E shtune, 28.12.2024, 09:56 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Asllan Dibrani: Portret i mërgimtarit Florim Morina këngëtar i zhanreve të muzikës shqiptare në Kanada!

E merkure, 10.08.2011, 07:00 PM


Portret i  mërgimtarit Florim Morina këngëtar i  zhanreve  të muzikës shqiptare në  Kanada!

 

Nga Asllan Dibrani

 

,,Vaj i burrit  shprehet edhe përmes këngës”!

  

Takimi  ynë  me shqiptaret  emigrant në Kanada  ishte  një takim qe qiti në pahë këngëtarin ,  njeriun e kulturës dhe veprimtarin   Florim Morinen që vërtet ishte një kënaqësi vrojtuese që  nga zemra  dhe shpirti i  tij  u hetua një atdhedashuri    duke ëndërruar  për Kosovën  heroike ,Kosovën  e sakrificës   dhe Kosovën  e fëmijërisë së tij . Zoti  Florim  dhe zonja e shtëpisë  Aklile-Vllasa - Morina theksojnë   se përmes këngës hapet zemra, për disa qaste humbin rrudhat në ballë, radhazi  qe krijohen nga kurbeti,ato për një kohë i  harrojmë të gjitha vuajtjet dhe rrugëtimet që kaluam,nganjëherë as lotët nuk mungojnë, janë lot mallëngjimi e shpesh here  edhe lot gëzimi, kujtime  për fëmijërinë , lot kujtimi për mungesën dhe afërsinë e më të dashurve tanë që i lamë për të migruar, thotë Florimi  ma tutje   se,,vaj i burrit  shprehet edhe përmes këngës”!

Florimi Morina   rrjedh nga një familje këngëtaresh!

Florimi  rrjedh nga një familje këngëtaresh   që në Kosovë  ishte në „Grupin e Vëllezërve  Morina „  nga  fshati Hade e Prishtinës .Hapat e parë Florimi i morri nga  vëllezërit  e tij Fazli dhe Dalip Morinës  që  nga fëmijëria .

http://www.youtube.com/watch?v=tk3HOZkT2LU

Kenga dhe teksti  për „kurbetin“ nga Florim Morina

 

Florimi thotë se  si trashëgimi të muzikës dhe këngës e kishim  nga  axha  i tyre Aziz Morina rapsod i mirënjohur shqiptar. Vlen të theksohet se frymëzimi  i kësaj familje ishte nga vaj  dhe ndjenjat kombëtare që pasuan  në ngritjen  e   figurës e  të madhit Fazli Greiçevcit qe i dha kombit ky  fshat.

 Këta vëllezër   formuan shoqërinë kulturo-artistike  „Ylli i Hades“ udhëheqës artistik  ishte vëllai Dalip Morina.   Kjo shoqëri në atë kohë kishte  nja 40 anëtare  të gjithë nga fshati Hade.  Kjo shoqëri krijoj një emër  në gjithë Kosovën  por për shkaqe politike  serbo-sllave,   zoti Dalip Morina ishte i përndjekur nga regjimi  dhe ju imponua ta lëshoj Kosovën dhe  emigroj në Shqipëri fillimisht  me shpresë se po përmirësohet gjendja politike por ajo u rendua edhe ma tepër ku Dalipi   ma vonë  detyrohet të emigroj në Zvicër. Kënga në këtë familje sikur u bë traditë,këta vëllezër edhe ma me përkushtim ju  rreken këtij zhanri. Vëllai Fazli  Morina  pas brengosjes se shuarjes së   asaj shoqërie  qe kishin në Kosovë   u angazhua qe kjo vlerë  e këngës dhe muzikës shqiptare të bartet edhe  në gjeneratën e re të vëllezërit   Naip, Florim dhe vëllai i vogël Nexhmiu,  e formuan grupin e vet  “Vëllezërit Morina”  si rapsod me  këngët folklorike ,ku zëri i tyre u bë i njohur për publikun shqiptar.  Zëri  i tyre  gjithnjë tingëllonte  ne zemrat e artdashësve shqiptar në publik,dasma,ahengje,koncerte  dhe gëzime. Krijimtaria e tyre   u dëshmua me nxjerrjen e disa videove-klipeve   të ndryshme  qe si parim kishin gjithnjë ndjenja dhe  frymëzim nacional.

Zoti Florim Morina emigroj si çdo shqiptar tjetër nga Kosova   nga një jetë e pa durueshme  ne vitin  1998. Fillimisht u vendos në Gjermani po  për shkak të një pjese të familjes qe emigroj në Kanada në vitin  2002    u zhvendos nga Gjermania  në Kanada edhe  Florimi .

 Qe nga dita e parë  zoti Florim Morina nuk pushoj se vepruari  për interesin e çlirimit të atdheut me aktivitete të ndryshme pa e lënë anash edhe këngën. Në Kanada thekson Florimi  u takuan me shumë atdhetar   nga Kosova në qytetin  Winnipeg ,një qytet   që strehoj një numër te konsiderueshëm familjesh shqiptare   nga Kosova. Vëllezërit Morina të pa kënaqur me organizimin e shqiptareve në kulturë dhe aktivitete tjera  sikur  ju realizuan dëshirat pas  një shkapërderdhje  dhe formuan  klubin shqiptar „Flamuri“ ne qytetin e Winnipegut  me

 

 

kryetar  Reshat Troni .Në kuadrin e këtij klubi u ngrit zëri i këngës ,valles, recitimit ,kostume kombëtare të kompletuara të prera dhe të qepura nga   zonjat  Bahrie dhe  Akile Morina  bashkëshorte të vëllezërve  Naip dhe Florim Morina, me ç’rast ndërhyn dhe   thekson  zonja e shtëpisë Akile Vllasa- Morina    se me dëshirë gëzim dhe vullnet  i kemi përgatitur këto rroba  duke i përshtatur secilit  anëtar  për trupi që ditën e nesërme kishim manifestimin e ditës së  pavarësisë .

 

 Këto   aktivitete i shoqërojnë gjithmonë manifestimet kombëtare  siç është dita e flamurit,pavarësia e Kosovës , dhe festa te ndryshme kombëtare,ku gjithmonë zëri i bashkuar i  vëllezërve tani Florim ,Fazli dhe Naip Morina   kultivojnë  frymëzimin për atdheun ,kombin dhe brezin e ri përfundon nder  te tjera  zonja Akile-Vllasa –Morina.

 

Këta vëllezër  këngën  dhe atdhedashurinë   po e përcjellin edhe te brezi i ri,  tek fëmija e tyre  qe sot me këtë aktivitet të këngës dhe valles shqiptare kane aktivizuar  Albulena Morinën  ,vajza e Fazliut,Gentiana,Dafina dhe Anita Morina,  vajzat e Florimit dhe Atdheu,djali i Naipit. Në mesin e tyre  kanë  aktivizuar edhe disa fëmijë të  familjarëve shqiptarë qe banojnë në këtë  qytet. Çlirim ,Festina dhe  Bliona  Teneçja,Albiona Lika,Rina Bruti etj  të udhëhequr nga koreografi Amir  Troni,  aktivist në këtë klub,që  mbajnë gjallë  shpirtin e  emigranteve të këtij qyteti. Pos aktiviteteve të kulturës ne këngë muzikë dhe valle  Florimi  është i njohur edhe në  sport që nga Kosova si anëtar i  disa klubeve  futbollistike në Kosovë, e së fundi ishte ish futbollist i klubit “Ramiz Sadiku” .

Edhe në këtë fushë  Florimi  dha kontributin e vet dhe themeluan Klubin “Kosova” të futbollit dhe   kane zhvilluar edhe gara ne ligen e dytë të futbollit të vogël  dhe  përfunduan  si kampion  me medalje ne vendin e parë .

Klubi u formua nga  disa futbollist  me  trajnerin shqiptar  Reshat  Troni ,ku edhe sot Vazhdon aktivitetet ky klub .

 

Këngëtarët e njohur vijnë në Diasporën Shqiptare me çmime marramendëse deri në dhjetëmijë dollar dhe me mijëra  Euro për Evropë

Zoti  Florim Morina thekson se  jemi te  zhgënjyer me kulturën e muzikuese dhe këngës qe  nga interesa personale kanë kaluar në një aktivitet te pa kuptimet me emrin tallava që  është edhe një fyerje  për kombin shqiptar. Sot thekson i brengosur Florimi fatkeqësisht nuk ka ndonjë shenje pozitive edhe nga njerëzit kompetent nga “Ministria e Kulturës” qe tu ndalet hovi këtyre   psudokëngëtarëve që  po dominon  dukshëm magjupçja  edhe në TV,në dasma  dhe ahengje të ndryshme .

Koncertet  e organizuara me këngëtarë shqiptarë, të cilët në emër të profiterizmit po na i prishin madje edhe manifestimet  duke na shitur mend  ! Këngëtarët e njohur vijnë në Diasporën Shqiptare me çmime marramendëse deri në dhjetëmijë dollar dhe me mijëra  Euro për Evropë për një mbrëmje dhe kthehen ne atdhe pa lënë asnjë mbresë të mirë ndër mërgimtarët. Pjesëmarrësit e humorit ma shume i përngjajnë   një fjalori rrugaçesh se sa  qe lënë përshtypje  kulturore apo te një humori pa domethënie  ku te publiku i mirëfilltë shpesh kalon në zhgënjim! 

Me “programe”  aktuale  po  përbalten  vlerat  tona kulturore dhe te traditës së mirë të këngës shqipe ndër shekuj!
  
Mendojmë se me “programe”  aktuale  po  përbalten  vlerat  tona kulturore dhe te traditës së mirë të këngës shqipe ndër shekuj e vite, duhen mbrojtur në mënyrë institucionale. Sjellja në këtë mënyrë e këtyre arroganteve  që po luajnë me vlerat e këngës shqipe, nuk është asgjë më shumë sesa një fyerje për Diasporën Shqiptare dhe për  shqiptarët ne tërësi qe duhet sa ma shpejt të ndëshkohen këta  barbare te kulturës se  mirëfilltë kombëtare.
 Është e kohës, prandaj, që institucionet kulturore dhe kombëtare të shtetit të Kosovës dhe përmes Ministrisë për Kuturë dhe Sport të ndërmarrin diçka në drejtim të ndalimit të këtyre skenarëve ndjellakeq, që për motive përfitimi nuk zgjedhin udhën e mire për të prezantuar vlerat tona kulturore dhe këngën e bukur shqipe nëpër botë.
 Programet kulturore dhe muzikore për Diasporen Shqiptare duhen organizuar në mënyrë profesionale dhe institucionale e jo nga individë dhe grupe gangsterësh qe nuk kanë kurrfarë  elementi te operojnë me vlerat e kulturës tonë!

 Muzika shqiptare  po  përzihet  me atë  sllave   ,turke,arabe, dhe magjupqe  !

  Prandaj  thotë në vazhdim   se   ne vend qe te na sjellin art dhe kulturë nga Kosova disa organizator të koncerteve na sjellin mashtrime dhe gjithmonë duke u përpjekur  qe edhe disa  figura te këngëtareve i  prishin me  muzike te përzier sllave   ,turke,arabe, dhe tallave qe vërtet  është krim i organizuar  nga matrapaz  te “kulturës shqiptare” qe për kulturë,këngën e mirëfilltë shqiptare e njohin përmes dollarit dhe valutave tjera!. 

Folklori fatkeqësisht po anashkalohet!

 Folklori fatkeqësisht po anashkalohet duke  e nënçmuar historikisht qe ishte zëdhënëse e   burimeve historike,  ku ato ndeja  me publikun shqiptar  e mishëroj te kaluarën e lavdishme   të historisë  së popullit shqiptar. Ma tutje  Florimi thekson me këngën e mallit për atë që se kemi në përditshmëri, se kemi një pjesë të jetës që lamë në atdhe dhe tani jetojmë me ëndrrën e së kaluarës, jetojmë me kujtimin e këngës së mirëfilltë të odave të burrave aty ku i është kënduar historisë,trimërisë,legjendës dhe vuajtjes të kombit tonë, zemra e kurbetçarit lëngon nga nostalgjia për të qenë pjesë e ceremonive të ndryshme në vendin tonë.

Gati gjysma e shqiptarëve jemi jashtë atdheut!

Gati gjysma e shqiptareve jemi jashtë atdheut. Zoti Florim  Morina shpreh një brengosje se as njeri nuk e dine se sa shqiptar ka sot ne Kanadën  e madhe dhe të largët.   Asnjë institucion i  Republikës së Kosovë, asnjëherë, as qe janë përpjekur  me na kontaktuar   dhe sot për sot jemi të shqetësua dhe kemi mbetur si jetim edhe pas një pavarësie te cunguar! Edhe për gjendjen politike   në Kosovë që po përçahet gjithnjë në baza ndërpartiake duke e harruar atë interesin kombëtar    dhe Serbia ne anën tjetër  kanoset me copëtim te serishëm te Kosovës  me çka  ju bëjmë thirrje qe ti harrojnë interesat personale  dhe ti rreken  çështjes kombëtare ! U ndamë nga   ky qift bashkëshortor që po  e kultivojnë një brez te ri me  kulturën  ,artin e të kënduarit në  gjeneratat  e reja. S’na mbetet gjë tjetër vetëm t’ju urojme shëndet dhe suksese ne ruajtjen  e gjuhës ,kulturës dhe  këngës se mirëfilltë shqiptare  ku do qe jenë shqiptarët edhe  në Kanadanë  e madhe   por edhe ma gjerë.



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Razma, guri shndritës në gjerdanin e turizmit malor Murat Gecaj: Çfarë tregon Pashk Preka, përgjegjës i agjencisë “Drita”-Tiranë Zef Mulaj: Festë në sheshin ''Gjergj Kastrioti'' në Foxha të Italisë Milazim Kadriu: Manifestimi letrar ''Poezia e Verës'' bashkon krijues nga të gjitha anët e vendit Xhevat Muqaku: Në Heimsheim të Gjermanisë, do të dëgjohet edhe në të ardhmen zëri i nxënësve Tahir Bezhani: Bukuritë mahnitëse të Alpeve tona Xhevat Muqaku: Shkolla shqipe në Fellbach, rrezaton dituri dhe dritë hyjnore Xhevat Muqaku: Ekspozitë e Piktorit- Habib Shashivari në Bischoffen të Gjermanisë Alma Papamihali: Ermonela Jaho - e lindura për ''të folur'' në skenë Gjekë Gjonaj: Gruda, trevë e krenarisë kombëtare Zeqir Asllani: Shkolla shqipe “Migjeni” në Stuttgart përmbylli vitin shkollor, në mënyrë madhështore Prezantim i Aleancës Kuq e Zi në Tetovë Xhelal Marku: Kulla e Sufë Laçit në Gjurrë-Reç të Dibrës Zef Balaj: Takim me kongresmenin Dana Rohrabacher Ramiz Selimi: Shoqatat aktive të diasporës shqiptare në Austri, bashkimi i tyre është domosdoshmëri Albert Zholi: Përshkrim në vend të një Reportazhi: Një takim pas 50 vjetësh Vlashi Fili: Një veprimtari që bashkon shqiptarët Hilmi Saraçi: Vizita në Shpellën e Përçevës dhe kompleksit memorial të Azem Galicës Ramiz Selimi: Në Linz u mbajt ''Kuizi i Diturisë'', Linz 2011“ për Austri Organizohet seminari me temë “Çamëria, dje dhe sot, çështja çame në shekullin XXI”

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora