| E diele, 14.08.2011, 11:33 AM |
Amedeo Modigliani
Dëgjoj muzikë vetëm për vetën
Tingujt shpirtëror shpërfaqin imazhet e Amedeo Modigliani
Vena e kuqe kafshon qëllimshëm egon
Dehem ngase dua të dehem, jo sepse duan
Jam i mbyllur në individualizmin tim
Më qartë dëgjoj melodinë
Krijoj skenën e pa krijuar në kohën postmoderne
Pasionohem në portretet me qafa të gjata, e me sy të pa definuar
I lirë jetoj autori, nuk e dinte gjatësinë e jetës, po sikur ta dijë, nuk do ishte ai që është
Pablo Pikaso ngriti në superlativ penelin e tij, objektivisht e kopjoj
Dergjej për kohën, penelin, ngjyrën, portretin
Ishte poet i figuracionit dhe i ngjyrës
Kopjoj jo vetëm modelin e objektit
Por, syrin si pasqyre shpirtërore
Madje ka shënuar: “Kur ta kuptoj shpirtin, do ta pikturoj syrin”
E kuptoji në të pavetëdijshmen
Zbrazëtirën e syrit shpesh e linte
Nën ndikim të ëndrrës përshtatej në realen
Dehja përdorej si instrument krijimi, forcë artistike, meteor ngjyrash
Iku si gjithë të tjerët me pa kuptimësinë e shpirtit dhe pa përgjigjen e shkuarjes!