| E diele, 14.08.2011, 11:44 AM |
Hasan Qyqalla
PSALM INDEKSI
1.
Vapë fillim gushti seç fry’n lehtë një fllad
Psalm indeksi n’ark, ç’më solli në gjoks mall.
Ecjaket në hol katedre: letërsi romantike
Studjonim rilindasit dhe artbotën mistike!
Në byfen studenteske, xhveshë shpirtin nudo-ar
Proza ngelë në letër, vargjet sekret n’sirtarë!
Bulevardit të qytetit, notes në gjethë bliri
Në faqe të indeksit, apostrofë njollë kujtimi!
U ndamë pasdite vonë, buzëtharë në muzg
Në peronin e shtatë, prefiks fjalë ngurtë...!
Ngjyroj tis portretin dhe vargjet i vardisë
Pikë zemre n’letër, mërgimi vrragë qëndisë!
2.
Vapën e dy gushtit n’tel fry’n lehtë një fllad
Psalm indeksi tretur, ç’më solli në bebzë mall.
Trotuaret dergj janë, sëmundje anakronike
Shpellë e piramidë, akoma gjurmoj o mike!
Shpalos ditarin, vapë gushtin dy, të qarë
Harroj dekadat ikur, djegjen e shallit beqarë!
Retë sjellin bafte, buzëmbrëmjet nostalgji
Etjet e pashuara, plagëzgjebur ... kronologji!
Histeri diagnoze, daton në ngjyrë indeksi
Rifreskim etapash, ... atak nga apopleksi!
Deshifroj formulën, binomin në dashuri
Me nota n’tel kitare, lotë derdh për elegji ... !
3.
Vapën e dy gushtit seç fryn lehtë një fllad
Psalm rinor indeksi, ç’më sillet sot vërdallë.
Sa zbrite nga shkallët, si t’përmbajë lotin
thyer e mbërthyer, Besëlidhë për Zotin.
Rastisë oazë mesmoshe, në fushën erotike
Heu pika më zëntë, në katedrën romantike!
Prozë e dashurisë,skalit kam prej kohësh
E qeshur ëmbël je, vrushtkuj magnet jonesh!
Ikën gjumi larg, ëndrrat magnet për lot
për takimin e hirtë, shtjerrë stinë e mot!
Le të zëjë mortaja, botën me shtat harqe
I ngopur shpresëkot, diagnozë per ilaqe...?!
Thejmë kanun miqësie, për hirë të dashurisë
I qepur pas ëndrrës sate ,do qasem terapisë!
Të farkojmë buzët, bebëzat shkrijn sekrete
Karshi kontraverzës n’këtë botën kryeneqe ... !
Adresë pikëtakimi,velë marinari me busollë
Dallgëzimet e detit, re-dritë: yjë e meteorë!
Si të falem ty, ... kurrë falë mos të qofsha
Sa lëndova veten, mesditën që të njoha...!
Nuk dij kah tretëm, pa shenjë e pa nishan
Që ditën e njohes, ngjitur ngelëm “gjan”!
4.
Vapën e dy gushtit seç fryn lehtë një fllad
Psalm rinor indeksi, djegë përherë zjarrë!
Prishtinë, 2 gusht ’11