve shqiptarë. Në këtë Ansambël bëheshin shumë aktivitete dhe detyrimisht që merje një përvojë jo të pakët.

Mos vallë këtu shtrihet veprimtaria juaj për shumë vite?

Pas disa vitesh pune në këtë ansambël më thirrën dhe më emëruan në Ansamblin e Ushtrisë. Aty punova si soliste. Nuk ishte e pakët të ishe soliste në një Ansambël të tillë. Edhe ky Ansambël ishte jo pak me emër. Ishte një Ansambël gjithmonë në lëvizje gjithmonë në aktivitet duke shkuar në çdo cep të Shqipërisë ku kishte reparte ushtarake. Kjo lëvizje të mbante gjallë por ishte dhe shumë lodhëse për mënyrën e lëvizjes me mjete jo komode dhe me ato rrugë automobilistike që s’kishin parametrat e sotme.

Ku e gjetën vitet e demokracisë Darinën?

Deri në vitin 1992 unë kam punuar me këtë Ansambël. Pastaj e pashë që e ardhmja ime nuk ishte aty. Shqipëria ishte hapur me botën. Unë doja të shkoja gjithkund ku kishte shqiptarë, Nuk doja ta braktisja proefesionin tim dhe pse ishin kohë të vështira, problem ishin dhe vizat, por ne si këngëtare kishim edhe lehtësira.

Pra nisët një rrugë të re, të këngëtares lëvizëse?

Po. Filluan të më ftonin në shumë aktivitete në vende të ndryshme të botës ku banojnë shqiptarë. Ftesat ishin të vazhdueshme pasi unë isha e njohur që kur isha me Ansamblet. Pra ajo punë aty më kishte bërë të njohur.

Në sa vende të botës keni lëvizur për koncerte apo aktivitete që kanë zhvilluar emigrantët tanë?

Më mirë më thuaj ku nuk ke shkuar… Kam shkuar në rreth 25 vende të botës. Që nga Amerika e deri në Australi. Pra shtëpia ime në këto 20 vjet është bërë avioni. Sa mbaroj në një shtet aktivitet direkt nisem në një shtet tjetër, disa herë humb nocionin e kohës. Më shumë më mungon Shqipëria.

Nga jeta juaj skenike kë aktivitet do të veçoje?

Spektakli “12 në Hollivud”. Është një spektakël ku mora pjesë me shumë dëshirë dhe që më bëri me emër. Ai edhe sot mbetet spekatli më i bukur i realizuar nga televizionet shqiptare. Aty u evidentuan shumë emra të rinj të muzikës shqiptare.

Ju keni mbaruar për kanto, por këndoni më shumë këngë popullore. Pse pikërisht këto këngë?

Sepse populli ynë është tardicional. I do shumë këngët popullore, në çdo dasëm pjesa më e madhe e këngëve është me këngë popullore. Duket se populli gjen aty gëzimin dhe fisnikërinë e shpirtit.

Çfarë këngësh popullorë këndoni, pra të kujt treve?

Të gjitha këngët popullore. Të jugut, të Shqipërisë së mesme, të veriut edhe kosovare. Duke lëvizur skaj më skaj trevave të Shqipërisë kam qenë e detyruar por edhe e obliguar të mësoj të gjitha këngët popullore të çdo treve shqiptare. Tashmë s’më bëjnë përshtypje se cilat këngë këndoj.

Sa albume ka bërë Darina?

Plot gjashtë albume. Besoj se çdo album ka të veçantat e tij por unë jam e kënaqur pasi kritika thotë se kënga ime ka ardhur gjithmonë në rritje.

Ku i keni realizuar albumet?

Në disa vende. S’kam qenë stabël. Pra i kam bërë në Zvicër, Suedi, Shkup, me këngë popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

Meret me politkë Darina?

E ku ka politikë më të mirë se kënga. Eshtë ushqim shpirtëror për të gjithë. Nuk bën dallime. Unë bëj politikën e këngës popullore shqiptare.

Mbani dietë?

Besoj se jo sa duhet. Kjo sepse lëviz shumë. Ha rregullisht por jo të kem pereferenca shumë të veçanta.

Çfarë respektoni tek njeriu?

Mirënjohjen.

Mardhëniet me librin?

Dikur kam lexuar shumë. Sot nuk kam kohë.

Jeni supersticioze?

Jo shumë. Besoj në Zot dhe në zërin tim.

Kënga më e bukur?

Të gjitha por të tjerët më thonë “Djalo ti rri larg”

Çështë dashuria për Darinën?

Është një magji shpirtërore, një gëzim pa përmasa dhe një ëndërr që s’njeh kufij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora