E marte, 18.06.2024, 02:24 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Të largohet sa më parë pakoja e Marti Ahtisarit...

E diele, 14.08.2011, 12:57 PM


  LARGOHET  SA    PARË  PAKOJA E  MARTI   AHTISARIT,  DHE  POPULLI  SHQIPTAR    KOSOVË    BËHET  SOVRAN

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Nëse Qeveria e Kosovës dëshiron ti zgjedhë problemet me Serbinë,së pari duhet krijuar rrethanat, që PAKOJA E AHTISARIT, e cila është e mishëruarë në Kushtetutë dhe njikohsisht është  mbi Kushtetutën e vendit , të largohet , që Kosova dhe populli shqiptar në Kosovë  të bëhet SOVRAN dhe më në fund ne mënyrë të lirë të vendos për bashkim me Republikën e Shqipërisë, si nji e drejtë legjitime  dhe domosdoshmëri politike dhe ekonomike e kombit shqiptar. Pra bashkimi duhet të vijë përmes finalizimit të procesit të demokracisë dhe Pavarësisë së Kosovës, zgjidhjes së problemeve me Serbinë, që në nji moment të dhënë të relaksimit të marëdhënjeve mund të përfshijë edhe ri-definimin e kufijve duke u bazuar në parimin e së drejtës së popujve për vetëvendosje për 3 komunat shqiptare në Kosovën Lindore, dhe ato në veri të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mundur dhe është dashur që aksionin e 25 korrikut ta bëjë me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ditëve të fundit në opinion po paraqiten teza për "ndarjen e Kosovës". Nëse ata kanë të drejtë (serbët) ta kërkojnë këtë ndarje e cila nuk lejohet edhe me ligje e Konventa ndërkombëtare, pse nuk kërkojnë liderët tanë bashkimin Kombëtar ? Ditëve të fundit analistë të ndryshëm të Serbisë e deri tek Presidenti Boris Tadiq ne mënyrë të organizuar e të kordinuar po përhapin në opinion tezën e ndarjes së Kosovës në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Serbisë.

Ata po bëjnë orvatje që Beogradi duhet të bisedojë me Tiranën zyrtare, ne ketë mënyrë ajo po injoron  Republikën - shtetin e Kosovës. Në shiqim të parë kjo ide duket joshëse edhe për simpatizantët e bashkimit kombëtar. Ata shkojnë aq largë sa kësaj teze t'i japin edhe vellon e paqes, duke deklaruar se kështu zgjidhet konflikti shekullor  shqiptaro-serb. Lansimi i kësaj ideje ne këtë situatë nuk është i rastësishëm, por aty janë të llogaritura edhe përfitimet politike të shovenizmit serb,. Kjo ide tregon apo themi dëshmon për një pozicion të ri, ne të cilin po ecë politika serbe, karshi Kosovës e cila ka një mori kurdhesh , tipike për nacionalizmin e shovenizmin serb. Mirëpo ditëve të fundit politikanët, analistët, intelektualët, shkrimtarët, etj, e kanë kuptuar se kurrë Kosovën nuk do ta kthejë nën juridiksionin e vetë. Serbia dhe liderët e saj akoma janë duke ndjekur një politikë të vjetër shoveniste, por tani ata ia kanë shtuar edhe disa fjalë; demokraci, integrim evropian, dhe po bëjnë orvatje titanike që të fitojë sa më shumë nga kjo gjendje e krijuar në Kosovë. Serbia duke e injoruar ekzistencën e shtetit të Kosovës, të cilit përmes abstruksioneve të shumta në veri të Mitrovicës, në arenën ndërkombëtare dhe fushën ekonomike , si dhe lëmi tjera po e bënë jetën shumë të vështirë . Këta liderë serb  mendojnë se përmes bisedimeve të  drejtëpërdrejta me Tiranën, do të mund të përfitonin më shumë se sa të bisedonin me liderët e Kosovës. Politikanët shovenist serb , mendojnë se bisedimet me Tiranën do tu sjellin atyre dobi ekonomike, materiale dhe politike.

Këta politikanë serb llogarisin se në fund të fundit Tirana nuk do të bëjë probleme për çështje teritoresh, sepse edhe ajo do të fitojë duke u zgjëruar shteti shqiptar. Këto teza përmenden ne momentin kur Prishtina e ka jashtë kontrollit veriun e Mitrovicës dhe fshatrat për rrethë, ku me dhunë janë larguar mbi 12 .000 qytetarë shqiptarë. Si do qoftë ne këtë ofenzivë të re  të shtetit serb, politika jonë zyrtare e Prishtinës, është gjendur si çdo herë në pozita defanzive, (duke ua lënë në dorë politikanve ndërkombëtarë ), e vetë duke trumpetuar se "ndarjet u takojnë shekujve të kaluar, kurse ne jemi për rrugën paqësore evropiane, për zgjidhje dhe integrime evropiane. Sot është momenti më i mirë kur Qeveria jonë duhet bërë ç'mos që ta merrte situatën në duart e veta, dhe të fillonte të bënte një politikë, duke i ndërprerë bisedimet "teknike me Beogradin". Qëndrimi i Prishtinës zyrtare duhet të ishte i qartë, dhe t'i thonte Serbisë se  ne jemi SHTET, edhe me ju mund të bisedojmë vetëm si shtetë. Na kanë mbetur pa u zgjodhur edhe ca probleme politike në tavolinë. Ato probleme politike komuniteti serb në veri të Kosovës; ( Leposaviqi,Zubni Potoku dhe Zveqani ) dhe tri komunat shqiptare në Kosovën lindore, nën okupimin serb; ( Presheva, Medvegja dhe Bujanovci. Mendoj se zyrtarët e Prishtinës tani duhet të jenë vigjilentë dhe t'i kërkojnë të njejtat kritere edhe për zgjedhjen e çështjeve me të njejtat kritere apo standarde të cilat do të përdoren në veri të Kosovës, edhe për komunat shqiptare në Kosovën Lindore. Nuk ka çka të bisedojë Kosova me Serbinë pa u zgjidhur kjo çështje, pra, çështja e veriut të Mitrovicës dhe fshatrave për rrethë, dhe duke i kthyer të gjithë banorët shqiptarë ne shtëpit apo trojet e veta. Nëse Serbia i refuzon këto bisedime, bashkësia ndërkombëtare  mund të hidhrohet, kjo çasje Prishtinës zyrtare do t'i dëshmonte qartazi të gjithëve se Kosova dhe shqiptarët e dinë se cilat janë interesat e tyre kombëtare, dhe se për pjesën e pazgjodhur të çështjes shqiptaro serbe që i takon Kosovës. Kosova si shtetë është e aftë ti zgjidhë këto çështje në tryezën e bisedimeve me Serbinë.

Duhet cekur edhe këtë se ndihma e shtetit shqiptarë është e mirëseardhur, por mos harroni se aktori kryesor duhet të jetë Shteti i Kosovës. Nëse Qeveria e Kosovës dëshiron ti zgjedhë problemet me Serbinë, por së pari duhet krijuar rrethanat , që PAKOJA E AHTISARIT, e cila është e mishëruarë në Kushtetutë dhe njikohsisht është  mbi Kushtetutën e vendit , të fshihet-largohet , që Kosova dhe populli shqiptar në Kosovë  të bëhet SOVRAN dhe më në fund ne mënyrë të lirë të vendos për bashkim me Republikën e Shqipërisë, si nji e drejtë legjitime  dhe domosdoshmëri politike dhe ekonomike e kombit shqiptar. Pra bashkimi duhet të vijë përmes finalizimit të procesit të demokracisë dhe Pavarësisë së Kosovës, zgjidhjes së problemeve me Serbinë, që në nji moment të dhënë të relaksimit të marëdhënjeve mund të përfshijë edhe ri-definimin e kufijve duke u bazuar në parimin e së drejtës së popujve për vetëvendosje për komunat shqiptare në Kosovën Lindore, dhe ato në veri të Kosovës.

 

Punuar me 8.08.2011

Weingarten-Gjermani



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora