Faleminderit
Murat Gecaj: Prof. Skënder Luarasi, vazhdues i denjë i traditave tona më të mira atdhetare
E enjte, 18.08.2011, 07:05 PM
Në 100-vjetorin e Petro N.Luarasit (1865-17 gusht 1911):
Nga e djathta: Petro Skënder Luarasi e M.Gecaj, në 85-vjetorin e Gjimnazit “Q.Stafa” (Tiranë, 2 dhjetor 2010)
Prof. SKËNDER LUARASI, VAZHDUES I DENJË
I TRADITAVE TONA MË TË MIRA ATDHETARE
Nga: Prof. Murat Gecaj
Publicist e studiues-Tiranë
1.
Këto ditë, në shoqërinë e kolegëve, publicistë e shkrimtarë, Viron Kona e Kadri Tarelli, po bisedonim për 100-vjetorin e ndarjes përgjithnjë nga jeta të martirit të Atdheut e të shkollës shqipe, Petro Nini Luarasi. Natyrshëm, biseda jonë u soll edhe rreth birit të denjë të tij, Prof. Skënder Luarasi, atdhetar, pedagog e studiues i shquar. Ndër të tjera, Vironi kujtoi me nderim të veçantë takimet e tij me të, si në Vlorë, ku kishte qenë dikur pedagog, në Institutin Tregtar e në raste të tjerë. Pa i përmendur këtu kujtimet konkrete të kolegut tim, përmbajtja kryesorë ishte kjo: Prof. Luarasi ishte i mbujtur me ndjenja të larta atdhetare, i përkushtuar për edukimin e breznive të reja, me shpirt “rebel” e të papajtueshëm ndaj çdo padrejtësie. Shkurt, ai trashëgoi cilësitë e virtytet me të mira edhe të babait të tij, “Mësuesit të Popullit” Petro Nini Luarasi.
2.
Edhe unë, mbaj mend se ne e kishim Prof. Skënderin një ndër pedagogët më të dashur në Fakultetin Histori-Filologji, në fillimet e Universitetit të Tiranës. Ndoshta, kjo edhe sepse e denim që ai ishte biri i “Mësuesit të Popullit” Petro Nini Luarasi, martirit të shkollës shqipe dhe trashëgonte virtytet më të dallueshme të tij. Ishte atdhetar i flakët, i pasionuar pas letërsisë shqipe dhe asaj perëndimore. Kishte cilësitë e një njeriu të mirë, që e shkurtonte largësinë pedagog-student, me shikimin, sjelljen dhe fjalën e ëmbël e nxitëse, në auditor dhe jashtë tij. Ndjenim se me të na lidhte diçka e brendshme, e pakuptueshme.
Njerëzit në jetë kanë gëzime e hidhërime. Të tilla provoi shumë edhe Profesor S.Luarasi. Ne, megjithëse ishim të rinj, u përpoqëm me mënyrën tonë t’ia lehtësonim sadopak dhimbjen, pra morëm pjesë në shqetësimet e brengat e tij. Një ndër tronditjet më të mëdha shpirtërore të jetës së tij ishte vdekja e bashkëshortes së dashur, Ollgës, motrës së “Mësuesit të Popullit” dhe poetit tonë kombëtar, Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni). U mblodhëm një grup studentësh dhe morëm rrugën për në shtëpinë e tij. Hymë brenda si të ndrojtur dhe u ulëm. Prof. Luarasi u mundua të na buzëqeshte, por në shikimin e syve të tij dukej një si mjegullnajë, që i kishte rënë. Na paraqitej më i vogël në trup, se ç’ ishte në fakt, aty ku ishte ulur në një kolltuk të rëndë dhe priste ngushllimet për shokun e pandarë të jetës. Ishte me ndjenja e mendime romantike, prandaj ndoshta kjo ishte arsyeja se përse ishte aq i vrarë në shpirt, në sy, në fytyrë dhe në tërë qenien e tij. Morëm pjesë në pikëllimin e tij dhe ai u shpreh dashamirës e na falënderoi. U larguam ashtu të heshtur, duke marrë me vete në kujtesë portretin e pedagogut tonë, të goditur nga një fatkeqësi. Më pas, na erdhi në Fakultet me një shenjë të zi në xhaketë, shprehje e pikëllimit për gruan e humbur...
Prof. Skënder Petro Luarasi
I ndoqëm rregullisht leksionet e Prof. Luarasit dhe çdo ditë njiheshim më nga afër me letërsinë perëndimore, me sa e sa shkrimtarë të saj, që lanë gjurmë të pashlyera në letërsinë botërore. Nuk kishte tekste, veç ndonjë dispensë, të hartuar me vështirësi nga pedagogët tanë. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Prandaj përpiqeshim të merrnim shënime dhe pastaj i “dishifronim” ato gjatë përgatitjes për në provime. Kështu ndodhi edhe kur erdhi koha për provimin e letërsisë perëndimore, të cilin e dhamë me Prof. Luarasin e një koleg tjetër të tij. Mbaj mend se ai u kënaq nga përgjigjet tona, të cilat u kthyen në një bashkëbisedim të lirshëm e të bukur për ne. Ja dhe një detaj, që dëshmon për atdhetarizmin e tij të dallueshëm… Mua më ra në tezë një pyetje për Molierin.
3.
Skënder Luarasi lindi më 19 janar 1900, në Luaras të rrethit Kolonjë. Mësimet e para, në gjuhën shqipe, i mori nga i jati, Petro N. Luarasi, në Korçë (1909) dhe më pas në Negovan (1911). Më tej, i ndoqi studimet e mesme në Turqi e në Amerikë, të cilat i përfundoi në vitin 1918. Ishte themelues dhe botues i organit “Studenti”, që dilte atje. Kur u kthye në Shqipëri, shërbeu mësues në Elbasan, në vitet 1920-1922. Ndërsa në katër vitet në vazhdim kreu gjimnazin klasik në
Austri dhe në vitin 1930 mbaroi studimet e larta në Fakultetin e Filozofisë, në Vjenë. Aty ishte kryetar i Shoqërisë “
Skënder Luarasi (në mes, radha e parë), kryetar i Shoqërisë “Albania”, Vjenë-Austri
E rëndësishme është veprimtaria e Prof.S.Luarasit në fushën e arsimit në Shqipëri, edukator i rinisë me idealet atdhetare e demokratike, gjë që i kushtoi dhe tri herë burgime. Në vitet 1930-1931 shërbeu mësues në Shkollën Teknike të Tiranës, pastaj në Institutin Tregtar të Vlorës dhe në vazhdimësi: në Gjimnazin e Shkodrës (1934-1935) dhe në Gjimnazin e Tiranës (1935-1936). Kudo, ai la gjurmët e një pedagogu erudit dhe të talentuar, në fushën e mësimit dhe edukimit të brezit të ri.
Në vitin 1936, ishte ndër të parët vullnetarë, që u
4.
Është për t’u shënuar se Prof. Luarasi u dallua dhe për krijimtarinë e tij të pasur letrare e studimore. Kështu, nisi të shkuajë e të botojë që në rini, në organet “Ylli i Mëngjezit” e “Studenti” (SHBA), “Djalëria”(Austri) etj. Botoi disa vepra, të gjitha me temë atdhetare: “”Petro Luarasi”(1958), “Migjeni”(1961),”Isa Boletini”(1961 e 1970), “Ismail Qemali”(1962), “Gjerasim Qiriazi”(1963), “Kongresi II i Manstirit”(1968), komedia “7 Prill”(1972) dhe kujtimet e botuara pas vdekjes (2000) etj. Shkroi edhe dramat e njohura, “Liria“, “Agimi i lirisë” (1932) e “Stuhi në prill” (1972). Drama e fundit u shfaq me sukses ne Teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës, por më pas u ndalua nga regjimi në fuqi, pasi ndonjë udhëheqës i kohës gjente në të shëmbëlltyren e vet, siç u shpreh edhe vetë Prof. Skenderi. Ai u njoh dhe si një ndër përkthyesit më të mirë në gjuhën shqipe të letërsisë botërore, ku personazhet e flisnin shqipen tonë letrare. Vepra të tilla ishin: “Vilhelm Teli”, “Boris Godunov”, “Intrigë e dashuri”, “Çajlld Harold”, “Fije bari”, “Oliver Tuist”, “Gëci i Berlihinguenit”, “Mbreti Lir”, “Skënderbeu-Dashuri e Liri”, “Fausti” etj. Ndërsa disa përkthime të tjera të tij mbetën dorëshkrim.
Prof. Skënder Luarasi ishte atdhetar, antifashist e demokrat i flakët dhe këtë gjë e shprehu me veprimtarinë dhe fjalët e tij, nëpër botime, para nxënësve e studentëve, në biseda shoqërore me të besuar etj. Për qendrimin e vendosur demokrat dëshmon dhe hidhërimi i tij për vdekjen e Fan Nolit e fjalët, që ai dërgoi me anë të një telegrami, në
5.
Me kalimin e viteve, figurat e itelektualëve, që iu përkushtuan tërë jetën dhe i benë nder Atdheut me veprën e tyre, rriten para brezave. Kështu themi edhe me Prof. Skënder Luarasin. Ne, ish-studentët e tij e donim dhe e respektonim atë, në auditore e jashtë tyre. Por, sigurisht, në atë priudhë nuk i njihnim sa duhet meritat e tij. Kjo gjë nuk ndodhte vetëm nga mosha jonë e re, por edhe nga kufizimet, që i kishte bërë figurës së tij rregjimi monist, me përfaqësues të tij të lartë në pushtet. Ndërsa në vitet e demokracisë, dalëngadalë po formohet gjithnjë e më i plotë portreti i tij i gjithanshëm dhe ne, ish-studentët ndjehemi kranarë, se kemi dëgjuar timbrin e zërit të tij kumbues dhe kemi ndjerë pulsin e rrahjet e zemrës së tij, plot prush atdhedashurie e fisnikërie.
Botime të reja, nga veprat e Prof. Skënder Luarasit
Në parafjalën e librit të tij, kushtuar Luftës së Spanjës (Tiranë, 1996), ndër të tjera, janë këto radhë domethënëse të tij: “Më dhimbset e vërteta në histori dhe do të isha i lumtur të ndriçoja përmes këtyre kujtimeve, në dritën e së vërtetës, qoftë dhe ndonjë ngjarje ose persona të kësaj historie të së kaluarës. Se ja, do s’do, vjen një kohë, kur duhet të bëjmë bilancin e jetës e t’i japim përgjigje shoqërisë: Ç’i lamë vendit tonë?”
...Vitet rodhën shpejt dhe Prof. Skënder Luarasi u nda përgjithnjë nga jeta, më 27 prill 1982. Por ai la pas nderimin e brezave dhe një trashëgimi të pasur njerëzore, pedagogjike, letrare etj. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, në vitin 1996, i dha birit të denjë të Petro Nini Luarasit, Skënder Luarasit, titullin më të lartë në Shqipëri, “Nderi i Kombit”. Në motivacion thuhej: “Atdhetar i shquar, që me emrin dhe veprën e tij nderoi Kombin; luftëtar trim i luftës antifashiste të Spanjës; intelektual me kulturë perëndimore; punëtor i dalluar i fjalës dhe i letrave shqipe; përkthyes i madh; kundërshtar ipaepur itotilarizmit dhe i regjimit komunist, demokrat i shquar; një nga burrat e mëdhenj të Kombit Shqiptar”.